Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 December 2025Main stream

Dosja e AKSHI-t/ Berisha: Të dhënat e sigurisë kombëtare kanë kaluar në duart e bandave

29 December 2025 at 14:28

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sipas tij nëpërmjet AKSHI-t është cenuar jo vetëm siguria kombëtare por edhe aleanca e Shqipërisë me vendet partnere të NATO-s, nëpërmjet informacioneve që ato përcillnin nëpërmjet këtij rrjeti sigurie.

Sipas tij në dosjen e AKSHI-t janë veprat më të shëmtuara në historinë e kombit.

“Në dosjen e AKSHI-t janë veprat më të shëmtuara në historinë e kombit. Vjedhja e plotë dhe totale e të gjitha të dhënave të sigurisë kombëtare dhe ato që kanë lidhje me aleancën e Shqipërisë dhe vijnë nga vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Shqipërisë. Kalimi i këtyre të dhënave në duart e bandave dhe armiqve të betuar të kombit shqiptar dhe NATO-s”, tha ai.

Ai akuzoi dhe familjen e kryeministrit Edi Rama për implikimin në dosjen e AKSHI-t sipas provave të SPAK-ut.

“AKSHI ekskluzivitet total i familjes së kryeministrit”, tha Berisha.

Më tej shtoi se Rama sipas tij është përgjegjës direkt tek kjo dosje:

“Rama e ka përgjegjësinë më të rëndë se Balluku. Kopshti privat i Ramës, AKSHI, nuk është kontrolluar nga Lubi Balluku. AKSHI ka qenë ekskluzivitet total i familjes Rama. Dosja e AKSHI-t nuk është vetëm dosja e vjedhjeve të qindra milionë eurove nëpërmjet baxhanakut të tij në AKSH dhe implikimi që tregojnë regjistrimet e bashkëshortes së tij në përcaktimin e fituesve. Nuk janë vetëm pengmarrje, 3 pengmarrje, jo dy”, tha kreu i selisë blu.

The post Dosja e AKSHI-t/ Berisha: Të dhënat e sigurisë kombëtare kanë kaluar në duart e bandave appeared first on Gazeta Si.

Berisha vendos kusht qeverinë teknike: Të pushtojmë çdo ditë sheshin

29 December 2025 at 12:58

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar në projektin e saj politik për largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe ngritjen e një qeverie teknike.

Ai theksoi se ky është kushti themelor për garantimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Berisha tha se opozita mbetet një forcë e bazuar në parime demokratike dhe refuzon dhunën si mjet veprimi politik.

Sipas Berishës, largimi i kryeministrit Rama është i mundur vetëm përmes angazhimit të vazhdueshëm të opozitarëve dhe pjesëmarrjes masive në protesta paqësore.

“Ne sot jemi të qartë dhe duhet të qartësojmë cdo demokrat, të përkushtohemi në projektin e opozitës për largimin e Ramës nga pushteti dhe krijimin e qeverisë teknike si kusht i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë.

Ne jemi forcë demokratike që drejtohemi nga parimet demokratike, ne nuk biem. Nuk bëhemi parti dhune. Besojmë se paqja është fuqi e jashtëzakonshme.

Ne besojmë se Rama, ky regjim i kalbur largohet vetëm kur opozitarët të lanë mënjanë lodhje dhe dëshpërimin e tyre dhe të dalin në shesh cdo ditë”, tha Berisha.

The post Berisha vendos kusht qeverinë teknike: Të pushtojmë çdo ditë sheshin appeared first on Gazeta Si.

PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet të martën

29 December 2025 at 12:52

Nga Gazeta ‘Si’- Në një shkresë zyrtare, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një kërkesë sa i takon çështjes “Balluku”.

Kërkohet që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të mbahet nesër, 30 dhjetor, në orën 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së zv.kryeministres e njëherësh, ministre e deputete e PS-së.

Si rregull, Këshilli mblidhet me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit ose 1/2 së anëtarëve dhe mbledhja nuk mbahet me më pak se 5 anëtarë të pranishëm.

Deputetët e Partisë Demokratike, përkatësisht Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri dhe Saimir Korreshi argumentojnë se periudha 2-javore (16-30 dhjetor), është e mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për paraqitjen e argumenteve/mbrojtjen.

Ata nënvizojnë edhe shënimin e SPAK, ku thuhet se “Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova”.

The post PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet të martën appeared first on Gazeta Si.

Rama uron Kurtin: Ky mandat të kthehet në sukses për vëllazërinë mes shteteve tona!

29 December 2025 at 12:48

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.

Sipas Ramës, ky ishte një mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës, duke i uruar Kurtit sukses dhe mbarësi.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar!”, shkruan kreu i qeverisë në “X”.

E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona.…

— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2025

Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë bindshëm zgjedhjet me afro 50% të votave. VV la pas vetes PDK-në dhe LDK-në. Tanimë, shifrat e tregojnë qartë se Kurti mund të formojë qeverinë e ardhshme pa mbështetjen e partive opozitare.

The post Rama uron Kurtin: Ky mandat të kthehet në sukses për vëllazërinë mes shteteve tona! appeared first on Gazeta Si.

Pse Kosova ‘vetëvendosi’

29 December 2025 at 12:03

Nga Megi Iskurti- Për surprizën e të gjithëve, zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë nuk rezultuan asfare një ‘déjà-vu’ politike e atyre të shkurtit.

Që prej momentit kur u caktua mbajtja e tyre, analistët politikë, këtej e andej kufirit tipikisht i qëndruan një linje mendimi: kuotat e Kurtit do ulen, nuk do e bëjë dot qeverinë dhe kriza politike do vazhdojë.

Madje, disa syresh prej tyre diskutuan edhe rrezikun e të ashtuquajturit “skenar bullgar”, që do të nënkuptonte zgjedhje të shpeshta dhe të përsëritura pa formimin e një qeverie me shumicë të qëndrueshme.

Por mbrëmjen e së dielës, kur u numëruan mbi 90% e votave, një gjë u bë shpejt e qartë: Kosova ‘vetëvendosi.’

Arsyet se përse Kurti priu i vetëm, duke e lënë opozitën në rezultate edhe më të këqija se ato të shkurtit, mund të jenë disa.

Artan Muhaxhiri, politolog, fitoren e Kurtit ia atribuon kryesisht dobësisë së opozitës.

“Kjo është një fitore spektakolare e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën ia ka dhuruar opozita me mungesën totale të ideve se si të ballafaqohet me popullizmin e fuqishëm të Kurtit”, vëren ai.

Sipas tij, partitë rivale dështuan të artikulojnë një projekt politik bindës dhe të besueshëm përtej kritikës ndaj Kurtit.

Fragmentimi, mungesa e lidershipit karizmatik dhe një diskurs kryesisht reaktiv i lanë votuesit pa një alternativë të qartë.

Vetëvendosja u pozicionua sërish si alternativa morale ndaj partive tradicionale, të cilat në perceptimin publik mbeten të lidhura me klientelizëm dhe keqqeverisje.

Megjithatë, ashtu sikurse Gazetasi.al kishte theksuar më herët, një faktor kryesor që ndikoi ishte dhe pesha e diasporës.

Sipas analistëve të huaj, fakti që zgjedhjet u mbajtën mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri luajti një rol të rëndësishëm.

Kjo periudhë përkon me kthimin e dhjetëra mijëra kosovarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit , përfshirë një numër të konsiderueshëm në Gjermani dhe Zvicër – një elektorat që tradicionalisht mbështet Vetëvendosjen.

Sipas mediave lokale, që nga mesi i dhjetorit gati 400 mijë njerëz kanë hyrë në Kosovë. Vetëm nga Zvicra, të premten pritej të uleshin nëntëmbëdhjetë avionë në aeroportin e Prishtinës.

Sipas Bankës Botërore, më shumë se 700 mijë njerëz me prejardhje kosovare jetojnë jashtë vendit. Në vetë Kosovën jetojnë rreth 1.6 milionë banorë. Për më tepër, Kurti e zhvilloi edhe jashtë fushatën zgjedhore.

Në mes të dhjetorit, ai kërkoi vota në Zyrih dhe i vlerësoi anëtarët e diasporës si “heronj të heshtur”.

Ndonëse shumë kritikë e akuzuan Vetëvendosjen se po e instrumentalizon diasporën, premtimi i Kurtit për të qeverisur me “duar të pastra” gjeti jehonë te të mërguarit: duke jetuar në shtete me sundim funksional të ligjit, ata reagojnë veçanërisht ndjeshëm ndaj korrupsionit dhe nepotizmit në atdhe.

Të tjerë analistë vlerësojnë narrativën e “moslëshimit pe”.

Në një kontekst ku Kosova është përballur me presion të vazhdueshëm ndërkombëtar, sidomos në raport me dialogun me Serbinë, Kurti sipas tyre u perceptua nga një pjesë e madhe e elektoratit si lideri që nuk negocion sovranitetin.

Kjo sipas tyre i dha atij kredibilitet politik, veçanërisht te votuesit që ndihen të zhgënjyer nga kompromiset e qeverive të mëparshme.

Tani Kurti e ka kollaj për të formuar qeverinë.

Atij i duhen jo më shumë se 5 deputetë nga 10 që kanë pakicat jo serbe për të formuar pa shumë kokëçarje qeverinë “Kurti 3”.

Në fund të ditës, kjo fitore nuk është vetëm një triumf politik për të, por edhe një dëshmi e qëndrueshmërisë së votuesve të tij: kur nuk lëshon pe lideri, nuk e bën as elektorati.

The post Pse Kosova ‘vetëvendosi’ appeared first on Gazeta Si.

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

29 December 2025 at 10:31

Nga Gazeta ‘Si’- Këto janë vendet në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të një dite më parë.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, në grafikën e publikuar nga REL, janë marrë për bazë rezultatet paraprake me 98.4%, pa votat me kusht dhe të diasporës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi 21.01 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)13.59 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5.68 për qind.

Nisma Socialdemokrate, me vetëm 1.72 për qind të votave nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.74 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje mund të përsërisë ose tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur fitoi 50.28 për qind të votave.

Asokohe ajo e krijoi shumicën parlamentare pa koalicion me partitë e tjera shqiptare, por vetëm me deputetë nga pakicat joserbe, të cilat i kanë 10 karrige të garantuara në Kuvend, gjithashtu.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve paraprake nga KQZ-ja, tha se “sa më parë që certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, aq më shpejt do të krijohen institucionet”.

The post Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Gazeta Si.

Zelensky i kërkoi Trumpit garanci sigurie për Ukrainën deri në 50 vjet

29 December 2025 at 10:11

Nga Gazeta ‘Si’- Garanci sigurie për një periudhë deri në 50 vjet, i kërkoi Volodymyr Zelensky Donald Trumpit gjatë negociatave të djeshme në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

Sipas asaj që ishte publikuar ditët e mëparshme, plani i paqes i Uashingtonit parashikonte garanci për 15 vjet, por presidenti ukrainas beson se kjo nuk është e mjaftueshme.

“I thashë Trumpit se do të donim shumë të shqyrtonim mundësinë (e garancive të sigurisë) për 30, 40, 50 vjet. Dhe ky do të ishte një vendim historik nga Presidenti Trump. Presidenti tha se do ta shqyrtonte atë”, vuri në dukje Zelensky.

Gjatë deklaratave të bëra nga të dy udhëheqësit pas negociatave, Trump theksoi, duke iu referuar garancive të sigurisë, se “një ose dy çështje mbeten të pazgjidhura” , me kohëzgjatjen e tyre – sipas komenteve të Zelensky -t sot – që është njëra prej tyre.

Në aspekte të tjera, presidenti amerikan theksoi se “kemi bërë përparim të konsiderueshëm, kemi mbuluar mbi 95% të çështjeve. Jemi shumë afër një marrëveshjeje – jemi shumë më afër se kurrë, pa këtë të thotë se ka një marrëveshje përfundimtare. Nëse gjithçka shkon siç është sot, atëherë brenda pak javësh lufta do të ketë mbaruar”, tha Zelensky.

The post Zelensky i kërkoi Trumpit garanci sigurie për Ukrainën deri në 50 vjet appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Rama ka punuar kundër? Kurti: Nuk jam në dijeni të kësaj, duam të rritet afrimi me Shqipërinë

28 December 2025 at 22:56

Nga Gazeta ‘Si’- Albin Kurti hodhi poshtë pretendimet se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë çmos që ai të mos fitonte zgjedhjet e 28 dhjetorit.

I pyetur lidhur me këtë çështje në konferencën e parë për mediat pas shpalljes së rezultatit paraprak, Kurti tha se nuk është në dijeni të këtyre veprimeve.

“Ne bashkëpunojmë me Republikën e Shqipërisë, me cilëndo qeveri që është aty, kemi 58 marrëveshje me Kryeministrin Rama. Unë nuk jam në dijeni të atyre akuzave që thatë ju, por jemi të interesuar që afrimi me Shqipërinë të rritet gjithnjë e më shumë.

Kemi abetaren e unifikuar nga viti 2021 e këtej, kemi kurrikulat e unifikuara për bashkatdhetarët tanë në botë dhe e kemi Shqipërinë partnerin kryesor tregtar në rajon”, u shpreh Kurti.

Fitoren në zgjedhje, Kurti e quajti më të madhen në historinë e vendit.

“Tani na presin shumë punë përpara. Rezultati i sotëm tregon se duhet të ecim para pa vonesa. Sa më parë të certifikohet rezultati aq më shpejt do të vijojmë me projektet”, tha ai.

The post Rama ka punuar kundër? Kurti: Nuk jam në dijeni të kësaj, duam të rritet afrimi me Shqipërinë appeared first on Gazeta Si.

Kurti shpall fitoren: Më e madhja në historinë e vendit!

28 December 2025 at 22:42

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, tha Kurti.

Kurti tha se partia e tij është në rrugë që të tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2 për qind.

Sipas tij, rezultati zgjedhor i së dielës kërkon që duhet të ecet përpara pa vonesa.

“Sa më parë që certifikohen rezultatet, aq më shpejt na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë”, tha Kurti.

Legjislaturën e re, Kurti tha se e pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurosh dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, që në total tha se arrijnë vlerën e mbi 1 miliard eurove.

“Ftoj nga tani partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare” dhe për projektligje të tjera”, tha ai.

Kurti u pyet edhe për çështjen e presidentit.

Ai tha se është herët të flitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se “sonte do të festojmë”, por shtoi se me opozitën duhet të trajtohet kjo çështje, por edhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, të cilës i skadon mandati në mars.

The post Kurti shpall fitoren: Më e madhja në historinë e vendit! appeared first on Gazeta Si.

KQZ shpall rezultatet paraprake: LVV-ja fiton zgjedhjet me 49%

28 December 2025 at 22:36

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin paraprak të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e tyre me 49.80 për qind të votave të fituara.

Rezultatet paraprake u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave.

Pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së.

Sipas rezultatit paraprak, PDK-ja është e dyta me 21.18 për qind të votave, LDK-ja me 13.77 për qind, AAK-ja me 5.74 për qind dhe Lista Serbe me 3.86 për qind.

Ndërkaq, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave të diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht.

“Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të nisë nesër nga ora 12:00, pasi i gjithë materiali gjatë gjithë natës do të pranohet në qendrat komunale të numërimit, dhe numërimi do të nisë nesër dhe do të vazhdojë në ditët në vijim”, tha kreu i KQZ.

The post KQZ shpall rezultatet paraprake: LVV-ja fiton zgjedhjet me 49% appeared first on Gazeta Si.

Abdixhiku i zhgënjyer nga rezultati i votave: Po konsideroj edhe dorëheqjen

28 December 2025 at 22:02

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se rezultati zgjedhor nuk është ai që ka pritur, duke shtuar se ky është moment i një “reflektimi të thellë” dhe i përgjegjësisë politike.

Ai tha se sa më shpejt do të thërrasë Kuvendin e partisë, duke mos e përjashtuar as mundësinë e dorëheqjes së tij nga kreu i LDK-së.

“Të gjitha janë në diskutim në Kuvendin e Përgjithshëm, natyrisht edhe dorëheqja, pa diskutim”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku, që udhëheq me LDK-në që pesë vjet, uroi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurtin, duke shtuar se vendi meriton stabilitet.

“E uroj fituesin, sepse Kosova ka nevojë për demokraci funksionale”, tha ai.

Në bazë të numërimin 95 për qind të votave, LDK-ja është e treta me 13.80 për qind të votave. Kjo parti kishte 18 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit.

The post Abdixhiku i zhgënjyer nga rezultati i votave: Po konsideroj edhe dorëheqjen appeared first on Gazeta Si.

Kurti drejt formimit të qeverisë pa opozitën

28 December 2025 at 21:59

Nga Gazeta ‘Si’- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po i japin mundësinë Albin Kurtit të krijojë qeverinë vetëm me disa deputetë të pakicave kombëtare, por pa pasur nevojë t’i shtrijë dorën opozitës.

Kur janë numëruar gati 90% e kutive të votimit në të gjithë vendin, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë rreth 50% të votave që në bazë të përllogaritjes mund të prodhojnë 56 deputetë.

Albin Kurtit i duhen jo më shumë se 5 deputetë nga 10 që kanë pakicat jo serbe për të formuar pa shumë kokëçarje qeverinë “Kurti 3”.

Krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka një rritje me 8 për qind.

Në të njëjtat nivele me ato të dhjetë muajve më parë është Partia Demokratike e Kosovës, e cila vetëm pak para zgjedhjeve ndryshoi liderin e saj.

Bedri Hamza ka marrë diçka më shumë se 20% të votave, identik sa përqindja e dhjetë muajve më parë dhe mund të marrë 23 deputetë, një më pak se në shkurt.

Ndërkohë që humbësi i madh i këtyre zgjedhjeve është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partia e Lumir Abdixhikut është në nivelin e 14% të votave, katër për qind më pak se zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit të këtij viti dhe pritet të ketë një rënie me 5 deputetë nga 20 që mori në fillim të vitit.

Jashtë parlamentit e sheh veten edhe Fatmir Limaj i cili doli i vetëm në këto zgjedhje dhe nuk e arriti pragun, ndërkohë që Ramush Haradinaj me 6% të votave mund të marrë 6 deputetë nga 8 që kishte koalicioni i tij në shkurt 2025.

The post Kurti drejt formimit të qeverisë pa opozitën appeared first on Gazeta Si.

Trump: Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje

28 December 2025 at 21:56

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti amerikan Donald Trump priti sot në Mar-a-Lago presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime mbi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Takimi u fokusua tek strategjitë për avancimin e planit të punës së përbashkët të dy vendeve, përfshirë çështje financiare dhe rindërtimin e Ukrainës.

Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e përfundimit të menjëhershëm të konfliktit në Ukrainë, duke deklaruar se të dyja vendet e përfshira e duan këtë dhe janë të gatshme për një marrëveshje.

Ai njoftoi se do të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të vazhduar negociatat dhe vuri në dukje rolin mbështetës të vendeve evropiane në këtë proces.

“Të dy vendet duan që lufta të përfundojë menjëherë, të dy udhëheqësit e duan këtë dhe kjo do të ndodhë. Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje. Do ta telefonoj Putinin pas takimit me Zelenskyn për të vazhduar negociatat. Kombet evropiane kanë qenë shumë mbështetëse dhe të përfshira në arritjen e një marrëveshjeje. Ndërsa ka shumë punë për të rindërtuar Ukrainën, do të kishte gjithashtu një përfitim të madh ekonomik për vendin e shkatërruar nga lufta.Mund të lëvizim shumë shpejt. Ukraina e vlerëson dhe Rusia e vlerëson. Të dyja duan ta shohin të marrë fund. Përndryshe, do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Dhe miliona njerëz të tjerë do të vriten. Miliona”, tha Trump.

Zelensky falenderoi Trumpin për pritjen dhe shprehu shpresën që bisedimet “do të sjellin paqe sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ai tha se ekipet e tyre kanë punuar në një plan me 20 pika dhe takimi ka për qëllim diskutimin mbi implementimin e strategjive të këtij plani.

Lidhur me koncesionet territoriale që mund të kërkohen nga Rusia, Zelensky u shpreh se “çështja do të diskutohet sot” dhe se qëndrimi i tij është rezervuar për momentin.

The post Trump: Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje appeared first on Gazeta Si.

Haradinaj: Pres një marrëveshje për Qeverinë mes LDK-së dhe PDK-së

28 December 2025 at 20:24

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, tha pas mbylljes së vendvotimeve se sipas informacioneve që kanë nga komisionerët, partia e tij ka fituar 8 për qind të votave.

“Ky rezultat na bën krenarë me punën tonë”, tha ai, duke shtuar se pret rezultatin final, pas numërimit edhe të votave me kusht, të diasporës dhe me postë.

Ai tha se pret që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të arrijnë një marrëveshje dhe të formojnë Qeverinë e re, “për shkak se e dimë që bllokada është shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje”.

“AAK-ja nuk ka vendosur kushte dhe nuk vendos kushte për opozitën. LDK dhe PDK e kanë një partner dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për t’i dhënë vendin shumicën”, theksoi ai.

The post Haradinaj: Pres një marrëveshje për Qeverinë mes LDK-së dhe PDK-së appeared first on Gazeta Si.

Kurti pas përfundimit të votimit: Të mbrojmë vullnetin e qytetarëve

28 December 2025 at 20:19

Pas përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë sot më 28 dhjetor, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë me një deklaratë publike duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vullnetit të qytetarëve të shprehur përmes votës.

Në fjalën e tij drejtuar opinionit publik, Kurti u shpreh se procesi zgjedhor hyn tashmë në një fazë po aq të rëndësishme sa edhe vetë dita e votimit. 

“Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor”, deklaroi ai. 

Sipas Kurtit, vota e qytetarëve përfaqëson përcaktimin për drejtimin e ardhshëm të vendit dhe funksionimin e institucioneve. Ai nënvizoi se përgjegjësia tani bie mbi komisionerët dhe vëzhguesit zgjedhorë, të cilët kanë rol kyç në garantimin e një procesi të rregullt dhe transparent të numërimit. “Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij”, theksoi Kurti.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt atyre që janë të angazhuar në administrimin e procesit pas votimit, ai tha se vëmendja e plotë e institucioneve dhe partisë që drejton është e përqendruar tek ta. “E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme, vendimtare”, u shpreh Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes bëri thirrje për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim maksimal gjatë procesit të numërimit të votave, duke shtuar se çdo parregullsi eventuale do të cenonte besimin e qytetarëve në demokraci. Ai theksoi se zgjedhjet nuk përfundojnë me mbylljen e qendrave të votimit, por vetëm kur çdo votë numërohet drejt dhe rezultati përfundimtar pasqyron realisht vullnetin e shprehur nga qytetarët.

Kurti gjithashtu falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, duke e cilësuar angazhimin e tyre si shenjë të pjekurisë demokratike të shoqërisë. Ai u shpreh optimist se procesi do të përmbyllet në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me standardet demokratike.

The post Kurti pas përfundimit të votimit: Të mbrojmë vullnetin e qytetarëve appeared first on Gazeta Si.

Trump dhe Zelensky takohen në Florida

28 December 2025 at 20:10

Zelensky mbërriti në Florida për atë që konsiderohet si takimi më përcaktues i vitit.

Në rezidencën Mar-a-Lago, Presidenti ukrainas është ulur përballë Donald Trumpit, me shpresën e madhe për të gjetur një formulë që i jep fund luftës ruse. Zelensky u shpreh optimist, duke thënë se shumë vendime mund të merren para Vitit të Ri, por gjithçka varet nga mbështetja e partnerëve.

Para se të mirëpriste liderin e Kievit, Trump ka zhvilluar një lëvizje kyçe: një telefonatë direkte me Vladimir Putinin. Vetë Presidenti amerikan e cilësoi bisedën si “shumë të mirë dhe produktive”.

Kjo deklaratë u ripostua menjëherë nga Kirill Dmitriev, i dërguari i Kremlinit, i cili e quajti këtë një “ditë të rëndësishme në rrugën drejt paqes”.

Moska zyrtare konfirmoi se, përveç Ukrainës, Trump dhe Putin diskutuan edhe për situatën në Lindjen e Mesme. Ky aktivitet i ethshëm diplomatik vjen në një moment tensioni të lartë, ndërsa Kievi dhe Uashingtoni po përgatisin një deklaratë të përbashkët drejtuar forcave të armatosura ukrainase, që pritet të bëhet publike përpara fillimit të bisedimeve.

Skenari i sotëm nuk mbyllet vetëm në Florida. Menjëherë pas takimit kokë më kokë, Trump dhe Zelensky do të zhvillojnë një telefonatë të përbashkët me liderët kryesorë europianë. Qëllimi është i qartë: koordinimi i një fronti të unifikuar për hapat e ardhshëm.

Ndërsa bota pret rezultatet nga salla e ngrënies në Mar-a-Lago, mbetet pyetja nëse ky dialog do të jetë vërtet kthesa e madhe që do të ndalë agresionin rus.

Presidenti ukrainas ka me vete variantin e tij të planit të paqes me 20 pika, një model i redaktuar i planit Trump sipas këndvështrimit ukrainas, që pranon tërheqjen nga zonat e synuara, por ende të papushtuara nga rusët në Donbas dhe krijimin e zonave të lira ekonomike. Megjithatë, Rusia nuk heq dorë nga lëshimet territoriale që duhet t’i bëjë Ukraina, heqja dorë nga anëtarësimi në NATO dhe ndalimi i hyrjes së ushtarëve të huaj, të cilat janë kontestuar deri më sot nga Kievi.

The post Trump dhe Zelensky takohen në Florida appeared first on Gazeta Si.

Exit poll-et e para: Kurti fiton me 44% por nuk e bën dot qeverinë

28 December 2025 at 19:16

Nga Gazeta ‘Si’- Pas përfundimit të procesit zgjedhor, tri televizione në Kosovë kanë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Sipas sondazhit të televizionit Dukagjini, LVV-ja pritet të fitojë 45.7 për qind, PDK-ja 22, LDK-ja 15.6 për qind dhe AAK-ja 5.3.

Sondazhi i Klan Kosovës parashikon që LVV-ja të fitojë 44.1 për qind, PDK-ja 23.9, LDK-ja 16.1 për qind dhe AAK-ja 5.8 për qind.

Ndërkaq, exit poll-i i T7-shit nxjerr LVV-në me 43.5 për qind, PDK-në me 23.6 për qind, LDK-në me 15.9 për qind dhe AAK-në me 7.2 për qind.

Përkthyer në numrat e deputetëve, bazuar në këto rezultate del kështu:

LVV me 44.1% merr 49 deputetë

PDK me 23.9% merr 27 deputetë

LDK me 16.1% merr 18 deputetë

AAK me 5.8% merr 6 deputetë

Nisma me 1.1% asnjë deputet. 

Asnjëri nga këto sondazhe nuk ka parashikuar që Nisma Socialdemokrate të kalojë pragun zgjedhor.

The post Exit poll-et e para: Kurti fiton me 44% por nuk e bën dot qeverinë appeared first on Gazeta Si.

Kurti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni! Mos e lini për moment të fundit

28 December 2025 at 17:23

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dy orë para mbylljes së qendrave të votimit ka ftuar qytetarët që të dalin masovikisht për të votuar.

Sipas tij sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.

“Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës. Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit”, ka thënë ai, në një video-mesazh të publikuar në platformën sociale, Facebook.

The post Kurti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni! Mos e lini për moment të fundit appeared first on Gazeta Si.

Konjufca pas votimit: Të fitojë më i miri!

28 December 2025 at 13:14

Pas hedhjes së votës në zgjedhjet parlamentare, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka theksuar rëndësinë e ditës së zgjedhjeve si moment kyç për funksionimin demokratik të vendit, duke bërë thirrje për një proces të qetë dhe pa incidente.

Konjufca u shpreh se përmes votës së lirë qytetarët e Kosovës po dëshmojnë pjekurinë demokratike të shoqërisë, duke uruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

“Sot është dita më e rëndësishme e demokracisë sepse populli i Kosovës voton. Uroj që këto zgjedhje parlamentare të shkojnë pa asnjë problem, të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pa ekscese”, tha Konjufca.

Ai shtoi se vetëm një proces i qetë dhe korrekt e dëshmon pjekurinë demokratike të vendit.

“Vetëm kështu e tregojmë pjekurinë tonë edhe si popull edhe si shoqëri. Uroj që të fitojë më i miri, ai që ka qëndruar më së afërti me interesave të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ai.

Duke iu referuar zhvillimit institucional ndër vite, Konjufca theksoi se Kosova ka më shumë se dy dekada që po punon në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë.

“Po bëhen mbi dy dekada që Kosova po e dëshmon pjekurinë e vet demokratike. Dëshiroj që gjithçka sot të shkojë mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, përfundoi Konjufca.

The post Konjufca pas votimit: Të fitojë më i miri! appeared first on Gazeta Si.

Osmani voton në Prishtinë: Uroj krijim sa më të shpejt të qeverisë

28 December 2025 at 13:10

Nga Gazeta ‘Si’– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, votoi pak pas mesditës në Prishtinë.

Pas hedhjes së votës, ajo uroi që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike.

“Uroj që Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike, uroj po ashtu të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve të Republikës sonë me të drejtë vote.

Si gjithnjë zgjedhjet janë proces i rëndësishëm demokratike, ku vendimmarrja kthehet te qytetarët tanë dhe shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të rezultojne me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të Qeverisë së Kosovës të cilat janë të domosdoshme për procese të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare të Republikës sonë.

Dua të falënderoj të gjitha institucionet që janë angazhuar dhe po angazhohen që ky proces të jetë i rregullt”, tha ajo.

The post Osmani voton në Prishtinë: Uroj krijim sa më të shpejt të qeverisë appeared first on Gazeta Si.

❌
❌