Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Main stream

18 janar 1919, cili ishte fati i Shqipërisë 107 vite nga hapi i ndojtur i paqes së botës në Versajë?!

By: berti
18 January 2026 at 19:07

Më 18 janar 1919 çeli punimet Konferenca e Paqes në Paris. Bota po hidhte kështu hapin e parë të ndrojtur të paqes. Historia po shkruante një nga faqet më të rëndësishme të civilizimit. Nevoja për paqe ishte më imediate se kurrë dhe kjo mundësi ishte nga më të mundimshmet. Por besimi te liria, të aspiratat e larta të humanizmit, te bashkëjetesa dhe reciprociteti do të gatitetish në një kopulim…

Source

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla diskuton me homologun turk skemat e sigurimeve bujqësore sipas modelit TARSIM

By: berti
18 January 2026 at 18:49

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë, İbrahim Yumaklı, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, në kuadër të Forumit Global për Bujqësinë dhe Ushqimin (GFFA) 2026. Salla bëri të ditur se, gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët kyç të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Source

Rrëshqitje masive toke kanë goditur fshatin Spathar, shkaktohen dëme të konsiderueshme në banesa

By: berti
18 January 2026 at 17:57

Rrëshqitje masive toke kanë goditur fshatin Spathar, në bashkinë e Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, infrastrukturë rrugore dhe toka bujqësore. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndau në rrjete sociale momente të zonës së dëmuar, teksa bëri të ditur se lëvizjet e para të dheut u vunë re të shtunën rreth orës 14:30, ndërsa rreth një orë më vonë…

Source

Kryeministri Rama njofton për zhvillimin dyditorë të Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve Ujorë Dimërues 2026

By: berti
18 January 2026 at 17:34

Gjatë dy ditëve të fundit, në mbarë territorin e Shqipërisë u zhvillua Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues 2026, një nga nismat më të rëndësishme shkencore për monitorimin e biodiversitetit dhe vlerësimin e shëndetit të ekosistemeve ujore të vendit. Nga lagunat bregdetare deri te liqenet natyrore dhe artificiale, që në orët e para të mëngjesit, 34 pika vrojtimi u monitoruan në mënyrë…

Source

Elisa Spiropali në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër

By: berti
18 January 2026 at 17:14

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë një postim në rrjetet sociale nga vizita e saj zyrtare në Kiev këtë javë, ku ka përshkruar nga afër realitetin e vështirë me të cilin po përballet Ukraina mes luftës dhe dimrit të ashpër. Në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër, gjatë vizitës sime zyrtare në Ukrainë pashë nga afër lodhjen në…

Source

Manipulimi i votave, Kryeprokurori i Prizrenit autorizon policinë që të nis hetimet

By: berti
18 January 2026 at 16:52

Procesi i rinumërimit të votave, po nxjerr në pah gabime të shumta sa i përket numrit të votave për kandidatët për deputet. Si rrjedhojë e këtij procesi një diferencë e madhe e votave të disa kandidatëve është hasur në Prizren, që ka bërë që Prokuroria Themelore e Prizrenit të vihet në lëvizje. Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka bërë të ditur për Telegrafin se…

Source

Testohet droni kosovar “Skifter” me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra, prodhuesi jep detaje

By: berti
18 January 2026 at 16:31

Ridvan Aliu, i njohur si prodhuesi i dronëve kosovarë, ka njoftuar se është gati droni i quajtur Skifteri K1 me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra. Aliu e ka publikuar në faqen e tij në Facebook videon e këtij droni duke goditur pikën e synuar, ndërsa ka shkruar edhe për specifikat që e shoqërojnë. Ky dron fluturon 7 orë e 12 minuta. Distanca mbi 1 mijë kilometra ndërsa mund të bartë peshë…

Source

Ka shkuar në të paktën 5,000 numri i të vdekurve nga protestat në Iran

By: berti
18 January 2026 at 16:22

Një zyrtar iranian në rajon ka thënë të dielën se autoritetet kanë verifikuar se të paktën 5,000 njerëz janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, duke fajësuar “terroristët dhe protestuesit e armatosur” për vrasjen e “iranianëve të pafajshëm”. Zyrtari, i cili nuk ka pranuar të identifikohej i ka thënë gjithashtu Reuters se disa nga përleshjet më të rënda dhe numri më…

Source

Presidenti Trump fton Erdogan t’i bashkohet ”Bordit të Paqes për Gazën” si anëtar themelues

By: berti
18 January 2026 at 15:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Bordit të Paqes për Gazën, e ka ftuar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan t’i bashkohet këtij bordi. “Më 16 janar, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Bordit të Paqes, dërgoi një letër duke ftuar Presidentin tonë, z. Recep Tayyip Erdogan, të bëhet anëtar themelues i Bordit të Paqes”…

Source

Benet Beci: Faza e dytë e punimeve për rikualifikimin e zonës turistike Shirokë–Shkodër

By: berti
18 January 2026 at 15:46

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar vijimin e fazës së dytë të punimeve për projektin “Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë–Shkodër”, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Në deklaratën e tij, kryebashkiaku thekson se punimet po vijojnë me ritme të qëndrueshme, duke synuar transformimin e një prej hyrjeve më panoramike dhe simbolike të qytetit.

Source

Nilüfer, historia e gruas që nuk la trashëgimtarë të gjakut, por la spitale, letra, bukuri dhe dinjitet

By: berti
18 January 2026 at 15:27

Princesha Nilüfer, gruaja që nuk pati fatin të bëhej nënë e një fëmije, por u bë “nëna” e mijëra grave ​”Zonjë, trajtimi nuk pati efekt. Ju nuk do të mund të keni kurrë fëmijë”. Në atë çast, Nilüferi e kuptoi se fati i saj ishte shkruar tashmë, ndonëse askush nuk kishte ende guximin t’ia thoshte me zë të lartë. ​E lindur në Konstandinopojë në vitin 1916, Nilüfer Hanım-Sultan Begüm Sahiba erdhi…

Source

“Duan apo s’duan”: Kurti, fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

By: berti
18 January 2026 at 15:19

Albin Kurti fitoi bindshëm brenda Kosovës, por një test tjetër i vështirë mund të jetë edhe jashtë saj. Mandati që i dha populli në zgjedhje, me mbi 51 për qind të votave, vjen pas një periudhe marrëdhëniesh të tensionuara me aleatët perëndimorë, deri në atë pikë sa vetë partneritetet strategjike nisën të lëkunden. Tensionet u ushqyen nga një sërë veprimesh të Qeverisë së kaluar të Kurtit – nga…

Source

Tabaku për Korporatën e Investimeve: Dallime thelbësore me Italinë, ku funksionet ndahen me ligj

By: berti
18 January 2026 at 15:16

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku reagoi sot lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në lidhje me Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC). Duke e krahasuar me modelin italian, Tabaku tha se nuk është e qartë se cilit institucion i referohet kryeministri. “Cilindo model italian të marrë si referencë Kryeministri, rezultati është i njëjtë: në Itali funksionet janë të ndara…

Source

Hedhja në treg e ilaçeve të skaduara, operacioni policor “Skadenca” vë në pranga 42-vjeçarin në Fier

By: berti
18 January 2026 at 10:51

Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociale njofton se në Fier goditet një rast i hedhjes në treg të ilaçeve të skaduara dhe të ilaçeve të futura kontrabandë, pa faturë tatimore. Finalizohet pas një pune hetimore disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, operacioni policor i koduar “Skadenca”. Magazinonte në banesë medikamente të ndryshme pa faturë tatimore dhe…

Source

Mosmarrëveshja për Groenlandën, Trump, tarifa doganore ndëshkuese ndaj tetë vendesh evropiane

By: berti
18 January 2026 at 10:30

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, planifikon të vendosë tarifa doganore prej dhjetë përqind për vendet evropiane që kundërshtojnë kërkesën e tij për aneksimin e Groenlandësnga SHBA-ja. Sipas Trumpit vendet që do të preken janë: Danimarka, Gjermania, Norvegjia, Suedia, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda. Trumpi kritikoi ashpër dërgimin e trupave nga disa vende të NATO-s në…

Source

Rama në “Flasim”: I paharrueshëm vlerësimi me medaljen “Zayed”, nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan

By: berti
18 January 2026 at 10:27

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot të paharrueshëm vlerësimin me medaljen “Zayed”, nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Gjatë podkastiti “Flasim”, Kryeministri theksoi se ky vlerësim e ka prekur dhe njëkohësisht e ka bërë shumë krenar për Shqipërinë. “Ky moment më ka prekur personalisht dhe më ka lënë pa fjalë, për hir të së vërtetës, gjë që nuk më…

Source

BE-ja paralajmëron për pasoja pas kërcënimit të Trumpit me tarifa shkaku i Grenlandës

By: berti
18 January 2026 at 10:12

Ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen të dielën për një takim urgjent për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj kërcënimit të SHBA-së për tarifa si përgjigje ndaj kundërshtimit për Grenlandën. Qysh të shtunën, ata paralajmëruan për një “spirale të rrezikshme rënëse” pas zotimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të zbatuar tarifa gjithnjë e në rritje ndaj aleatëve…

Source

Tre partitë kryesore të BE-së bëjnë thirrje për ndërprerjen e marrëveshjes së tarifave me SHBA-në

By: berti
18 January 2026 at 10:10

Pas Manfred Weber, president i Grupit PPE në Parlamentin Europian, Iratxe García Pérez, udhëheqëse e S&D, dhe Valérie Hayer, presidente e partisë së qendrës Renew, po bëjnë gjithashtu thirrje për pezullimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA. “Renew Europe’ nuk mund të votojë për marrëveshjen tregtare Turnberry, dhe aktivizimi i instrumentit anti-shtrëngim duhet të merret në konsideratë në mënyrë…

Source

Rama në “Flasim” Episodi 2, Sezoni 6: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

By: berti
18 January 2026 at 09:56

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë, por për 75 vende është bërë një pezullim i përkohshëm për sa i përket lejeve të punës në Shtetet e Bashkuara. Gjatë podkastit “Flasim”, Kryeministri reagoi ndaj dezinformimit të opinionit publik lidhur me këtë lajm, të cilin e cilësoi të pavërtetë. “Dua të them dy fjalë për ata që u…

Source

❌
❌