Normal view

Kush është personi që hapi zjarr brenda klubit në festimet e Vitit të Ri

By: user 4
2 January 2025 at 15:22

Jetmir Pepaj është personi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një klubi nate në kryeqytet gjatë festimeve për natën e ndërrimit të viteve.

Pepaj është identifikuar nga policia, e cila ka njoftuar se ka nisur punën për arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë.

Ai është shpallur në kërkim për armëmbajtje dhe prishje të qetësisë publike pas incidentit të ndodhur në ambientet e klubit “Cinco Cavalli”.

Po ashtu Pepaj është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me të motrën dhunoi blogeren Klea Prenga sipas vetë kësaj të fundit.

Asokohe, Prenga ka publikuar pamjet tronditëse në Instagramin e saj, ku duket se njërën faqe e ka tërësisht të çarë, ndërsa trupi i saj është i mbuluar me gjak.

Pas ngjarjes së rëndë është aluduar gjerësisht se arsyeja e këtij incidenti duket se lidhet me një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Jetmir Pepajt.

The post Kush është personi që hapi zjarr brenda klubit në festimet e Vitit të Ri appeared first on Lapsi.al.

Masakra në Dobraç/ AMP akuzon efektivët në Shkodër për shpërdorim detyre

By: user7
12 November 2024 at 13:46

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë lokale atje për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç.

AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Tashmë pritet që organi i akuzës të thellojë hetimet në lidhje me grupin e efektivëve që ishin në vendngjarje.

Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit

The post Masakra në Dobraç/ AMP akuzon efektivët në Shkodër për shpërdorim detyre appeared first on Lapsi.al.

Familja Lici nuk ka pranuar të hap dyert e mortit

By: user7
1 November 2024 at 09:49

Familja e Mustafa Licit nuk ka pranuar të hapë dyert e mortit për të birin e betur viktimë në atentatin e dy ditëve më parë në Shkodër. Mësohet se familja Lici ka vendosur ta përcjellin vetëm me dhimbjen e tyre të ndjerin Hamza Lici, 23-vjeç.

Ai u vra me breshëri kallashnikovësh që dolën nga një automjet luksoz, i cili më pas u gjet i djegur në lagjen Golem të Grudës. Edhe pse Policia ende nuk e ka publikuar mekanizmin se si ka ndodhur krimi, dyshohet se një tjetër mjet ka qenë në vendngjarje në ndihmë të atentatorëve, mjet që iu ka prerë rrugën dy viktimave që udhëtonin me “Benz”-in me targa kroate.

The post Familja Lici nuk ka pranuar të hap dyert e mortit appeared first on Lapsi.al.

Mat/ Kultivoi kanᾱbis në një fshat, në pranga 46-vjeçari

24 October 2024 at 10:11

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Matit, pasi kishte kultivuar kanabis në fshatin Rreth Baz. I riu Dhimitër Gjinaj u kap në flagrancë teksa po kujdesej për lëndët narkotike që kishte kultivuar.

Po ashtu, policia njofton se ka vënë në hetim për shpërdorim detyre kryeplakun e fshatit.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mat finalizoi operacionin policor të koduar “End”. Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth Baz, i cili u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në pyllin e fshatit ku banonte.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. D., kryetar i fshatit Rreth Baz”, njoftoi policia.

Asgjësohen nëpërmjet djegies dhjetëra bimë narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Mat/ Kultivoi kanᾱbis në një fshat, në pranga 46-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

❌