Rikuperim më i shpejtë, energji e pastërt - pse produktet e linjës Zott Protein janë zgjedhja ideale pas ushtrimeve
Pas një stërvitjeje fizike, trupi hyn në fazën më të rëndësishme: fazën e rikuperimit.
Pikërisht në këtë moment, organizmi ka nevojë për proteina cilësore,aminoacide dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë në rindërtimin e muskujve, uljen e lodhjes dhe kthimin e energjisë.
Linja Zott Protein është zhvilluar për t’iu përgjigjur pikërisht këtyre nevojave, me produkte të pasura me proteina, pa sheqer të shtuar, pa gluten dhe pa laktozë, të përshtatshme për një stil jetese aktiv dhe të balancuar.
Zott Protein Drink - rikuperim i shpejtë dhe hidratim funksional
I lëngshëm, i lehtë për t’u konsumuar menjëherë pas stërvitjes.
Përfitimet:
- Furnizon trupin menjëherë me proteina për rindërtim muskulor,
- Ndihmon në parandalimin e humbjes së masës muskulore,
- Ideal pas ushtrimeve intensive ose kardio,
- Perfekt për t’u pirë menjëherë pas palestrës.
Zott Protein Mousse - proteinë e kënaqësi
Një alternativë e ëmbël, por funksionale.
Përfitimet:
- Jep ndjesi të ngopjes pa mbi ngarkesë kalorike,
- Ndihmon në kontrollin e oreksit pas stërvitjes,
- I pasur me proteina për rigjenerim,
- Ideal për ata që kërkojnë diçka të shijshme pas ushtrimeve.
Zott Protein Rice Dessert - energji dhe rikuperim
Kombinon karbohidratet dhe proteina.
Përfitimet:
- Rimbush rezervat e energjisë (glikogjenin),
- Mbështet rikuperimin muskulor,
- Mban trupin të ushqyer për një periudhë më të gjatë,
- Zgjedhje shumë e mirë pas stërvitjeve të gjata ose intensive.
Zott Protein Pudding - rikuperim i ëmbël, pa sheqer të shtuar
Alternativë e shëndetshme ndaj ëmbëlsirave klasike.
Përfitimet:
- Ndihmon në ruajtjen e masës muskulore,
- Redukton dëshirën për sheqer të panevojshëm,
- I përshtatshëm edhe për dietë.
Zott Protein Cheese Sticks - proteinë + kalcium për muskuj dhe eshtra
Mesvakt praktik, i pasur me proteina dhe kalcium.
Përfitimet:
- Mbështet forcën e muskujve dhe shëndetin e kockave,
- Ideal si snack ndërmjet vakteve ose pas stërvitjes.
Zott Protein Jogurt - balancë për trupin dhe tretjen
Kombinon proteina dhe probiotikë natyralë.
Përfitimet:
- Përmirëson tretjen,
- Mbështet imunitetin,
- Ndihmon në rikuperim të përgjithshëm.
Zottarella Protein - proteina e pastër nga djathi i freskët
Zgjidhje e shkëlqyer për vakte të lehta pas stërvitjes.
Përfitime:
- Burim natyral proteinash,
- Ndihmon në rikuperim pa rënduar sistemin tretës,
- Shkon shumë mirë me sallata ose bukë integrale.
Si përfundim... Produktet Zott Protein janë pjesë e një rutine të shëndetshme të rikuperimit.
Ato ndihmojnë trupin të:
- Rikuperohet më shpejt,
- Forcojë muskujt,
- Ruajë energjinë,
- Kontrollojë oreksin,
- Përmirësojë performancën në stërvitjet e ardhshme.
