Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayLapsi

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK në Kosovë

By: user 11
21 June 2025 at 15:54

Vullneti i delegatëve, e lë Krasniqin në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai zotohet ta rikthejë sërish atë, forcë të parë politike.

Memli Krasniqi ka marrë sërish votëbesimin e anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës për të vijuar detyrën si kryetar I saj. Këtë të shtunë u zhvillua Konventa e Përgjithshme e partisë, sipas së cilës, Krasniqi do të vijojë drejtimin e PDK. Në fjalimin e tij pas rizgjedhjes, kreu i demokratave të Kosovës, falëndëroi delegatët për besimin e dhënë.

“Faleminderit shumë, për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit që nderin dhe përgjegjësinë më të madhe jetësore ma dhatë edhe sot sepse kur jam bashkuar për herën e parë në PDK në pranverën e vitit 2004 nuk e kam ëndërruar e as nuk e kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha kreu i PDK-së.

Kryetari i Demokratëve të Kosovës në fjalimin e tij u ztoua të rikthejë partinë e tij forcë të parë politike në vendin që po kalon një krizë të fortë parlamentare e politike. Që prej zgjedhjeve të 9 Shkurtit, deputetët e zgjedhur të Kosovës, nuk po I konstituojnë dot institucionet kushtetuese, me parlamentin që ka ngecur në krizë pa një kryetar. PDK në zgjedhjet e 9 arriti të marrë vota të mjaftueshme për të dërguar në parlament 9 deputetë.

The post Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK në Kosovë appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Kurti i shkon në zyrë kandidatit të PDK për kryeministër të Kosovës

By: user 6
9 June 2025 at 23:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte sot në Mitrovicë, në jug dhe në veri. Ndalja e tij në jug, te kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, mori më së shumti vëmendje. Zyra e Kryeministrit njoftoi për takimet. Në atë me Hamzën, tha se Kurti foli me kandidatin e PDK-së për kryeministër për bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror dhe atij komunal. Nuk u përmend ngërçi në Kuvend.

Ndërsa në Mitrovicën e Veriut, zyra e Kryeministrit tha se nga kryetari i Komunës, Erden Atiq, u njoftua për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Në Mitrovicë të veriut dhe të jugut, me kryetarët Erden Atiq dhe Bedri Hamza, biseduam për bashkëpunimin qeveri-komunë dhe rëndësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta. Këto dy komuna janë më pranë njëra-tjetrës se kurrë më parë, duke punuar tashmë për të fuqizuar gjithëpërfshirjen dhe mirëqenien qytetare.

Shpreha mbështetjen për të punuar bashkë dhe jetësuar sa më shumë projekte e nisma në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim. Vizita e sotme rastisi dhe në ditëlindjen e kryetarit Erden Atiq, të cilit i uruam jetë të gjatë, shëndet të plotë e shërbim me integritet të lartë” – shkruan Kurti në postimin e tij në rrjetet sociale. /LAPSI.al

The post FOTO/ Kurti i shkon në zyrë kandidatit të PDK për kryeministër të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet në Kosovë

By: user 5
11 January 2025 at 10:01

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Për herë të parë, pas ndryshimeve ligjore nuk do të ketë heshtje zgjedhore para ditës së zgjedhjeve.

Heshtja zgjedhore do të nis një minutë para hapjes së qendrave të votimit dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, duke nënkuptuar që heshtje zgjedhore do të ketë vetëm gjatë 12 orëve të votimit. Hapja e qendrave bëhet në orën 7:00 dhe mbyllen në 19:00.

Të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje janë 28 parti politike dhe 1280 kandidatë për deputetë. Për herë të parë po ashtu në këto zgjedhje, votuesit mund të zgjedhin të votojnë për një parti dhe dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara kur votohej për pesë kandidatë.

Të drejtë vote kanë 2 milionë e 75 mijë e 868 votues brenda dhe jashtë Kosovës. 104 mijë e 924 votues janë jashtë Kosovës të cilët mund të votojnë përmes postës ose në mënyrë fizike në 17 ambasada dhe 15 konsullata në 19 shtete.

Procesi i votimit me postë ka nisur më 9 janar dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt. Më 8 shkurt do të mund të votojnë të regjistruarit për votim fizik në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

The post Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet në Kosovë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌