Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayIcon Style

Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët

By: gaze tare
12 July 2025 at 09:05

Aktorja amerikane Ariel Winter, e njohur për rolin e saj si Alex në serialin e njohur “Modern Family”, ka treguar për herë të parë se ka përjetuar abuzim seksual dhe presion të vazhdueshëm që në moshë të vogël gjatë punës në industrinë e filmit.

Në një intervistë për DailyMail, Winter, e cila nisi karrierën në Hollywood që në moshën 4-vjeçare, tha se ishte ekspozuar shumë herët ndaj burrave më të mëdhenj që i dërgonin mesazhe të papërshtatshme.

“Jam e njohur me grabitqarët meshkuj. Kur fillova të përdorja laptop dhe celular, filluan të vinin mesazhe të frikshme. Ishte traumatike”, tha ajo, pa dashur të japë shumë detaje.

Winter theksoi se ajo që ndodhte në prapaskenë ishte vetëm një pjesë e errët e industrisë, pjesa tjetër vinte nga presioni mediatik. Ajo u komentua dhe u kritikua ashpër për pamjen fizike ndërsa ishte ende adoleshente.

“Kur isha 14 vjeçe, trupi im ishte lajm në çdo faqe. Çdo titull fliste për mënyrën si dukesha. Ishte e tmerrshme”, kujton ajo.

Aktorja zbuloi gjithashtu se gjatë shkollës së mesme, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, iu desh të merrte ilaçe kundër depresionit, të cilat i sollën ndryshime fizike dhe emocionale.

The post Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët appeared first on iconstyle.al.

Tifozët e Milanit organizuan një funeral për Interin pas humbjes në finale

By: gaze tare
1 June 2025 at 19:29

Udhëtimi i Interit në Mynih për finalen e Ligës së Kampionëve u shndërrua në një katastrofë absolute, pasi Nerazzurrët jo vetëm që u mposhtën nga Paris Saint-Germain, por e bënë këtë në një disfatë historike.

Një natë që të gjithë te Interi duan ta harrojnë sa më shpejt të jetë e mundur, kur në anën tjetër të Milanos, disa të tjerë do ta… përkujtojnë për një kohë të gjatë, duke u tallur me armiqtë e tyre.

Sigurisht, këta janë tifozët e Milanit që dolën në rrugë menjëherë pas finales, me rezultatin që u dha atyre mundësinë të “varrosnin” Nerazzurrët.

Të shoqëruar nga instrumente muzikorë dhe në një atmosferë të supozuar nderimi, tifozët e Rossonerëve mbajtën… arkivolin e Interit, duke qeshur ironikisht në kurriz të kundërshtarëve të tyre.

Ju kujtojmë se pavarësisht viteve të vështira që po kalon Milani, e ka fituar trofeun me veshë të mëdhenj shtatë herë, kështu që tifozët e tyre mburren se janë skuadra më e madhe në Itali.

pic.twitter.com/ZGpw7D9JTJ

— Out Of Context Football (@nocontextfooty) June 1, 2025

The post Tifozët e Milanit organizuan një funeral për Interin pas humbjes në finale appeared first on iconstyle.al.

Messi shënon dopietë, gol edhe Suarez! Inter Miami merr trofeun e parë në MLS

By: gaze tare
3 October 2024 at 08:56

Inter Miami ka marrë tri pikë të rëndësishme kundër rivalëve direkt të Columbus Creu dhe vijojnë të jenë në krye të Konferencës Lindore në MLS amerikane të futbollit.

Në “Louer Stadium”, Interi Miami fitoi 2-3 në udhëtim kundër Columbus Creu dhe padyshim njeriu i ndeshjes ishte Lionel Messi. “Pleshti” shënoi dy gola në fundin e pjesës së parë, duke ‘tërbuar’ vendasit.

Konkretisht në të 45 minutë dhe në 45+2, Messi e dërgoi sferën në rrjetë. Pjesa e dytë nisi me golin e vendasve, ndërsa vetëm pak çaste më vonë Luis Suarez shënoi golin e qetësisë. Në këtë sfidë kishte vend edhe për një tjetër gol nga Cucho Hernandez për rezultatin 2-3.

Lionel Messi e çon në 843 numrin e golave në karrierë, duke kërcënuar Ronaldon që ka 904 të tillë. Me 68 pikë Inter Miami prin kreun, duke lënë pas Columbus me 57 të tilla. Me këtë rezultat, Inter Miami fiton për herë të parë trofeun e Konferencës së Lindjes në MLS gjatë sezonit të rregullt, ndërsa më pas do i drejtohet play-off për titullin kampion.

The post Messi shënon dopietë, gol edhe Suarez! Inter Miami merr trofeun e parë në MLS appeared first on iconstyle.al.

❌
❌