Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

Alba Pollozhani flet për dhunën fizike që ka përjetuar: Nuk i tregoja as prindërve

By: gaze tare
29 December 2025 at 16:49

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka hapur një temë të ndjeshme për jetën e saj personale, duke zbuluar se ka përjetuar dhunë fizike nga një burrë. Ajo ka treguar se këtë periudhë të vështirë e ka mbajtur për vete dhe nuk ka shpërndarë asnjë informacion mbi të, as te familja e saj.

Në një intervistë gjatë një Prime të fundit në shtëpinë e Big Brother, Alba ka folur shkurtimisht për këtë ngjarje të rëndë, duke theksuar se ishte diçka që nuk e kishte ndarë me askënd, përfshirë prindërit e saj. Ajo gjithashtu shpjegoi se nuk ndihet rehat të flasë më shumë rreth këtij incidenti, duke theksuar se dhuna fizike nuk është asgjë e hijshme për t’u diskutuar.

Ky rëfimi i saj ka ardhur pas një diskutimi të ngjeshur mes banorëve në lidhje me një incident të fundit mes vajzave, ku Dolce hodhi diçka në drejtim të Albes, duke shkaktuar tensione mes tyre. Ky moment ka përfunduar me eliminimin e Shkurte Haxhiut nga televotimi i “zarfit të zi”, duke rritur edhe më shumë atmosferën e tensionuar në shtëpi.

Ky rrëfim i Albes ka tronditur shumë prej ndjekësve dhe shikuesve të programit, duke sjellë në pah një aspekt të rëndësishëm të jetës së saj që deri tani ishte mbajtur sekret. E kaluara e saj ka nxjerrë një tjetër dimension të asaj që ajo ka përjetuar jashtë ekranit, duke shtuar kompleksitetin e karakterit të saj në shtëpinë e Big Brother.

The post Alba Pollozhani flet për dhunën fizike që ka përjetuar: Nuk i tregoja as prindërve appeared first on iconstyle.al.

Vdekja e vëllait, Gjesti reagon për herë të parë pas tragjedisë!

By: gaze tare
29 December 2025 at 16:37

Këngëtari i njohur nga Peja, Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas humbjes tragjike të vëllait të tij, Eldionit, që ndodhi në shtator të këtij viti si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.

Që nga ajo kohë, artisti ka mbajtur një heshtje të gjatë, duke qëndruar larg rrjeteve sociale dhe muzikës. Mirëpo, pas një periudhe të vështirë, Gjesti ka publikuar një postim të ri në llogarinë e tij, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë kohë të errët.

Ai gjithashtu ka njoftuar se do të rikthehet në skenë dhe në muzikë në janar të vitit 2026.

Reagimi i plotë:

“Përshëndetje krejtve shpresoj që jeni mirë, u bë një kohë që nuk jemi parë për këtë po dua t’iu falënderoj secilin prej juve që më keni ndenjur afër mua dhe familjes time në këtë periudhë shumë të vështirë.

Për mua ka qenë e rëndësishme që në këtë kohë me ndejt larg rrjeteve sociale me u marr më shumë me veten dhe familjen time.

Sidoqoqftë, iu kam pasur në mendje dhe zemër siç më keni pasur mua.

Po e shfrytëzoj rastin me këtë video me ia uru Vitin e Ri të gjithëve, ishalla e keni shëndetin, lumturinë edhe familjen se të tjerat bëhen.

Si përfundim desha të iu tregoj se në vitin 2026 në janar kthehem në muzikë aty ku e kam vendin.

The post Vdekja e vëllait, Gjesti reagon për herë të parë pas tragjedisë! appeared first on iconstyle.al.

“Kush je ti që do të…”/ Gazetari Tozaj rrëfen dhunën barbare: Më thirrën për sqarim dhe më lanë për të vdekur

By: gaze tare
29 December 2025 at 15:31

Gazetari Elton Tozaj i cili u dhunua barbarisht pak ditë më parë, ka folur ekskluzivisht për ‘Shqipëria Live’. Ai tha se ka lënë një takim me personat që thotë se e kanë dhunuar, për të sqaruar mes tyre situatën dhe reagimin e tij për lajmet që kishte publikuar.

Sipas tij pasi është takuar ata e kanë dhunuar barabarisht dhe thotë se e kanë lënë për të vdekur në mes të rrugës.

“Gjithçka ka nisur 12 ditë më parë, kur kam qenë në një emision të përditshëm të mëngjesit ku bëj pjesën e showbizit, dhe aty pata deklaruar se një vajzë publike, kishte lidhje intime me një personazh nga bota e krimit që është në kërkim nga SPAK, dhe kam paraqitur dhe videot që i kisha në telefon. Një ditë më pas më kërcënuan dhe më kërkuan që të fshij videon, unë e fshiva videon, por kërcënimet vazhduan.

Kjo gjë vazhdoi deri para katër ditësh, kur u kontaktova nga dy personazhe që i njihja, i kisha takuar vetëm një herë në jetën time. Në mirëbesim lash takim me ta, pa e ditur çfarë më priste. Pasi i takova nuk mbaj mend asgjë sepse u dhunova në mënyrë çnjerëzore. Mbaj mend një fjali ‘kush je ti që do të ndryshosh botën’. Kur u zgjova e pashë veten në rrugë të gjakosur, u çova vrapova. Kam përshtypje që më kanë lënë për të vdekur, më kanë goditur vetëm në fytyrë sepse kam përshtypjen që kanë dashur të japin mesazh mos të dal më në ekran. Nuk kam bërë akoma denoncim, pres një kontakt nga Prokuroria. Kam frikë për jetën time dhe mamanë time”, tha ai.

The post “Kush je ti që do të…”/ Gazetari Tozaj rrëfen dhunën barbare: Më thirrën për sqarim dhe më lanë për të vdekur appeared first on iconstyle.al.

Pasuri me 10 shifra! Beyoncé është zyrtarisht miliardere

By: gaze tare
29 December 2025 at 15:16

Beyoncé është zyrtarisht miliardere! Tanimë këngëtarja i bashkohet një grupi elitar të famshmish që kanë kaluar pragun me tri presje, njofton Forbes. Nga 22 artistët miliarderë të identifikuar, thuajse gjysma janë shtuar në tre vitet e fundit dhe tani ajo është këngëtarja e pestë që hyn në grup pas të shoqit, Jay-Z, Taylor Swift, Bruce Springsteen dhe Rihanna.

Turneu i saj, Renaissance, të cilin ajo e realizoi gjatë vitit 2023 u duk se ishte kulmi i karrierës. Prej tij ajo grumbulloi 600 miliardë dollarë dhe siguroi vendin e saj si një nga ikonat më të mëdha të kulturës pop në botë.

Por 44-vjeçarja nuk u ndal sepse në 2024, me albumin “Cowboy Carter” i hapi vetes mundësi të reja komerciale, një performancë në NFL për Krishtlindje dhe turneun më fitimprurës në botë gjatë 2025 duke fituar denjësisht titullin e miliarderes.

Bey zhvillon disa biznese si një linjë kujdesi për flokët, Cécred, uiski SirDavis dhe një linjë veshjesh, Ivy Park që ndali punën në 2024. Megjithatë, fitimet e saj më të mëdha vijnë nga muzika sepse zotëron të drejtat e katalogut gjigant që ka dhe grumbullon shuma marramendëse nga turnetë.

Në botën e argëtimit, nuk ka asnjë ndërmarrje më fitimprurëse sesa një këngëtar që mund të mbushë stadiume. Një biletë për turneun Cowboy Carter i garanton një spektatori që jo vetëm të shohë Beyoncé duke kënduar ‘live’ për tri orë, por edhe një makinë fluturuese, krahë robotikë që mbushin gota me SirDavis, një dem të artë mekanik dhe të ftuar specialë.

The post Pasuri me 10 shifra! Beyoncé është zyrtarisht miliardere appeared first on iconstyle.al.

Cilat fjalë në mesazhe tregojnë se dikush është psikopat

By: gaze tare
29 December 2025 at 14:42

Në një botë me ritëm gjithnjë e më të shpejtë, komunikimi mes njerëzve mbështetet kryesisht te mesazhet me tekst, email-et dhe komentet online. Edhe pse shumica e këtyre mesazheve duken të pafajshme apo formale, studime të shumta psikologjike sugjerojnë se ato mund të zbulojnë shumë më tepër sesa mendojmë madje edhe tipare të fshehura apo “të errëta” të personalitetit.

Sipas psikologes Charlotte Entwistle nga University of Liverpool, mënyra se si njerëzit zgjedhin fjalët në komunikimin e përditshëm reflekton mënyrën se si ata mendojnë, ndihen dhe lidhen me të tjerët. Duke shkruar për The Conversation, ajo thekson se ndryshimet delikate në përdorimin e gjuhës – qoftë në mesazhe të shkurtra, email-e apo komente në rrjetet sociale mund të shërbejnë si sinjale paralajmëruese për tipare problematike të personalitetit, shumë përpara se këto të shfaqen hapur në sjellje.

“Qoftë në një mesazh të shkurtër, një email apo një koment online, fjalët që njerëzit zgjedhin në heshtje zbulojnë modele shumë më të thella”, shprehet Dr. Entwistle.

Gjuha e ashpër dhe distanca emocionale

Një nga shenjat kryesore paralajmëruese, sipas saj, është përdorimi i shpeshtë i gjuhës armiqësore. Mesazhet e mbushura me zemërim, urrejtje apo negativitet ekstrem mund të tregojnë probleme më të thella të personalitetit. Po ashtu, njerëzit me tipare të errëta priren të përdorin më pak fjalë që shprehin lidhje shoqërore, duke u fokusuar kryesisht te vetja.

Përdorimi i shpeshtë i fjalëve si “unë” dhe “e imja”, në vend të “ne” apo “tona”, mund të pasqyrojë distancë emocionale, mungesë empatie dhe vështirësi në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme. “Këta individë përdorin më shpesh gjuhë armiqësore, negative dhe të shkëputur emocionalisht”, shpjegon psikologia.

“Kuarteti i errët” i personalitetit

Psikologët i grupojnë këto tipare në të ashtuquajturin “kuarteti i errët”, që përfshin:

  • Makiavelizmin – manipulim, mashtrim dhe shpërfillje cinike të moralit
  • Narcizmin – egoizëm, ndjenjë madhështie dhe mungesë empatie
  • Psikopatinë – impulsivitet, sjellje antisociale, ftohtësi emocionale dhe mungesë pendimi
  • Sadizmin – kënaqësi ose ndjenjë dominimi nga shkaktimi i dhimbjes apo poshtërimit të të tjerëve

Studime të mëparshme i kanë lidhur këto tipare me sjellje si poshtërimi i të tjerëve, mospëlqimi i kafshëve dhe vështirësia për të krijuar marrëdhënie afatgjata.

Mesazhet që zbulojnë modele të fshehura

Sipas Dr. Entwistle, shumë njerëz shfaqin forma të lehta të këtyre tipareve në jetën e përditshme, veçanërisht në mjedise profesionale, romantike apo online. Ajo thekson se gjuha shpesh i paraprin sjelljes: modelet problematike shfaqen fillimisht në fjalë dhe vetëm më vonë në veprime.

Si shembull, ajo përmend analizat gjuhësore të letrave personale të vrasësit serial austriak Jack Unterweger, ku studiuesit vunë re përdorim ekstrem të gjuhës egocentrike dhe një ton emocional të sheshtë – elemente tipike të narcizmit ekstrem dhe psikopatisë.

Çfarë sinjalesh duhet të na shqetësojnë?

Edhe pse gjuha nuk mjafton për të diagnostikuar çrregullime të personalitetit, ajo mund të shërbejë si një sistem paralajmërimi i hershëm. Sipas psikologes, duhet treguar vëmendje ndaj kombinimit të këtyre elementeve:

  • Vetëreferenca të tepruara (“unë”, “e imja”)
  • Gjuhë e mbushur me zemërim, urrejtje ose negativitet ekstrem
  • Përdorim i shpeshtë i fjalëve të pista
  • Mungesë e termave që shprehin lidhje shoqërore (“ne”, “tona”)

Njohja e këtyre sinjaleve gjuhësore, thotë Dr. Entwistle, mund t’i ndihmojë njerëzit të mbrojnë veten, të kuptojnë më mirë të tjerët dhe të ndërtojnë komunikim më të sigurt. Në një epokë ku mesazhet me tekst janë bërë forma kryesore e ndërveprimit, ndoshta ia vlen t’i kushtojmë më shumë vëmendje jo vetëm asaj që thuhet, por edhe mënyrës se si thuhet.

The post Cilat fjalë në mesazhe tregojnë se dikush është psikopat appeared first on iconstyle.al.

Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike

By: gaze tare
29 December 2025 at 14:27

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për bllokimin e nervit frenik, në përpjekje për të trajtuar një problem shëndetësor të pazakontë, por tejet shqetësues: lemzën e vazhdueshme që e ka shoqëruar prej muajsh.

Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ajo sqaroi se ish-presidenti ka kaluar nëntë muaj me vështirësi të përditshme për shkak të këtij problemi. “Kanë qenë 9 muaj me siklet dhe vështirësi të vazhdueshme nga lemza e përditshme”, shkroi ajo, duke shtuar se ndërhyrja e parë ka rezultuar e suksesshme.

Sipas mjekëve që ndjekin gjendjen e tij shëndetësore, të shtunën është kryer bllokimi i nervit frenik të djathtë, ndërsa një ndërhyrje e dytë është planifikuar brenda 48 orëve për të bllokuar edhe nervin e majtë. Nervi frenik është një nga nervat kryesorë në zonën e qafës, i cili kontrollon diafragmën muskulin kryesor përgjegjës për frymëmarrjen – dhe çrregullimet e tij mund të shkaktojnë lemzë kronike.

Bolsonaro, 70 vjeç, ishte shtruar në spital që të mërkurën, fillimisht për një ndërhyrje të lidhur me hernien. Mjekët kanë bërë të ditur se operacioni për bllokimin e nervit ka shkuar mirë dhe se gjendja e tij po monitorohet nga afër.

Ndërhyrja u krye me autorizim të posaçëm, pasi në shtator ish-presidenti u dënua me 27 vite burg, lidhur me akuzat për komplot pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022. Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, Supreme Federal Court of Brazil i dha leje për të kryer trajtimin mjekësor të nevojshëm.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, Bolsonaro publikoi gjithashtu një deklaratë politike, ku shprehu mbështetjen për fushatën presidenciale të të birit, Flavio Bolsonaro, për zgjedhjet e vitit 2026. Pas përfundimit të trajtimit dhe daljes nga spitali, ai pritet të rikthehet në burg për të vuajtur dënimin.

Jair Bolsonaro ka pasur një histori të gjatë problemesh shëndetësore, sidomos pas sulmit me thikë që pësoi gjatë fushatës elektorale në vitin 2018. Që nga ajo kohë, ai i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ka pasur periudha të shpeshta shtrimi në spital, duke e mbajtur shpesh në vëmendjen e mediave jo vetëm për zhvillimet politike, por edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

The post Jair Bolsonaro i nënshtrohet ndërhyrjes për lemzën kronike appeared first on iconstyle.al.

“Ma ke bërë dy herë ‘follow”/ Hygerta Sako vë në siklet Labin

By: gaze tare
29 December 2025 at 13:44

Një moment i sikletshëm dhe i komentuar gjerësisht është shënuar gjatë mbrëmjes së fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Hygerta e ka vënë në pozitë të vështirë Labin, teksa të dy ndodheshin në të ashtuquajturën “dhoma e ndjenjës”.

Gjatë bisedës, Hygerta vendosi të rikthente në vëmendje një situatë nga jashtë shtëpisë, e lidhur me rrjetet sociale, e cila solli menjëherë tension dhe reagime. Ajo ia përmendi hapur Labinit një veprim konkret, duke i thënë pa doreza:
“Ma ke bërë dy herë follow, unë nuk ta kam kthyer.”

Deklarata e saj e befasoi Labinin, i cili u shfaq i habitur dhe pretendoi se nuk e mbante mend një veprim të tillë. Megjithatë, situata nuk u mbyll aty, pasi biseda vijoi edhe në prani të banorëve të tjerë, duke e bërë momentin edhe më të sikletshëm.

Në diskutim u përfshi edhe Ludo Lee, i cili reagoi me ironi, duke pyetur:
“Ti krejtve ua ke bërë follow a?”

Hygerta, nga ana e saj, vijoi me tone të drejtpërdrejta, duke sqaruar versionin e saj të ngjarjes:
“Si ndoshta, mos më thuaj mua ndoshta. Më ke bërë follow, s’ta ktheva, e hoqe, më bëre prapë, s’ta ktheva, prandaj më more inat dhe m’u sule.”

Pas kësaj, Labini u përpoq të justifikohej, duke deklaruar:
“E kam parë listën nëpër media dhe i kam bërë.”

Situata u komentua gjerësisht nga banorët e tjerë, të cilët e panë si një moment të papritur dhe mjaft të pakëndshëm për Labinin. Episodi u konsiderua nga publiku dhe nga vetë banorët si një nga momentet më të sikletshme të mbrëmjes brenda shtëpisë së BBVK, duke shtuar edhe më shumë tension në marrëdhëniet mes banorëve dhe duke ndezur diskutime të reja si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

The post “Ma ke bërë dy herë ‘follow”/ Hygerta Sako vë në siklet Labin appeared first on iconstyle.al.

Timothée Chalamet shkruan histori me “Marty Supreme” në arkëtimet e Krishtlindjeve

By: gaze tare
29 December 2025 at 13:37

Timothée Chalamet ka vendosur një rekord të ri në arkë këtë sezon festash, pasi filmi i tij i ri “Marty Supreme” u hap fuqishëm në arkëtarët e Amerikës së Veriut, duke vendosur një rekord të ri për A24.

Chalamet ka çimentuar praninë e tij të fortë në arkë këtë sezon festash, duke çimentuar vendin e tij si një nga aktorët më të suksesshëm komercialisht të gjeneratës së tij. Për të tretin vit radhazi, aktori ka kryesuar arkëtarët e SHBA-së, duke vazhduar një seri që filloi në vitin 2023 me muzikalin “Wonka” dhe u pasua me dramën biografike “A Complete Unknown”, në të cilën ai luajti Bob Dylan. Filmi i tij i ri, “Marty Supreme”, me regji nga Josh Safdie, vazhdoi suksesin e tij, duke fituar 27 milionë dollarë gjatë fundjavës katër-ditore të festave.

Sipas Variety, ky momentum pritet të vazhdojë në vitin 2026, pasi Salamé është njoftuar tashmë se do të rikthehet si Paul Atreides në Dune: Part III, i cili do të dalë në kinema më 18 dhjetor. “Duket sikur Timothée është një hit i madh gjatë sezonit të festave çdo vit “, tha Paul Dergarabedian, analist i lartë i medias në Comscore. “Pavarësisht nga zhanri, qoftë muzikal, biopik, fantastiko-shkencor apo komedi, zgjedhja e tij e skenarit dhe bashkëpunëtorëve e bën atë jo vetëm një yll të vërtetë filmi, por edhe një magnet të arkëtimeve”, shtoi ai.

Me 17 milionë dollarë në tre ditët e para të publikimit, “Marty Supreme” debutoi në vendin e tretë në arkëtimet e Amerikës së Veriut, pas “Avatar: Fire and Ash” me 64 milionë dollarë dhe “Zootopia 2” me 20 milionë dollarë. Ky është hapja e dytë më e mirë në historinë e A24, pas “Civil War” të Alex Garland, i cili kishte fituar 25 milionë dollarë.

Drama sportive filloi shfaqjet e kufizuara një javë para festave në SHBA dhe deri më tani ka fituar 28.3 milionë dollarë. Regjisori bashkë-shkruan skenarin me Ronald Bronstein, ndërsa prodhimi, me një buxhet prej 70 milionë dollarësh, ndjek Marty Mauser në udhëtimin e tij drejt majës, duke synuar të fitojë titullin e kampionit të ping-pongut.

The post Timothée Chalamet shkruan histori me “Marty Supreme” në arkëtimet e Krishtlindjeve appeared first on iconstyle.al.

Ndërron jetë pas një arresti kardiak ish-basketbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, vëllai i Ema Andreas

By: gaze tare
29 December 2025 at 12:31

Një lajm i trishtë ka goditur sportin shqiptar dhe veçanërisht botën e basketbollit, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur të ish-basketbollistit Enea Andrea, në moshën 54-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një palestër sportive, gjatë orarit të stërvitjes së tij të përditshme. Andrea ishte duke u ushtruar, ashtu siç bënte rregullisht prej vitesh, por kjo stërvitje rezultoi fatale, duke i marrë jetën në mënyrë të parakohshme.

Sipas informacioneve paraprake, rreth shtatë vite më parë ai kishte kaluar një problem serioz me zemrën, pas të cilit kishte ndjekur trajtimet e nevojshme dhe ishte rikthyer në një formë optimale fizike. Që prej asaj kohe, ai i ishte përkushtuar aktivitetit sportiv të përditshëm, duke e konsideruar stërvitjen pjesë thelbësore të jetës së tij.

Humbja e Enea Andreas përbën një goditje të fortë jo vetëm për sportin e basketbollit, por edhe për median shqiptare. Prej disa vitesh, ai ishte aktiv edhe si specialist dhe komentator sportiv, duke ofruar analiza profesionale për ndeshjet e NBA-s dhe për kompeticione të tjera ndërkombëtare, ku vlerësohej për njohuritë e thella dhe qasjen e tij analitike.

Ai ka luajtur për shumë vite me ekipin e Dinamo-s, si dhe ka qenë pjesë e ekipit kombëtar, duke kontribuar me përkushtim dhe profesionalizëm në periudha të rëndësishme të këtij sporti. Enea Andrea ishte gjithashtu vëllai binjak i aktores së njohur shqiptare Ema Andrea.

The post Ndërron jetë pas një arresti kardiak ish-basketbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, vëllai i Ema Andreas appeared first on iconstyle.al.

Viti mbyllet me vështirësi për këto shenja të zodiakut

By: gaze tare
29 December 2025 at 12:21

Java e fundit e vitit nuk fillon me veprimet më të lehta, por për disa shenja gjërat fillojnë të përmirësohen gradualisht pas ditëve të para të vitit të ri. Nga 29 dhjetori, Mërkuri në një aspekt të vështirë me Saturnin sjell vonesa, keqkuptime dhe një humor më të rëndë në komunikim. Nuk është koha ideale për vendime ose sqarime të rëndësishme, por gjërat ndryshojnë së shpejti.

Me hyrjen e Merkurit në Bricjap më 1 janar, të menduarit bëhet më realist dhe praktik. Ajo që dukej konfuze deri tani fillon të vihet në rregull dhe më në fund mund të shihni se si do t’i vini në praktikë planet dhe qëllimet. Hëna e Plotë në Gaforre më 3 janar sjell emocione intensive, por edhe mundësinë për katarsis të konsiderueshëm, veçanërisht në çështjet e marrëdhënieve dhe sigurisë.

Demi
Këtë javë mund të ndjeni presion rreth çështjeve financiare, faturave ose financave të përbashkëta me të tjerët. Mund të ketë konfuzion ose vonesa, prandaj kini kujdes në menaxhimin dhe diskutimet tuaja. Nëse lindin shpenzime të papritura, shikoni se çfarë mund të shkurtoni përkohësisht. Gjërat do të lehtësohen gradualisht, veçanërisht ndërsa i afrohemi mesit të javës, dhe do të ndiheni përsëri në kontroll.

Shigjetari
Klima ju shtyn të ktheheni brenda vetes dhe të rishqyrtoni mendimet, frikërat dhe sjelljet e vjetra që nuk ju shërbejnë më. Hëna e Plotë ndriçon çështje më të thella emocionale dhe ju fton të lini pas atë që ju rëndon, edhe nëse janë marrëdhënie ose situata që kanë përfunduar ciklin e tyre. Sado e vështirë të duket, ky proces sjell lehtësim të konsiderueshëm dhe hap rrugën për një vazhdimësi më të qëndrueshme dhe optimiste. Në përgjithësi, java kërkon qetësi, vëmendje ndaj komunikimit dhe shmangie të reagimeve impulsive. Ndërsa i afrohemi vitit të ri, gjërat bëhen më të qarta.

Peshqit

Këtë javë, dalin në sipërfaqe çështje që lidhen me karrierën tuaj, imazhin tuaj publik dhe mënyrën se si të perceptojnë të tjerët në botën profesionale. Mund të ndjeni një ndjenjë të përkohshme pakënaqësie ose dyshimi për rrugën tuaj. Mundohuni të mos reagoni impulsivisht ndaj çdo gjëje që lind. Shumë shpejt, gjërat do të fillojnë të sqarohen dhe jeta do të bëhet dukshëm më e lehtë. Kjo është java e duhur për të bërë një vlerësim të ndershëm. Në javët në vijim, Saturni dhe Neptuni do të largohen përgjithmonë nga shenja juaj, duke sjellë qartësi më të madhe dhe një ndjenjë çlirimi. Me këtë energji të re, do të jeni në gjendje t’i vini në veprim ëndrrat dhe qëllimet tuaja me më shumë besim.

The post Viti mbyllet me vështirësi për këto shenja të zodiakut appeared first on iconstyle.al.

Këto janë shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë magnez

By: gaze tare
29 December 2025 at 11:42

Magnezi ka qenë kudo në mediat sociale kohët e fundit dhe për një arsye të mirë. Në një botë me ritëm të shpejtë dhe stresues, relaksimi është një përparësi, dhe magnezi është suplementi që lidhet më shumë me të. Por, përpara se të mendoni ta shtoni atë në rutinën tuaj, ia vlen të dini shenjat që tregojnë se trupi juaj mund të ketë nevojë për një rritje të këtij lënde ushqyese.

Për këtë arsye, më poshtë kemi përpiluar një listë të detajuar të përfitimeve të magnezit dhe gjithçkaje që mund të “tradhtojë” mungesën e tij në trupin tonë:

Çfarë është magnezi?

Magnezi është një element thelbësor gjurmë me mbi 200 funksione në trupin e njeriut. Shumë prej këtyre lidhen me gjumin , rikuperimin e sistemit nervor dhe riparimin e muskujve, duke e bërë ideal për t’u marrë gjatë natës. Gjithashtu ndihmon në rregullimin e funksionit të muskujve dhe nervave , përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe uljen e ankthit.

Çfarë bën magnezi për ne?

Mund të konsiderohet gjithashtu një “rregullator i heshtur” i trupit: një element që mbështet proceset kritike biokimike në trup, pa u vënë re lehtë derisa të fillojë të mungojë. Sidomos për gratë, magnezi konsiderohet si një themel për ekuilibrin fizik dhe mendor, pasi ndikon pozitivisht në shumë aspekte të shëndetit .

Shenjat që tregojnë se keni nevojë për një suplement magnezi:

Çrregullime të gjumit

Nëse rutina juaj e natës përfshin qirinj aromatikë, vajra esencialë dhe elementë të tjerë relaksues, por prapëseprapë keni probleme me gjumin, mungesa e magnezit mund të jetë shkaku. Magnezi ndihmon në rregullimin e neurotransmetuesve që qetësojnë trurin, kështu që kur nivelet e tij janë të ulëta, mund të keni probleme me rënien në gjumë, me qëndrimin në gjumë ose me një gjumë vërtet të qetë.

Dhimbje muskulore

Nëse përjetoni shpesh dridhje të pashpjegueshme të qepallave ose dhimbje muskulore, kjo mund të jetë mënyra e trupit tuaj për t’ju thënë se nivelet e magnezit janë të ulëta. Magnezi është thelbësor që muskujt të relaksohen pasi tkurren. Kur mungon, muskujt mund të bëhen tepër aktivë, duke shkaktuar dridhje të papritura, dridhje ose dhimbje barku.

Lodhje dhe energji e ulët

A po ushqeheni siç duhet, po ushtroheni rregullisht dhe po flini mirë, por ende ndjeni lodhje të pashpjegueshme? Mund të keni mungesë magnezi. Kur ai nuk është i pranishëm në sasi të mjaftueshme, prodhimi i energjisë ngadalësohet, duke ju lënë të ndiheni të dobët, të lodhur dhe pa energji.

Çrregullime hormonale

Magnezi është një aleat delikat, por i vlefshëm gjatë gjithë ciklit menstrual, pasi kontribuon në ekuilibrin hormonal duke rregulluar kortizolin dhe duke mbështetur prodhimin e estrogjenit dhe progesteronit. Kur nivelet e tij janë të ulëta, simptomat e sindromës paramenstruale – siç janë dhimbjet barku, fryrja dhe luhatjet e humorit mund të bëhen më intensive, veçanërisht gjatë ndryshimeve hormonale.

Çrregullime të të ngrënit

Roli i tij është shumë i rëndësishëm në rregullimin e tkurrjeve muskulore të sistemit tretës, duke ndihmuar tretjen të ecë pa probleme. Kur nivelet e tij janë të ulëta, mund të shfaqen fryrje, dhimbje barku dhe jashtëqitje të çrregullta, të tilla si kapsllëk ose diarre, fenomene që tek gratë shpesh ngatërrohen me sindromën e zorrës së irritueshme.

Aritmitë

Ky komponent është thelbësor për funksionimin e duhur të zemrës . Nivelet e ulëta mund ta prishin këtë ekuilibër, duke shkaktuar aritmi, ritme të çrregullta të zemrës ose rritje të rrahjeve të zemrës.

The post Këto janë shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë magnez appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Shkodër/ Shpërthen boksi elektrik, humb jetën një person

By: gaze tare
29 December 2025 at 11:09

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shkodër-s paraditen e sotme, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në panelin e matësave të energjisë elektrike.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në hyrjen e një pallati në lagjen “Manush Alimani”. Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në panelin e matësave elektrikë, duke shkaktuar dëmtime të rënda për një shtetas rreth 55 vjeç, i cili u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, burri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Viktima ende nuk është identifikuar zyrtarisht nga autoritetet.

Policia e Shkodrës, përmes një njoftimi, konfirmoi se:

“Rreth orës 10:10, në lagjen ‘Manush Alimani’, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.”

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e viktimës si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut që çoi në shpërthimin e panelit elektrik.

Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë hetimore, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë.

The post E rëndë në Shkodër/ Shpërthen boksi elektrik, humb jetën një person appeared first on iconstyle.al.

Protesta për ujin e pijshëm në Vlorë! Qytetarët përplasen me policinë, hedhin letra higjienike

By: gaze tare
29 December 2025 at 11:03

Qytetarët e Vlorës kanë nisur ditën e sotme protestën para godinës së bashkisë, për mungesën e ujit të pijshëm për të katërtën ditë. Në sheshin përpara bashkisë shihet një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët po përplasen me policinë duke tentuar të futen në ambientet e brendshme të bashkisë. Në drejtim të efektivëve të policisë, qytetarët kanë hedhur letra higjienike ndërsa me bidonë në duar kërkojnë prezencën e kryetares së bashkisë, Brunilda Mersini.

Protestat kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme në dyert e teatrit “Petro Marku”, ku bashkia kishte organizuar mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit. Qytetarët arritën të futeshin brenda duke ndaluar zhvillimin e koncertit të planifikuar e më pas tentuan bllokimin e bulevardit “Ismail Qemali”.

Protestat kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme në dyert e teatrit “Petro Marku” ku bashkia kishte organizuar mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit. Qytetarët arritën të futeshin brenda duke ndaluar zhvillimin e koncertit të planifikuar e më pas tentuan bllokimin e bulevardit “Ismail Qemali”.

Ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit që ka ndërprerë furnizimin me ujë. Konkretisht, defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë. Kjo linjë është një investim i vitit 2009-2010. Po vijon puna nga ana e autoriteteve për të rregulluar avarinë, gjë për të cilën janë bërë prova, por të dyja kanë rezultuar të pasuksesshme.

The post Protesta për ujin e pijshëm në Vlorë! Qytetarët përplasen me policinë, hedhin letra higjienike appeared first on iconstyle.al.

Stenaldo rrëfen historinë e tij: Isha aq i dashuruar sa s’doja të dija…

By: gaze tare
29 December 2025 at 10:29

Stenaldo Mëhilli ka hapur zemrën gjatë një bisede të ndjerë me Stine, ku ka ndarë me publikun një nga përjetimet më intime dhe emocionale të jetës së tij personale. 28-vjeçari ka folur hapur për dashurinë e madhe që ka ndjerë për një vajzë, një ndjenjë që, sipas tij, e kishte përfshirë aq thellë sa e kishte shkëputur nga gjithçka tjetër përreth.

Gjatë rrëfimit, Stenaldo tregoi se në atë periudhë ishte plotësisht i zhytur në ndjenjat e tij, deri në pikën që humbte orientimin dhe nuk i kushtonte më rëndësi asgjëje tjetër përveç dashurisë që po përjetonte.

Ai ndau edhe një episod simbolik nga ajo kohë, teksa po udhëtonte me tren. “Kam qenë në një moment shumë i dashuruar me një vajzë… kthehesha një ditë me tren, nga ata të shpejtët, dhe kaloja nga Boni. Ishte nga këta trenat dykatësh, me dhoma. Rastisa në një dhomë me një zotëri. U futa brenda dhe u ula në kabinë me ta, biseduam shumë,” rrëfeu ai.

Por ajo që e bën këtë histori edhe më prekëse është gjendja emocionale në të cilën ndodhej: “Isha aq i dashuruar sa s’doja ta dija se çfarë ndodhte, as ku hipja, as ku zbrisja, as ku vritesha,” tha Stenaldo, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e forta kishin errësuar çdo shqetësim tjetër racional.

Rrëfimi i tij u prit me interes dhe empati, duke treguar një anë më të ndjeshme dhe njerëzore të Stenaldos, larg imazhit publik.

The post Stenaldo rrëfen historinë e tij: Isha aq i dashuruar sa s’doja të dija… appeared first on iconstyle.al.

Skandal në Korenë e Jugut/ Ish-Zonja e Parë nën hetim për dhurata luksoze dhe ndikim politik

By: gaze tare
29 December 2025 at 10:00

Prokurorët akuzuan ish-zonjën e parë të Koresë së Jugut Kim Geun-hee për pranim ryshfeti në natyrë – mallra luksoze si art, bizhuteri dhe çanta dore – me vlerë më shumë se 200,000 dollarë dhe ndërhyrje në punët e shtetit.

Gruaja e ish-Presidentit Yoon Seok-gyeol u arrestua në gusht dhe përballet me një sërë akuzash, duke përfshirë manipulimin e tregut të aksioneve, korrupsionin pasiv dhe shkeljet e ligjit zgjedhor.

Në një deklaratë të lëshuar pas një hetimi gjashtëmujor, Prokurori Min Joong-gi tha se institucionet e Koresë së Jugut ishin “tronditur seriozisht nga abuzimet me pushtetin e znj. Kim”.

Ish-zonja e parë (2022-2025) “ndërhyri në mënyrë të paligjshme në punët e shtetit në korridore, larg syrit të publikut”, shpjegoi një prokuror tjetër, Kim Hyeong-gyun .

Prokuroria akuzon ish-zonjën e parë për marrjen e ryshfeteve në total prej 377.25 milionë won (223,000 euro) nga biznesmenë dhe politikanë. Ajo gjithashtu dyshohet se ka marrë dy çanta Chanel dhe një gjerdan Graff nga kreu i Kishës së Unifikimit (red.: sekti i Hënës) Ha Hak-ja. Përveç bizhuterive luksoze, një pikturë nga artisti minimalist i njohur i Koresë së Jugut Lee Woo-fan, një çantë Dior dhe një orë dore bizhuteri.

Ish-presidentja Yun mohoi se kishte dijeni për transaksionet kur u pyet, një akuzë që prokurorja Kim tha se prokurorët “e kanë të vështirë ta pranojnë”.

Në fillim të dhjetorit, prokurorët kërkuan një dënim me 15 vjet burg dhe një gjobë prej dy miliardë wonësh (1.4 milion dollarë) për ish-zonjën e parë, duke thënë se ajo veproi sikur të ishte “mbi ligjin” dhe “bashkëpunoi me një organizatë fetare, duke vënë në pikëpyetje ndarjen e fesë nga shteti siç është sanksionuar në kushtetutë”.

Kim i mohon të gjitha akuzat, të cilat i quan “thellësisht të padrejta”.

Ish-Presidenti Yoon shpalli gjendjen e jashtëzakonshme – e cila zgjati vetëm disa orë – në dhjetor 2024, duke e zhytur Korenë e Jugut në një krizë serioze politike.

Ai u shkarkua nga detyra këtë vit pasi u shpall fajtor për kryengritje, një akuzë që ai e mohoi.

Ishte hera e parë në histori që një ish-president dhe gruaja e tij u arrestuan të dy për akuza të ndara penale.

Një gjykatë do të japë vendimin e saj në rastin e znj. Kim më 28 janar.

The post Skandal në Korenë e Jugut/ Ish-Zonja e Parë nën hetim për dhurata luksoze dhe ndikim politik appeared first on iconstyle.al.

Epike/ Kandidati i LDK-së e pranon humbjen me këngën e Medës: Ma mirë mos t’isha gjallë…

By: gaze tare
29 December 2025 at 09:27

Ermal Sadiku, kandidat i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për deputet, ka reaguar me ironi pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën, duke zgjedhur rrjetet sociale si formë shprehjeje ndaj zhvillimeve politike.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të mbi 94 për qind të votave, rezulton se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forcë e parë me rreth 49.92 për qind të votave. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.15 për qind, ndërsa LDK-ja pozicionohet në vendin e tretë me 13.81 për qind.

Në reagimin e tij, Sadiku ka publikuar në Facebook një video të shkurtër, e shoqëruar me një këngë të këngëtarit Meda. Në sfond dëgjohet fraza “Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”, e cila është interpretuar nga ndjekësit si një reagim ironik dhe simbolik ndaj rezultatit të dobët të partisë së tij në këtë proces zgjedhor.

Postimi ka nxitur komente dhe reagime të shumta në rrjet, ku disa e kanë parë si një mënyrë të lehtë dhe humoristike për të reflektuar zhgënjimin pas zgjedhjeve, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar si kritikë indirekte ndaj performancës së LDK-së.

Ndërkohë, me avancimin e numërimit të votave, rezultatet nuk kanë shënuar ndryshime të mëdha. Deri tani, kur janë numëruar mbi 96 për qind e votave, LDK vijon të mbetet në vendin e tretë me rreth 13.77 për qind, duke konfirmuar rënien e saj krahasuar me zgjedhjet e kaluara dhe duke hapur diskutime për reflektim dhe riorganizim brenda partisë.

The post Epike/ Kandidati i LDK-së e pranon humbjen me këngën e Medës: Ma mirë mos t’isha gjallë… appeared first on iconstyle.al.

Skandal/ Vlora 4 ditë pa ujë, qytetarët protestë para Bashkisë

By: gaze tare
29 December 2025 at 08:52

Qytetarët e Vlorës do të mbajnë një tjetër protestë sot në orën 10:00 para Bashkisë teksa kanë hyrë në ditën e katërt që nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit ka ndërprerë furnizimin, duke krijuar situatë problematike. Si pasojë e kësaj avarie qytetarët janë detyruar të blejnë ujë të ambalazhuar ose t’i drejtohen burimeve natyrore kryesisht në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Edhe një ditë më parë anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë dhe protestues të tjerë të revoltuar prishën mbrëmjen gala të organizuar nga Bashkia në teatrin e qytetit me rastin e festave të fundvitit.

Ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit ka ndërprerë furnizimin. Konkretisht, defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë. Kjo linjë është një investim i vitit 2009-2010. Po vijon puna nga ana e autoriteteve për të rregulluar avarinë, gjë për të cilën janë bërë 2 prova, por të dyja kanë rezultuar të pasuksesshme. Sipas inxhinierëve, specifikë e këtij tubi nuk gjendet në Shqipëri, por janë bërë porosi nga Greqia dhe nga Turqia

Protestuesit kanë hyrë me forcë në ambientet e teatrit ku punonjës të Bashkisë Vlorë shijonin mbrëmjen gala, me shishe dhe bidona uji bosh, si simbol i protestës për problem jetik që kanë thuajse çdo ditë. Nëndrejtori për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Shpëtim Hasanaliaj, u bëri thirrje protestuesve të lirojnë menjëherë sallën ku po mbahej eventi.

The post Skandal/ Vlora 4 ditë pa ujë, qytetarët protestë para Bashkisë appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 29 dhjetor 2025

By: gaze tare
29 December 2025 at 08:07

Dashi
Sot ka gjasa t’ju duket dita shumë e mërzitshme. Do të keni dëshirë të provoni aktivitete të reja. Mund t’ju duhet të rivlerësoni disa fusha të jetës suaj. Jeta është shumë e shkurtër për t’u bllokuar në një situatë që nuk ju lejon të rriteni.

Demi
Mund të ndihesh veçanërisht sensual dhe pasionant sot dhe do të dëshirosh të takohesh me një person të dashur. Megjithatë, përgjegjësi të tjera mund të të pengojnë. Kjo do t’ju mërzisë, por përpiquni të përfshiheni nga pesimizmi, pasi vetëm sa do ta rëndoni më tej situatën.

Binjakët
Mund të keni tendencën t’i shihni pengesat që keni hasur në rrugën drejt arritjes së qëllimeve tuaja si dështime personale. Nëse e lejoni këtë, kjo ide mund të vazhdojë me ju gjatë gjithë ditës. Mundohuni të qëndroni objektivë dhe mos e humbni nga sytë pamjen e përgjithshme.

Gaforrja
Një telefonatë mjaft zhgënjyese mund t’ju vijë sot. Kjo mund të sjellë lajme për një pengesë në një nga projektet tuaja. Ndoshta do t’ju duhet të merreni me disa detaje të vogla të parëndësishme me të cilat nuk do të donit të shqetësoheshit dhe kjo mund t’ju marrë shumë kohë të çmuar.

Luani
Sot, dashuria mund të bjerë preh e disa keqkuptimeve. Mund të përloteni për dikë që duket se përfaqëson partnerin tuaj ideal romantik. Ju ndiqni çdo lëvizje të tij/saj dhe nuk mund ta duroni dot ta lini jashtë vështrimit për asnjë moment nga frika se mos e humbisni.

Virgjëresha
Mund të ndihesh sikur aftësitë e tua nuk po shfrytëzohen plotësisht në vendin e punës. Sigurohu që t’ua bësh të ditur punëdhënësve këtë. Mos ki frikë të tregosh aftësitë e tua sot dhe të tregosh se je më i vlefshëm nga sa mund të mendojnë të tjerët.

Peshorja
Ngjarjet në punë janë natyrshëm në favorin tuaj. Për shkak të kësaj, ju keni mundësi të përfitoni shumë. Nëse keni nevojë për një punë të re, kjo është një kohë e mirë për t’u prezantuar virtualisht me punëdhënësit potencialë. Përshtypja që do të lini do të jetë e mirë.

Akrepi
Vuani nga frustrimi që lidhet me punën, pasi të gjithë të tjerët duket se po marrin lavdërimet dhe vëmendjen, ndërsa në të vërtetë jeni ju që bëni të gjithë punën. Mundohuni të përqendroheni më shumë në atë që po bëni ju në vend të asaj që po bëjnë të gjithë të tjerët.

Shigjetari
Çdo rrezik që merrni në lidhje me punën me siguri do të shpërblehet. Je në një pozicion me pushtet të madh dhe vetëbesimi yt është i lartë. Mos e lejo që ky avantazh i mrekullueshëm të shkojë dëm. Ki besim te vetja dhe të tjerët do të kenë besim te ti.

Bricjapi
Njerëzit me të cilët punoni ose për të cilët mund të sillen si miqtë tuaj sot mund të mos jenë aspak miqtë tuaj. Mbani mend se ata kanë motive egoiste. Ata nuk janë në këtë lojë për të përmirësuar karrierën tuaj por të tyren. Vazhdoni me kujdes.

Ujori
Sot mund të mësoni diçka rreth një miku që mund të jetë mjaft shqetësuese. Ky person mund të ketë një anë të errët për të cilën nuk ishit të vetëdijshëm më pare dhe kjo mund t’ju bëjë të dëshironi të tërhiqeni për një kohë dhe të rivlerësoni përfshirjen tuaj me këtë individ.

Peshqit
Do të kesh ndjesinë se të tjerët nuk po luajnë sipas rregullave sot. Instinktet e tua janë të sakta. Dikush po ndjek një qasje mjaft të papjekur. Ai ose ajo po i shkel rregullat për të ecur përpara. Mos ki frikë t’i njoftosh eprorët e tu për këtë.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 29 dhjetor 2025 appeared first on iconstyle.al.

A rrit terapia hormonale gjatë menopauzës rrezikun për demencë?

By: gaze tare
28 December 2025 at 23:24

Një studim i ri ka hedhur dritë mbi ndikimin e terapisë hormonale gjatë periudhës së menopauzës, duke shpërthyer disa mite të përhapura lidhur me rrezikun e demencës. Studiuesit analizuan të dhënat nga studime të shumta, përfshirë një mostër prej një milion grave, dhe zbuluan se nuk ka asnjë lidhje të vërtetë mes përdorimit të terapisë hormonale dhe rrezikut për demencë. Kjo përfshin të dhëna për të gjitha llojet e hormoneve të përdorura dhe periudhën kur trajtimi është nisur.

Ky zbulim vjen pas shumë debateve dhe spekulimeve të vazhdueshme mbi ndikimin e terapisë hormonale në shëndetin mendor të grave pas menopauzës. Sipas studiuesve, nuk janë gjetur prova që terapia hormonale të ndikojë në rrezikun për demencë, as tek gratë që kanë kaluar menopauzën herët.

Gjithashtu, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka hequr kohët e fundit paralajmërimet e “kutisë së zezë” nga produktet e hormoneve për menopauzën, duke hedhur poshtë disa prej frikësimeve të kaluara mbi rrezikun e demencës.

Autori kryesor i studimit theksoi se terapia hormonale përdoret gjerësisht për të menaxhuar simptomat e menopauzës, por ndikimi i saj në kujtesën dhe rrezikun për demencë ka qenë gjithmonë një temë e debatuar. Ky studim vjen si një lehtësim për shumë gra që kanë pasur shqetësime mbi këtë temë.

The post A rrit terapia hormonale gjatë menopauzës rrezikun për demencë? appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 28 December 2025Main stream

Stenaldo: Unë kam shanse për të fituar këtë program!

By: gaze tare
28 December 2025 at 22:51

Për herë të parë në edicionin e këtij viti të “Big Brother VIP Albania”, Stenaldo Mëhilli ka bërë historinë duke u bërë konkurrenti i verbër që hyn në shtëpi. Ai ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të publikut me vendosmërinë dhe besimin në aftësitë e tij, duke theksuar se është i bindur për mundësinë e tij për të fituar këtë program. “Unë kam shanse për të fituar këtë program sa çka më i miri që është në shtëpi, për këtë të jeni të sigurt,” tha Stenaldo, duke treguar një siguri të jashtëzakonshme në veten e tij.

Reagimet e banorëve kanë qenë të ndryshme: disa janë surprizuar nga besimi i tij, ndërsa të tjerë e shohin atë si një sfidë të re që mund të ndryshojë dinamikën e lojës. Pavarësisht se spektakli ka sapo nisur, është e qartë se prania e Stenaldos do të sjellë më shumë energji dhe mund të krijojë debate të reja brenda shtëpisë.

Në një tjetër moment të rëndësishëm, Xhodi u eliminua nga loja, duke lënë vend për strategji dhe manovra të tjera mes konkurrentëve. Ndërkohë, pritet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet dhe çfarë të rejash do të sjellë ky edicion, i cili po bëhet gjithnjë e më interesant për publikun.

The post Stenaldo: Unë kam shanse për të fituar këtë program! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌