Mbyllet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, deputetët e PS largohen nga salla
Ka zgjatur shumë pak minuta mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku u shqyrtua kërkesa e maxhorancës për përjashtimin e 29 deputetëve të PD-së. Pas debateve, socialistët janë larguar nga salla, për t’u tërhequr për të marrë vendimin. Shkak i mbylljes herët të mbledhjes është bërë lidhja live që PD ka bërë në rrjetin social “Facebook”, pasi mbledhja sipas PS-së duhet të ishte pa praninë e mediave.