Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Manchester United triumfon ndaj Newcastle, supergoli i Dorgu nderon “Djajtë”

By: David
26 December 2025 at 23:10

Last Updated on 26/12/2025 by David

Manchester United ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me shifrat 1-0 Newcastle në “Old Traford”.

Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim, ka zgjidhur ndeshjen në pjesën e parë falë një goli spektakolar të Patrik Dorgu, i cili shënoi me një gjuajtje fluturimthi pas zhvillimit të një goditje këndi kur regjistrohej minuta e 24-t e duelit.

Një gol me vlerë tre pikësh që janë shumë të rëndësishme për Manchester United, pasi e ngjitën në kuotën e 29 të tillave, përkrah Chelsea të vendit të katërt, që të siguron praninë në Ligën e Kampioneve dhe që është objektivi i vërtetë i kësaj skuadre.

🚨📸 Patrick Dorgu goal from this angle! 🔥

The technique is WORLD CLASS! ♥#MUFC pic.twitter.com/nmzNZAKnpn

— Manchester United Forever (@UtdForever7) December 26, 2025

Ndërsa Newcastle gjendet shumë larg kësaj zone, në kuotën e 23 pikëve, në një sezon që duket se nuk po sjell rezultatet e shpresuara nga klubi./ D.C

Skandali në Vlorë, Teuta denoncon dhunë të rëndë në fushë dhe tribuna

By: David
20 December 2025 at 12:55

Last Updated on 20/12/2025 by David

Klubi durrsak, Teuta ka akuzuar lojtarët e tifozët e Flamurtarit të Vlorës për sulm fizik ndaj futbollistëve dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Teuta ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në ndeshjen ndaj Flamurtarit në Vlorë, duke e cilësuar atë si një episod të paprecedentë dhune në futbollin shqiptar.

Sipas klubit, futbollistët Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën fillimisht nga lojtarët kundërshtarë dhe më pas nga tifozë që mësynë fushën në minutën e 69-të, duke shkaktuar kaos dhe panik në stadium.

Në reagimin zyrtar, Teuta thekson se lojtarët përjetuan tronditje të rëndë psikologjike, ndërsa kritikon vendimin e delegatit të ndeshjes për të kërkuar vazhdimin e lojës, pavarësisht situatës së krijuar.

Klubi shton se disponon edhe pamje të tjera që tregojnë se tifozët nuk u larguan realisht nga stadiumi, por u zhvendosën në tribunat pas porte.

Në fund, KF Teuta i bën thirrje FSHF-së të marrë masa konkrete, të hetojë plotësisht ngjarjen dhe të ndëshkojë përgjegjësit, duke paralajmëruar se skena të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit shqiptar.

Postimi i plotë i KF Teuta:

Skandal në Vlorë! Futbollistët e Teutës dhunohen nga kundërshtarët! FSHF të marrë masa!

Një ngjarje e paprecedentë dhune u regjistrua në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari–Teuta, ku futbollistët e ekipit tonë u dhunuan barbarisht nga kundërshtarët dhe tifozët vlonjatë.

KF Teuta kërkon të informojë publikun për dhunën që ndodhi në stadiumin e Flamurtarit, ku Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që mësynë fushën në minutën e 69-të.

Një episod i tillë i tronditi lojtarët, të cilët kaluan në shok psikologjik, por çuditërisht delegati i ndeshjes, Armando Mandro, kërkoi që loja të vazhdonte dhe i kërkoi policisë të boshatiste tribunën përballë (C).

KF Teuta insistoi se ekipi nuk mund të riluante ndeshjen, pasi ishte në gjendje të rënduar psikologjike, por delegati vendosi që ndeshja duhej të vazhdonte, pa u interesuar për dhunën e paprecedentë që ndodhi në fushë.

Ndeshja u kthye në ferr dhe lojtarët nuk ishin të gatshëm të luanin futboll, por, ndonëse KF Teuta nuk ishte dakord, pranoi të vazhdonte ndeshjen pas urdhrit të delegatit.

KF Teuta ka në dispozicion edhe një tjetër video ku tifozët e Flamurtarit nuk u larguan nga stadiumi, por shkuan në tribunën pas porte.

KF Teuta kërkon nga FSHF-ja që të merren masat për këtë ngjarje të rëndë dhe të zbardhet dinamika e saj. Urojmë që skena të tilla të mos përsëriten më, pasi njollosin futbollin shqiptar./ D.C

Laporta përpiqet të rregullojë marëdhënien me Messin: “Ai meriton një statujë këtu”

By: David
19 December 2025 at 13:10

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se është gati të përmirësojë marrëdhëniet me yllin e Inter Miamit, Lionel Messi, duke theksuar se legjenda argjentinase meriton një nderim të madh dhe një statujë në Camp Nou.

Laporta ka rikujtuar lidhjen e veçantë mes Messit dhe Barcelonës, duke theksuar se ai nënshkroi kontratën e parë të argjentinasit kur ishte vetëm 16 vjeç.

Presidenti i Blaugranave vlerësoi Messin si një nga kapitujt më të lavdishëm në historinë e klubit, duke thënë se ai meriton nderim të plotë, madje edhe një statujë.

Laporta shtoi se është i gatshëm të rregullojë çdo gjë nga ana e Barcelonës, duke shprehur shpresën që një ditë rrugët e tyre të kryqëzohen sërish.

“Unë nënshkrova kontratën e parë të Messit kur ai ishte 16 vjeç. Ajo që jetuam me të është një nga momentet më të lavdishme në historinë e Barcelonës, nëse jo më i madhi. Ai meriton një nderim, një statujë, njohje të plotë”, ka thënë fillimisht Laporta.

🔵🔴 FC Barcelona President Joan Laporta: "I signed Messi’s first contract when he was 16. What we lived with him is one of the most glorious moments in Barça’s history, if not the most. He deserves a tribute, a statue, full recognition." 💬 pic.twitter.com/2LKFcEGfnH

— Sleeper FC Barcelona (@SleeperBarca) December 19, 2025

Varet edhe nga pala tjetër. Jam i gatshëm të rregulloj çdo gjë. Messi i ka dhënë shumë Barcelonës, dhe Barça i ka dhënë shumë atij. Shpresoj të takohemi përsëri një ditë”.

“Tema e Messit më trishton. Unë jam tifoz i Barcelonës, por mbi gjithçka është institucioni. Nëse do të isha anëtar, do ta kuptoja atë që bëri presidenti për të mirën e klubit”, përfundoi presidenti i Barçës./ D.C

“Tr*p”, Napoli reagon pas ofendimeve të Allegrit ndaj legjendës italiane

By: David
19 December 2025 at 12:45

Last Updated on 19/12/2025 by David

Massimiliano Allegri u shfaq i tensionuar, pas humbjes së Milanit ndaj Napolit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë. Për më tepër, Allegri ofendoi edhe Gabriele Orialin.

Napoli ka reaguar për incidentin në fjalë. Alegri u pa t’i drejtohej disa herë rivalit të tij: “Tr*p”. Për këtë priten edhe sanksione.

“Napoli e dënon me vendosmëri qëndrimin e trajnerit të Milanit, Massimiliano Alegri, i cili gjatë gjysmëfinales së Superkupës italiane, në prani të dhjetëra personave pranë vijës anësore dhe drejtpërdrejt në transmetim televiziv, e ka fyer rëndë Gabriele Orialin me terma ofendues dhe të përsëritur.

Shpresojmë që ky agresion, krejtësisht jashtë kontrollit, të mos kalojë pa u vënë re, aq më tepër sepse, me 33 kamera të angazhuara në prodhimin e eventit, është e pamundur të mos konstatohet ajo që ka ndodhur”, shkruan Napoli./ D.C

E fundit/ “Grup i strukturuar kriminal”, SPAK kërkon masë arresti për drejtuesin e Dinamos

By: David
16 December 2025 at 13:55

Last Updated on 16/12/2025 by David

Një nga aksionerët e Dinamos, Ergys Agasi i cili zotëron 30% të kuotave të bluve dyshohet për kryerjen e disa veprave penale. SPAK ka kërkuar masën e arrestit në burg për të./ D.C

Njoftimi për shtyp i SPAK:

Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim E.A., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)

Lamine Yamal i pakënaqur pas zëvendësimit, Flick “qetëson” yllin katalanas

By: David
9 December 2025 at 23:30

Last Updated on 10/12/2025 by David

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e pranoi se Lamine Yamal nuk e priti mirë momentin e zëvendësimit në minutën e 89-të, në duelin ndaj Frankfurt, teksa e konsideron vendimin të domosdoshëm. Pas fitores, tekniku shpjegoi arsyet taktike që e çuan të veprojë në atë mënyrë.

“Lamine pati një zhgënjim të vogël në momentin e zëvendësimit, por ai kishte një karton të verdhë dhe na duheshin këmbë të freskëta,” deklaroi Flick pas ndeshjes.

“Janë tre pikë shumë të rëndësishme. E kemi kontrolluar takimin, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ata u mbrojtën shumë thellë. Duhet të përqendrohemi te vetja dhe të marrim edhe gjashtë pikë të tjera,” shtoi ai, duke nënvizuar qartë objektivin për vazhdimësinë e rezultateve.

J’ai vu des images du remplacement de Lamine Yamal. Que s’est-il passé ? Était-il en colère à propos de sa sortie ?

🗣Hansi Flick : « Oui, Lamine Yamal était un peu déçu, mais il avait un carton jaune et nous avions besoin de fraîcheur. C’est pour cela que nous avons effectué ce… pic.twitter.com/JVD9xS3CMi

— 𝙔𝙖𝙢𝙖𝙡 𝙂𝙖𝙡𝙖𝙭𝙮 🌌 (@Yamalgalaxy_19) December 9, 2025

Me këtë triumf, Barcelona u ngjit në kuotën e 10 pikëve në 6 ndeshje, duke mbajtur përkohësisht vendin e 14-të./ D.C

Një penallti vulos sfidën, Liverpool triumfon ndaj Interit në “Giuseppe Meazza”

By: David
9 December 2025 at 23:10

Last Updated on 09/12/2025 by David

Liverpool mposhti Interin në Ligën e Kampionëve, me rezultatin 0-1, në duelin që u vendos nga penalltia e shëndërruar në gol nga Szoboszlai në minutën e 88-të.

Kjo ishte disfata e dytë radhazi në Champios për skuadrën e Chivu, pas humbjes ndaj Atletico Madrid, ndërkohë në krahun tjetër, Liverpool, regjistroi triumfin e katërt në 6 ndeshje, duke barazuar me pikë zikaltrit.

Edhe pse me Salah të përjashtuar nga kjo ndeshje, të kuqtë arritën të merrnin maksimumin, duke mos e ndjerë mungesën e egjiptianit, që është kthyer në çështje së fundmi.

Në duelin e radhës, Interi do të përballet me Arsenalin po në shtëpi, ndërsa Liverpool luan në transfertë ndaj Marsejës./ D.C

Barça përmbys me lehtësi Frankfurtin, Kounde bën “sulmuesin” për Flick

By: David
9 December 2025 at 22:55

Last Updated on 09/12/2025 by David

Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 përballë Eintracht Frankfurt për të ngjallur përsëri shpresat për një vend në tetëshen e parë në fazën në grup të Ligës së Kampioneve.

Katalanasve iu desh ndihma e një bomberi të paparashikuar në këtë duel në “Camp Nou”, pasi ishte mbrojtësi Jules Kounde ai që zgjidhi ndeshjen pasi gjermanët kishin mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Knauf dhe kishin shpërdoruar edhe mundësi të tjera shënimi.

Mbrojtësi shënoi dy gola me kokë brenda tre minutash në startin e pjesës së dytë duke përmbysur rezultatan dhe kthyer ekipin katalanas te fitorja në Champions./ D.C

Hansi Flick i tregon “derën”, ylli i Barcelonës drejt largimit

By: David
6 December 2025 at 18:25

Last Updated on 06/12/2025 by David

Roony Bardghji po kalon një moment delikat në kohën e tij si lojtar i Barcelonës. Sulmuesi i krahut, ende nuk ka lënë gjurmë në fillimet e sezonit, duke grumbulluar vetëm 195 minuta në nëntë paraqitje mes La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

Pa gola dhe me vetëm një asist, ndikimi i tij ka qenë thuajse i papërfillshëm, kryesisht për shkak të mungesës së vazhdimësisë dhe besimit në një kontekst me kërkesa maksimale.

Në këtë skenar, Bardghji është vendosur në një rol dytësor, duke u tejkaluar nga opsione të tjera sulmuese që përshtaten më mirë me idenë e trajnerit gjerman.

Flick beson se, aktualisht, dinamizmi dhe vertikaliteti i kërkuar nga skema e tij duhet të sigurohet nga profile më të konsoliduara ose më vendimtare në tremujorin e fundit.

Qëllimi nuk do të jetë largimi i përhershëm i lojtarit, por t’i lejohet të fitojë minuta, besim dhe eksperiencë konkurruese larg presionit të ‘Camp Nou’.

Një lëvizje strategjike që është përdorur tashmë nga Barcelona në raste të tjera me talente të rinj që kanë nevojë për kohë loje.

E ardhmja e Roony Bardghjit mbetet, për tani, e pasigurt. Edhe pse destinacioni i tij i ardhshëm nuk është përcaktuar ende, të gjitha shenjat tregojnë se ai do të jetë larg Barcelonës në të ardhmen e afërt./ D.C

Barcelona mposht pastër Atletico Madridin dhe shkëputet +4 përkohësisht në krye

By: David
2 December 2025 at 23:10

Last Updated on 03/12/2025 by David

Barcelona u ka dhënë një sinjal të qartë rivalëve në kampionat me një fitore bindëse 3-1 ndaj Atletico Madrid, në ndeshjen e afruar të javës së 19 për shkak të impenjimeve në Superkupën e Arabisë në janar.

Trajneri Flick kërkonte një reagim nga skuadra e tij pas paraqitjes së fundit zhgënjyese dhe ai erdhi, edhe pse Atletico gjeti i pari golin me një kundërsulm të Baena.

Raphinha barazoi shifrat me një aksion spektakolar, ndërsa para fundit të pjesës së parë, Lewandowski shpërdoroi një penallti.

Në fraksionin e dytë të lojës Barcelona e kërkoi më me ngulm golin dhe ia doli ta gjente fillimisht me Dani Olmon, për të vulosur më pas suksesin me golin e Ferran Torres në minutat përmbyllëse të duelit, duke çuar në 4 pikë diferencën ndaj Reali ndjekës./ D.C

Liverpool i “rrëmbeu” Wirtzin Bayernit, presidenti i bavarezëve ngre akuzat: “Slot e gënjeu”

By: David
2 December 2025 at 16:35

Last Updated on 02/12/2025 by David

Presidenti i nderit Uli Hoeness do të kishte dashur ta sillte Florian Wirtzin te Bayern Munich në verë dhe, duke parë fillimin e vështirë të lojtarit të kombëtares te Liverpool që po hasin probleme, ai ngre akuza kundër teknikut të skuadrës, Arne Slot.

Me sa duket Slot i premtoi diçka që tani nuk po e përmbush aspak,” u shfry Hoeness në kongresin “Sport Marke Medien” në Mynih. Trajneri holandez i kishte premtuar Wirtzit “se do t’i jepte numrin dhjetë dhe se do të ndërtonte një skuadër të re rreth tij,” shtoi Hoeness, duke kritikuar: “Kjo është marrëzi! Ai mori numrin shtatë dhe skuadra e re po luan gjithçka, por jo rreth Florian Wirtz. Ndjej tmerrësisht keq për të,” theksoi ai. “Në Leverkusen ai i merrte të gjitha topat. Në Liverpool, ai merr pesë topa në një pjesë – dhe nëse humbet dy, merr notë të keqe.”

Sipas tij, Liverpool ka shumë yje të mëdhenj në fushë. Sezoni i Premier Ligës për kampionët anglezë që po vuajnë është “pothuajse i mbaruar”, sepse diferenca me kryesuesit Arsenal është “shumë e madhe”. Bayern pësoi të vetmen humbje të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve pikërisht ndaj Arsenalit. Në disfatën 3-1, shënuan Jurien Timber, Noni Madueke dhe Gabriel Martinelli për vendasit. Lenart Karl realizoi golin e vetëm të bavarezëve.

Hoeness lavdëroi Arsenalin duke e quajtur “skuadra më e mirë në botë aktualisht”. Por edhe Bajerni është në një pozicion të mirë, si i treti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, veçanërisht sepse skuadra e trajnerit Vincent Kompany është plotësisht në rrugën e duhur në Bundesligë dhe ende në garë për Kupën e Gjermanisë. 73-vjeçari e quajti “gjënë e duhur” faktin që klubi vendosi kundër blerjeve të shtrenjta të yjeve para sezonit – Hoeness përmendi Xavi Simons, Gittens dhe Benjamin Seskon si shembuj. Hoeness deklaroi gjithashtu se vendimi “i vështirë” për të mos rinovuar kontratën e ikonës së klubit, Thomas Muller, ishte i duhuri. Nëse fituesi i Botërorit 2014 do të mbetej rezervë, “i gjithë stadiumi do të bërtiste për të,” tha ai./ D.C

Leksion futbolli në “Stamford Bridge”, Chelsea dominon dhe mposht pastër Barcelonën

By: David
25 November 2025 at 23:50

Last Updated on 26/11/2025 by David

Chelsea ka dhënë një leksion të mirëfilltë futbolli sot në Londër përballë Barcelonës në Ligën e Kampioneve, duke u konfirmuar si një prej ekipeve pretendente në këtë turne.

Skuadra e drejtuar nga Maresca ishte më ngulmuese që në fillim duke kërkuar golin dhe pa t’i anuloheshin dy të tillë, para se Kounde të çonte topin në rrjetën e portës së vet. Kartoni i kuq i Araujo në fundin e pjesës së parë ia bëri më të thjeshtë sfidën londinezëve të cilët goditën në mënyrë të vazhdueshme prapavijën e çbilancuar të spanjollëve.

Golat e Estevao dhe Delap ishin prodhim i kësaj loje, duke vulosur një fitore 3-0 domethënëse për pretendimet e të dy ekipeve./ D.C

ESTEVAO WHAT A GOAL !!!!!🤯🤯

WHO ELSE ??????!!!!!!!!

pic.twitter.com/IeV8uPimQu

— Janty (@CFC_Janty) November 25, 2025

VIDEO/ Juventus nuk di të fitojë, barazim me supergola në “Artemio Franchi”

By: David
22 November 2025 at 20:37

Fiorentina dhe Juventusi u përballën në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Seria A.

Juventusi i drejtuar nga Spaleti luante vetëm për fitoren, por u ndal nga vendi i fundit. Trajneri Vanoli debutoi me sukses te Fiorentina.

Ndeshja nisi në orën 18:00 dhe pa të dyja skuadrat të shënonin nga një supergol në secilën pjesë. 

Filip Kostic's goal 🤍🖤

#FiorentinaJuve

pic.twitter.com/wTp7colFSl

— 🆉🅸🆉🅾🆄 (@zi_46) November 22, 2025

Fiorentina ndërkohë mbetet në zonën e ftohtë dhe pikërisht si vend i fundit. “Zonja” tronditet pasi synon zonën Champions dhe situata po vështirësohet./ D.C

Dramë në “Anfield”, Nottingham Forest shkatërron Liverpoolin në shtëpi

By: David
22 November 2025 at 20:25

Java e 12-të e Premier Ligë ka prodhuar një rezultat surprizë. Nottingham Forest fitoi me rezultatin 0-3 në transfertën e Liverpool, duke i dhënë një tronditje të madhe vendësve në garën për titull.

Liverpool e nisi më mirë, me Alexis Mac Allister që tentoi të shënonte pas disa minutave por portieri ia mohoi golin.

Sidoqoftë, me një kundërsulm, Murillo u gjend në vendin e duhur për ta zhbllokuar rezultatin (33’).

Vetëm një minutë më vonë, Igor Jesus shënoi për Nottinghamin por goli u anulua nga VAR-i për një prekje të topit me dorë.

Mysafirët prapë e gjetën rrugën drejtë rrjetës. Nicolo Savona shënoi një gol të bukur pas asistimit të Williams vetëm disa sekonda pasi nisi pjesa e dytë (46’).

Kurse, ishte Morgan Gibbs-White që e vulosi fitoren me një supergol (78’).

Arsenali ka mundësinë që të fitojë ndaj Tottenham, dhe diferenca me Liverpool të shkojë 11 pikë./ D.C

Kosova vijon formën fantastike, “Dardanët” ndalin në barazim Zvicrën në “Fadil Vokrri”

By: David
18 November 2025 at 23:10

Last Updated on 18/11/2025 by David

Kosova zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze në kualifikueset e Botërorit, teksa brazoi me shifrat 1 me 1 ndaj kryesuesve të Zvicrës, në ndeshjen e fundit të grupeve.

“Helvetët” kaluan të parët në avantazh në “Fadik Vokrri” me Vargas në minutën e 47-të, ndërkohë që goli fantastik i Florent Muslijës, i dhuroi një pikë “Dardanëve”, që vlen sa për statistikë.

https://twitter.com/shefqetfejzo11/status/1990893637492756492?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA

Tashmë përfaqësuesja e Franko Fodës, do të futet “all in”, në fazën “play off”, për të tentuar një kualifikim madhështor drejt Botërorit 2026./ D.C

Historike/ Kosova mposht Slloveninë dhe hyn për herë të parë në Play-Off të Kupës së Botës

By: David
15 November 2025 at 22:35

Last Updated on 15/11/2025 by David

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit.

Sfida nisi me ritëm të lartë, me dardanët që u vendosën menjëherë në kërkim të golit të avantazhit. Pas gjashtë minutash lojë, ishte Fisnik Asllani që ndezi festën mysafire.

Fisnik Asllani!

That’s it, that’s the tweet. pic.twitter.com/wmE6pOBiwJ

— ALBANIAN FT (@outofcontalb) November 15, 2025

Me një goditje me të djathtën tokazi, ai ia doli që të dërgojë topin në rrjetë. Vendasit u përpoqën që të reagojnë në pjesën e parë, por ekipi i Fodas ishte i vendosur mirë duke mos lejuar hapësira.

Gjërat u lehtësuan në pjesën e dytë, pasi Sllovenia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Stojanovic, ndërsa realizuan edhe një autogol që në fund rezultoi fatal. Vëmendja e Kosovës është tani te shorti i 20 nëntorit, aty ku do hidhet shorti i Play Off./ D.C

Kandidati për President hedh akuza të rënda kundër Laportas: “Kanë borxhin më të madh në histori”

By: David
12 November 2025 at 20:27

Last Updated on 12/11/2025 by David

Kandidati presidencial i Barcelonës, Xavier Vilajoana, ka akuzuar bordin e drejtorëve të Joan Laportës për manipulim dhe mungesë transparence lidhur me situatën financiare të klubit, duke kërkuar qartësi edhe mbi largimin e Lionel Messit në vitin 2021.

Sipas një raporti të pavarur të porositur nga vetë Vilajoana, borxhi i Barcelonës ka arritur një rekord prej 4.12 miliardë eurosh, duke hedhur dyshime mbi pretendimet për rimëkëmbje ekonomike dhe motivet financiare të largimit të Messit, raporton Goal.com.

Raporti, titulluar “Rreze X ekonomike e FC Barcelona (2005-2025)”, analizoi të dhënat financiare të klubit për dy dekada dhe zbuloi se borxhi total ka arritur në 4.12 miliardë euro, një rritje prej 293% që nga viti 2021. Kjo shifër tejkalon borxhin e trashëguar nga administrata e Josep Maria Bartomeu dhe sfidon pretendimet e Laportës se klubi ka qenë në rrugë të shpëtimit financiar.

Edhe pas përjashtimit të projektit Espai Barca prej 2.82 miliardë eurosh, borxhet operative dhe financiare të klubit tejkalojnë 1.3 miliardë euro. Raporti thekson gjithashtu se 929 milionë euro nga shitja e aseteve (të drejtat televizive, Barca Studios, vendet VIP) janë përdorur për të mbuluar shpenzimet operative, në vend të një strategjie afatgjatë rikuperimi, të cilën Vilajoana e cilëson si “të mashtruese dhe të paqëndrueshme”.

Vilajoana: Nuk është shpëtim, është mashtrim

Në prezantimin e raportit, Vilajoana kritikoi menaxhimin e Laportës dhe mungesën e transparencës, duke theksuar se shitja e aseteve të trashëguara ka fshehur humbjet reale të klubit.

“Pa këto asete, humbjet e akumuluara do të kishin kaluar një miliard euro – pothuajse e barabartë me vlerën e ekipit të parë aktual”, tha ai.

Vilajoana shtoi se raporti zbulon praktika të manipulimit të kontabilitetit, që krijojnë një imazh të rremë të rimëkëmbjes financiare. Ai theksoi se më shumë se 380 milionë euro janë përfshirë në fatura pa bazë reale, duke ndryshuar perceptimin e borxhit dhe duke fshehur gjendjen e vërtetë të klubit.

“Të pretendosh se shifrat janë të balancuara nuk po e shpëton klubin; po e mashtron atë,” përfundoi Vilajoana, duke kërkuar transparencë të plotë mbi situatën ekonomike dhe vendimet historike, përfshirë largimin e Messit./ D.C

Messi rikthehet befasisht në Camp Nou: “Një vend që më mungon me gjithë zemër”

By: David
11 November 2025 at 15:15

Një ditë pasi udhëhoqi Inter Miamin drejt një fitoreje 4-0 ndaj Nashville SC në gjysmëfinalet e Konferencës Lindore të MLS, Leo Messi fluturoi drejt Barcelonës për një vizitë emocionuese në stadiumin Camp Nou.

Futbollisti legjendar ndau momentin në Instagram me një mesazh emocionues, duke thënë se shpreson që një ditë të rikthehet në Camp Nou.

“Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me gjithë zemër. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur, ku më bëtë të ndihem një mijë herë si personi më i lumtur në botë. Shpresoj që një ditë të mund të kthehem, dhe jo vetëm për të thënë lamtumirë si lojtar, siç nuk munda kurrë…”, shkroi Messi.

Herën e fundit që Messi luajti si titullar në Camp Nou ishte më 16 maj 2021, në një ndeshje të La Liga-s kundër Celta Vigo (1-2), ku shënoi golin e tij të fundit për Barcelonën, duke e çuar totalin në 672 gola.

Tre muaj më vonë, ai vizitoi stadiumin për herë të fundit jo si lojtar, për t’i thënë lamtumirë me lot në sy në Auditorin 1899 më 8 gusht 2021. Situata financiare e klubit pengoi që Messi të qëndronte, pesë muaj pasi Joan Laporta rifitoi presidencën.

Presidenti aktual i Barcelonës ëndërron ta shohë Messin të përfshihet në rihapjen e Spotify Camp Nou. Pas periudhës në Paris dhe Miami, Leo bëri një udhëtim të shpejtë në shtëpi për të përjetuar atmosferën e stadiumit, veçanërisht tani që tifozët janë kthyer në ndeshjet zyrtare.

Vetëm dy ditë pas një seance stërvitore të hapur me 21,795 mbështetës të Barçës, Messi dëshironte të ndjente sërish emocionet e Camp Nou, këtë herë duke parë nga afër edhe përparimin e rinovimeve të stadiumit.

Pas vizitës, Messi do t’i bashkohet ekipit kombëtar argjentinas në Alicante për të përgatitur miqësoren ndaj Angolës, por kjo vizitë tregon qartë lidhjen e pandashme të tij me Barcelonën. Leo Messi është dhe gjithmonë do të mbetet një tifoz i zjarrtë i klubit katalanas./ D.C

Barazim i çmendur mes Tottenham dhe United, De Ligt “ngrin” rikthimin e Spurs

By: David
8 November 2025 at 15:55

Barazim spektakolar 2-2 mes Tottenham e Manchester United, në ndeshjen e Premier League. Mbeumo ndezi festën mysafire në minutën e 32-të, duke shfrytëzuar në maksimum një asist të Diallo.

Në pjesën e dytë, Spurs kthyen gjithçka në favorin e tyre me golat e Tel dhe Richarlison.

RICHARLISON XJZKXKZKKS #TOTMUN pic.twitter.com/LvaxJJgrdG

— ‏ً (@dnctway) November 8, 2025

Nuk kishte mbaruar asgjë akoma, pasi “Djajtë e kuq” morën një pikë, pas golit të De Ligt në minutën e 90’+5./ D.C

DE LIGT WHAT IS THIS GAME?! pic.twitter.com/kjAzKFLWcw

— (fan) Frank 🧠🇵🇹 (@AmorimEra_) November 8, 2025

E bujshme/ Transferim me kosto zero, Real Madrid drejt arritjes së marrëveshjes me yllin e Bayernit

By: David
7 November 2025 at 16:35

Bayern Munich po përpiqet me ngulm të sigurojë të ardhmen e Dayot Upamecanos, por duket se negociatat për rinovimin e kontratës po komplikohen, pasi Real Madridi është futur fuqishëm në garë për qendërmbrojtësin francez.

Bavarezët kanë pasur një nisje të shkëlqyer të sezonit, dhe Upamecano ka qenë një element kyç në suksesin e skuadrës, duke formuar një dyshe solide në mbrojtje me Jonathan Tah.

Megjithatë, kontrata e francezit është drejt skadimit dhe oferta e parë e klubit nuk ka përmbushur pritjet e lojtarit, që ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij në Mynih.

Sipas asaj që raporton “Fusball Transfer”, Upamecano ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me Real Madridin mbi kushtet personale të kontratës.

Madrilenët e shohin mbrojtësin si përforcimin ideal për linjën e prapme, madje më të përshtatshëm se Ibrahima Konate i Liverpoolit, i cili gjithashtu është në vitin e fundit të kontratës.

Përveç Real Madridit, interesim për francezin kanë shfaqur edhe Liverpool dhe Chelsea, duke e bërë situatën e tij në treg edhe më të nxehtë. Kjo vendos Bayernin në presion për të reaguar shpejt dhe për të përmirësuar ofertën aktuale, nëse dëshiron ta mbajë një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të skuadrës.

Në media janë përmendur edhe spekulime për një klauzolë lirimi, që mund ta lehtësojë largimin e Upamecanos nëse klubet arrijnë një marrëveshje të favorshme në afatin kalimtar të janarit.

Në çdo rast, lojtari ndodhet në një pozicion të shkëlqyer negociues, ndërsa Bayern përballet me rrezikun e humbjes së një tjetër talenti elitar drejt Madridit./ D.C

❌
❌