Papa Leoni XIV: Nuk ka vend për Zotin nëse nuk ka vend për njeriun!
Me 6 mijë besimtarë në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe mbi 5 mijë në shesh, Papa kryeson kremtimin dhe kujton se jeta e re e Zotit, e dhuruar në Jezusin fëmijë për të gjithë, nuk është një ide zgjidhëse për çdo problem, por një histori dashurie që na përfshin. Lindja e Shpëtimtarit vlerëson dinjitetin e pafund të secilit njeri, “ndërsa një ekonomi e shtrembëruar nxit trajtimin e njerëzve si mall”…