Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Bojkoti i opozitës/ Rama: Reformat do të kalojnë me apo pa PD-në

30 December 2025 at 13:56

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me bojkotin e Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në komisionet e përbashkëta të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale, pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Rama theksoi se reformat do të miratohen pavarësisht bashkëpunimit të demokratëve dhe se vendimi për Avokatin e Popullit ishte i qartë. Sipas tij, Endrit Shabani ishte i vetmi kandidat i pranueshëm mes propozimeve të opozitës.

“Është e qartë që zgjedhjet dhe reformat nuk ndalohen nga bojkoti i tyre. Ne kemi votat dhe vendosim për procesin. Endrit Shabani ishte i vetmi me një sy mes gjithë kandidatëve që propozuan demokratët. Reformat do t’i bëjmë me ata ose pa ata”, tha Rama.

Kryeministri kritikoi ashpër opozitën për mënyrën e sjelljes në këtë proces, duke përdorur metafora për të ilustruar qëndrimin e tij.

“Lloj lloj krijesash cirku aty, por ne kemi detyrën të udhëheqim dhe të bëjmë gjithçka që duhet bërë. Nuk na pengon askush’.

Rama shtoi se nëse opozita nuk dëshiron të marrë pjesë në reformat e propozuara, qeveria do t’i zbatojë ato vetë.

“Po deshën qeveri tjetër, le të fitojnë zgjedhjet. Po nuk i fituan, le të bëjnë punën e tyre. Ne kemi detyrën të çojmë përpara reformat e vendit”, përfundoi kryeministri.

The post Bojkoti i opozitës/ Rama: Reformat do të kalojnë me apo pa PD-në appeared first on Gazeta Si.

Berisha i përgjigjet Ramës: Do të të heqin shqiptarët! 

30 December 2025 at 13:48

Nga Gazeta ‘Si’- Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur dekaratës së kryeministrit Edi Rama se do të qeverisë deri në vitin 2029, se do të jenë shqiptarët që do ta heqin atë nga pushteti.

Berisha u shpreh se dorëheqja do të ishte një opsion por në rastin kur një hajdut si Rama, sipas liderit të PD, është zemërimi popullor ai që do të rrëzojë pushtetin.

“Kjo ishte sfida që ju bën shqiptarëve. Dorëheqja ishte një opsion, por ai nuk pranon dorëheqjen, shqiptarët do ta heqin. 

Shqiptarët do ta heqin, nuk mund të pranojnë kurrë më një hajdut si ai, për kryeministër. 

Kështu që përgjigja ime është kjo; shqiptarët do ti tregojnë vendin atij. Dorëheqja ishte opsioni. Çdo njeri në kushtet e tij, përveç atij do të kishte dhënë dorëheqjen.

Atëherë unë i them, dhe ndaj e mbylla; prite zemërimin e popullit shqiptar.

Shqiptarët nuk do të mundet kurrë ti vjedhë më, siç ka ndodhë deri sot”, tha Berisha.

The post Berisha i përgjigjet Ramës: Do të të heqin shqiptarët!  appeared first on Gazeta Si.

Rama deklaroi se nuk do heqë imunitetin e Ballukut/ Berisha: Akt antikushtetues!

30 December 2025 at 13:12

Nga Gazeta ‘Si’– Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas të gjitha aferave korruptive me “presto nome”, bashkë me zëvendësen e tij Belinda Balluku.

Ai u shpreh se abuzimet nisin që me inceneratorët në vend, për të vijuar te Tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe dhe së fundmi ajo e AKSHI-t, që e cilësoi “kopshtin privat” të kreut të ekzekutivit dhe familjes së tij.

“Damkosja e Edi Ramës nga mediat botërore, Kongresi amerikan, Parlamenti Europian, Asambleja e OSBE-së, e çdo institucion ndërkombëtar botëror. Rama hoqi çdo maskë, ai është hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar.

E vërteta është se afera e tunelit të Llogarasë në vetëvete nuk është më e madhe, është më e vogël se afera e djegsit të Tiranës dhe djegësve në tërësi. Por në rastin e djegësve ai bëri kurban Arben Ahmetajt, që kishte refuzuar 5 herë të firmoste projektin e djegësit të Tiranës. Por me Troplinin e tij në SKAP arriti të mos merrej asnjëherë në pyetje për organizimin, si autor i djegësit të Tiranës dhe për kontot bankare të tij dhe Erion Velisë, ku u vodhën mbi 130 mln euro në Tiranë dhe mbi 400 milionë po të llogarisim edhe të Fierit.

Por jo vetëm kaq, edhe në aferën e tunelit të Llogarasë, të Unazës së Madhe. Lubia nuk është gjë tjetër në aferë, veçse shërbëtore dhe hajdute, nuk vodhi pak, por zbatoi urdhrat e tij”, tha ai.

The post Rama deklaroi se nuk do heqë imunitetin e Ballukut/ Berisha: Akt antikushtetues! appeared first on Gazeta Si.

‘AKSHI, institucion krenarie’/ Rama: Jo për të ulur kokën

30 December 2025 at 12:52

Nga Gazeta ‘Si’- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është institucion krenarie për kryeministrin Edi Rama.

“Jo për të ulur kokën”, theksoi ai në konferencën e fundvitit, 30 dhjetor, referuar gjithë zhurmës së krijuar me masën e sigurisë ndaj Mirlinda Karçanajt që e ka drejtuar atë institucion për shumë vite dhe hetimet për zyrtarë e biznesmenë, të dyshuar se kanë abuzuar me tenderat.

Kreu i qeverisë tha se transformimi digjital në vendin tonë ka ardhur sipas tij pikërisht falë AKSHI-t, duke veçuar gjithë lehtësirat që ka krijuar platforma e-Albania për qytetarët.

“AKSHI është një institucion krenarie, që të jemi shumë të qartë bashkë, jo për të ulur kokën, por për të qenë krenar, sepse kemi qenë këtu ne, keni qenë edhe ju, kur duhet të shkonit të mbanit radha për çdo lloj letra. Kur ata që kishit jashtë duhet të vinin këtu se s’kishin shans të merrnin një copë letër, 620 miliardë lekë, që janë 620 milion euro ka kursyer AKSHI për shqiptarët, falë digjitalizimit. Ky është studim ndërkombëtar. 7 600 vite pritje në radhë! 25 mijë rrotullime rreth Tokës, parafytyrojeni një radhë shqiptarësh që i shkon Tokës 25 mijë herë kështu.

33 milion euro kursime për shqiptarët jashtë vendit, është raport ndërkombëtar, 75 milion fletë letre të kursyera! Falë atij AKSHI-t, 3.4 mln shqiptarë janë përdorues të rregullt të e-Albania dhe vetëm në 2025-ën janë 17 milion shërbime të ofruara, 12 mln dokumente të gjeneruara, 1.45 milion shërbime në muaj. Njerëz që klikojnë dhe mbarojnë punë! Dikur jepnin lekë për të marrë një certefikatë.

Jemi vendi që një nga arsyet pse po ecim kaq shpejt me BE-në është AKSHI, kemi ndërtuar me “Diellën” një sistem që bën në një kohë të shkurtër atë që Krocisë iu deshën 7 vite ta bënte.

Skuadra e AKSHI-t ka një sërë garash të fituara brenda NATO-s dhe BE-së.

Rrini, prisni se shumë shpejt, besoj janar-shkurt do të dalim me e-Albania 2.0 falë AKSHI-t dhe do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem për shqiptarët, prandaj ata e votojnë Partinë Socialiste. Nuk e votojnë patronazhistët! Në 2029-ën do llafosemi prapë, të tjerat, secili bën punën e vet. Shiu bën punën e vet, se sa pika ka këtu…”, deklaroi Rama.

The post ‘AKSHI, institucion krenarie’/ Rama: Jo për të ulur kokën appeared first on Gazeta Si.

Imuniteti i Ballukut/ Rama: Dosja me 16 mijë faqe nuk është produkt i hetimit!

30 December 2025 at 12:25

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama komentoi sot rastin lidhur me imunitetin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ai theksoi se as ai, as dikush tjetër nuk ka marrë pjesë në përmbajtjen e rastit, duke nënvizuar se ky rast ndryshon nga të tjerët, pasi ka arritur në dorë të pushtetit legjislativ.

Rama theksoi se Këshilli i Mandatave nuk është zyrë noterie, por një strukturë që funksionon si një quasi-Gjykatë.

Sipas Ramës, dokumentacioni voluminoz prej 16 mijë faqesh, që përmban kontrata, studime dhe arkiva të ministrisë, nuk përbën produkt të hetimit, por është thjesht një përmbledhje materiale e dorëzuar Këshillit.

Ai sugjeroi se, në vend të përqendrimit në këtë dosje të madhe, çështja do të ishte më e përshtatshme të trajtohej me dokumentacion më të fokusuar për deputetët e Kuvendit.

“Janë futur kontrata, studime dhe arkivi i ministrisë brenda. Kjo nuk është produkt hetimi, sepse nuk mund të jetë”, tha Rama, duke e cilësuar rastin si të veçantë dhe që kërkon vlerësim të kujdesshëm.

Ai shtoi se “rasti është futur në parlament pas kalimit në territorin e pushtetit ekzekutiv, në mënyrë brutale”.

“Kërkesa për pezullim është skandaloze dhe një rast i pazakontë, që nuk ka ndodhur as në Evropë apo në ndonjë vend tjetër të botës. Ne kemi mbajtur qëndrim institucional dhe do të vazhdojmë ta mbajmë këtë qëndrim në parlament”, tha Rama.

Sipas tij, SPAK duhet të japë prova dhe argumente konkrete pse personi i dyshuar prish provat apo intimidon dëshmitarët dhe shtoi se “mesazhet e dala në media nuk mund të jenë prova”.

“Që kur mesazhet janë prova?! Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetisë së shtrigave. Mesazhet dhe cdo gjë tjetër që lidhet kush tha, çfarë tha, janë pjesë e procesit, nuk e përjashtoj unë këtë. Por parapërfytyroni çfarë ndodh dhe sa përgjegjësi ka secili nga pjesëmarrësit në këto gjyqet e shtrigave kur dikush të dalë i pafajshëm. Për çfarë i duhet pafajësia, kush ia kthen mbrapsht jetën. Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufij. Prandaj në drejtësinë demokratike nuk lejohen shumë gjera nga ato që ndodhin këtu”, tha Rama.

Ai u ndal edhe te çështja  e paraburgimit në Shqipëri, e cila sipas tij është kthyer në alarm edhe për Këshillin e Europës. Ai theksoi po ashtu se e 1/3-a e të burgosurve janë të pa dënuar.

“Jemi vendi më skandaloz i Këshillit të Europës për nivelin e dënimeve, jemi vetëm me Rusinë mbrapa, por Rusia u përjashtua nga Këshilli. Kemi 1985 të dënuar dhe 4442 të burgosur. Në Shqipëri falë edhe jush, nuk ka të pafajshëm, por ka të dënuar, qysh në momentin që dyshohen. E ka kaluar njëherë këtë traumë ky vend. Kjo shifër tregon që në Shqipëri probabiliteti që ti të shkosh në burg si i dyshuar është më i lartë se sa të jesh fajtor. Ky është fakti më rrëqethës, Këshilli ka bërë një dokument të të tërë për paraburgimin për çdo njeri që beson te dinjiteti i tjetrit, ai dokument është alarm, sepse në fund të ditës sensi i drejtësisë është më mirë “100 fajtorë jashtë se sa një i pafajshëm brenda”.

The post Imuniteti i Ballukut/ Rama: Dosja me 16 mijë faqe nuk është produkt i hetimit! appeared first on Gazeta Si.

Rama: SPAK nuk është opozita e qeverisë

30 December 2025 at 12:02

Nga Gazeta ‘Si’- Pyetja e parë që iu bë kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundit për vitin 2025 lidhej me punën e SPAK dhe arrestimet e hetimet të eksponentëve të rëndësishëm në sferën politike.

Rama tha se SPAK-u nuk është opozita e qeverisë por theksoi se është një institucion i krijuar falë vullnetit të Partisë Socialiste.

Rama e konsideroi opozitën si depresive, ndërsa u shpreh se “puna e SPAK është e vetmja pikë referimi e saj për të goditur qeverinë.”

Ai komentoi edhe protestat e saj duke shtuar se i kanë ndarë rrugët, referuar faktit që PS është në qeveri dhe opozita “në rrugë”, ashtu sic iu referua ai.

“Natyrisht, të 700 tenxheret, produktin e gjithë procesit e marrin dhe e ziejnë, gatuajnë 700 lloj gjellërash duke bërë diçka që nuk ndodh këtu për herë të parë, duke shfrytëzuar gjysmë të vërteta për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut, që shurdhon publikun me presion dhe dezinformon publikun thellësisht.

Sa i përket protestave poshtë penxheres, i kemi ndarë punët prej shumë vitesh, unë dhe PS-ja në zyrë, të tjerët në rrugë. Në liritë njerëzore siç e patë, Shqipëria është në vend shumë dinjitoz dhe kjo është pjesë e lirive, s’kam problem unë me këto”, tha Rama.

The post Rama: SPAK nuk është opozita e qeverisë appeared first on Gazeta Si.

Rama: Kemi ushtrinë më të paguar në rajon, do prodhojmë mjete të blinduara

30 December 2025 at 11:47

Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë konferencës vjetore me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se vendi ynë ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, duke ia kaluar kështu edhe Serbisë.

“Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshi edhe Serbinë.  Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa i përket anës financiare. 

Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që i kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. 

Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake.

Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. 

Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, u shpreh kryeministri Rama.

The post Rama: Kemi ushtrinë më të paguar në rajon, do prodhojmë mjete të blinduara appeared first on Gazeta Si.

Rama: Brenda 2026-s, bizneset duhet të ofrojnë pagesa elektronike

30 December 2025 at 11:44

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, theksoi se nga viti i ardhshëm, çdo biznes duhet të duhet që të ofrojë pagesa elektronike për qytetarët.

Sipas tij, deri në muajin qershor të vitit që vjen, bizneset që operojnë në turizëm apo transport do të duhet të garantojë një formë alternative për të garantuar pagesat për qytetarët.

“Kemi hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe janë vendosur disa limite, por ajo që dua ta theksoj shumë fort është që deri në qershor, çdo biznes që operon në turizëm dhe transport, duhet të garantojnë me patjetër format alternativa të pagesave me qytetarët. Jo vetëm cash por edhe mjetet për të bërë pagesa elektronike. Brenda vitit që vjen  çdo biznes duhet të garantojë formën alternative të pagesës që kushdo qoftë të paguajë me kartë apo forma të tjera të pagesës elektronike.”

Ai u ndal gjithashtu edhe te arsimi, duke e cilësuar si një sektor që kanë bërë hapa të rëndësishëm. Duke përmendur teknologjinë si një investimet të rëndësishme, kryeministri shtoi se nga viti që vjen, do të mundësojnë edhe mjetet e para të prodhuara në Shqipëri që do të vihen në dispozicion për transportin e mësuesve dhe nxënësve.

“Në arsim, kemi bërë hapa të rëndësishëm, duke filluar nga sistemi i teknologjisë për nxënësit. 350 shkolla numri i pikave të laboratorëve inteligjentë dhe do të punohet për të arritur objektivin e shpallur të bazuar edhe në financimin e vënë në dispozicion për të pasur 1 mijë laboratorë inteligjentë brenda 2027.

Do të sjellë një bazë shumë ndihmëse dhe domethënëse për të gjithë fëmijët dhe nxënësit që të përfshihen sa më shpejt në botën e re të teknologjisë. Ka vazhduar ndërtimi i infrastrukturës arsimore, ka nisur projekti i transportit me mjete të prodhuara këtu në vend. Dhe besojmë që nga sezoni i ardhshëm arsimor në vitin 2026, do të fusim në përdorim mjetet e para që do të shtrihen më pas në të gjithë territorin për transportin e mësuesve dhe nxënësve.”, tha ai.

The post Rama: Brenda 2026-s, bizneset duhet të ofrojnë pagesa elektronike appeared first on Gazeta Si.

Rama: Mos e pikturoni Shqipërinë si vend krimi e droge

30 December 2025 at 11:23

Kryeministri Edi Rama tha sot në konferencën e fundvitit se sipas tij Shqipëria sot është në nivel tjetër sa i takon luftën kundër krimit të organizuar.

“Falë edhe bashkëpunimit me Prokurorinë e Posacme dhe punës intensive të bërë sot jemi në nivel krejt tjetër, sot flas për fakte e shifra, jo për perceptime në raport me forcën që ka fituar shteti dhe terrenin që ka humbur krimi i organizuar. Jemi në nivel krejt tjetër edhe për luftën kundër trafiqeve dhe drogës.”

Më lejoni një sugjerim jo si kryeministër… Për ju si bashkëqytetar i këtij vendi, mos ia bëni Shqipërisë atë që të tjerë ja bëjnë me kollajllëkun më të madh duke e pikturuar si vend krimi e droge, se nuk është! Nëse do të ishte nuk do të ishte duke negociuar me BE-në, nëse do të ishte nuk do kisha unë në tryezë planin për të mbaruar negociatat në fund të vitit 2027. Thjesht nuk do ndodhte! Nëse sot prokurorët special të Shqipërisë thirren, kërkohen në vendet e Europës e Amerikës Latine, thirren si aleatë të besueshëm, jo si turistë”, tha Rama.


The post Rama: Mos e pikturoni Shqipërinë si vend krimi e droge appeared first on Gazeta Si.

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

30 December 2025 at 09:31

Nga Gazeta ‘Si’– Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më të madhe përreth Tajvanit. Gjatë stërvitjes me armë zjarri do të simulohet edhe një bllokadë e porteve kryesore të Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani është territor kinez dhe synon ta “ribashkojë” atë me Kinënedhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

Stërvitja me emrin e koduar “Misioni i Drejtësisë 2025” shërben sikurse thotë Pekini si paralajmërim i ashpër kundër “forcave separatiste dhe ndërhyrjes së jashtme” në Tajvan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Ajo pritet të zgjasë dy ditë.

Tajvani, i cili i hedh poshtë pretendimet territoriale të Pekinit, i kërkoi Kinës “të mos e gjykojë gabim situatën dhe të bëhet shkaktare problemesh në rajon”, përcjell A2.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit e dënoi veprimin e Kinës si “irracional” dhe tha se kishte krijuar një qendër reagimi ndaj emergjencave dhe kishte mobilizuar forca të përshtatshme për t’u përgjigjur.

‘Misioni i Drejtësisë 2025’ simulon bllokadën e Tajvanit

Në një deklaratë zyrtare ushtria kineze tha se forcat e saj të shumëfishta do të kryejnë stërvitje përreth Tajvanit “në afërsi dhe nga drejtime të ndryshme” për të testuar aftësitë e tyre për operacione të përbashkëta.

Shi Yi, zëdhënësi i Komandës së Krahut Lindor të ushtrisë kineze, tha gjithashtu se stërvitja do të përqendrohet në trajnimin e patrullimeve detare dhe ajrore të forcanëve të gatishmërisë luftarake, mbylljen e porteve dhe zonave kyçe dhe kryerjen operacioneve të parandalimit shumëdimensional.

“Kjo përbën një përpjekje për të fituar epërsi ajrore dhe detare dhe për të ndërprerë mbështetjen e jashtme ushtarake”, tha për DW-në Su Tzu-yun, studiues në Institutin e Mbrojtjes Kombëtare dhe Kërkimeve për Sigurinë në Taipei.

Kjo manovër përbën raundin e shtatë të madh të manovrave ushtarake të Kinës përreth Tajvanit që nga viti 2022, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin.

Pekini vë në provë vendosmërinë e Uashingtonit

Ky operacion ushtarak i Kinës vjen disa ditë pasi SHBA njoftuan për një paketë shitjeje armësh prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin. Nëse kjo miratohet nga Kongresi, kjo do të jetë marrëveshja më e madhe amerikane-tajvaneze për armatimin .

“Ushtria kineze po teston se si do të përgjigjet qeveria amerikane,” thotë William Yang, analist për Azinë Verilindore pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Javën e kaluar Pekini vendosi sanksione kundër 20 kompanive ushtarake amerikane dhe 10 drejtuesish të tyre për të protestuar ndaj shitjes së armëve amerikane për Tajvanin. Por Yang tha se këto sanksione janë kryesisht “simbolike” dhe me pak ndikim real.

Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar në fillim të këtij muaji, administrata e Trumpit theksoi konkurrencën tregtare me Kinën, ndërsa në raportin e fundit të Pentagonit për Kongresin theksohej ndërtimi dhe modernizimi ushtarak i Kinës në kontekstin e përgatitjeve të mundshme për një pushtim të Tajvanit.

Me fillimin e një raundi tjetër stërvitjesh ushtarake, Pekini mund të jetë gjithashtu duke testuar edhe nëse SHBA-të do të përgjigjen me veprime të forta apo do të ndjekin një qasje më të matur për të mos dëmtuar rrethanat për vizitën e Presidentit Donald Trumpnë Kinë vitin e ardhshëm, tha Yang.

Në nëntor Trumpi tha se kishte pranuar ftesën për të vizituar Pekinin në prill 2026 dhe e ftoi Presidentin Kinez Xi Jinping për një vizitë shtetërore në SHBA./ DW 

The post A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin? appeared first on Gazeta Si.

Trump lavdëron Netanyahun: Po të kishit një kryeministër tjetër, Izraeli nuk do ekzistonte

30 December 2025 at 09:17

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti në Florida kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për bisedime që synojnë thyerjen e bllokimit mbi armëpushimin në Gaza dhe njëkohësisht adresimin e shqetësimeve të Izraelit në lidhje me Iranin dhe Hezbollahun.

Duke folur me gazetarët pas mbërritjes së Netanyahut, Trump u duk shumë mbështetës ndaj aleatit të tij edhe pse disa nga këshilltarët e tij thonë se ai po mbetet prapa në zbatimin e disa pikave të marrëveshjes së armëpushimit që ai nënshkroi në tetor.

Trump tha se donte të kalonte sa më shpejt të ishte e mundur në fazën e dytë të marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit, por së pari “organizata palestineze duhet të çarmatoset”. Ai shtoi se do të ishte i hapur për të mbështetur një tjetër sulm të shpejtë izraelit ndaj Iranit nëse vendi vazhdon të zhvillojë programet e tij të raketave balistike dhe armëve bërthamore.

“Ndjej se nëse do të kishit kryeministrin e gabuar, Izraeli nuk do të ekzistonte”, tha Trump në lëvdatat e tij për Netanyahun.

Ai shtoi se shpresonte që Izraeli të shkonte mirë me Sirinë, edhe pse qeveria e Netanyahut ka shkelur vazhdimisht integritetin territorial të vendit fqinj që kur ish-Presidenti Bashar al-Assad u rrëzua dhjetorin e kaluar.

The post Trump lavdëron Netanyahun: Po të kishit një kryeministër tjetër, Izraeli nuk do ekzistonte appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 29 December 2025Main stream

Dosja e AKSHI-t/ Berisha: Të dhënat e sigurisë kombëtare kanë kaluar në duart e bandave

29 December 2025 at 14:28

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sipas tij nëpërmjet AKSHI-t është cenuar jo vetëm siguria kombëtare por edhe aleanca e Shqipërisë me vendet partnere të NATO-s, nëpërmjet informacioneve që ato përcillnin nëpërmjet këtij rrjeti sigurie.

Sipas tij në dosjen e AKSHI-t janë veprat më të shëmtuara në historinë e kombit.

“Në dosjen e AKSHI-t janë veprat më të shëmtuara në historinë e kombit. Vjedhja e plotë dhe totale e të gjitha të dhënave të sigurisë kombëtare dhe ato që kanë lidhje me aleancën e Shqipërisë dhe vijnë nga vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Shqipërisë. Kalimi i këtyre të dhënave në duart e bandave dhe armiqve të betuar të kombit shqiptar dhe NATO-s”, tha ai.

Ai akuzoi dhe familjen e kryeministrit Edi Rama për implikimin në dosjen e AKSHI-t sipas provave të SPAK-ut.

“AKSHI ekskluzivitet total i familjes së kryeministrit”, tha Berisha.

Më tej shtoi se Rama sipas tij është përgjegjës direkt tek kjo dosje:

“Rama e ka përgjegjësinë më të rëndë se Balluku. Kopshti privat i Ramës, AKSHI, nuk është kontrolluar nga Lubi Balluku. AKSHI ka qenë ekskluzivitet total i familjes Rama. Dosja e AKSHI-t nuk është vetëm dosja e vjedhjeve të qindra milionë eurove nëpërmjet baxhanakut të tij në AKSH dhe implikimi që tregojnë regjistrimet e bashkëshortes së tij në përcaktimin e fituesve. Nuk janë vetëm pengmarrje, 3 pengmarrje, jo dy”, tha kreu i selisë blu.

The post Dosja e AKSHI-t/ Berisha: Të dhënat e sigurisë kombëtare kanë kaluar në duart e bandave appeared first on Gazeta Si.

Berisha vendos kusht qeverinë teknike: Të pushtojmë çdo ditë sheshin

29 December 2025 at 12:58

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar në projektin e saj politik për largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe ngritjen e një qeverie teknike.

Ai theksoi se ky është kushti themelor për garantimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Berisha tha se opozita mbetet një forcë e bazuar në parime demokratike dhe refuzon dhunën si mjet veprimi politik.

Sipas Berishës, largimi i kryeministrit Rama është i mundur vetëm përmes angazhimit të vazhdueshëm të opozitarëve dhe pjesëmarrjes masive në protesta paqësore.

“Ne sot jemi të qartë dhe duhet të qartësojmë cdo demokrat, të përkushtohemi në projektin e opozitës për largimin e Ramës nga pushteti dhe krijimin e qeverisë teknike si kusht i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë.

Ne jemi forcë demokratike që drejtohemi nga parimet demokratike, ne nuk biem. Nuk bëhemi parti dhune. Besojmë se paqja është fuqi e jashtëzakonshme.

Ne besojmë se Rama, ky regjim i kalbur largohet vetëm kur opozitarët të lanë mënjanë lodhje dhe dëshpërimin e tyre dhe të dalin në shesh cdo ditë”, tha Berisha.

The post Berisha vendos kusht qeverinë teknike: Të pushtojmë çdo ditë sheshin appeared first on Gazeta Si.

PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet të martën

29 December 2025 at 12:52

Nga Gazeta ‘Si’- Në një shkresë zyrtare, grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një kërkesë sa i takon çështjes “Balluku”.

Kërkohet që mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të mbahet nesër, 30 dhjetor, në orën 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së zv.kryeministres e njëherësh, ministre e deputete e PS-së.

Si rregull, Këshilli mblidhet me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit ose 1/2 së anëtarëve dhe mbledhja nuk mbahet me më pak se 5 anëtarë të pranishëm.

Deputetët e Partisë Demokratike, përkatësisht Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri dhe Saimir Korreshi argumentojnë se periudha 2-javore (16-30 dhjetor), është e mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për paraqitjen e argumenteve/mbrojtjen.

Ata nënvizojnë edhe shënimin e SPAK, ku thuhet se “Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova”.

The post PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet të martën appeared first on Gazeta Si.

Rama uron Kurtin: Ky mandat të kthehet në sukses për vëllazërinë mes shteteve tona!

29 December 2025 at 12:48

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.

Sipas Ramës, ky ishte një mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës, duke i uruar Kurtit sukses dhe mbarësi.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar!”, shkruan kreu i qeverisë në “X”.

E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona.…

— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2025

Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë bindshëm zgjedhjet me afro 50% të votave. VV la pas vetes PDK-në dhe LDK-në. Tanimë, shifrat e tregojnë qartë se Kurti mund të formojë qeverinë e ardhshme pa mbështetjen e partive opozitare.

The post Rama uron Kurtin: Ky mandat të kthehet në sukses për vëllazërinë mes shteteve tona! appeared first on Gazeta Si.

Pse Kosova ‘vetëvendosi’

29 December 2025 at 12:03

Nga Megi Iskurti- Për surprizën e të gjithëve, zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë nuk rezultuan asfare një ‘déjà-vu’ politike e atyre të shkurtit.

Që prej momentit kur u caktua mbajtja e tyre, analistët politikë, këtej e andej kufirit tipikisht i qëndruan një linje mendimi: kuotat e Kurtit do ulen, nuk do e bëjë dot qeverinë dhe kriza politike do vazhdojë.

Madje, disa syresh prej tyre diskutuan edhe rrezikun e të ashtuquajturit “skenar bullgar”, që do të nënkuptonte zgjedhje të shpeshta dhe të përsëritura pa formimin e një qeverie me shumicë të qëndrueshme.

Por mbrëmjen e së dielës, kur u numëruan mbi 90% e votave, një gjë u bë shpejt e qartë: Kosova ‘vetëvendosi.’

Arsyet se përse Kurti priu i vetëm, duke e lënë opozitën në rezultate edhe më të këqija se ato të shkurtit, mund të jenë disa.

Artan Muhaxhiri, politolog, fitoren e Kurtit ia atribuon kryesisht dobësisë së opozitës.

“Kjo është një fitore spektakolare e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën ia ka dhuruar opozita me mungesën totale të ideve se si të ballafaqohet me popullizmin e fuqishëm të Kurtit”, vëren ai.

Sipas tij, partitë rivale dështuan të artikulojnë një projekt politik bindës dhe të besueshëm përtej kritikës ndaj Kurtit.

Fragmentimi, mungesa e lidershipit karizmatik dhe një diskurs kryesisht reaktiv i lanë votuesit pa një alternativë të qartë.

Vetëvendosja u pozicionua sërish si alternativa morale ndaj partive tradicionale, të cilat në perceptimin publik mbeten të lidhura me klientelizëm dhe keqqeverisje.

Megjithatë, ashtu sikurse Gazetasi.al kishte theksuar më herët, një faktor kryesor që ndikoi ishte dhe pesha e diasporës.

Sipas analistëve të huaj, fakti që zgjedhjet u mbajtën mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri luajti një rol të rëndësishëm.

Kjo periudhë përkon me kthimin e dhjetëra mijëra kosovarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit , përfshirë një numër të konsiderueshëm në Gjermani dhe Zvicër – një elektorat që tradicionalisht mbështet Vetëvendosjen.

Sipas mediave lokale, që nga mesi i dhjetorit gati 400 mijë njerëz kanë hyrë në Kosovë. Vetëm nga Zvicra, të premten pritej të uleshin nëntëmbëdhjetë avionë në aeroportin e Prishtinës.

Sipas Bankës Botërore, më shumë se 700 mijë njerëz me prejardhje kosovare jetojnë jashtë vendit. Në vetë Kosovën jetojnë rreth 1.6 milionë banorë. Për më tepër, Kurti e zhvilloi edhe jashtë fushatën zgjedhore.

Në mes të dhjetorit, ai kërkoi vota në Zyrih dhe i vlerësoi anëtarët e diasporës si “heronj të heshtur”.

Ndonëse shumë kritikë e akuzuan Vetëvendosjen se po e instrumentalizon diasporën, premtimi i Kurtit për të qeverisur me “duar të pastra” gjeti jehonë te të mërguarit: duke jetuar në shtete me sundim funksional të ligjit, ata reagojnë veçanërisht ndjeshëm ndaj korrupsionit dhe nepotizmit në atdhe.

Të tjerë analistë vlerësojnë narrativën e “moslëshimit pe”.

Në një kontekst ku Kosova është përballur me presion të vazhdueshëm ndërkombëtar, sidomos në raport me dialogun me Serbinë, Kurti sipas tyre u perceptua nga një pjesë e madhe e elektoratit si lideri që nuk negocion sovranitetin.

Kjo sipas tyre i dha atij kredibilitet politik, veçanërisht te votuesit që ndihen të zhgënjyer nga kompromiset e qeverive të mëparshme.

Tani Kurti e ka kollaj për të formuar qeverinë.

Atij i duhen jo më shumë se 5 deputetë nga 10 që kanë pakicat jo serbe për të formuar pa shumë kokëçarje qeverinë “Kurti 3”.

Në fund të ditës, kjo fitore nuk është vetëm një triumf politik për të, por edhe një dëshmi e qëndrueshmërisë së votuesve të tij: kur nuk lëshon pe lideri, nuk e bën as elektorati.

The post Pse Kosova ‘vetëvendosi’ appeared first on Gazeta Si.

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

29 December 2025 at 10:31

Nga Gazeta ‘Si’- Këto janë vendet në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të një dite më parë.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, në grafikën e publikuar nga REL, janë marrë për bazë rezultatet paraprake me 98.4%, pa votat me kusht dhe të diasporës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi 21.01 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)13.59 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5.68 për qind.

Nisma Socialdemokrate, me vetëm 1.72 për qind të votave nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.74 për qind të votave.

Lëvizja Vetëvendosje mund të përsërisë ose tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur fitoi 50.28 për qind të votave.

Asokohe ajo e krijoi shumicën parlamentare pa koalicion me partitë e tjera shqiptare, por vetëm me deputetë nga pakicat joserbe, të cilat i kanë 10 karrige të garantuara në Kuvend, gjithashtu.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve paraprake nga KQZ-ja, tha se “sa më parë që certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, aq më shpejt do të krijohen institucionet”.

The post Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Gazeta Si.

Zelensky i kërkoi Trumpit garanci sigurie për Ukrainën deri në 50 vjet

29 December 2025 at 10:11

Nga Gazeta ‘Si’- Garanci sigurie për një periudhë deri në 50 vjet, i kërkoi Volodymyr Zelensky Donald Trumpit gjatë negociatave të djeshme në Shtëpinë e Bardhë për një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

Sipas asaj që ishte publikuar ditët e mëparshme, plani i paqes i Uashingtonit parashikonte garanci për 15 vjet, por presidenti ukrainas beson se kjo nuk është e mjaftueshme.

“I thashë Trumpit se do të donim shumë të shqyrtonim mundësinë (e garancive të sigurisë) për 30, 40, 50 vjet. Dhe ky do të ishte një vendim historik nga Presidenti Trump. Presidenti tha se do ta shqyrtonte atë”, vuri në dukje Zelensky.

Gjatë deklaratave të bëra nga të dy udhëheqësit pas negociatave, Trump theksoi, duke iu referuar garancive të sigurisë, se “një ose dy çështje mbeten të pazgjidhura” , me kohëzgjatjen e tyre – sipas komenteve të Zelensky -t sot – që është njëra prej tyre.

Në aspekte të tjera, presidenti amerikan theksoi se “kemi bërë përparim të konsiderueshëm, kemi mbuluar mbi 95% të çështjeve. Jemi shumë afër një marrëveshjeje – jemi shumë më afër se kurrë, pa këtë të thotë se ka një marrëveshje përfundimtare. Nëse gjithçka shkon siç është sot, atëherë brenda pak javësh lufta do të ketë mbaruar”, tha Zelensky.

The post Zelensky i kërkoi Trumpit garanci sigurie për Ukrainën deri në 50 vjet appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Rama ka punuar kundër? Kurti: Nuk jam në dijeni të kësaj, duam të rritet afrimi me Shqipërinë

28 December 2025 at 22:56

Nga Gazeta ‘Si’- Albin Kurti hodhi poshtë pretendimet se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë çmos që ai të mos fitonte zgjedhjet e 28 dhjetorit.

I pyetur lidhur me këtë çështje në konferencën e parë për mediat pas shpalljes së rezultatit paraprak, Kurti tha se nuk është në dijeni të këtyre veprimeve.

“Ne bashkëpunojmë me Republikën e Shqipërisë, me cilëndo qeveri që është aty, kemi 58 marrëveshje me Kryeministrin Rama. Unë nuk jam në dijeni të atyre akuzave që thatë ju, por jemi të interesuar që afrimi me Shqipërinë të rritet gjithnjë e më shumë.

Kemi abetaren e unifikuar nga viti 2021 e këtej, kemi kurrikulat e unifikuara për bashkatdhetarët tanë në botë dhe e kemi Shqipërinë partnerin kryesor tregtar në rajon”, u shpreh Kurti.

Fitoren në zgjedhje, Kurti e quajti më të madhen në historinë e vendit.

“Tani na presin shumë punë përpara. Rezultati i sotëm tregon se duhet të ecim para pa vonesa. Sa më parë të certifikohet rezultati aq më shpejt do të vijojmë me projektet”, tha ai.

The post Rama ka punuar kundër? Kurti: Nuk jam në dijeni të kësaj, duam të rritet afrimi me Shqipërinë appeared first on Gazeta Si.

Kurti shpall fitoren: Më e madhja në historinë e vendit!

28 December 2025 at 22:42

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, tha Kurti.

Kurti tha se partia e tij është në rrugë që të tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2 për qind.

Sipas tij, rezultati zgjedhor i së dielës kërkon që duhet të ecet përpara pa vonesa.

“Sa më parë që certifikohen rezultatet, aq më shpejt na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë”, tha Kurti.

Legjislaturën e re, Kurti tha se e pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë prej 880 milionë eurosh dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, që në total tha se arrijnë vlerën e mbi 1 miliard eurove.

“Ftoj nga tani partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare” dhe për projektligje të tjera”, tha ai.

Kurti u pyet edhe për çështjen e presidentit.

Ai tha se është herët të flitet për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke theksuar se “sonte do të festojmë”, por shtoi se me opozitën duhet të trajtohet kjo çështje, por edhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, të cilës i skadon mandati në mars.

The post Kurti shpall fitoren: Më e madhja në historinë e vendit! appeared first on Gazeta Si.

❌
❌