Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

Materialet e ndërtimit u importuan 8.3% më lirë këtë vit

25 December 2025 at 14:00

Importet e materialeve të ndërtimit në vlerë pësuan ulje këtë vit, por në sasi ato u rriten për shkak se çmimet e tyre në tregjet ndërkombëtare ishin më të ulëta.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT sasia e materialeve të importuara është rritur lehtë në rreth 1.26 milionë tonë në 11-mujor ose rreth 1.3% më shumë . Kjo tregon se volumi fizik i materialeve ka qenë disi më i lartë.

Në të kundërt, vlera totale ka shënuar rënie të ndjeshme. Ajo ka zbritur nga rreth 111.2 miliardë lekë më 11 mujorin 2024 në 103.3 miliardë lekë këtë vit, me një tkurrje prej afro 7.9 miliardë lekësh, ose 7.1%.

Për rrjedhojë ecuria e çmimit për kilogram, ka pësuar ulje me 8 për qind për periudhën në krahasim. Një kg materiale ndërtimi nga importi në 80.96 lekë këtë 11 mujor nga 88.3 lekë për kilogram që ishte çmimi në 2024.

Ulja prej rreth 7.3 lekësh për njësi, ose 8.3%, tregon një presion të fortë rënës mbi çmimet e materialeve të ndërtimit në tregjet ndërkombëtare.

Kjo ulje e çmimeve të importit nuk u reflektua në tregun e brendshëm pasi të dhënat mbi kostot e ndërtimit tregun se në tremujorin e tretë çmimet e materialeve të ndërtimit në pikat e pakicës ishin ulur vetëm 0.1%.

Çmimet në tregjet ndërkombëtare të lëndëve të para janë normalizuar pas rritjeve të forta të viteve 2021–2023. Materiale si çeliku, çimentoja, alumini apo produktet e tjera bazë të ndërtimit kanë pësuar ulje çmimesh në tregjet ndërkombëtare, duke u reflektuar drejtpërdrejt edhe në çmimet e importit në Shqipëri. Kjo ka bërë që, edhe me volume më të larta, vlera totale të jetë më e ulët.

Nga anën tjetër duket se ka ndryshuar edhe struktura e kërkesës, e cila është zhvendosur drejt materialeve më bazike dhe më pak të kushtueshme. Operatorët e tregut pohojnë se ka rritje të importit të hekurit nga kina, që më parë nuk ishte burim kryesor furnizimi.

Forcimi i lekut ndaj euros gjatë vitit 2025 ka ndikuar në uljen e vlerës në lekë të importeve, edhe kur çmimet në valutë ose sasitë nuk kanë ndryshuar ndjeshëm. Ky efekt i kursit të këmbimit reflektohet drejtpërdrejt në statistikat e tregtisë së jashtme.

Gjithashtu vërehet një ngadalësim i rritjes së kërkesës për materiale për shkak të ritmit më të moderuar të projekteve të reja.

Burimi: INSTAT

The post Materialet e ndërtimit u importuan 8.3% më lirë këtë vit appeared first on Revista Monitor.

Lëndët e para kritike minerare, Shqipëria po harton strategji të dedikuar

25 December 2025 at 13:00

Shqipëria po harton një Roarmap (strategji zhvillimi) për lëndët e para kritike në një tentativë për të identifikuar dhe analizuar burimet kombëtare të tyre.

Në strategjinë për zhvillimin e sektorit minerar qeveria nënvizon se procesi për hartimin e këtij dokumenti po udhëhiqet nga Qendra Rajonale e Inovacionit të EIT RawMaterials në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) dhe përbën një nga nismat më të rëndësishme strategjike të dekadës.

“Dokumenti synon identifikimin, analizimin dhe vlerësimin e burimeve kombëtare të CRM-ve, përfshirë metalet bazë, ferrometalet dhe mineralet e rralla që kanë rëndësi të veçantë për teknologjitë e tranzicionit të gjelbër, energjinë e rinovueshme, mbrojtjen dhe industrinë digjitale.

“Roadmap”-i shërben si 17 instrument planifikimi afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të zinxhirit kombëtar të vlerës, nga eksplorimi dhe nxjerrja, deri te përpunimi, riciklimi dhe integrimi industrial, duke garantuar përafrimin me objektivat e Aktit Evropian për Lëndët e Para Kritike (Regullorja (BE) 2024/1252)” thuhet në strategji.

Më herët një studim i Fondacionit Europian të Trajnimeve, pjesë e Bashkimit Europian mori në analizë kapacitetet e vendeve sa i takon lëndëve të para si një formë koordinimi dhe garancie për Europën dhe zhvillimin e industrisë. Lidhur me Shqipërinë studimi sillte ë vëmendje se Shqipëria ka prodhim të disa prej lënëve të para kritike ku së pari, kobalti, që gjendet në zonat minerare të Pogradecit.

Ky material merr rëndësi të veçantë për bateritë me litium që janë pjesë e rëndësishme e makinave elektrike dhe telefonave “smart”. Së dyti, është bakri, me rezerva në zonën e Lezhës dhe Kukësit. Bakri ka rëndësi të veçantë për një seri sektorësh nga energjia tek ndërtimi.

I treti është feldspati që në Shqipëri gjendet në zonën e Shkodrës dhe merr rëndësi për sektorin e qeramikës, porcelanit, bojërave. Një tjetër material është Nikeli që në Shqipëri gjendet në Kukës, Devoll, Çervenakë, Përrenjas dhe Librazhd si depozita të klasit C dhe një depozitë të klasit B në Devoll./ N.Maho

 

 

The post Lëndët e para kritike minerare, Shqipëria po harton strategji të dedikuar appeared first on Revista Monitor.

Rritet fuqia e pasaportës së Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 81 vende

25 December 2025 at 12:00

Kosova ka shënuar një përparim të dukshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe mundësitë e lëvizshmërisë globale për qytetarët.

Sipas të dhënave të fundit, pasaporta kosovare renditet tani në vendin e 62-të globalisht, duke lejuar qytetarët të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës.

Ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2024, kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të.

Matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor 2025, duke reflektuar rezultatet e përpjekjeve diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat kanë mundësuar lehtësimin e lëvizshmërisë së qytetarëve për qëllime biznesi, arsim dhe turizëm.

Për qytetarët, kjo do të thotë jo vetëm udhëtime më të lehta, por edhe mundësi më të mëdha për investime, shkëmbime studentore dhe promovim të turizmit.

Në kontekst rajonal, Kroacia mbetet lider me një pasaportë të fuqishme, duke zënë vendin e 7-të globalisht dhe lejuar udhëtime pa vizë në 184 vende, në të njëjtin nivel me Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo tregon se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë hapa për t’u integruar më shumë në skenën ndërkombëtare.

Në nivel global, Singapori vazhdon të kryesojë listën me 193 vende të aksesueshme pa vizë, duke ruajtur pozitën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë, falë lidhjeve të forta diplomatike, fuqisë ekonomike dhe politikave të qëndrueshme të jashtme.

Ky përparim i pasaportës së Kosovës konsiderohet një lajm i mirë për qytetarët, duke i mundësuar udhëtime më të lehta dhe zhvillim të mundësive të reja për biznes, arsim dhe turizëm.

 

The post Rritet fuqia e pasaportës së Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 81 vende appeared first on Revista Monitor.

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

25 December 2025 at 11:00

Ndërtimet që janë zhvilluar jashtë lejeve të dhëna por janë të papërfunduara do të duhet që të përfundojnë dhe ndërtuesi do të ketë detyrim për një pjesë të investimit.

Draft “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 66/2023 “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa lejë me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara” parashikon se nëpërmjet ekspertit të kontraktuar, grupi i punës i dedikuar për këtë proces kryen vlerësimin e përshtatjes së objektit dhe përcakton nevojat teknike, urbane, financiare e procedurale të realizimit të përshtatjes.

Po kështu ky grup propozon formën e zhvillimit më të përshtatshëm në rastin konkret, si dhe harton masat përkatëse për zhvillim, të cilat i propozohet për miratim titullarit të institucionit, i cili më pas ia paraqet ministrit përgjegjës për administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi në rast shitjeje.

“Për zhvillimin e objekteve me investim të papërfunduar, nëpërmjet ekspertit të licencuar, Agjencia vlerëson kostot për përfundimin e punimeve për: a) kryerjen e punimeve totale për përfundimin e objektit, me qëllim vënien e tij në funksion; b) kryerjen e punimeve për përfundimin e tyre në lidhje me ambientet e përbashkëta; c) kryerjen e punimeve për përfundimin e ambienteve të cilat i përkasin pronësisë Shtet” thuhet në pikën 2 të nenit 19/1.

Sipas të njëjtit për çdo objekt, rast pas rasti, duhet të merret parasysh që:

– në varësi të objektit të konfiskuar nga 2-10%, shpenzimet për përfundimin e punimeve të pakryera në objekt kryhen nga subjekti zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues, sipas angazhimit të marrë prej tij në fazën fillestare të ndërtimit të objektit. Nëse ai nuk i kryen ato, atëherë procedohet me bllokimin e llogarive bankare dhe pasuritë e tij për të mbuluar shpenzimet.

–  në rastin kur objekti i konfiskuar në tejkalim të lejes së ndërtimit mbi 10% të punimeve të kryera pa leje, nga ana e ekspertit të licencuar, të kontraktuar nga AAPSK, përcaktohet vlera e nevojshme për kryerje e punimeve përsa i përket ambienteve të përbashkëta që duhen realizuar për përfundimin e objektit.

-c) vlera e nxjerrë nga eksperti i njoftohen subjektit zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues për kryerje pagese. Në rast mos kryerje të pagesës nga ana e tij, merren masa për bllokimin e llogarive bankare apo aseteve të subjektit zhvillues/zbatues/mbikëqyrës/kolaudues, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për kryerjen e punimeve.

“Me marrjen e objektit dhe administrimin e tij nga AAPSK-ja, kjo e fundit merr masat për regjistrimin përkatës pranë ASHK-së. 5. Në rastet e objekteve të cilat kalojnë në pronësi/përdorim apo përgjegjësi administrimi, institucioni përfitues realizon procedurat për investimin përkatës” thuhet në fund të këtij neni./ N.Maho

 

The post Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore

25 December 2025 at 10:00

Tregu i sigurimeve është i projektuar drejt një viti në rritje dyshifrore.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto për 11-mujorin janar-nëntor 2025 arritën vlerën e 25.2 miliardë lekëve, në rritje me 10.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e tregut është përmirësuar në krahasim me nivelin prej 7.3% që shënohej në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e çmimit mestar për sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta ka pasur një rol mjaft të rëndësishëm në rritjen më të madhe të tregut.

Statistikat e AMF-së tregojnë se primet e shkruara bruto nga ky produkt u zgjeruan me 13.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pesha e këtij produkti ka arritur në 57.6% të tregut (nga 55.8% një vit më parë), ndërsa sigurimet e detyrueshme motorike në tërësi (duke përfshirë kartonin jeshil dhe policën kufitare) sollën 68.2% të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës.

Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një rritje të çmimeve për përdoruesit, në terma mesatarë.

Rregullorja “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit” hyri në fuqi në fillim të vitit 2025 dhe parashikon se në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë duhet të zbatojnë disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo nga një individ; qarku i regjistrimit të mjetit; vjetërsia e mjetit.

Klasat e tjera të sigurimit po shfaqin përgjithësisht ecuri të dobët, me përjashtim të sigurimit Kasko të mjeteve tokësore, që është në rritje vjetore me 10.5%.

Ndërkohë, produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore vazhdon të shfaqë një rritje anemike, me 4.3% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimit të Jetës ngelet i vogël në përmasa, por në rritje më të lartë krahasuar me tregun e Jo-Jetës. Shifrat tregojnë një rritje me 13.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregu i sigurimeve të Jetës vazhdon të mbështetet gjerësisht te sigurimi i jetës së debitorit. Ky produkt sjell pothuajse 83% të volumit total të primeve të shkruara bruto. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare.

Shumica e bankave kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë afatgjatë. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme dhe janë kusht i detyrueshëm për marrjen e kredisë. / E.Shehu

Burimi: AMF

The post Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore appeared first on Revista Monitor.

FMN: Tregu i pasurive të paluajtshme po mbinxehet, bankat të bëjnë kujdes

25 December 2025 at 00:03

Rritja e përshpejtuar e kreditimit nga bankat shqiptare sinjalizon një fazë zgjerimi të ciklit financiar që kërkon vigjilencë, vuri në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtare në dokumentin e fundit mbi rishikimin e marrëveshjes me Shqipërinë.

Normat e rritjes së kreditimit ishin dyshifrore në vitet 2023 dhe 2024, me rritje veçanërisht të shpejta në huadhënien për pasuri të paluajtshme. Ndërsa këto prirje mbështesin aktivitetin ekonomik afatshkurtër, ato gjithashtu ngrenë shqetësime për rrezik sistemik ciklik dhe mbinxehje të tregut të pasurive të paluajtshme, njoftoi institucioni financiar ndërkombëtar.

Analiza tregon se sektori bankar shqiptar ka shfaqur përfitueshmëri dhe qëndrueshmëri të fortë. Kthimi mbi aktivet (RoA) dhe kthimi mbi kapitalin (RoE) i bankave shqiptare u pozicionua mbi mesataret e tyre historike në vitet 2023 dhe 2024. Mjaftueshmëria e kapitalit në nivel sistemi mbetet e fortë, me raportin total të kapitalit mbi 19 për qind, dukshëm mbi kërkesën mesatare të përgjithshme për kapital.

FMN vë në dukje se fitimet e larta dhe kapaciteti i mirë i gjenerimit të kapitalit tregojnë se sektori bankar është i aftë të përballojë një rritje modeste të normës bazë të rezervës kundërciklike  pa shkaktuar shtrëngim të tepruar të kreditimit apo rritje të kostove të huadhënies.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se mënyra se si Banka e Shqipërisë vendos sot për shtesën kundërciklike të kapitalit për bankat është tepër e ngurtë dhe reagon me vonesë ndaj problemeve financiare. Sipas FMN-së, metodologjia aktuale është e ndërtuar kryesisht mbi humbjet e realizuara dhe jo mbi sinjale të hershme të stresit financiar që po krijohet në sistem.

Sipas rregullave në fuqi, Banka e Shqipërisë merr vendim për lirimin e shtesës kundërciklike vetëm pasi shfaqen shenja të forta të krizës, si rritja e kredive me probleme, humbje të bankave, gërryerje e kapitalit apo kufizime të kreditimit për shkak të mungesës së kapitalit. FMN thekson se këta tregues shfaqen zakonisht disa muaj pas nisjes së një episodi stresi financiar, çka do të thotë se mbështetja për sektorin bankar vjen relativisht vonë.

Në këtë kontekst, FMN rekomandon që Banka e Shqipërisë të rishikojë metodologjinë dhe ta bëjë atë më fleksibile, në mënyrë që të reagojë më herët kur shfaqen tensione në sistemin financiar.

Shqipëria ka ndërmarrë hapat e parë drejt kësaj mase në vitin 2025, duke vendosur për herë të parë një kërkesë kundërciklike pozitive për kapitalin e bankave, 0.25% nga qershori 2025 dhe 0.5% nga dhjetori 2025.

Dokumenti paralajmëron se rritja e shpejtë e kreditimit, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme, po sinjalizon hyrjen e ekonomisë në një fazë zgjerimi të ciklit financiar. Kredia është rritur me ritme dyshifrore në vitet e fundit, e nxitur nga ndërtimi dhe turizmi.

Në këtë kontekst, FMN vlerëson se një masë kundërciklike e ndërtuar paraprakisht do të shërbente si mekanizëm mbrojtës jo vetëm ndaj rreziqeve të brendshme, por edhe ndaj goditjeve të jashtme, përfshirë luhatjet e kursit të këmbimit dhe përkeqësimin e kushteve financiare ndërkombëtare.

Bazuar në analiza historike, teste stresi dhe vlerësim ekspertësh, FMN sugjeron se një rezervë sigurie në intervalin 1–2% të kapitalit./ B.Hoxha

The post FMN: Tregu i pasurive të paluajtshme po mbinxehet, bankat të bëjnë kujdes appeared first on Revista Monitor.

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

25 December 2025 at 00:02

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe të menduara jo vetëm për dhurata, por për një ndërrim vitesh që kërkon largim nga rutina.

Për shqiptarët, modelet e zgjedhjes këtë vit tregojnë një kombinim të qartë midis relaksit të shpejtë, vizita në kryeqytete evropiane dhe një lëvizjeje të qëllimshme drejt destinacioneve më të largëta dhe luksoze, nga Dubai e deri te Kroacia dhe Mali i Zi, ku oferta e paketave bëhet aleati kryesor i familjeve dhe grupeve që duan një paketë “të mbyllur” pa surpriza logjistike.

Shifra të publikuara në faqet e agjencive që punojnë me tregun shqiptar tregojnë se kërkesa për Viti të Ri dhe Krishtlindje mbetet e lidhur ngushtë me paketat e organizuara: udhëtime 3-4 ditore drejt kryeqyteteve të Evropës lindore dhe Perëndimore, që vijnë me çmime nga rreth 345 euro deri në 550 euro për personi dhe oferta më luksoze drejt Lindjes së Mesme që kapin 900 euro për person kur përfshihet edhe fluturimi dhe akomodimi në hotele 4-5 yje. Kjo panoramë e paketave, nga Vjena dhe Barcelona te Parisi dhe Dubai, është e dukshme në katalogët e agjencive shqiptare për fundvitin.

Nga ana e destinacioneve, trendi nuk është një rikthim i vetëm në vendet tradicionale. Ndërsa Vjena, Parisi dhe qytetet e mëdha të Evropës Perëndimore mbeten të preferuara për ato që kërkojnë tregje të ndriçuara me tregje të Krishtlindjeve dhe festa publike të organizuara, një pjesë e konsiderueshme e udhëtarëve shqiptarë po zgjedhin qytete më të afërta por të ndryshme në atmosferë: Stambolli mbetet një destinacion “i dyfishtë” i aksesueshëm për nga koha e fluturimit dhe i pasur në ofertë kulturore, ndërsa destinacionet bregdetare të Ballkanit si Budva, Kotor apo Dubrovnik po pozicionohen si alternativa të arsyeshme për ata që duan një fundvit me më pak udhëtime ajrore dhe më shumë natyrë, darka tradicionale dhe evente lokale, sipas komunikimeve me agjencitë në vend.

Tendenca këtë vit

Tendenca e fundit tregon se shqiptarët po kalojnë nga udhëtime relativisht standarde festive drejt përvojave unike dimërore, me një pjesë në rritje që synon jo vetëm shëtitjet në qytete të bukura, por edhe vendet ku ndjenja e festës duket të jetë pjesë e natyrës së saj më autentike, një trend që pritet të forcohet edhe për sezonet e ardhshme të festave. Çmimet për paketat drejt Lapland në periudhën e festave janë dukshëm më të larta sesa një udhëtim tradicional në Evropë.

Paketat që përfshijnë fluturimet, akomodimin për disa netë, eksplorimi i zonës dhe darka festive zakonisht fillojnë nga rreth 1,000 euro për person e lart, dhe për paketat më luksoze apo ato me më shumë aktivitete tematike mund të kapin edhe 2,000 euro për person nëse përfshihen edhe netë shtesë, transferta dhe guidë për shikimin e dritave veriore që njihen si Aurora borealis.

Këto shifra i afrohen kostove tipike të paketave të plota në destinacione luksoze si Dubai apo Oman, Singapor, Maldive, por për shumë udhëtarë shqiptarë justifikohen nga përvoja “magjike” e dimrit arktik që nuk e gjen në vendet tradicionale të qytetit apo plazhit.

Një tjetër tendencë e këtij viti ishte Kajro, sidomos pas reklamimit masiv për hapjen e Muzeut në këtë qytet, i cili konsiderohet muzeu më i madh në botë për një qytetërim të vetëm. Paketat për Egjipt  nisin nga 650 euro personi për akomodime 4 net.

Kosto

Kostoja mesatare e paketave jep edhe një tregues të sjelljes së konsumatorit: për një city break 3-4 netësh në një qytet evropian me fluturim dhe hotel 3-4 yje, çmimet vijojnë të luhaten rreth 350–550 euro për person, ndërsa paketa të shkurtuara jashtë Evropës apo me akomodim më të mirë (4-5 yje dhe evente speciale për ndërrim vitesh) mund të kapin 800–900 euro për person.

Shërbimet “all inclusive” apo paketat drejt destinacioneve si Dubai, që kërkojnë edhe fluturim më të gjatë dhe shërbime ekskluzive për ndërrim vitesh, shpjegojnë pjesën më të lartë të gamës së çmimeve.

Në anën tjetër, oferta më ekonomike për udhëtime rajonale, për shembull paketa 2-3 ditore në bregdetin e Malit të Zi ose një itinerar Dubrovnik–Budva me autobus dhe hotel me çmime prej rreth 100–200 euro, vijnë si alternativa për familjet me buxhete më të kufizuara. Këto nivele çmimesh reflektojnë jo vetëm koston e fluturimeve dhe akomodimit, por edhe presionin ndaj shërbimeve gjatë periudhave të pikut të sezonit.

Një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me vitet e para të paspandemisë shfaqet në modalitetin e prenotimit: konsumatorët shqiptarë po kërkojnë më shumë paketë “të mbyllur” me asistencë lokale, guida në shqip dhe transferime të sigurta, ndërsa një pjesë e udhëtimeve të fundit bëhen me fluturime low-cost të kombinuara me akomodim të rezervuar vetë dhe guidë me ndihmë nga Chatgpt-ja.

Oferta të vazhdueshme promocionale nga linjat low-cost dhe shitjet sezonale si Black Friday   kanë ulur koston e fluturimeve për periudha të caktuara, por për periudhën pikë (rreth 24 dhjetorit deri në 2 janar) disponueshmëria e ulët dhe shtesat për bagazhe/transferime shpesh shndërrojnë një biletë të lirë në një shpenzim më të lartë në total.

Efekti është i dyfishtë: disa udhëtarë që duan të kursejnë priren të rezervojnë distanca më të afërta dhe paketa me autobus, ndërsa ata që kërkojnë përvojë “festive” me aktivitete të organizuara zgjedhin paketat më të shtrenjta që përfshijnë darkë gala dhe aktivitete speciale.

Luks në rritje

Si pasojë e kombinimit të këtyre faktorëve, agjencitë në kryeqytet tregojnë se pritet që edhe për festa të rritet peshorja e udhëtimeve rajonale dhe e arratisjeve të organizuara për datat 25-26-27-28, pasi raportohet që dita e premte është marrë si leje masivisht, për të përfituar një pushim prej 4 ditësh.

Agjencitë turistike shqiptare po përshkruajnë një sezon ku diversiteti i kërkesës (nga familjarët që duan paketa të sigurta te çiftet që kërkojnë arratisje romantike) do të përcaktojë ofertën: më shumë paketa me guida në shqip, oferta për grupe dhe paketim eventesh të tjera (koncerte, darka speciale).

Lidhur me impaktin ekonomik, rritja e kërkesës sidomos për paketat që përfshijnë fluturim dhe akomodim do të sjellë fluks parash drejt operatorëve turistikë lokalë dhe shërbimeve të lidhura, por do të rrisë edhe presionin mbi disponueshmërinë dhe çmimet gjatë periudhave të pikut.

Për natën e ndërrimit të viteve operatorët raportojnë që shumica e kërkesave janë brenda vendit, ndërsa arratisjet preferohen nga data 1 e në vijim, ku sipas tyre diversiteti i kërkesave nis nga ski në rajon për 250 euro personi, deri në plazh në Maldive apo Dubai për paketa mbi 1300 euro personi./ Deada Hyka

The post Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit? appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 24 December 2025Main stream

Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit

24 December 2025 at 14:41

Kursi i këmbimit Euro-Lek po shfaq tendenca të mëtejshme në rënie gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, në ditët e fundit në treg ka ofertë të shtuar të valutës së huaj, çka përfaqëson një tendencë pak a shumë të zakonshme sezonale. Në veçanti, kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit sjell flukse më të larta të monedhës europiane.

Rënia vjetore e kursit ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me vitet e mëparshme. Kundrejt të njëjtës datë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 2.1%.

Megjithatë, ecuria më e stabilizuar e kursit gjatë këtij viti i detyrohet më shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë sesa forcave të tregut.

Nga informacionet e deritanishme, Banka Qendrore ka kryer blerje të mëdha të valutës edhe gjatë vitit 2025. Deri në fund të 9-mujorit, këto blerje kishin vlerën e rreth 800 milionë eurove, ndërsa për vitin 2024 kishte blerë 933 milionë euro të tjera. Në mungesë të ndërhyrjeve të bankës së Shqipërisë kursi i këmbimit të monedhës europiane me siguri do të kishte arritur nivele edhe më të ulëta në raport me Lekun.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm për vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.

Shumat e mësipërme nuk përfshijnë blerjet e mundshme për qëllime të ndërhyrjes në tregun valutor, në funksion të stabilizimit të tregut apo objektivave të politikës monetare.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë argumenton se synimi i ndërhyrjeve të saj nuk ka është mbrojtja e ndonjë niveli të caktuar të kursit të këmbimit, por amortizimi i shpejtësisë së ndodhjes së këtij fenomeni. Përmbushja e këtij objektivi u gjykua e dobishme, sepse cektësia e tregut të brendshëm valutor ishte premisë për një volatilitet të shtuar të kursit dhe – në raste ekstreme -potencialisht edhe për shmangie të tij nga fondamentet. Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ndërhyrje nuk cenon regjimin valutor të kursit të lirë të aplikuar në Shqipëri.

Një ndikim shtesë në forcimin e Lekut edhe këtë vit ka luajtur politika fiskale shtrënguese e qeverisë shqiptare, karakterizuar nga një suficit i gjerë buxhetor. Për 10-mujorin 2025, ky suficit arriti vlerën e pothuajse 49 miliardë lekëve. Siç ka ndodhur rregullisht në vitet e fundit, pritet që deficiti buxhetor të shpenzohet i gjithi në ditët e fundit të dhjetorit. Kjo mund të sjellë një ringritje të përkohshme të kursit të Euros gjatë ditëve në vazhdim.

Burimi: BSH

Burimi: BSH

The post Kursi Euro-Lek arrin minimum të ri historik para festave të fundvitit appeared first on Revista Monitor.

Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

24 December 2025 at 14:00

Emigracioni është shndërruar në një plagë që sa vjen e thellohet në shoqërinë tonë, por të dhënat e fundit nga Anketa e Posaçme për Emigracionin nga INSTAT tregoi se ka diferenca shumë të forta territoriale, që pasqyrojnë historinë e migracionit.

Në disa qarqe, migracioni shfaqet si një fenomen pothuajse strukturor i jetës familjare.

Berati është më i prekuri me rreth 70% të familjeve që kanë përjetuar emigracionin në një formë ose tjetër, duke qenë qarku me peshën më të lartë në nivel kombëtar. Në këtë zonë, një pjesë e konsiderueshme e familjeve kanë emigrantë të kthyer, çka sugjeron një cikël të plotë migrimi, ku largimi dhe rikthimi janë bërë pjesë e strategjive familjare për mbijetesë dhe përmirësim ekonomik.

Edhe Lezha dhe Vlora paraqesin nivele shumë të larta, me rreth gjysmën e familjeve të prekura nga migracioni, ku në Lezhë spikat veçanërisht prania e emigrantëve aktualë jashtë vendit.

Në qarqe të tjera si Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Korça, migracioni mbetet gjithashtu i përhapur, me rreth 35–40% të familjeve të përfshira. Në këto zona, raporti mes emigrantëve jashtë dhe atyre të kthyer është më i balancuar, duke reflektuar një kombinim të migrimit të vazhdueshëm dhe rikthimeve graduale, shpesh të lidhura me moshën, investimet në banesa apo hapjen e aktiviteteve të vogla ekonomike.

Në anën tjetër të spektrit qëndrojnë qarqe si Gjirokastra dhe Kukësi, ku përqindja e familjeve me përvojë emigrimi është dukshëm më e ulët krahasuar me zonat e tjera. Në Gjirokastër, migracioni shfaqet në nivele modeste, ndërsa në Kukës vihet re se pesha kryesore mbetet te emigrantët aktualë jashtë vendit, me më pak raste rikthimi, çka sugjeron një migrim më të zgjatur dhe më pak ciklik.

Tirana dhe Shkodra përfaqësojnë një profil disi të ndryshëm. Në Tiranë, megjithëse emigracioni është i pranishëm, përqindja e familjeve të prekura është më e ulët se në shumë qarqe të tjera, gjë që lidhet me rolin e kryeqytetit si qendër ekonomike dhe magnet për migrim të brendshëm. Në Shkodër, ndërkohë, pesha e emigrantëve jashtë vendit mbetet e ndjeshme, duke reflektuar traditën e gjatë të emigrimit ndërkombëtar nga kjo zonë.

Në disa qarqe emigracioni është bërë një komponent i qëndrueshëm i strukturës familjare dhe ekonomike, ndërsa në të tjera mbetet më i kufizuar ose më i orientuar drejt largimit afatgjatë pa rikthim.

Këto dallime territoriale kanë pasoja të drejtpërdrejta për tregun e punës, zhvillimin lokal dhe politikat publike, veçanërisht në lidhje me kthimin e emigrantëve dhe shfrytëzimin e kapitalit njerëzor që ata sjellin me vete./ B.Hoxha

 

The post Anketa, 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35% appeared first on Revista Monitor.

FMN: “Paqja Fiskale” minon progresin në administrimin fiskal

24 December 2025 at 13:16

Marrëveshja e “Paqes Fiskale”, e cila ofron anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore, vlerësoi Fondi Monetar Ndërkombëtare në deklaratën përmbyllëse  pas konsultimit e marrëveshjes me Shqipërinë.

Fondi vlerësoi se, reformat e brendshme në kohë janë thelbësore për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të mbyllur boshllëqet reformuese me BE-në.

Çelësi për këtë do të jetë ruajtja e amortizatorëve fiskalë përmes mobilizimit të qëndrueshëm të të ardhurave, ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar përmes politikës monetare fleksibile dhe përmirësimit të mëtejshëm të mjeteve prudenciale, si dhe avancimi i reformave gjithëpërfshirëse në kapitalin njerëzor, tregjet e punës dhe qeverisjen.

Rritja e nxitur nga turizmi dhe perspektivat makroekonomike të Shqipërisë pritet të mbeten të forta. Pas një mesatareje prej 4.3 për qind në periudhën pas pandemisë, PBB-ja reale parashikohet të rritet me 3.5 për qind në vitin 2025, kryesisht e nxitur nga konsumi privat, dhe 3.6 për qind në vitin 2026, duke reflektuar një përshpejtim modest të rritjes në partnerët kryesorë tregtarë të zonës së euros.

Rreziqet për perspektivën janë zhvendosur në rënie për shkak të një mjedisi të jashtëm më të paqëndrueshëm. Tensionet gjeopolitike, përshkallëzimi i masave tregtare, paqëndrueshmëria e çmimeve të mallrave dhe pasiguria e zgjatur mund të ndikojnë te partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe të dobësojnë kërkesën e jashtme.

Nëse qeveria shqiptare nuk tregohet e kujdesshme me shpenzimet publike, vendi përballet me sfida fiskale nga ndryshimet demografike, shpenzimet për mbrojtjen dhe shpenzimet që lidhen me klimën, veçanërisht përtej vitit 2030, lajmëroi FMN.

Për të ruajtur amortizatorët fiskalë, stafi rekomandon reforma të të ardhurave që favorizojnë rritjen, duke përmirësuar shpenzimet tatimore, duke modernizuar sistemet e taksës së pronës dhe duke përmirësuar administrimin tatimor. Këto ndërhyrje duhet të shoqërohen me përmirësime në cilësinë e shpenzimeve dhe transparencën fiskale, argumenton Fondi.

Fondi cilësoi se, Banka e Shqipërisë duhet të jetë e gatshme të reagojë shpejt ndaj kushteve në zhvillim të tregut, ndërsa blerjet e valutave duhet të kufizohen në adresimin e luhatjeve jo-themelore.

Me pritjet për inflacionin dhe inflacionin bazë afër objektivit, norma aktuale e politikës monetare prej 2.5 për qind dhe qëndrimi i politikës monetare afër neutralit janë të përshtatshme.

Megjithatë, BSH-ja duhet të përshtasë shpejt qëndrimin e saj monetar, duke përfshirë edhe nëse efektet e raundit të dytë nga rritja e pagave janë më të forta se sa pritej. Meqenëse mbiçmimi i qëndrueshëm i kursit të këmbimit nxitet kryesisht nga themelet, BSH-ja duhet të lejojë fleksibilitet më të madh dhe të mbështetet në normat e interesit për stabilitetin e çmimeve. Objektivat e linjës së kreditit të subvencionuar nga banka qendrore mund të arrihen më mirë përmes politikave fiskale të synuara dhe duke trajtuar çështjet themelore strukturore.

Dobësitë nga ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj, ekspozimet ndaj valutave dhe sovranëve, si dhe rritja e shpejtë e kreditimit për pasuri të paluajtshme kërkojnë monitorim vigjilent dhe hartim politikash proaktive dhe prudenciale.

FMN sugjeroi se nevojiten reforma gjithëpërfshirëse për të ringjallur produktivitetin dhe për të nxitur konvergjencën e të ardhurave me BE-në. Politikat duhet të përqendrohen në përmirësimin e aftësive përmes mbulimit më të gjerë të trajnimeve dhe cilësisë së arsimit, krijimin e vendeve të punës me cilësi të lartë, rritjen e produktivitetit të përgjithshëm të firmave dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit përmes reformave të mëtejshme të qeverisjes. Legjislacioni më i fortë parandalues ​​dhe monitorimi i përmirësuar i administratës publike janë thelbësore për përpjekjet kundër korrupsionit, ndërsa pavarësia operacionale dhe burimet e SPAK-ut duhet të mbrohen.

The post FMN: “Paqja Fiskale” minon progresin në administrimin fiskal appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia e varur nga importet, Kosova me 469.9 milionë euro deficit tregtar në nëntor

24 December 2025 at 12:58

Deficiti tregtar i Kosovës ka arritur në 469,9 milionë euro gjatë muajit nëntor 2025, duke shënuar një rritje prej 4.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e Statistikave të Tregtisë së Jashtme për muajin nëntor 2025, të cilat tregojnë se deficiti tregtar i Kosovës ka mbetur pothuajse i pandryshuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar në nëntor 2025 arriti në 469,9 milionë euro, që paraqet një ndryshim minimal prej 0,0% krahasuar me nëntorin e vitit 2024, kur deficiti ishte 470,0 milionë euro.

Në këtë periudhë, eksporti mbuloi importin me 15,7%. Vlera e eksporteve të mallrave në nëntor 2025 ishte 87,7 milionë euro, ndërsa importet arritën në 557,6 milionë euro.

Krahasuar me një vit më parë, eksportet shënuan rënie prej 9,5%, ndërsa importet ranë për 1,6%.

Në strukturën e eksporteve, peshën më të madhe e kishin metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 20,3%, të pasuara nga produktet minerale (15,4%), plastika dhe goma (11,2%), ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani (11,1%), si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (10,2%).

Partnerët tregtarë kryesorë

Eksportet e Kosovës vazhdojnë të orientohen kryesisht drejt vendeve të rajonit dhe BE-së.

Shqipëria zë vendin e parë me 20.4% të eksporteve,

Zvicra me 10.6%,

Gjermania me 8.3%,

Maqedonia e Veriut me 7.9%.

Nga ana tjetër, importet dominohen nga:

Gjermania me 11.7%,

Turqia me 10.9%,

Serbia me 8.4%,

Kina me 7.2%.

Ndërkohë, importet dominoheshin nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 13,3%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13,1%, produktet minerale me 13,0% dhe mjetet e transportit me 12,4%.

Sa i përket tregtisë me Bashkimin Evropian, eksportet e Kosovës drejt vendeve të BE-së arritën në 26,6 milionë euro, ose 30,3% të eksporteve totale, duke shënuar rënie prej 20,9%.

Partnerët kryesorë të eksportit në BE ishin Gjermania, Italia dhe Holanda.

Importet nga BE-ja kapën vlerën 240,3 milionë euro, apo 43,1% të importeve të përgjithshme, me rënie prej 0,9%.

Eksportet me vendet e CEFTA-s arritën në 42,8 milionë euro, ose 48,8% të eksporteve totale, me rënie prej 6,1%.

Partnerët kryesorë në këtë grup ishin Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Ndërkaq, importet nga CEFTA shënuan rritje prej 6,2%, duke arritur në 76,5 milionë euro.

Eksportet drejt vendeve të tjera arritën në 18,3 milionë euro, ose 20,9%, ku Zvicra dhe Turqia ishin partnerët kryesorë. Importet nga këto vende kapën vlerën 240,8 milionë euro, me Turqinë dhe Kinën si burimet kryesore të importit.

Çfarë eksporton dhe importon Kosova më shumë?

Eksportet përbëhen kryesisht nga:

Metale bazë dhe artikuj prej tyre (20,3%),

Produkte minerale (15,4%),

Plastika dhe goma (11,2%),

Ushqime të përgatitura, pije dhe duhan (11,1%),

Artikuj të ndryshëm të prodhuar (10,2%),

Makineri dhe pajisje elektrike (6,4%).

Importet dominohen nga pajisjet dhe ushqimet

Në anën tjetër, importet kryesore përbëhen nga:

Makineri dhe pajisje elektrike (13,3%),

Ushqime, pije dhe duhan (13,1%),

Produkte minerale (13,0%),

Mjete transporti (12,4%),

Metale bazë dhe artikuj prej tyre (9,1%)..

 

The post Ekonomia e varur nga importet, Kosova me 469.9 milionë euro deficit tregtar në nëntor appeared first on Revista Monitor.

Furnizimi me ujë në Gjirin e Lalëzit, Ujësjellësi i Durrësit tender për zonat me probleme

24 December 2025 at 12:45

Ujësjellësi i Durrësit parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë euro, të ndërhyjë për përmirësimin e furnizimit me ujë në disa zona me boshllëqe të theksuara në pjesën turistike të Gjirit të Lalëzit.

Procedura e çelur këtë të mërkurë nënvizon se bëhet fjalë për një projekt “çelësa në dorë”, i cili përfshin të gjitha fazat, nga projekt-ideja deri te zbatimi i plotë.

“Projekti ‘Furnizimi me ujë i zonës së Gjirit të Lalëzit’ është bazuar në nevojën për sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me ujë të pijshëm për popullsinë e zonës, duke përfshirë fshatin Fushë-Draç dhe zonat turistike, si dhe në domosdoshmërinë për përmirësimin e kapacitetit dhe funksionalitetit të rrjetit ekzistues të ujësjellësit.

Ky projekt synon të adresojë boshllëqet në linjat kryesore dhe shpërndarëse, si dhe të garantojë presion optimal dhe debit të mjaftueshëm në të gjitha nyjet e rrjetit”, thuhet në dokumentet e procedurës.

Po ashtu, specifikohet se për realizimin e projekt-idesë dhe projektit të plotë të zbatimit është parashikuar një periudhë 30-ditore nga data e lidhjes së kontratës, ndërsa afati për kryerjen e punimeve të ndërtimit do të jetë 5 muaj nga data e lirimit të sheshit të ndërtimit.

Në dokumentacionin shoqërues, Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës argumenton se kjo ndërhyrje synon sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për popullsinë dhe zonat turistike, përmes kompletimit dhe rritjes së kapacitetit të rrjetit ekzistues.

Projekti parashikon përmirësimin e eficiencës dhe menaxhimit të sistemit, reduktimin e humbjeve, garantimin e sigurisë dhe standardeve të ujit, si dhe rritjen e qëndrueshmërisë së rrjetit për t’u përballur me nevoja aktuale dhe zhvillime të ardhshme urbane e turistike.

The post Furnizimi me ujë në Gjirin e Lalëzit, Ujësjellësi i Durrësit tender për zonat me probleme appeared first on Revista Monitor.

“Bllofi” i turistëve, nuk nxitën konsumin në verë, u rrit me vetëm 1.25% në T III

24 December 2025 at 11:30

Me turisttët që sa vijnë e bëhen më koprracë dhe popullsinë vendase që është tkurrur për shkak të emigracionit, bizneset vendase ankohen për konsum të dobët edhe në kulmin e sezonit të verës, çka bëri që shumë mallrat tu mbeteshin stok.

Ky perceptim i tyre tashmë konfirmohet dhe nga të dhënat e INSTAT.

Turizmi “zhgënjen” në konsum, kompanive u mbeten produktet stok

Sipas INSTAT Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 1,25 %, në tremujorin e tretë 2025, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në kontrast, konsumi final i qeverisë u rrit me 7,72 %.

Shifrat e INSTAT japin një panoramë krejt të ndryshme nga të dhënat e publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë për shpenzimet e të huajve në Shqipëri, sipas bilancit të pagesave.

Sipas bankës së Shqipërisë në tremujorin e tretë të vitit, të huajt që vijnë në Shqipëri për turizëm, apo qëllime të tjera shpenzuan një rekord prej 2.3 miliardë eurosh, me një rritje prej 21.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për periudhën janar-shtator, shpenzimet e të huajve në Shqipëri kanë arritur rekordin e 4.4 miliardë eurove, duke u rritur me 14.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Shifrat e rritjes së ndjeshme të publikuara nga Banka e Shqipërisë nuk janë në linjë me deklarimet e operatorëve turistikë, që thonë se turistët që vijnë në Shqipëri po shpenzojnë gjithnjë e më pak, apo me kompanitë e mëdha shpërndarëse dhe prodhuese që thanë se u mbeti malli stok për shkak se prodhuan shumë në pritje të konsumit të lartë nga turizmi, por u zhgënjyen.

Turistë koprracë, vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë prodhimi i brendshëm bruto i vendit u rrit me 3.75%, por të dhënat e detajuara tregojnë që ekonomia reale, pra bizneset, ndikuan vetëm në 34% të kësaj performance, ndërsa efekti tjetër erdhi nga administrata publike dhe taksat neto.

Kjo ecuri e dobët e bizneseve shpjegon dhe rritjen minimale të konsumit në një periudhë kur supozohet që ekonomia merr një stimul për shkak të shtimit të lëvizjeve në sezonin e verës dhe të turistëve.

Burimi: Instat

The post “Bllofi” i turistëve, nuk nxitën konsumin në verë, u rrit me vetëm 1.25% në T III appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet

24 December 2025 at 11:05

Ndonëse ekonomia ka përshpejtuar lehtë ritmet e rritjes në tremujorin e tretë të këtij viti, të dhënat e INSTAT tregojnë se sërish, ashtu si në 2024-n përmirësimi ka ardhur nga efekti i administratës publike, përmes rritjes së pagave në shtet dhe nga taksat neto mbi produktet.

Sektorët e tjerë tradicionale që kanë mbështetur rritjen janë tregtia e akomidimi, të lidhur me turizmin, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Bujqësia dhe industria vijojnë të jenë në territor negative.

Sipas njoftimit të INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e tretë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,75 %, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024.

E matur sipas sektorëve, ekonomia reale është rritur vetëm me 1.31%, ndërsa kontributi tjetër ka ardhur nga “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,68 pikë përqindje dhe Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,76 pikë përqindje. Si rrjedhojë, sipërmarrja private ka sjellë vetëm 35% të rritjes ekonomike në 9 mujorin 2025, duke pasur një tendencë të përkeqësuar nga 2024-a, kur kontributi ishte 49%.

 

“Rikthim në socializëm”; Bie biznesi, për herë të parë në 30 vjet, shteti po mban në këmbë ekonominë

 

Sipas INSTAT, Kontributi sipas aktiviteteve ekonomike në tremujorin e tretë 2025 paraqitet si më poshtë:

“Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,68 pikë përqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +0,62 pikë përqindje, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,50 pikë përqindje, “Ndërtimi” me +0,48 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,15 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,21 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,08 pikë përqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,01 pikë përqindje.

Aktiviteti “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,48 pikë përqindje dhe “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,26 pikë përqindje dhe “Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,76 pikë përqindje.

Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë:

“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësisia” shënoi rritje prej 15,04 %, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të

Paluajtshme” me një rritje prej 10,55 %. Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rritje prej 10,40 %,

aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 4,75 %, grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 4,13 %, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 2,62 %. Grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 2,11 %, dhe grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 0,65 %.

Grupi i aktiviteteve “Industri, Energji dhe Ujë” shënuan rënie prej 4,75 % dhe “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” u ul me 1,73 %.

Taksat Neto mbi produktet u rritën me 5,39 %.

Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 1,09 %.

Me rritje pozitive u vlerësuan: grupi “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” me 5,15 %, grupi i “Aktivitetit Financiar dhe i Sigurimit” me 5,13 %, grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” me 4,31 %, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 4,28 %, grupi “Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” me 3,64 %, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 0,87 % dhe grupi “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” me 1,49 %.

Ndërsa, me rënie u vlerësuan: “Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit” me 5,11 %, “Aktiviteti i Ndërtimit” me 1,90 %, dhe grupi “Bujqësi, Pyjeve dhe Peshkim” me 0,51 %.

“Taksat Neto” mbi produktet shënuan rritje me 3,26 %.

“Bllofi” i turistëve, nuk nxitën konsumin në verë, u rrit me vetëm 1.25% në T III

 

The post Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet appeared first on Revista Monitor.

Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri, prekin minimum të ri që nga maji 2022

24 December 2025 at 10:00

Yield-i i bonove 12-mujore pësoi një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 2.44%, nga 2.49% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Nga 6 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkuar nga investitorët në ankand arriti në afërsisht 7 miliardë lekë. Pro rata apo pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese të pranuara rezultoi 41.17%.

Yield-i i bonove 12-mujore ka prekur nivelin më të ulët që prej majit të vitit 2022. Madje, në raport me normën normën bazë të interesit, spread-i bonove ka prekur një minimum historik, me 0.06 pikë përqindje poshtë këtij treguesi.

Edhe ankandet e fundit të vitit po konfirmojnë tendencën për yield-e shumë të ulëta të titujve afatshkurtër të qeverisë shqiptare. Yield-et e ulëta mund të shpjegohen me gjendjen e lartë të likuiditetit në treg, uljen e primeve të rrezikut dhe reduktimin e kërkesës së qeverisë për borxh në tregun e brendshëm financiar.

Shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) në tremujorin e fundit të këtij viti ishte në ulje me 3.4% krahasuar me tremujorin e tretë dhe me 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një nivel relativisht të ulët huamarrjeje, ndërsa Banka e Shqipërisë në opinionin e saj për këtë projektbuxhet shprehet se fokusimi i huamarrjes në tregun e brendshëm ndihmon në reduktimin e ekspozimit të buxhetit të shtetit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, ndërkohë që është i mbështetur edhe me kushtet e mira financiare në tregun vendas.

Vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm do të jetë 45 miliardë lekë, vlerë kjo 10% më e ulët krahasuar me atë të parashikuar në buxhetin e vitit 2025.

Rënia e yield-eve të bonove, sidomos të atyre 12-mujore, ndikon direkt edhe në normat e interesit të kredisë për sektorin privat të ekonomisë. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase janë të ndërtuara zakonisht mbi ecurinë e bonove 12-mujore, plus një marzh fiks interesi, rënia e yield-eve reflektohet edhe në norma më të ulëta të interesit të kredive.

Kreditimi i ekonomisë ka vijuar me ritme të larta edhe këtë vit, i mbështetur sidomos nga kreditimi i individëve, si për qëllime, konsumi, ashtu edhe për blerjen e pasurive të paluajtshme. Normat relativisht të ulëta të interesit janë një faktor që po mbështesin kreditimin me ritme të shpejta të ekonomisë. / E,Shehu

Burimi: BSH

The post Yield-et e bonove 12-mujore bien përsëri, prekin minimum të ri që nga maji 2022 appeared first on Revista Monitor.

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

24 December 2025 at 00:03

Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për pagën mediane në tremujorin e tretë.

Mediana e pagës është niveli i pagës që ndan punëmarrësit në dy grupe të barabarta, ku 50% e të punësuarve paguhen më pak se kjo vlerë dhe 50% më shumë. Ndryshe nga paga mesatare, e cila llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve, mediana nuk ndikohet nga pagat shumë të larta ose shumë të ulëta.

Paga mediane është më përfaqësuese për pagën tipike që merr shumica e punonjësve, veçanërisht në ekonomi si e jona ku ekzistojnë diferenca të mëdha mes pagave.

Sipas të dhënave të INSTAT ka një diferencë të fortë mes pagës mediane dhe pagës mesatare. Paga mesatare mujore ishte rreth 83,300 lekë në tremujorin e tretë ose 31% më e lartë se paga mediane.

Sipas tabelës, mediana e pagës mujore bruto ka ndjekur një rritje të qëndrueshme për shkak të rritjes së pagës minimale. Në fillim të vitit 2021 ajo arrinte në 40,605 lekë, duke reflektuar rritje graduale të të ardhurave, por edhe efektet e inflacionit dhe ndryshimeve strukturore në tregun e punës.

Nga viti 2021 në 2022, mediana vijon të rritet nga 40,810 lekë në mbi 46,233 lekë, me një stabilizim të përkohshëm gjatë tremujorëve të vitit 2022. Rritja u bë e dukshme në vitin 2023, ku mediana kalon nga 49,600 lekë në tremujorin e parë, në 52,880 lekë në tremujorin e tretë.

Në vitin 2024, mediana rritet më tej, nga 55,200 lekë në 58,000 lekë, ndërsa në vitin 2025 arrin në mbi 63,000–63,456 lekë, duke treguar një përshpejtim të ritmit të rritjes së pagave në segmentin e mesëm dhe sidomos në administratën publike.

Nëse paga mesatare rritet për shkak të rritjes së fortë të pagave të një grupi të vogël (p.sh. menaxherë, sektorë të paguar mirë) shumica e punonjësve nuk përfitojnë. Ndërsa rritja e medianës tregon se përfitimet po prekin realisht pjesën qendrore të punonjësve.

Teksa pagat po rriten fuqia blerëse sidomos në qytete është përkeqësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve të qirave dhe të ushqimeve. Për herë të parë në vitin 2024 Shqipëria kishte çmimet mesatare për ushqimet më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post 50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj appeared first on Revista Monitor.

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

24 December 2025 at 00:02

Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë muajit nëntor edhe pse me ritëm më të ngadaltë si efekt i kohës.

Kosova mbetet vendi kryesor nga erdhën vizitorët gjatë këtij muaji. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve treguan se 39 për qind e totalit të hyrjeve ishin shqiptarë të Kosovës.

Në muajin e 11 të vitit hynë në vend 245 mijë shtetas nga Kosova teksa një vit më parë 6.4 për qind më pak. Pas Kosovës, Italia mbajti peshën e dytë më të madhe me mbi 79 mijë vizitorë me një rritje me 7.7 për qind në raport me një vit më parë.

Hyrjet nga Greqia ishin mbi 52 mijë gjatë nëntorit me një rritje prej 5.7 për qind në raport me nëntorin 2024, ndërkohë që grekët zënë një peshë prej 8.3 për qind ndaj totalit. Këtë peshë mbajnë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut që në nëntor ishin 52 mijë.

Grupe të tjera me rritje janë gjermanët me 9.5 për qind, spanjollët me 38 për qind, Izraeli me gati 5 herë më shumë se një vit më shumë së nëntori i një viti më parë.

Turoperatorët konfirmojë se ka një tendencë në rritje të të huajve për turet kulturore diçka që është nxitur nga linjat me kosto të ulët të fluturimeve por edhe fluturime direkte të dedikuara siç ishte rasti me Izraelin që ishte menduar si një linjë sezonale por u shty përtej verës.

Ecuria e 11 mujorit

Në fund të nëntorit numri i të huajve që hynë në Shqipëri shënoi shifrën 11.7 milionë me një rritje 6.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024. Tuoperatorët kishin pritshmërinë për një rritje të moderuar këtë vit ashtu sikurse rezultoi duke nënvizuar se e njëjta tendencë pritet të jetë dhe vitin e ardhshëm.

Ndër grupet që kanë mbajtur peshën kryesore të vizitorëve dominon turizmi patriotik ku hyrjet nga Kosova shënuan 4.4 milionë me një rritje5.2 për qind në raport me 11 mujorin e një viti më parë. Kosova mbajti 37.4 për qind të peshës në totalin e vizitorëve dhe pas saj Italia me 10.1 për qind të këtij totali.

Italianët vijojnë të frekuentojnë Shqipërinë edhe pse më shumë të shpërndarë përgjatë gjithë vitit dhe më pak në sezonin veror ndryshe nga tendenca e dy viteve më parë. Rritja e çmimeve në bregdet i ka bërë që fqinjët të mos ta shohin më si ekonomik pushimin e verës në Shqipëri por të preferojnë kryeqytetin për jetën dinamike të natës dhe qytetet e tjerë për kulinarinë dhe koston e ulët të akomodimit.

Në rritje këtë vit kanë qenë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi por edhe ato nga Greqia.

Gjermanët shënuan një rritje me 21 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ndërkohë që Franca një rritje me 35 për qind. Të dy këto grupe tashmë po vendosen me kontrata garancie ku të fundit ishin francezët në Golem për vitin e ardhshëm.

Polonia shënoi rënie këtë vit me 8.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ku sipas turoperatorëve kjo lidhet me shumë me një ulje të vizitorëve që vijnë individualisht teksa kontratat me garanci janë respektuar dhe kanë qenë në nivele më të larta. Në rënie ishin edhe spanjollët me 2.7 për qind.

Çekia e cila gjithashtu vjen me kontrata garancie në një pjesë të mirë të saj shënoi rritje 6 për qind këtë 11 mujor në raport me të njëjtën periudhë të 2024./ N.Maho

The post Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët appeared first on Revista Monitor.

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

24 December 2025 at 00:01

Nga janari 2026 do të nisë zbatimi i ligjit “Për marrëveshjen e paqes fiskale”.

Bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.

Ministri i Financave Petrit Malaj në takimin me sipërmarrjen për paketën fiskale 2026 tha se kërkesa e biznesit për marrëveshjen e paqes fiskale me administratën tatimore pasi të shqyrtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), do t’i delegohet drejtorive rajonale tatimore.

“Kërkesa për marrëveshjen e paqes fiskale do të bëhet online përmes sistemit e-Tax nga subjektet, të cilat më pas do t’i marrë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do t’i shqyrtojë dhe më pas do t’i delegojë drejtorisë rajonale tatimore. Megjithatë edhe udhëzimet përkatëse në funksion të zbatimit të ligjit do të dalin shumë shpejt, në mënyrë që të detajojë procedurën se si do të bëhet marrëdhënia e paqes fiskale”, pohoi ministri Malaj.

Ligji përcakton se në marrëveshje për Paqen Fiskale do të hyjnë bizneset që kanë të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore.

Gjatë kësaj marrëveshje me afat 1 vjeçar (me të drejta rinovimi deri 2 herë), biznesit me të ardhura bruto mbi 14 mln lekë në vit, t’i llogaritet parapagimi i tatimit mbi një bazë të tatueshme të rritur. Pra biznesi nuk do të parapaguajë një tatim të çfarëdoshëm, por që do të llogaritet mbi bazën e tatueshme e përbërë nga fitimi i tatueshëm i vitit të mëparshëm plus 18% rritje. Nëse fitimi i vërtetë në fund të vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit të mëparshëm plus një marzh shtesë prej 18%), mbi këtë shtesë do të paguhet 5%.

Pra në thelb marrëveshja që propozohet nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%

Në këmbim të kësaj marrëveshje, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.

Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.

Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.

Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion./ D.Azo

 

Dhoma Amerikane kundër paqes fiskale: Nxit pastrimin e parave, legalizon kapitalin e dyshimtë

 

The post Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Sejko në takimin me mediat: Komunikimi, element kyç për besimin e bankës qendrore

23 December 2025 at 16:33

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me publicistë, analistë, gazetarë të njohur dhe përfaqësues të shtypit të shkruar e medias elektronike në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e komunikimit të qartë, të saktë dhe profesional në një mjedis ekonomik dhe financiar gjithnjë e më kompleks, duke vënë në dukje se bashkëpunimi me median është thelbësor për transparencën dhe mirëkuptimin publik të politikave të bankës qendrore.

“Komunikimi i besueshëm dhe profesional është një element kyç për ndërtimin e besimit dhe për funksionimin e një banke qendrore moderne,” u shpreh Guvernatori Sejko, duke nënvizuar se media ka një rol të pazëvendësueshëm në shpjegimin e vendimmarrjes monetare dhe financiare.

Guvernatori u ndal gjithashtu në ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2025, duke theksuar se ajo ka vijuar të shfaqë rritje të qëndrueshme, një treg pune të fortë dhe inflacion të ulët, në kushtet e një mjedisi të jashtëm të pasigurt. Në këtë kontekst, politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka qenë e kujdesshme dhe e orientuar drejt ruajtjes së stabilitetit, duke synuar një ekuilibër të qëndrueshëm mes kontrollit të inflacionit dhe mbështetjes së rritjes ekonomike.

“Vendimet tona kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe të bizneseve, ndaj transparenca dhe shpjegimi i tyre mbeten një prioritet i vazhdueshëm për Bankën e Shqipërisë.”, theksoi ai.

Në këtë kuadër, Guvernatori Sejko iu referua edhe 100-vjetorit të krijimit të Bankës së Shqipërisë, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment historik për institucionin dhe një mundësi reflektimi mbi rolin e bankës qendrore në ndërtimin e shtetit, ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe forcimin e besimit publik. Ai theksoi se ky përvjetor ka shërbyer si një platformë komunikimi dhe transparence me publikun, duke lidhur trashëgiminë institucionale me sfidat dhe prioritetet e së ardhmes.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të medias në luftën kundër dezinformimit financiar, ku Guvernatori e cilësoi median profesionale si një partnere të rëndësishme në rritjen e kulturës ekonomike dhe financiare në vend. Ai nënvizoi se dialogu i hapur dhe kritik me gazetarët dhe analistët kontribuon në forcimin e llogaridhënies dhe të besueshmërisë institucionale, elemente thelbësore këto për stabilitetin ekonomik afatgjatë.

Një pjesë e veçantë e aktivitetit iu kushtua ndarjes së Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025, si dëshmi e angazhimit të Bankës së Shqipërisë për nxitjen e kërkimit shkencor dhe ekselencës akademike. Këtë vit, në këtë konkurs aplikuan 38 studentë me punime universitare dhe master, që trajtonin tema me rëndësi për politikëbërjen ekonomike dhe financiare në vend.

Çmimi i Parë iu akordua studentes Guina Shkëmbi, nga Frankfurt School of Finance and Management, për temën e masterit “The Current Road to SEPA: Assessing Compliance Challenges and Economic Impact in Albania”. Studimi analizon përfitimet ekonomike të integrimit në SEPA, sfidat rregullatore dhe operative, si dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemeve të pagesave në Shqipëri me standardet evropiane, duke ofruar rekomandime konkrete për përshpejtimin e këtij procesi.

Çmimi i Dytë iu akordua studentes Eva Billa, nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës, për temën “Efektet e Politikës Monetare në të Ardhurat nga Puna në Shqipëri”. Studimi vlerëson ndikimin e politikës monetare mbi të ardhurat nga puna gjatë periudhës 2014–2024 dhe ndihmon në kuptimin e mekanizmit të transmetimit të politikës monetare në tregun e punës.

Çmimi i Tretë iu akordua studentes Eris Hoti, nga King’s College London, MSc Financial Policy and Regulation, për temën “Bank Size and Competition in Albania: Evidence from the Panzar and Rosse Model”. Teza analizon konkurrencën në sektorin bankar shqiptar dhe evidenton dallimet në sjelljen konkurruese sipas madhësisë së bankave.

 

 

 

 

The post Sejko në takimin me mediat: Komunikimi, element kyç për besimin e bankës qendrore appeared first on Revista Monitor.

Bankat qendrore kryesore në 2025 nisën lehtësimin më të madh që nga kriza financiare

23 December 2025 at 14:50

Bankat qendrore kryesore kanë realizuar ulje të normave të interesit në vitin 2025 me ritmin më të shpejtë dhe në shkallën më të madhe që nga kriza financiare, ndërsa lehtësimi i politikës monetare nga vendimmarrësit në vendet në zhvillim u përshpejtua gjithashtu.

Nëntë nga bankat qendrore që mbikëqyrin 10 monedhat më të tregtuara në botë ulën normat e tyre bazë të kreditimit në vitin 2025, konkretisht Rezerva Federale e SHBA-së, Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë, por edhe Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Suedia, Norvegjia dhe Zvicra.

Ato realizuan gjithsej 850 pikë bazë ulje përmes 32 uljeve të normave këtë vit, numri më i madh i uljeve që nga viti 2008 dhe shkalla më e madhe e lehtësimit që nga viti 2009.

Kjo shënon një përmbysje të fortë krahasuar me vitet 2022 dhe 2023, kur politikëbërësit rritën normat për të luftuar inflacionin, ndërsa çmimet e energjisë u rritën pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Japonia ishte përjashtimi këtë vit, duke rritur normat dy herë.

Disa analistë presin që viti 2026 të sjellë një ndryshim të madh, duke vënë në dukje se muajt e fundit kanë treguar tashmë një ndryshim të qartë toni nga disa banka qendrore të vendeve të G10-ës, veçanërisht Kanadaja dhe Australia, duke ngritur mundësinë e rikthimit të rritjeve të normave të interesit.

“Ne mendojmë se BQE-ja do t’i rrisë normat vitin e ardhshëm dhe se Banka Qendrore e Australisë (RBA) dhe Banka e Kanadasë (BOC) do t’i afrohen kësaj,” tha James Rossiter, drejtues i strategjisë globale makro në TD Securities.

Ndërkohë, Rezerva Federale përballet me ndërthurje të ndryshme të dinamikave të tregut të punës dhe inflacionit.

“Gjatë vitit 2025 patëm këtë dinamikë ku në çdo mbledhje të Fed-it ose do të qëndronim në vend ose do të ulnim normat; nuk po diskutonim kurrë për rritje,” tha Luis Oganes, drejtues i kërkimit global makro në JPMorgan.

“Por gjatë vitit 2026 kjo ka shumë gjasa të ndryshojë dhe, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit, do të ketë pak më shumë rrezik nga të dyja anët.”

Ngadalësimi i ritmit të lehtësimit u bë gjithashtu i dukshëm në të dhënat mujore. Nga nëntë bankat qendrore që u mblodhën në dhjetor, vetëm Rezerva Federale dhe Banka e Anglisë ulën normat, ndërsa Japonia i rriti ato.

Në vendet në zhvillim, uljet e normave vazhduan me ritëm të shpejtë në dhjetor.

Tetë banka qendrore nga një kampion i Reuters me 18 ekonomi në zhvillim, nga të cilat 14 mbajtën mbledhje këtë muaj, realizuan 350 pikë bazë ulje, Turqia, Rusia, India, Meksika, Tajlanda, Filipinet, Polonia dhe Kili.

Ky shtytje e fundit e çoi totalin vjetor të vitit 2025 në ekonomitë në zhvillim në 3.085 pikë bazë lehtësimi përmes 51 lëvizjeve, dukshëm më shumë se 2.160 pikët bazë të realizuara në vitin 2024 dhe përpjekja më e madhe lehtësuese që të paktën nga viti 2021. / Euronews

The post Bankat qendrore kryesore në 2025 nisën lehtësimin më të madh që nga kriza financiare appeared first on Revista Monitor.

❌
❌