Prodhimi industrial në dhjetor të vitit 2025 është rritur për 2.3 për qind në krahasim me dhjetorin 2024, ndërsa në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024 për 1,9 për qind, kumtoi sot Enti shtetëror i statistikave.
Ndikim më të madh ndaj rritjes së prodhimit industrial në dhjetor 2025, në krahasim me dhjetorin 2024, ka rritje të prodhimit nëpër sektorët: Prodhim i prodhimeve ushqimore me 3,5 për qind, Prodhim i pijeve me 34.2 për qind dhe Prodhim i automjeteve motorizuese, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove me 3.5 për qind.
Në sektorin Xehtari dhe nxjerrje të gurëve në dhjetor 2025, në krahasim me dhjetorin 2024, prodhimi industrial shënon rënie prej 6.6 për qind, në Industrinë përpunuese rritje prej 4.5 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rënie prej 3.9 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në dhjetor 2025, në krahasim me dhjetorin 2024, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 9.8 për qind dhe prodhimeve të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 2.4 për qind, përderisa rënie shënon tek Energjia për 3.9 për qind, Prodhimet kapitale për 0.8 për qind dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 3.8 për qind.
Paga mesatare neto në kujdesin shëndetësor, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në vitin 2025 është 50.327 denarë, paga mesatare e infermierëve me arsim të mesëm është 31.934 denarë, ndërsa paga më e ulët në kujdesin shëndetësor është 21.158 denarë.
Këto të dhëna i njoftoi sot Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Ata theksojnë se pagat në kujdesin shëndetësor nuk po rriten vetëm nominalisht, por edhe në terma realë, dhe se një rritje e re është planifikuar për mars.
"Në publik po krijohen perceptime se autoritetet po kundërshtojnë rritjen e pagës minimale. Megjithatë, shembulli i kujdesit shëndetësor tregon qartë se autoritetet e kujdesit shëndetësor jo vetëm që nuk janë pengesë, por po e mbështesin në mënyrë aktive rritjen e pagave në kujdesin shëndetësor publik. Paga bazë më e ulët në kujdesin shëndetësor publik në vitin 2025 është 27.158 denarë neto dhe krahasuar me vitin 2023, ajo shënon një rritje nominale prej 22,2%, ndërsa rritja reale është 13,4%. Kjo do të thotë se rritja e kësaj page është shumë më e lartë se inflacioni në të njëjtën periudhë.
Paga më e ulët në kujdesin shëndetësor publik është 11.4% më e lartë se paga minimale në vend. Paga bazë neto për infermierët me arsim të mesëm profesional (SSS), sipas marrëveshjes kolektive të degës, në vitin 2025 është 31.934 denarë. Krahasuar me vitin 2023, rritja nominale është 24,5%, ndërsa rritja reale është 15,6%", njoftojnë nga FSSH.
Paga mesatare neto në kujdesin shëndetësor, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, në vitin 2025 është 50.327 denarë. Krahasuar me vitin 2023, rritja nominale është 15,8%, ndërsa rritja reale është 7,5%. Në vitin 2025, kjo pagë është rreth 9,5% më e lartë se paga mesatare neto në të gjithë ekonominë e vendit./Telegrafi/
Një në katër të rinj në Evropë punon dhe studion njëkohësisht. Të dhënat më të fundit të EUROSTAT-it për vitin 2024 tregojnë se 25.4 për qind e të rinjve të moshës 15–29 vjeç ishin të punësuar gjatë arsimit formal, duke reflektuar një model ku shkollimi dhe tregu i punës ndërthuren gjithnjë e më shumë. Në shumë vende të BE-së, puna gjatë studimeve shihet si pjesë normale e zhvillimit profesional dhe pavarësisë financiare të të rinjve.
Megjithatë, në Maqedoninë e Veriut, ky realitet mbetet larg. Të dhënat në vend tregojnë se pjesëmarrja e të rinjve në tregun e punës është dukshëm më e ulët dhe tranzicioni nga arsimi në punësim vazhdon të jetë një nga pikat më të dobëta të sistemit socio-ekonomik. Sipas të dhënave zyrtare dhe raporteve ndërkombëtare, vetëm rreth 20 për qind e të rinjve të moshës 15–24 vjeç në vend janë të punësuar. Edhe në grupmoshën më të gjerë 15–29 vjeç, shkalla e aktivitetit në tregun e punës arrin rreth 46–47 për qind, shumë më poshtë se mesatarja evropiane. Këto shifra tregojnë se një pjesë e madhe e të rinjve ose mbeten të përqendruar vetëm në arsim, ose përjashtohen plotësisht nga tregu i punës.
Një nga treguesit më shqetësues është përqindja e lartë e të rinjve që nuk janë as në punë, as në arsim dhe as në trajnim. Në Maqedoninë e Veriut, norma e të rinjve NEET lëviz mes 20 dhe 24 për qind, një nivel dukshëm më i lartë se mesatarja e BE-së. Në kontrast, të dhënat e EUROSTAT-it tregojnë se në vendet e Evropës Veriore dhe Qendrore, si Holanda, Danimarka dhe Gjermania, përqindja e të rinjve që punojnë gjatë studimeve arrin nga 45 deri në mbi 70 për qind. Në këto vende, punësimi studentor është i rregulluar, i mbështetur institucionalisht dhe shpesh lidhet drejtpërdrejt me profesionin që të rinjtë ndjekin në arsim.
Në vendin tonë, puna gjatë studimeve ekziston, por kryesisht në formë joformale dhe jashtë statistikave zyrtare. Shumë studentë punojnë në sektorë me paga të ulëta, pa kontrata të qëndrueshme dhe pa sigurim social, gjë që e bën këtë përvojë më shumë një mekanizëm mbijetese sesa një hap drejt zhvillimit profesional. Pikërisht për këtë arsye, statistikat zyrtare nuk arrijnë të pasqyrojnë realisht përmasat e punësimit gjatë studimeve.
Dimensioni gjinor thellon edhe më tej pabarazitë. Edhe pse vajzat në vend janë më të përfaqësuara në arsimin e lartë, ato përballen me shkallë më të ulët punësimi dhe me pasivitet më të lartë krahasuar me burrat, sidomos pas përfundimit të studimeve. Ky trend përputhet me gjetjet e EUROSTAT-it për Evropën, por në kushtet e tregut vendor, pasojat janë më të theksuara.
Ndryshe, krahasimi me Evropën nxjerr në pah një dallim thelbësor, ku derisa në BE sfida kryesore është balancimi mes punës dhe arsimit, në Maqedoni, sfida mbetet vetë përfshirja e të rinjve në tregun e punës. Papunësia e lartë e rinisë, mungesa e punës së rregulluar studentore dhe përqindja e madhe e NEET-ve tregojnë për një sistem që ende nuk arrin t’i shoqërojë të rinjtë nga shkolla drejt punësimit. (koha.mk)
Janë dhanë 304 leje për ndërtim në nëntor të vitit të kaluar, që është 16,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5.400.888.000 denarë, që është për 27,1 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Në rajonin e Shkupit janë dhënë më së shumti leje për ndërtim – 110 pas çka vijojnë ai i Pollogut – 55, i Vardarit – 36, Jugperëndimor – 29.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 208 (68,4 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë. Është paraparë ndërtimi i 761 banesave, prej të cilave 427 në Rajonin e Shkupit, 113 në atë Lindor, 82 në Jugperëndimor, 79 në atë të Pellagonisë, 38 në atë të Pollogut, 15 të Vardarit, 4 në atë Juglindor dhe 3 në Rajonin Verilindor.
Për objektet e ndërtimit të ulët janë dhënë 34 leje, ndërsa për objektet për rikonstruim 62.
Për 162 ( 53,3 për qind) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 142 (46,7 për qind) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
“Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 761 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 67.767 metra katrorë”, bën të ditur Enti Shtetëror I Statistikave.
Në nëntor të vitit 2025 gjithsej 77.570 turistë kanë realizuar 146.605 bujtje në vend. Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 25,7 për qind janë të vendit, ndërsa 74,3 për qind janë turistë të huaj.
Enti Shtetëror i Statistikës sot njoftoi se më së shumti turistë të huaj në nëntor kishte nga Turqia, 12.401 pastaj vijojnë Gjermania – 11.812, Serbia – 3.793, Greqia – 3506…
Numri i bujtjeve në nëntor të vitit 2025 arrin 146.605, nga të cilët 33,9 për qind janë nga turistët vendor, ndërsa 66,1 për qind nga turistët e huaj.
Në periudhën janar-nëntor të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 6 për qind, me një rënie prej 3,5 për qind të turistëve vendor, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 10,3 për qind.
Në periudhën janar-nëntor 2025, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i përgjithshëm i bujtjeve është rritur për 0,8 për qind, ashtu që te turistët vendor ka ulje prej 4,3 për qind, ndërsa te ata të huaj ka rritje për 6,9 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, Maqedonia vazhdon të përballet me rritje natyrore negative të popullsisë.
Gjatë vitit 2024 janë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë ndërruar jetë 20.201 persona, që nënkupton një ulje të popullsisë për mbi 4.000 banorë.
Rritje pozitive është shënuar vetëm në rajonin e Shkupit, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i të vdekurve ka qenë dukshëm më i lartë se ai i të lindurve.
Numri i martesave gjatë vitit të kaluar është ulur për rreth 1.600, ndërsa numri i divorceve është rritur për 259.
Sipas rajoneve, numri më i lartë i martesave për 1.000 banorë është regjistruar në Rajonin e Pollogut – mbi 7,5, ndërsa më i ulëti në Rajonin e Pellagonisë dhe atë të Vardarit – nën 5,5.
Numri më i madh i divorceve për 1.000 martesa është shënuar në rajonin e Vardarit, rajonin Lindor dhe atë Juglindor – mbi 200.
Sipas komunave, numri më i lartë i divorceve për 1.000 banorë është regjistruar në Zërnovcë – 888, Lozovë – 500, Rosoman – 461, Gradsko – 437, Dellçevë – 386, Dojran – 363, Gjevgjeli – 319, Kavadar – 316 dhe komuna Qendër – 308.
Rritje e çmimeve me pakicë u regjistrua në të gjitha sektorët e Maqedonisë së Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Mesatarisht rritja është 3.7 përqind në dhjetor, krahasuar me dhjetorin paraprak, por në disa sektorë ka pasur rritje edhe më të madhe.
Rritje më të madhe ka pasur te produktet ushqimore industriale (5.1 %), produktet ushqimore (4.9 %), ndërsa rritje më e vogël te pijet alkoolike dhe joalkoolike.
“Indeksit të kostos për jetesë në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, shënoi rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 3.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që kosto e jetesës prej nëntorit në dhjetor u rrit për 0.4 përqind.
Inflacioni i matur nga indeksi i çmimeve të konsumit në dhjetor 2025, krahasuar me dhjetorin 2024, ishte 4.1 përqind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. I gjithë viti 2025 përfundoi me të njëjtin nivel inflacioni relativisht të lartë krahasuar me vitin 2024. Indeksi i çmimeve të konsumit në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, u rrit me 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë me 3.6%. Lëvizja e indeksit të çmimeve të konsumit në vitin 2025 ishte e ndryshme midis grupeve individuale të konsumit.
Rritje e indekseve u regjistrua në të gjitha grupet: Restorante dhe hotele me 7.2%, Rekreacion dhe kulturë me 6.4%, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë me 5.9%, Ushqime dhe pije joalkoolike me 5.2%, Mobilje, mallra shtëpiake dhe mirëmbajtje shtëpiake me 4.6%, Mallra dhe shërbime të ndryshme me 3.7%, Veshje dhe këpucë, Shëndetësi me 3.1%, Strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse me 1.8%, Komunikime me 1.3%, Transport me 0.8% dhe Arsim me 0.1%.
Rritja e inflacionit në dhjetor 2025, krahasuar me nëntorin 2025, është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: Transporti me 5.8%, Rekreacioni dhe kultura me 0.8%, Shëndetësia me 0.7%, Mobiljet, mallrat shtëpiake dhe mirëmbajtja e shtëpisë me 0.5%, Restorantet dhe hotelet me 0.4%, Strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse me 0.2%, Mallrat dhe shërbimet e ndryshme, Pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 0.1%./Telegrafi/
Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është rritur për një vit dhe ka arritur në 76.63 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rritje natyrore negative të popullsisë.
Jetëgjatësia mesatare
2023 – 75.32 vjet
2024 – 76.63 vjet
Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në “Vjetarin Statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025”, gjatë vitit 2024 kanë lindur 16,061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20,201 persona.
2024
Lindje: 16,061
Vdekje: 20,201
Rritje natyrore: -4,140
Kjo do të thotë një rënie e popullsisë prej 4,140 banorësh vetëm brenda një viti. Vetëm rajoni i Shkupit shënoi rritje natyrore pozitive, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i vdekjeve e tejkaloi ndjeshëm numrin e lindjeve.
Në rajonin e Shkupit, rritja më e lartë natyrore është shënuar në Saraj me +8.4 dhe në Çair me +5.5 për 1,000 banorë.
Saraj +8.4
Çair +5.5
Kisella Vodë -4.2
Karposh -3.9
Në nivel shtetëror, rritja natyrore më e lartë është regjistruar në komunat Haraçinë +10.5, Studeniçan +9.7, Saraj +8.4, Likovë +6.2, Çair +5.5, Zelenikovë +5.3 dhe Shuto Orizari +5.2 për 1,000 banorë.
Top rritjet pozitive:
Haraçinë +10.5
Studeniçan +9.7
Saraj +8.4
Likovë +6.2
Çair +5.5
Zelenikovë +5.3
Shuto Orizari +5.2
Rritja natyrore më e ulët në nivel shtetëror është shënuar në Novosellë, Novac, Nagoriçan i Vjetër, Kratovë, Berovë, Çeshinovë-Obleshevë, si dhe Rosoman.
Rënie më e madhe:
Novosellë -14.8
Novac -13.7
Nagoriçan i Vjetër -13.6
Kratovë -12.8
Berovë -10.3
Çeshinovë e Obleshevë -10.3
Rosoman -10.2
Vetëm për një vit, numri i lindjeve të gjalla ka rënë për gati 700, nga 16,737 në vitin 2023 në 16,061 në vitin 2024.
Lindje të gjalla
2023 – 16,737
2024 – 16,061
Në gjashtë vitet e fundit, që nga viti 2019, Maqedonia vazhdimisht ka rritje natyrore negative. Rënia më e madhe e popullsisë është shënuar në vitin 2021, kur lindën 18,648 persona dhe vdiqën 28,516, ose një rënie prej -9,868 banorësh.
Vitin e kaluar është regjistruar edhe rënie e ndjeshme e martesave. Numri i tyre është ulur për 1,600 dhe ka arritur në 11,066, ndërsa shkurorëzimet janë rritur për 259, në gjithsej 2,024.
Martesa – 11,066
Shkurorëzime – 2,024
Mesatarisht, gjatë vitit 2024 ka pasur 183 shkurorëzime për 1,000 martesa. Numri më i lartë i shkurorëzimeve për 1,000 martesa është regjistruar në rajonet e Vardarit, Lindjes dhe Juglindjes – mbi 200, ndërsa më i ulëti në rajonin Verilindor – nën 140.
Sipas komunave, numrin më të lartë të shkurorëzimeve për 1,000 banorë e kanë Zërnovci me 888, Llozova me 500, Rosomani me 461, Gradsko me 437, Dellçeva me 386, Dojrani me 363, Gjevgjelia me 319, Kavadari me 316 dhe Qendra me 308.
KOMUNA:
Zërnovci – 888
Lozovë – 500
Rosoman – 461
Gradsko – 437
Dellçevë – 386
Dojran – 363
Gjevgjeli – 319
Kavadar – 316
Qendër – 308
Ndërkohë, më pak shkurorëzime për 1,000 banorë janë regjistruar në Vevçan dhe Qendër Zhupë – zero, Sopishtë 26.3, Likovë 32.4, Haraçinë 36, Saraj 44 dhe Pehçevë 45.5.
Jetëgjatësia në Maqedoninë e Veriut është rritur për një vit dhe në vitin 2024 ka arritur mesatare në 76,6 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rënie të popullsisë për shkak të rritjes natyrore negative.
Sipas të dhënave nga “Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025”, publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, gjatë vitit 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.201 persona, që përbën një rënie të popullsisë prej 4.140 banorësh. Vetëm rajoni i Shkupit ka shënuar rritje natyrore pozitive, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i vdekjeve ka tejkaluar ndjeshëm numrin e lindjeve.
Jetëgjatësia mesatare është rritur nga 75,32 vjet në vitin 2023 në 76,63 vjet në vitin 2024. Gratë jetojnë më gjatë, me një mesatare prej 78,86 vjetësh, ndërsa burrat 74,48 vjet.
Në gjashtë vitet e fundit, që nga viti 2019, vendi ka pasur rritje natyrore negative. Vetëm brenda një viti, numri i lindjeve të gjalla ka rënë për rreth 700, nga 16.737 në vitin 2023 në 16.061 në vitin 2024. Në dhjetë vitet e fundit, lindjet kanë rënë nga 23.002 në vitin 2016.
Rajoni i Shkupit ishte i vetmi me rritje pozitive natyrore, veçanërisht në Saraj (+8.4) dhe Çair (+5.5 për 1.000 banorë). Rënia më e madhe natyrore u regjistrua në Novosellë (-14.8), Novac (-13.7), Nagoriçan i Vjetër (-13.6) dhe Kratovë (-12.8).
Shkaqet më të shpeshta të vdekjes janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (36.6%), kanceret (19.6%) dhe sëmundjet endokrine e metabolike (7.7%).
Vitin e kaluar, numri i martesave ka rënë për 1.600 dhe ka arritur në 11.066, ndërsa shkurorëzimet janë rritur për 259, duke arritur në 2.024. Mesatarisht, në nivel shtetëror janë regjistruar 183 shkurorëzime për 1.000 martesa, me normën më të lartë në rajonet e Vardarit, Lindjes dhe Juglindjes.
Sipas të dhënave nga "Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025" i Entit Shtetëror të Statistikave, shuma më e madhe e buxhetit familjar shkon për mish, përkatësisht 38.397 denarë, e ndjekur nga qumështi dhe produktet e qumështit dhe vezët, të cilat kërkonin 30.411 denarë.
Mbi 50 përqind e buxhetit të brendshëm të familjeve në vend gjatë këtij viti ishte menduar ekskluzivisht për ushqim dhe pije. Të dhënat e fundit nga "Vjetari Statistikor 2025" i Entit Shtetëror të Statistikave zbulojnë se një familje mesatare shpenzonte rreth 159.750 denarë në vit për ushqim dhe pije.
Sipas statistikave, shuma më e madhe e buxhetit familjar shkon për mish, 38.397 denarë, e ndjekur nga qumështi dhe produktet e qumështit dhe vezët, të cilat kërkonin 30.411 denarë. Këtë vit, familjet shpenzuan 25.079 denarë për produkte drithërash, 21.373 denarë për perime, 9.932 denarë për fruta dhe 7.409 denarë për sheqer dhe çokollatë. Më pak para shpenzohen për peshk, vetëm 4.369 denarë.
Raporti thotë se një familje mesatare konsumoi deri në 172.3 kilogramë bukë dhe 64 kilogramë patate.
Nga perimet, domatet u konsumuan më shumë, 33 kilogramë secila, dhe specat - 30.4 kilogramë, ndërsa fasulet mbeten një zgjedhje tradicionale me pothuajse 15 kilogramë në vit./Telegrafi/
Lluka dhe Hana janë në krye të listës së emrave më të shpeshtë për të porsalindurit në Maqedoni në vitin 2025. Emrat tradicionalë, por edhe modernë vazhdojnë të jenë zgjedhja e prindërve, të cilët gjithnjë e më shumë po zgjedhin emra të shkurtër dhe tingëllues me një kuptim të fortë.
Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) njoftoi në publikimin e vet “Maqedonia e Veriut në Numra 2025” se midis foshnjave meshkuj, më të popullarizuarit ishin emrat Lluka, Damjan, Matej, Marko, Mihail, Jakov, David, Jovan, Petar dhe Mateo, ndërsa midis vajzave, më shpesh zgjidheshin emrat Hana, Jana, Sofia, Dua, Ana, Jovana, Mia, Milla, Sara dhe Bisera.
Sipas të dhënave të fundit nga ESHS, në vitin 2025në vend kanë lindur gjithsej 16.061 fëmijë. Nga këta, 8.277 ishin djem dhe 7.784 ishin vajza, që konfirmon dominimin e lehtë të të porsalindurve meshkuj.
Statistika tregon se, pavarësisht sfidave demografike, prindërit vazhdojnë të vlerësojnë traditën, por edhe hapjen ndaj emrave të rinj dhe modernë.
Prodhimi industrial në periudhën janar-nëntor të vitit 2025, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar shënon rritje prej 1,9 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Në nëntor të këtij viti, megjithatë, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, pati një rënie prej 2,8 për qind.
Prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe Gurores në nëntor të vitit 2025, krahasuar me nëntorin e vitit 2024, shënon rënie me 4,7 për qind, në sektorin e Prodhimit shënohet rënie prej 2,0 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe Ajër të Kondicionuar shënohet ulje prej 8,6 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 8,5 për qind, Produktet kapitale për 2,1 për qind, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 18,6 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8,7 për qind, derisa rritje vërehet te Produktet intermediare përveq energjisë për 7,7 për qind.
Në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin e Tregtisë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur për 6.5%, bën të ditur Enti Shtetëror i Statistikave.
Në tregtinë me pakicë në muajin nëntor të vitit 2025, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, parë sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupet: Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht për 13.7%, dhe në terma real për 6.5%, Tregtia me pakicë e produkteve jo-ushqimore, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 5.6%, dhe në terma realë për 1.5%, Tregtia me pakicë, përveç karburantit, është rritur nominalisht për 9.5% dhe në terma real për 3.9% dhe Tregtia me pakicë e karburanteve për automjete është zvogëluar realisht për 5.7%, dhe në terma nominalë për 6.9%.
Shumica e amvisërive në vend, ose një e treta, jetojnë në banesa me tridhomëshe me sipërfaqe midis 51 dhe 70 metra katrorë. Mbi dy të tretat kishin makinë dhe ajër të kondicionuar, dhe vetëm 40 për qind kishin biçikletë. Pothuajse gjysma kishin kompjuter personal të lidhur me internet, ndërsa celular kishin mbi 92%, radio 28% dhe telefon vetëm 22 për qind.
Mesatarisht një në tre anëtarë të familjes ishte i punësuar. Numri mesatar i anëtarëve të familjes ishte 3,05, në marrëdhënie pune me një mesatare prej 1,13. Anëtarë të varur ishin 1,15, ndërsa 0,67 me të ardhura personale. Persona të vetëpunësuar ishin 0,03, ndërsa fermerë aktivë 0,07, tregojnë të dhënat nga “Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025” i Entit Shtetëror të Statistikës.
Sipas disponueshmërisë së mallrave të qëndrueshme në familje, mbi 97% e amvisërive kishin një sobë elektrike, ngrohës uji, frigorifer, lavatriçe, hekur dhe televizor. Fshesë me korrent 93% dhe ajër të kondicionuar 66,7%. Frigorifer me ngrirje të thellë (58,7%), lavastovilje (40,6%). Radio 28% dhe 13,7% kishin një aparat fotografik.
Makinë kishin dy të tretat e amvisërive ose 67,8%, biçikletë 40% dhe motor 7,7%.
Celular kishin mbi 90 për qind dhe telefon vetëm 22%. Kompjuter personal, të lidhur me internet pothuajse gjysma e familjeve (46.5%).
Ujësjellës dhe energji elektrike kishin të gjitha amvisëritë, dhe kanalizim 99.8%. Lidhje telefonike kishin 54,5% dhe vetëm 15,3% kishin ngrohje qendrore. Shumica e amvisërive vitin e kaluar janë ngrohur me soba edhe atë mbi 71% me lëndë djegëse të ngurta, ndërsa 20,7% me energji elektrike. 5 për qind kishin ngrohjen e tyre qendrore dhe 2,9% me ngrohje qendrore.
Mbi 92,7% e amvisërive jetonin në banesë personale, 5,1% te prindi, fëmijë ose të afërm të tjerë dhe 2% në banesë me qira.
Sipas sipërfaqes së banesës të përdorur, një e treta ose 32% jetonin në një banesë midis 51 dhe 70 metra katrorë. Mbi 26% jetonin në një banesë midis 81 dhe 100 metra katrorë. Rreth 10 për qind jetonin në një banesë midis 31 dhe 50 metra katrorë, ndërsa mbi 14,5% në një banesë me sipërfaqe mbi 100 metra katrorë.
Shumica e amvisërive ose 36,3 për qind jetojnë në një banesë tridhonëshe, 28,6% në një apartament karëtdhonëshe ose më të madhe, ndërsa 26,4% në një banesë dydhomëshe. Në banesë njëdhomëshe ose studio jetojnë 4,5% e amvisërive.
Të dhënat janë marrë bazuar në kërkimin statistikor “Anketa e Konsumit të Amvisërive”, të zbatuar gjatë vitit 2024 në 5040 familje. U anketuan 2 914 familje, ndërsa numri i familjeve të vlerësuara është 598,632, nga të cilat numri më i madh 92,7 për qind janë jobujqësore (555,079), 5,2% janë të përziera (31,373) dhe vetëm 2% janë bujqësore (12,180).
Vitin e kaluar, në Maqedoni u mblodhën gjithsej 637.471 ton mbeturina komunale, që është një rritje krahasuar me vitet e kaluara, thuhet në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Në të njëjtën kohë, sasia totale e vlerësuar e mbeturinave komunale të gjeneruara është 790.866 ton, që është një rënie krahasuar me periudhën e mëparshme. E gjithë sasia e mbeturinave komunale të mbledhura përfundoi në deponi.
Mesatarisht, çdo banor gjeneroi 438 kilogramë mbeturina komunale, një rënie e konsiderueshme krahasuar me vitin 2023, kur mesatarja ishte 503 kilogramë për banor.
Mbetjet komunale përfshijnë mbeturinat shtëpiake, duke përfshirë mbeturinat e rënda, si dhe mbeturinat e ngjashme nga aktivitetet tregtare dhe tregtare, institucionet, bizneset e vogla, oborret dhe kopshtet, mbeturinat e rrugëve dhe mbeturinat nga tregjet. Kjo kategori nuk përfshin ujërat e zeza dhe mbeturinat e ndërtimit.
Të dhënat nga agjentët kolektivë të zbatimit të ligjit të paraqitura në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik tregojnë se 65 përqind e mbeturinave të paketimit të vendosura në treg u ricikluan. Nga një total prej 80.575 ton mbeturina paketimi, u ricikluan 52.605 ton.
Sipas llojit të materialit, shkalla më e lartë e riciklimit u regjistrua për letrën dhe kartonin - 105 përqind, e ndjekur nga metali me 80 përqind, qelqi me 54.6 përqind, plastika me 38.9 përqind dhe druri me 38.8 përqind. Në shifra absolute, mbeturinat më të ricikluara ishin letra dhe kartoni (29,614 ton), dhe më pak metali (3,026 ton)", thonë nga ESHS-së.
Nga atje thonë se shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit në vitin 2024 arritën në 10.5 miliardë denarë, ose 169.4 milionë euro, ndërsa 12.2 miliardë denarë, ose 196.7 milionë euro, u mblodhën nga taksat mjedisore në vitin 2023./Telegrafi/
Bazuar në të dhënat nga Anketa mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës, e cila është kryer në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, Enti Shtetëror i Statistikave llogariti treguesit e varfërisë "Laeken" për vitin 2024. Baza për llogaritjet e varfërisë janë të ardhurat, dhe pragu i varfërisë përcaktohet në 60% të të ardhurave mesatare të ekuivalentuara.
Në vitin 2024, shkalla e varfërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte 21.9%.
E analizuar sipas llojit të familjes, shkalla e varfërisë së familjeve të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë të varur në vitin 2024 është 17.1%.
Sipas statusit më të shpeshtë të aktivitetit ekonomik, shkalla e varfërisë së personave të punësuar është 7.9%, ndërsa shkalla e varfërisë së pensionistëve është 12.0%.
Koeficienti Gini (një masë e pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave) është 29.1%./Telegrafi/
Prokuroria Publike është duke ndërmarrë veprime hetimore për të gjitha raportet që së fundi kanë dalë nga Enti Shtetëror i Revizionit e që i referohen disa institucioneve të nivelit qendror dhe komunave.
“Të gjitha raportet i janë dorëzuar prokurorive përkatëse dhe janë formuar lëndë për t’i vërtetuar gjetjet në raporte”, thonë nga Prokuroria Publike.
Lidhur me raportin e dalë mbi shpërdorimet në Lotarinë Shtetërore, Prokuroria Publike thotë se në dobi të hetimit dhe procedurës para hetimore ka kërkuar raport shtesë për t’i vërtetuar dyshimet paraprake.
“Qëllimi ishte që gjetjet nga raporti i Revizionit deri sa janë gati, të mund të përdoren si dëshmi në korniza të disa lëndëve (hetime dhe parahetime) që i referohen punës së Lotarisë Shtetërore”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
Enti i Revizionit së fundi ka shpalosur disa raporte me gjetje konkrete. Lëshime dhe bazë për vepra penale janë gjetur në Lotarinë Shtetërore, Ministrinë e Ekonomisë, në Shoqërinë Aksionare NOMAGAS dhe Komuna e Sarajit.
Në tetor të vitit 2025 janë dhënë 446 leje për ndërtim, që është për 22,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 10 596 843 mijë denarë, që është për 25,1 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e rritur është për shkak se gjatë periudhës referencë është dhënë leja për ndërtimin e Rrugës Shtetërore A2, aksin Bukojçan–Kërçovë, faza e parë, nën aksin Cërvicë–Kërçovë me gjatësi 6,527 km, e cila ka vlerë prej 44 milionë euro.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 289 (64,8 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 68 (15,2 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 89 (20,0 %) për objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 446 objekte, tek 247 (55,4 %) si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa tek 199 (44,6 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 1 177 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 101 286 m2.
Inflacioni në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mos zbresë nën nivelin prej 4%.
Enti Shtetëror i Statistikave mat se në nëntor shpenzimet për jetesë kanë qenë 4% më të larta krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur me 3%.
Vetëm brenda një muaji, nga tetori në nëntor, inflacioni është rritur me 0.5%. Grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënon rritjen më të theksuar.
Nëntorin e këtij viti, çmimet janë rritur me 5.4% në krahasim me një vit më parë.
Frutat janë shtrenjtuar me 18%, ndërsa mishi, vajrat dhe yndyrat ushqimore kanë çmime mbi 7% më të larta. Rritja më drastike vërehet te produktet që varen nga bursat botërore – kafja, çaji dhe kakaoja – të cilat janë rritur me 27%.