Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 January 2026Main stream

Era e fortë rrëzon disa pemë dhe bllokon rrugën e Llogarasë

By: nilda
5 January 2026 at 09:55

Era e fortë që ka fryrë gjatë natës në jug të vendit ka shkaktuar rënien e disa pemëve, të cilat për pasojë kanë bllokuar rrugën e Llogarasë. Si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi linjat elektrike, zona e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike. Në vendngjarje ndodhen grupet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërsa ekipet e OSHEE-së janë…

Source

Before yesterdayMain stream

Gjashtë banorë në televotim, ja kush u largua nga shtëpia e BBV

By: nilda
3 January 2026 at 21:46

Armela është banorja që u largua këtë të shtunë nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5. Prime i kësaj të shtunës nisi menjëherë me eliminim, kjo pas sjelljes së banorëve gjatë kësaj jave. Armela ishte në televotim bashkë me gjashtë banorë të tjerë, dhe ishte ajo e cila rezultoi të largohej nga shtëpia. Armela u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e dytë, por nuk arriti dot ta çonte deri në fund…

Source

Rama: Katër kisha monument kulture rilindin pas restaurimit në Vithkuq dhe Voskopojë

By: nilda
3 January 2026 at 21:23

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se katër kisha monument kulture në zonat e Vithkuqit dhe Voskopojës kanë përfunduar me sukses procesin e restaurimit. Përmes një postimi, Rama thekson se objektet e kultit “kanë rilindur pas një restaurimi të bukur”, duke u kthyer në hapësira që mikpresin me hijeshi besimtarët, vizitorët dhe turistët. Sipas tij, restaurimi i këtyre monumenteve është pjesë e…

Source

Banorja e BBV Kosova lë garën! Largohet nga shtëpia për arsye shëndetësore

By: nilda
3 January 2026 at 20:55

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Saranda Hoda, e njohur si Sasa, ka vendosur të largohet nga gara, duke u bërë banorja e radhës që i jep fund aventurës së saj në këtë format. Sasa ka njoftuar largimin e saj me vetëdëshirë, duke shpjeguar se arsyeja kryesore e këtij vendimi është shëndeti i saj. Ajo ka sqaruar se gjatë muajit janar duhet të kryejë disa vizita mjekësore jashtë Kosovës…

Source

Trump paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë

By: nilda
3 January 2026 at 20:38

Nga tranzicioni në Venezuelë te paralajmërimet për Kolumbinë dhe Kubën! Pesë pikat kryesore të konferencës së Trump pas kapjes së Maduros Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një konferencë për mediat, ku dha detaje mbi sulmin e SHBA-së ndaj Venezuelës dhe rrjedhën e operacionit që çoi në arrestimin e presidentit Nicolas Maduro. Gjatë fjalës së tij, Trump paralajmëroi Kubën dhe Kolumbinë…

Source

Arrestimi i Maduros/ PE: Ditët në vijim do të jenë kritike

By: nilda
3 January 2026 at 19:56

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, ka reaguar për zhvillimet në Venezuelë , duke theksuar se Venezuela do të jetë e lirë dhe se populli i vendit meriton të jetojë i lirë pas viteve të shtypjes. Metzola përsëriti se Parlamenti Evropian nuk e njeh Nicolas Maduron si presidentin e zgjedhur legjitimisht të Venezuelës, duke vënë në dukje se orët dhe ditët në vijim do të jenë kritike.

Source

Pse kapja e Maduros dhe gruas së tij mund të ketë qenë e negociuar?

By: nilda
3 January 2026 at 19:12

Nga Sara Gandolfi, Corriera Della Sera “Ishte vetëm çështje kohe”, komentoi një burim i opozitës në mërgim. “Ne po e prisnim”. Objektivi i padeklaruar, sipas analistëve, ka qenë gjithmonë ai: Nicolás Maduro, 63 vjeç, njeriu që ka qeverisur Venezuelën pa ndërprerje që nga viti 2013. Dhe të cilin Shtetet e Bashkuara e kapën dhe e nxorën nga vendi i tij – në një operacion sensacional të forcave…

Source

Aksident i rëndë në Fier, “Benzi” përplas çiftin e bashkëshortëve

By: nilda
3 January 2026 at 19:11

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petovë të Fierit, pranë FNSH-së. Një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh, të cilët ishin duke kaluar rrugën. Si pasojë e përplasjes, çifti ka marrë dëmtime në trup dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të…

Source

SHBA përdorën më shumë se 150 avionë në një mision njëorësh për të kapur Maduron

By: nilda
3 January 2026 at 18:37

Kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerali Dan Caine, të shtunën e përshkroi operacionin për të kapur Presidentin Venezuelan Nicolás Maduro si një operacion të gjerë të planifikuar me kujdes, që zgjati muaj për t’u përgatitur dhe orë të tëra për t’u kryer në terren. Duke folur në një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago në Florida, Caine e përshkroi misionin si një…

Source

Kapja e Maduros nga SHBA! Liderja e opozitës, Machado: Ora e lirisë ka mbërritur në Venezuelë

By: nilda
3 January 2026 at 18:09

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, deklaroi të shtunën se Nicolás Maduro tani përballet me drejtësi ndërkombëtare pasi SHBA-të e kapën atë gjatë sulmeve ajrore në Karakas. “Venezuelanë, ora e lirisë ka mbërritur”, shkroi Machado në një deklaratë disa orë pas operacionit. “Ka ardhur koha që sovraniteti popullor dhe sovraniteti kombëtar të mbretërojnë në vendin tonë.”…

Source

Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, tre të lënduar

By: nilda
3 January 2026 at 17:34

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz me targa AA 974 KH dhe një automjet tip Ford (fuoristradë) me targa AB 921 OF Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i…

Source

E rëndë në Zall Bastar, 44-vjeçarja humb jetën pasi u mor nga rrjedha e lumit

By: nilda
3 January 2026 at 17:15

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Zall Bastarit, në periferi të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, në fshatin Selitë-Mal, dyshohet se një grua rreth 44 vjeçe ka humbur jetën gjatë një tentative për të kaluar lumin. Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasja B. P. është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, duke mos arritur t’i shpëtojë rrezikut. Pas kërkimeve…

Source

Këtë vit gratë dalin në pension 2 muaj më të mëdha/ Për burrat mosha…

By: nilda
3 January 2026 at 16:44

Gratë do të dalin në pension këtë vit 2 muaj më të mëdha se vjet. Me nisjen e 2026-ës rritet edhe mosha e daljes në pension për gratë nga 61 vjeç e 10 muaj që ishte në 2025-ën në 62 vjeç këtë vit. Ndryshe me gratë, për burrat mosha e daljes në pension mbetet 65 vjeç dhe nuk do të ndryshojë deri në vitin 2032. Pas 2032-shit do të vijojë të rritet me 1 muaj për çdo vit, dhe sipas ligjit ‘Për…

Source

A kishte rol Britania e Madhe në kapjen e Maduros?

By: nilda
3 January 2026 at 16:26

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk ka pasur asnjë rol në operacionin ushtarak të SHBA-së në Venezuelë. I cituar nga BBC, Starmer tha se Londra nuk ka qenë e përfshirë në asnjë formë në operacionin gjatë të cilit, sipas njoftimit të Donald Trump, presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, janë kapur dhe janë transferuar…

Source

Sulmet e SHBA në Venezuelë, Kurti: Të goditen dhe zyrtarët e përfshirë në trafik droge

By: nilda
3 January 2026 at 16:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një reagim në rrjetin social Facebook, duke shprehur mbështetje të plotë për operacionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, nën drejtimin e presidentit Donald Trump. Sipas Kurtit, mbajtja përgjegjëse e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogës është thelbësore për suksesin e luftës kundër kësaj dukurie.

Source

CNN: 3 skenarët që e presin Venezuelën pas rrëzimit të Maduros

By: nilda
3 January 2026 at 15:49

Pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro, e ardhmja politike e Venezuelës mbetet e paqartë dhe e mbushur me pasiguri. Kushtetuta e vendit parashikon se pushteti kalon tek zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez në rast të “mungesës absolute” të presidentit. Megjithatë, autoritetet kanë deklaruar se nuk e dinë vendndodhjen e Maduros dhe të Zonjës së Parë, Cilia Flores, duke rritur më tej…

Source

❌
❌