Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Perla tropikale e Australisë në duart e amerikanëve, Blackstone blen Ishullin Hamilton për 1.2 miliardë dollarë

By: nilda
24 December 2025 at 21:26

Ishulli Hamilton, një nga destinacionet më të njohura turistike në Koralet e Mëdha të Australisë, i është shitur fondit amerikan të investimeve Blackstone për shumën prej 1.2 miliardë dollarësh. Marrëveshja u arrit me familjen Otley, pronare e resortit prej më shumë se dy dekadash, dhe mbetet në pritje të miratimit nga autoritetet rregullatore. Blackstone, me seli në Nju Jork dhe pronare e…

Source

Arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

By: nilda
24 December 2025 at 21:06

Ambasadori i Polonisë në Francë është shkarkuar nga posti i tij, në pritje të rezultateve të një hetimi ndaj tij për “ndikim të pahijshëm” që përfshin një institucion që jepte diploma të falsifikuara. Jan Emerick Rosyszewski, ambasador në Paris që nga viti 2022, u arrestua të martën me të mbërritur në Aeroportin Frederic Chopin të Varshavës dhe dha një deklaratë para hetuesve nga Byroja Qendrore…

Source

Osmani uron Krishtlindjen: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb

By: nilda
24 December 2025 at 20:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të natës së Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Osmani u është drejtuat qytetarëve duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri. Presidentja tha se Krishtlindja është frymëzimi që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa.

Source

“Shqipëria Bëhet” lajmëron protestë më 4 janar, Lapaj: Qëndresa dhe sakrifica janë arma jonë më e fortë

By: nilda
24 December 2025 at 20:17

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka njoftuar zhvillimin e një proteste të dytë masive më 4 janar, në vazhdën e protestës maratonë që ka hyrë tashmë në ditën e saj të 18-të. Në një deklaratë publike, drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj, theksoi se kjo protestë përfaqëson një përballje të drejtpërdrejtë të qytetarëve me atë që ai e cilësoi si “qeverinë më të korruptuar në Europë”…

Source

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

By: nilda
24 December 2025 at 19:48

Papa Leoni XIV u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të paktën në ditën e Krishtlindjes, të respektohet një ditë paqeje në botë. Apeli u bë të martën, më 23 dhjetor, nga Castel Gandolfo, përpara festës së Krishtlindjes. Ai u shpreh se një nga gjërat që e shqetësojnë më shumë këto ditë është fakti se Rusia duket se ka refuzuar kërkesën për një armëpushim për Krishtlindje. “I bëj edhe një herë…

Source

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

By: nilda
24 December 2025 at 19:39

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe një stacion të përbashkët kërkimor ruso-kinez, teksa fuqitë e mëdha po nxitojnë të eksplorojnë satelitin e vetëm natyror të Tokës. Që nga koha kur kozmonauti sovjetik, Yuri Gagarin, u bë njeriu i parë që shkoi në hapësirë më 1961, Rusia e ka paraqitur veten si një…

Source

Banorët votojnë, ja se kush u zgjodh lideri i parë i shtëpisë në “BBV5”

By: nilda
24 December 2025 at 19:29

Armiri është zgjedhur lideri i parë i shtëpisë në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Të gjithë banorët u vendosën përpara një zgjedhje në living dhe ishte Armiri, ai që me më shumë vota u zgjodh si lideri i parë, për të ndarë detyrat e gjithsecilit dhe do të ketë një rol të rëndësishëm në buxhetin javor. Ai gjithashtu do të ketë edhe një avantazh në lojë, gjë që do t’i komunikohet në Prime…

Source

Fluks trafiku në autostradën Tiranë-Durrës, aksident zinxhir me gjashtë automjete

By: nilda
24 December 2025 at 19:13

Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku gjashtë automjete janë përplasur njëra pas tjetrës. Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë trafiku i rënduar dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë mes mjeteve. Ngjarja ka ndodhur në një segment me fluks të lartë qarkullimi, duke sjellë bllokim të përkohshëm të trafikut…

Source

Before yesterdayMain stream

Benet Beci: Të rinjtë e “ACT for Shkodra” pranë të moshuarve që jetojnë vetëm gjatë festave

By: nilda
23 December 2025 at 10:43

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku vlerëson një nismë solidariteti të ndërmarrë gjatë ditëve të festave nga të rinjtë e “ACT for Shkodra”, në mbështetje të të moshuarve që jetojnë të vetmuar. Sipas Becit, kjo iniciativë ka sjellë më shumë sesa ndihmë materiale. Krahas pakove ushqimore, të rinjtë kanë ofruar praninë e tyre përmes bisedave dhe…

Source

Rruga Europiane e Shqipërisë ndërtohet mbi vlerat po aq sa edhe mbi Reformat

By: nilda
23 December 2025 at 10:12

Prof. Dr. Zlatko Kramarić, Ambasador i Republikës së Kroacisë në Shqipëri dhe Dekan i Trupit Diplomatik. Në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, Ambasadori i Republikës së Kroacisë në Republikën e Shqipërisë dhe Dekan i Trupit Diplomatik, Prof. Dr. Zlatko Kramarić, dha një mesazh të fortë mbështetjeje për progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë drejt…

Source

Pas daljes nga burgu, Dani Alves blen klub dhe bëhet president

By: nilda
22 December 2025 at 12:44

Dani Alves ka finalizuar blerjen e klubit portugez São João de Ver, që garon në Liga 3, sipas raportimeve të ESPN Brasil. Marrëveshja është mbyllur me mbështetjen e një grupi investitorësh brazilianë, të cilët kanë ndihmuar në përfundimin e procedurave për shoqërinë sportive të klubit. Sipas burimeve, ish-mbrojtësi brazilian po shqyrton gjithashtu mundësinë e firmosjes së një kontrate si lojtar…

Source

Shifra dhe fakte nga finalja e Superkupës së Italisë

By: nilda
22 December 2025 at 12:06

Mbrëmjen e së hënës do të luhet në Riad të Arabisë Saudite (20:00) finalja e Superkupës së Italisë mes Napolit dhe Bolonjës, pasi eliminuan të dyja në gjysmëfinale respektivisht Milanin dhe Interin. Më poshtë do të keni mundësinë të shihni të gjitha shifrat dhe statistikat e kësaj përballjeje. ● Bolonja është e pamposhtur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Napolit në të gjitha garat…

Source

❌
❌