11-vjeçarja Serena Marku nga Lezha mahnit Italinë në konkursin prestigjioz “The Voice Kids of Italy”
11-vjeçarja Serena Marku nga Lezha, e cila jeton në Itali, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar në konkursin prestigjioz The Voice Kids of Italy. Me një performancë plot energji, siguri dhe karizëm skenike, Serena interpretoi këngën ikonike “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)” të Whitney Houston, duke marrë vlerësime maksimale nga juria.