Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

By: mirseda
24 December 2025 at 17:09
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh urimi të gjithë besimtarëve të krishterë. “Në vigjilje të kësaj Feste të Shenjtë, uroj paqe në shpirt, dashuri në zemër, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare.”, shprehet Meta. Urimi i ish-presidentit Meta: GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar! Lindja e Krishtit është […]

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

By: mirseda
24 December 2025 at 16:49
Këtë të mërkurë Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule. Kjo masë ka ardhur për mos pajisje me kundra etikete në gjuhën shqipe. Gjithashtu mësohet se është penalizuar subjekti me masë administrative gjobë për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të […]

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

By: mirseda
24 December 2025 at 16:37
Sali Berisha daljen e tij përpara mediave e nisi me një urim për festën e Krishtlindjeve. “Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin. T’i festojmë në liri, në dinjitet, në shpresë dhe besim tek e ardhmja”. Pas urimit, ai lëshoi një mal […]

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

By: mirseda
24 December 2025 at 16:25
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e ‘bluzave të bardha’ duke u shprehur se mjekësia mbetet profesioni më i ndershëm por edhe më i vështirë. Rama theksoi se paga për mjekët dhe infermierët do të vazhdojnë të rriten. “Ka marrë 50 mln euro më shumë se sa këtë vit dhe nuk janë pak për buxhetin […]

Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

By: mirseda
24 December 2025 at 16:21
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në qendrën spitalore “Nënë Tereza”. Rama ka ndjekur nga afër situatën në shërbimin Onkologjik, ndërsa ka vlerësuar punën e mjekëve të infermierëve si edhe ekipeve të emergjencës. “Përtej vështirësive dhe problemeve ka diçka që nuk mund të harrohet për asnjë moment dhe u duhet kujtuar edhe të tjerëve […]

Aksident i shumëfishtë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen disa persona

By: mirseda
24 December 2025 at 16:11
Një aksident automobilistik ka ndodhurditen e sotme ne rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të fshatit Dovellan. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, ndërsa raportohet se ka edhe persona të lënduar. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mjegulla e dendur dhe lagështira në rrugë, të cilat kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve. […]

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

By: mirseda
24 December 2025 at 16:07
Angelo Haruni, tashmë zyrtarisht banor i Big Brother VIP Albania 5, ka zgjuar interes të madh që në ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpi, jo vetëm për mënyrën e lojës, por edhe për të kaluarën e tij sentimentale. Prej disa vitesh, Angelo ka qenë në një lidhje me ish-moderatoren e emisionit “Wake […]

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke operon vetëm me dy sportele

By: mirseda
24 December 2025 at 16:01
Radhë deri në 7 kilometra janë krijuar në PKK Kakavijë nga emigrantët që po kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Shkak për situatën e krijuar është fluksi i lartë i udhëtarëve, ndërsa pala greke po operon vetëm me dy sportele si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke ngadalësuar ndjeshëm përpunimin, raporton korrespondentja e […]

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

By: mirseda
24 December 2025 at 15:23
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë ndarë një mesazh të përbashkët për festën e Krishtlindjes. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Imzot Otavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës ndanë në mediat sociale një videomesazh të përbashkët ku iu uruan besimtarëve […]

Mbështetje për gratë kryefamiljare dhe familjet me asistencë në qarkun e Elbasanit

By: mirseda
24 December 2025 at 15:21
Fëmijët nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe nëna kryefamiljare në qarkun e Elbasanit së bashku festat e fundvitit. Aktiviteti, i organizuar me rastin e festave të fundvitit, nuk ishte vetëm një moment gëzimi për fëmijët, por edhe një hapësirë dialogu dhe informimi për gratë kryefamiljare. E pranishme në këtë takim, deputetja e […]

Tiranë ,aksion antidrogë, shkatërrohet grupi kriminal, zbulohet skema e shpërndarjes së ‘mallit’

By: mirseda
24 December 2025 at 15:18
Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”. Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, […]

Themelohet Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë

By: mirseda
24 December 2025 at 15:13
Pas një procesi të gjatë konsultimi mes prokurorëve nga të gjithë zyrat e prokurorive në vend, është themeluar së fundmi Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Kjo shoqatë është ngritur në respektim të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe do të funksionojë si një organizatë profesionale, […]

Gjyli dhe Elezi në arrest shtëpie, emërohen drejtuesit e rinj të ARRSH dhe KESH

By: mirseda
24 December 2025 at 15:10
Gentian Gjyli, aktualisht i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Ai është zëvendësuar në këtë detyrë nga Ami Kozeli, që është liruar nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë Viola Haxhiademi është […]

U arrestuan në tubimin e PD! Gjykata konsideron të paligjshëm ndalimin, lirohen 4 protestuesit

By: mirseda
24 December 2025 at 14:45
Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet janë liruar pasi gjykata e cilësoi të paligjshëm arrestimin. Gjykata vendosi: 1. Konstatimin e paligjshmërisë së arrestimit te kater protestuesve. 2. Urdhërimin e lirimit te menjëhershëm të tyre. 3. Rrëzimin e kërkesës për vendosje masë sigurimi. Ngjarja ndodhi gjatë […]

“Balluku”, anëtarët e PD kërkojnë mbledhje të Këshillit të Imunitetit të premten

By: mirseda
24 December 2025 at 14:43
Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanë kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të thërrasë një mbledhje të këshillit për të diskutuar çështjen e ministres Balluku. Në një shkresë zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit, anëtarët e PD-së propozojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor, në […]

E dënuar për përfitim 1 mln eurosh, Apeli heq arrestin për biznesmenen e njohur

By: mirseda
24 December 2025 at 13:59
Gjykata e Apelit ka hequr masën e ‘arrestit në shtëpi’ ndaj biznesmenes Elisabeta Dosti. Dosti u dënua nga Gjykata me masën ‘arrest shtëpie’, nën dyshimin se kishte përvetësuar dhe transferuar në mënyrë të paligjshme pasuritë e një shoqërie të privatizuar, duke përfituar mbi 1 milion euro ndaj aksionerëve të tjerë. Në një njoftim zyrtar nga […]

“AKSHI, agjenci e varur direkt nga kryeministri ”,Berisha: Me emrat e Ermal Beqirit dhe Gerond Meçes

By: mirseda
24 December 2025 at 13:54
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar sot mënyrën si ka funksionuar Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke vënë theksin pikërisht te fakti se ajo është një institucion që varet drejtpërdrejt nga Kryeministri Edi Rama. Sipas Berishës, problematika kryesore nuk lidhet me individë të veçantë, por me mënyrën se si është ndërtuar […]

Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre drejtorët e Bashkisë Fier, zbardhen akuzat

By: mirseda
24 December 2025 at 13:16
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy drejtoreshat e Bashkisë Fier dhe drejtorin e Drejtorisë Vendore të Kontrollit Tatimor (DVKT) Rajoni Jugor, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Shtetasja A.H., në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme […]

“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…

By: mirseda
24 December 2025 at 13:06
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një protestë të qëndrueshme dhe afatgjatë kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë konferencës me gazetarët, ai deklaroi se bulevardi dhe sheshi do të jenë të qytetarëve “jo për një, dy apo tre ditë, por aq kohë sa duhet për ta larguar (qeverinë)”. “Siç del qartë, Edi Rama, i […]

Qeveria shqiptare kundër FMN: Nuk cenohet qëndrueshmëria fiskale, po ecim sipas direktivave të BE

By: mirseda
24 December 2025 at 12:34
Ministria e Ekonomisë ka kundërshtuar deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me ‘Paqen Fiskale’. Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se Paqja Fiskale nuk do të cenoj qëndrueshmërinë fiskale, ndonëse kjo marrëveshje parashikon anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare duke i hapur kështu rrugë evazionit fiskal. “Paqja fiskale nuk e rrezikon qëndrueshmërinë fiskale. […]
❌
❌