Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Icon Style

Simptoma të zakonshme, rreziqe të nënvlerësuara: Çfarë duhet të dini për gripin

By: gaze tare
13 January 2026 at 23:57

Me stinën e dimrit, gripi kthehet në një “armik” të padukshëm për shumë prej nesh. Megjithatë, shpesh e nënvlerësojmë këtë sëmundje dhe bëjmë disa gabime që mund të rrisin rrezikun për shëndetin.

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se gripi nuk është thjesht një ftohje e zakonshme. Në një përqindje të vogël, simptomat mund të zgjasin javë të tëra, duke përfshirë lodhje të tepruar, vështirësi për t’u përqendruar dhe dhimbje muskujsh. Përveç kësaj, pas gripit rritet rreziku i atakut në zemër dhe i goditjes në tru. Prandaj, vaksina vjetore kundër gripit, veçanërisht nëntorin-dhjetorin, është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të zvogëluar ashpërsinë e simptomave dhe komplikimet.

Një tjetër gabim i zakonshëm është mbivlerësimi i forcës tonë. Shumë prej nesh vazhdojnë aktivitetet normale edhe me simptomat e para. Por qendresa në shtëpi jo vetëm që i jep trupit kohë të rikuperohet, por mbron edhe të tjerët nga përhapja e virusit.

Gjithashtu, përdorimi i tepruar i vitaminës C ose trajtimeve shtëpiake mund të jetë i dëmshëm. Suplementet nuk duhet të kalojnë 2,000 mg në ditë për të rriturit, dhe çajrat bimorë si xhenxhefili mund të ndërveprojnë me disa ilaçe kronike.

Edhe pse nuk jeni pjesë e grupit vulnerabël, këshilla mjekësore është e rëndësishme. Ilaçet antivirale, të përdorura brenda 48 orëve të para, mund të kufizojnë simptomat dhe të parandalojnë komplikimet. Kujdesi i hershëm dhe masat e thjeshta mbrojtëse janë çelësi për të kaluar dimrin pa probleme.

The post Simptoma të zakonshme, rreziqe të nënvlerësuara: Çfarë duhet të dini për gripin appeared first on iconstyle.al.

Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta

By: gaze tare
13 January 2026 at 23:30

Fakti që Selina dhe Greta nuk e treguan menjëherë marrëdhënien e tyre nga jashtë solli debate në spektaklin e sotëm.

Sipas Selinës ajo po priste një sinjal nga Greta sepse mendonte që ajo kishte pakt me produksionin për të mos treguar njohjen e tyre nga jashtë. Nderkohë Greta kur u pyet se pse kishte zgjedhur të mos e tregonte marrëdhënien e tyre u shpreh se ashtu i është dukur e arsyeshme për lojën e saj.

Pjesë nga debati:

Selin: Kam thënë që Greta pavarësisht që është banore, un nuk bëj lojë me familjen time

Greta: A mund t’i pyes banorët për çfarë janë prekur kaq shumë

Lorna: Keni mashtruar një Shqipëri të tërë kaq

Juela: Për sa i përket situatës tënde Greta, është vetëm një lojë e juaja. Objektivi yt ka qenë për të dhënë info nga jashtë

Greta: Unë kam ardhur këtu për veten time, për asnjë tjetër

Miri: E kam thënë te klipi dhe i rri deri tani, Greta ka ardhur me qëllime të qarta, duhet ta jepte informacionin se kush është sapo u fut nga jashtë

Selin: Kur e kam pyetur në dhomën e grimit nëse e di produksioni, më ka thënë po dhe un kam menduar se është marrëveshje me produksionin në mënyrë që të mos preket loja e saj për atë që ka jashtë. Un kam mbajtur qëndrimin tim dhe kam pritur sinjal nga ana e Gretës.

Ledioni: Greta pse nuk i dhe një sinjal Selinës?

Greta: Nuk kam dashur sepse kështu e kam menduar për lojën time

Selin: Unë herë pas here e kam pyetur ‘Greta ke motër, Greta je e lidhur?’ dhe në asnjë moment nuk më ka dhënë sinjal. Un mbajta qëndrim sepse edhe Ina kur u fut më tha është bërë nami në Tik-tok me ty dhe u distancova disi sepse mendova që Greta nuk do të më rrijë afër sepse i bën keq për lojën e saj.

Ledioni: A ka patur diskutim jashtë se çfarë qëndrimi?

Selin: Unë në fillim kur po bëja proceset e Bigut dhe Greta më tha ‘kam marrë një gjysmë-ftesë’ dhe më erdhi shumë mirë. Kur më konfirmoi pastaj që do futet i thashë që të lutem tregoi produksionit për marrëdhënien tonë. Dhe më tha në muhabet e sipër që mund të bëjmë edhe sikur nuk njihemi dhe i thashë, jo unë nuk e bëj dot./Bbva

The post Fshehja e marrëdhënies trazon shtëpinë, përplasje e fortë Selina–Greta appeared first on iconstyle.al.

Lajm i ëmbël nga familja Veshaj, një vajzë i shtohet familjes

By: gaze tare
13 January 2026 at 23:23

Familja Veshaj ka ndarë sot një nga lajmet më të bukura, duke shënuar një kapitull të ri plot emocione dhe gëzim. Një anëtar i ri i është shtuar familjes së njohur, duke sjellë lumturi të madhe jo vetëm për ta, por edhe për publikun që i ndjek prej vitesh.

Edhe pse vëmendja mediatike është zakonisht e përqendruar te binjakët e famshëm Donald dhe Romeo Veshaj, këtë herë fokusi zhvendoset te vëllai i tyre, Mario Veshaj. Ai dhe partnerja e tij, Kristina Mere, janë bërë prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë. Lajmi është pritur me shumë entuziazëm dhe ka marrë reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale.

Momente nga materniteti janë ndarë me publikun, duke reflektuar emocionet e forta të familjarëve. Donaldi dhe Romeo shfaqen të veshur me rroba sterile, me buzëqeshje të sinqerta dhe të dukshëm të emocionuar për rolin e tyre të ri si xhaxhallarë. Prania e tyre pranë vëllait dhe mbesës së porsalindur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave.

Një nga pamjet më prekëse është ajo ku Mario shihet duke soditur me dashuri të bijën e sapolindur, ndërsa ajo mbahet në krahë nga xhaxhai i saj. Ky moment intim familjar ka përcjellë ndjeshmëri dhe ka prekur zemrat e publikut.

Urime të shumta kanë mbërritur për çiftin, ndërsa vajza e vogël tashmë konsiderohet bekimi më i madh për familjen Veshaj, duke sjellë një fillim të ri të mbushur me dashuri dhe shpresë.

The post Lajm i ëmbël nga familja Veshaj, një vajzë i shtohet familjes appeared first on iconstyle.al.

Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”?

By: gaze tare
13 January 2026 at 23:01

Hajdari nuk ishte i pranishëm sot në studio, ndërsa vendin e tij e zëvendësoi moderatorja Alketa Vejsiu. E ftuar në studion e “Big Brother Albania VIP 5”, Alketa ndau momente nga fillimet e saj në televizion, duke kujtuar se dyert e Top Channel iu hapën që në moshën 14-vjeçare.

Me humor dhe nostalgji, ajo u shpreh se nëse do ta kishte vijuar rrugëtimin e saj në Top Channel, sot mund të ishte në rolin e Ledion Liços, duke prezantuar formatin e njohur të “Big Brother”. Deklarata e saj u prit si një kunjë ndaj Arbana Osmanit, prej vitesh moderatore e formatit.

“Bukur shumë. Për mua është kënaqësi e madhe të kem një partner kaq elegant. Unë jam e kënaqur për ty që kur more Big-un ia more zemrat shqiptarëve. Thash që ti po krijon një kulturë të re komunikimi dhe e bën mirë. Jam shumë e lumtur që kthehem sot, nuk e harrojë Alketën 14-vjeçe, dhe ishte një burrë, i them sot faleminderit Tani. Ai e kishte shumë të rëndësishme projektin e Big Brother.

Unë nuk e pata mundësinë ta prezantoja, e sigurt që do e kisha prezantuar po të kisha qenë këtu. Duke mos harruar ata që na japin dorën të parët, mua këtu me vjen Alketa e vogël, për atë vajzën që vinte me biçikletë dhe ndiqte pasionin. Të gjithë këta banorë po vazhdojnë një rrugë të rëndësishëm, këtë vitrinë duhet ta përdorin mirë, kartën e talentit. Do doja shumë që të ndiqnim anën e tyre njerëzore. Unë jam Motra e Madhe sot, jam Big Sister”, tha Alketa.

The post Upss! Alketa Vejsiu sapo thumboi Arbana Osmanin në “BBVA”? appeared first on iconstyle.al.

Deklarata e fortë Keisit: Miri porosiste lule për dashnoret e tij te dyqani i Stelinës, kjo e fundit e mohon

By: gaze tare
13 January 2026 at 22:32

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Mirit, Stelinës dhe Keijsit, pas një deklarate të fortë të bërë nga ky i fundit. Keijsi akuzoi Mirin duke thënë se ai “ka blerë lule për dashnoret e tij te dyqani i Stelinës”.

Kjo deklaratë shkaktoi reagime të menjëhershme dhe nuk u prit aspak mirë nga Miri dhe Stelina, të cilët e konsideruan pretendimin provokues dhe të pavërtetë. Situata u tensionua shpejt, duke u shoqëruar me debate të forta mes palëve, që e përshkallëzuan më tej konfliktin.

Keijsi: Kam qenë aty kur ka porositur lule për dashnoret e tija, kam qenë me motrën e Stelinës

Stelina: Së pari e kam thënë që unë dhe Miri takohemi shumë shpesh në “Myslym Shyr”. Vjen në dyqan shumë shpesh. E kam sqaruar, kam zgjedhur ta mbaj të fshehtë për disa persona. Këtu paska thënë që paska dëgjuar një bisedë timen.

Keijsi: Kemi qenë bashkë. Miri mori Stelinën dhe tha nuk mund të përdorë konfidencialitetin e klientit

Stelina: Po e përdor këtë situatën për të prishur marrëdhënia time dhe të mirit. Do patjetër që ndërhyn dhe e prish këtë marrëdhënie. Është turp që më fut në kështu situatash

Keijsi: Është turp që thua nuk njihemi.

Stelina: Mos e përdor dyqanin e familjes sime se me atë hamë bukë. Po përpiqet të ulë imazhin tim. Ke ardhur këtu dhe po gënjen pa fund. Nuk e konfirmoj dhe nuk më intereson.

The post Deklarata e fortë Keisit: Miri porosiste lule për dashnoret e tij te dyqani i Stelinës, kjo e fundit e mohon appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 13 January 2026Icon Style

Biletat për ‘Eurovision 2026’ shitet në kohë rekord

By: gaze tare
13 January 2026 at 21:21

Pothuajse të gjitha 90 mijë biletat për edicionin e këtij viti të Konkursit Evropian të Këngës, Eurovision, janë shitur brenda pak minutash, duke konfirmuar interesin e jashtëzakonshëm për eventin që do të mbahet në Vjenë. Organizatorët njoftuan se biletat për finalen e madhe u shitën për vetëm 14 minuta, ndërsa të gjitha ngjarjet e tjera u mbyllën brenda një ore.

Sipas Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU), gjatë javës së Eurovision-it janë planifikuar gjithsej nëntë ngjarje, përfshirë dy prova gjenerale për çdo transmetim live. EBU sqaroi se çdo biletë e papërdorur nga delegacionet kombëtare mund të dalë sërish në shitje në një fazë të dytë. “Reagimi ka qenë fenomenal”, deklaroi drejtori i konkursit, Martin Green, duke e cilësuar interesin e publikut si dëshmi të fuqisë bashkuese të Eurovision-it.

Megjithatë, edicioni i 70-të i garës zhvillohet nën hijen e polemikave, kryesisht për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në Rripin e Gazës. Spanja, Irlanda, Islanda, Holanda dhe Sllovenia kanë njoftuar bojkotin e tyre si shenjë proteste.

Në total, këtë vit marrin pjesë 35 vende. Dy gjysmëfinalet do të mbahen më 12 dhe 14 maj, ndërsa finalja e madhe zhvillohet më 16 maj. Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria, si vend nikoqir, janë të kualifikuara automatikisht për finalen.

Pavarësisht debateve politike, Eurovision mbetet një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore në botë, duke tërhequr miliona shikues dhe fansa nga e gjithë Evropa dhe më gjerë.

The post Biletat për ‘Eurovision 2026’ shitet në kohë rekord appeared first on iconstyle.al.

Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse

By: gaze tare
13 January 2026 at 20:56

Këngëtari spanjoll Julio Iglesias, 82 vjeç, po përballet me akuza të rënda për sulm seksual dhe trafikim njerëzor nga dy ish-punonjëse femra, të cilat punonin në rezidencat e tij luksoze në Karaibe, Republikën Domenikane dhe Bahamas.

Sipas raportimeve të përbashkëta të elDiario.es dhe Univision Noticias, sulmet pretendohet të kenë ndodhur në vitin 2021. Gratë, e njohura me pseudonimet Rebecca dhe Laura, thonë se Iglesias i prekte në mënyrë seksuale pa pëlqimin e tyre, shpesh në prani të punonjësve të tjerë dhe në një atmosferë të tensionuar dhe kontrolluese. Rebecca tha se ndihej si “objekt” dhe “skllave”, ndërsa Laura përshkroi incidente pranë plazhit dhe pishinës, ku këngëtari e kishte prekur kundër vullnetit të saj.

Hetimi trevjeçar i mediave mbështetet në dëshmi nga 15 ish-punonjës dhe prova dokumentare, përfshirë fotografi, mesazhe WhatsApp dhe raporte mjekësore. Të dyja gratë kanë depozituar kallëzim zyrtar pranë prokurorëve në Spanjë.

Ndërsa disa ish-punonjëse e mohojnë akuzën dhe e përshkruajnë Iglesiasin si bujar dhe respektues, artisti dhe avokati i tij nuk kanë dhënë asnjë koment. Ai gjithashtu u mbrojt nga Isabel Díaz Ayuso, presidentja e Madridit, e cila e cilësoi lajmin si përpjekje për të diskredituar këngëtarin.

Hetimet vazhdojnë dhe rasti po ndjek rrugën ligjore në Audiencia Nacional të Spanjës, duke sjellë në fokus akuzat për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të punonjësve në mjedise private të njohura për luksin dhe izolimin e tyre.

The post Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse appeared first on iconstyle.al.

Tragjedia me 40 viktima në Zvicër, merret vendimi për çiftin e pronarëve

By: gaze tare
13 January 2026 at 20:03

Jessica Moretti, pronare e restorantit Le Constellation në Crans-Montana, ku ndodhi tragjedia e rëndë me plot 40 viktima, së bashku me bashkëshortin Jacques, nuk do të lihen në arrest shtëpiak.

Gjykata vendosi që ajo duhet të dorëzojë dokumentet e saj të identitetit dhe të paraqitet në polici për çdo ditë. Përveç ndalimit të largimit nga Zvicra, Jessica Moretti do të duhet të paguajë edhe një shumë garancie, e cila do të përcaktohet më vonë. Vendimi u mor pas kërkesës që u bë nga prokurori publik.

Masat paraprake u vendosën nga Gjykata e Paraburgimit, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Valais, për shkak të rrezikut të arratisjes, i vetmi rrezik i përmendur nga prokuroria. Në arsyetimin e tij, gjyqtari i garancisë thekson se, “pasi Zyra e Prokurorit Publik nuk kërkoi paraburgim, një masë e tillë kufizuese nuk mund të urdhërohej nga Gjykata”.

“Çdo i pandehur prezumohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar. Parimi themelor i procedurës penale zvicerane përcakton që i pandehuri të mbetet i lirë deri në gjyq, paraburgimi mund të urdhërohet vetëm nga Zyra e Prokurorit Publik dhe vetëm në raste të jashtëzakonshme, si mjet i fundit, për të siguruar kryerjen e duhur të hetimit”, tha ai.

The post Tragjedia me 40 viktima në Zvicër, merret vendimi për çiftin e pronarëve appeared first on iconstyle.al.

BBV shkakton krisje në martesën e Erik Lloshit, flet menaxheri i këngëtarit

By: gaze tare
13 January 2026 at 19:31

Hyrja e Erik Lloshit në “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka sjellë tronditje në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Rominën. Menaxheri i artistit, Anton Prendi, ka dhënë detaje interesante gjatë një interviste me Ronaldo Sharkën, duke konfirmuar se frika e Erikut për një divorc të mundshëm nuk ishte thjesht një shaka.

“Të njëjtën gjë dhe Romina ka thënë që nuk do e pranonte. Nuk ka qenë vetëm tani kundër. Nuk është se është kundër formatit të BBV, por privatësinë e familjes e ka shumë të shenjtë,” u shpreh menaxheri, duke treguar se pengesa kryesore për pjesëmarrjen e këngëtarit ka qenë gjithmonë qëndrimi i bashkëshortes.

Më shqetësues duket fakti se aktualisht komunikimi mes menaxherit dhe Rominës është ndërprerë. Anton pranoi se ka tentuar ta kontaktojë këto ditë, por pa sukses.

“Kam provuar të komunikoj këto ditë, por nuk kam mundur. Shpresoj që t’i ketë parë videot që unë postoj në ‘Instagram’-in e Erikut. Ka thënë që do kishte pranuar çdo gjë, vetëm BBV jo,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se Romina po qëndron larg çdo zhvillimi që lidhet me formatin.

Anton tregoi gjithashtu se i është dashur të insistojë për dy vite e gjysmë që Eriku të pranonte ftesën, por pengesa kryesore ka qenë gjithmonë partnerja e tij. Ky zhvillim hedh një dritë mbi tensionet familjare që shpesh qëndrojnë pas vendimeve të famës, duke treguar se edhe jetët private të artistëve mund të ndikohen fuqishëm nga angazhimet televizive.

The post BBV shkakton krisje në martesën e Erik Lloshit, flet menaxheri i këngëtarit appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Gratë ndihen më të stresuara kur burrat e tyre janë duke pushuar në shtëpi

By: gaze tare
13 January 2026 at 18:21

Një studim i publikuar së fundmi në Journal of Family Psychology tregon se gratë ndihen më të stresuara kur burrat e tyre kalojnë kohë duke pushuar, ndërsa ato janë ende të zëna me obligimet e përditshme. Ndërkohë, burrat duket se relaksohen më lehtë kur gratë e tyre vazhdojnë të jenë aktive.

Hulumtimi, i kryer nga ekipi i Darby Saxbe, analizoi mënyrën se si çiftet kalojnë kohën në shtëpi dhe ndikimin që kjo ka në stresin dhe shëndetin e tyre. Rezultatet treguan se gratë ndihen më të lehtësuara dhe më pak të stresuara kur burrat ndihmojnë me punët e shtëpisë, duke marrë pjesë aktive në përditshmëri.

Ekspertët theksojnë se mënyra se si çiftet organizojnë kohën e tyre së bashku ka pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin e tyre afatgjatë. Ndihma reciproke dhe ndarja e përgjegjësive nuk është thjesht një çështje praktike; ajo ndikon gjithashtu në uljen e stresit dhe përmirësimin e mirëqenies për të dy partnerët.

Ky studim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit dhe komunikimit në jetën familjare, duke sugjeruar që një pjesë e kohës së lirë e ndarë mund të jetë më e dobishme nëse shoqërohet me ndihmë të ndërsjellë. Për çiftet që kërkojnë të përmirësojnë mirëqenien e tyre, ky studim ofron një mesazh të qartë: përfshirja aktive në punët e shtëpisë dhe mbështetja reciproke ul stresin dhe ndihmon të dy partnerët të ndihen më mirë.

The post Studimi: Gratë ndihen më të stresuara kur burrat e tyre janë duke pushuar në shtëpi appeared first on iconstyle.al.

Selvije Jao publikon dedikimin prekës për Shpat Kasapin: “Do ta zgjidhja sërish çdo version të tij”

By: gaze tare
13 January 2026 at 17:41

Një postim i fundit nga Selvije Jao ka prekur ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke u shndërruar menjëherë në një dedikim emocional për këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025. Teksti i saj, i shkruar në formë poetike, flet për mungesën, dhimbjen dhe mallin që ka lënë pas kjo lidhje e veçantë.

Në postim, Selvije përshkruan momentet e vetmisë, kujtimet e përbashkëta dhe betejën e brendshme mes dhimbjes dhe mirënjohjes që një person i tillë ka pasur në jetën e saj. Ajo thekson se, pavarësisht dhimbjes, do ta zgjidhte sërish atë person, “çdo version të tij dhe çdo moment të tyre”, duke treguar se kujtimet mbeten ende “si shtëpi”, një vend i ngrohtë ku përkujtohet dashuria e përjetuar.


Ndjekësit menjëherë e kanë lidhur postimin me Shpatin, edhe pse Selvije nuk përmend drejtpërdrejt emrin e tij. Simboli i zemrës së thyer që shoqëron postimin thekson mesazhin e dhimbjes dhe dashurisë së pashuar.

Përveç lidhjes së veçantë që kishin, dyshja kanë një djalë, Roel, të cilin e kanë përmendur shpesh në rrjetet sociale dhe i cili mbetet një lidhje e veçantë që i bashkon edhe sot.

Ky postim ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë shprehur Selvijes ngushëllime dhe mbështetje për humbjen e Shpatit. Mesazhi i saj prek zemrat dhe tregon se edhe pas një humbjeje të madhe, kujtimet dhe dashuria për personin e dashur mbeten të paharrueshme.

The post Selvije Jao publikon dedikimin prekës për Shpat Kasapin: “Do ta zgjidhja sërish çdo version të tij” appeared first on iconstyle.al.

Surprizë në Big Brother VIP Albania: Alketa Vejsiu opinioniste!

By: gaze tare
13 January 2026 at 17:03

Alketa Vejsiu ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale pas një postimi të bërë ditën e djeshme, ku u shfaq krah moderatorit Ledion Liço. Fotoja e publikuar u shoqërua me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët menjëherë nisën të hamendësonin mbi arsyen që bëri bashkë dy nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar.

Sipas burimeve të vipmagazine.al, kjo dalje e përbashkët nuk ka qenë e rastësishme. Alketa Vejsiu pritet të shfaqet sonte në spektaklin Big Brother VIP Albania, ku do të ulet në karrigen e opinionistes. Ajo do të zëvendësojë përkohësisht Arbër Hajdarin, i cili mungon në mbrëmjen e sotme për arsye ende të padeklaruara publikisht.

Burimet bëjnë me dije se ky zëvendësim do të jetë vetëm për një natë dhe nuk bëhet fjalë për ndryshime të përhershme në panelin e opinionistëve të formatit. Megjithatë, prania e Alketës në këtë rol ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut, duke qenë se ajo është një nga moderatoret më të spikatura dhe me përvojë të gjatë në televizion.

Alketa Vejsiu njihet për analizat e drejtpërdrejta, stilin e saj karakteristik dhe aftësinë për të ndezur debat në studio, çka pritet të sjellë një energji ndryshe në spektaklin e kësaj mbrëmjeje. Ndërkohë, Ledion Liço, si moderator i Big Brother VIP Albania, vijon të jetë në qendër të vëmendjes për mënyrën se si po drejton një nga sezonet më të ndjekura të formatit.

Mbetet për t’u parë se si do të pritet kjo lëvizje nga publiku dhe nëse prania e Alketës do të sjellë dinamika të reja në debatet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

The post Surprizë në Big Brother VIP Albania: Alketa Vejsiu opinioniste! appeared first on iconstyle.al.

E TRISHTË / Këngëtari i njohur shqiptar humb motrën në moshë të re

By: gaze tare
13 January 2026 at 16:58

Një lajm i trishtë ka tronditur së fundmi botën e artit dhe muzikës shqiptare. Këngëtari i njohur i muzikës live, Marsel Selita, ka humbur motrën e tij në një moshë të re, një humbje e parakohshme që ka sjellë dhimbje të madhe për familjen Selita.

Lajmin e hidhur, Marseli e ka ndarë vetë me ndjekësit e tij përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. Me pak fjalë, por plot ndjenjë, këngëtari ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të motrës, duke treguar edhe një herë anën e tij njerëzore dhe të ndjeshme. Postimi ka prekur zemrat e shumë ndjekësve, të cilët kanë reaguar menjëherë me komente ngushëllimi dhe mbështetje.

Marsel Selita është një nga emrat më të njohur të muzikës live në Shqipëri, i vlerësuar për zërin, energjinë në skenë dhe lidhjen e fortë me publikun. Për vite me radhë, ai ka qenë i pranishëm në mbrëmje muzikore, evente dhe koncerte, duke fituar respektin e kolegëve dhe dashurinë e publikut.

Në këto momente të vështira, jo vetëm ndjekësit, por edhe kolegë nga bota e artit i janë bashkuar dhimbjes së tij, duke i shprehur ngushëllime dhe duke i qëndruar pranë këngëtarit dhe familjes së tij. Humbja e një motre është një plagë e rëndë, dhe kjo periudhë mbetet tejet e dhimbshme për Marselin.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Selita dhe i urojmë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.

The post E TRISHTË / Këngëtari i njohur shqiptar humb motrën në moshë të re appeared first on iconstyle.al.

Plas keq mes Inës dhe Stelinës: Ti mohon babain tënd, shko puthu nga “Myslym Shyri” me çunat

By: gaze tare
13 January 2026 at 16:16

Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 po bëhen gjithnjë e më të ashpra, teksa tensionet mes banorëve rriten nga dita në ditë. Sfida e fundit e dhënë nga Vëllai i Madh, ajo e shtypjes së pulsantit, vuri përballë Inën dhe Stelinën, duke ndezur një përplasje të fortë verbale mes tyre.

Gjatë lojës, Ina solli në vëmendje një histori personale të Stelinës, të cilën kjo e fundit e kishte rrëfyer më herët në emisionin “Për’puthen”, lidhur me marrëdhënien e saj me të atin. Kjo deklaratë u konsiderua e papërshtatshme nga Stelina, e cila reagoi menjëherë duke theksuar se publiku nuk i njeh arsyet e vërteta të situatës së saj familjare dhe se ato janë çështje personale.

Përplasja u përshkallëzua edhe më tej kur Stelina i përmendi Inës një moment të diskutuar jashtë shtëpisë, puthjen e saj me Kejsin, duke e akuzuar se ndërhyn shpesh në marrëdhëniet e të tjerëve. Nga ana tjetër, Ina e cilësoi Stelinën si një person që vepron për vëmendje dhe kamera, akuza që u mohuan prerë nga kjo e fundit.

Dialogu mes dy banoreve u shoqërua me tone ironike, akuza personale dhe fjalë të forta, duke e bërë këtë debat një nga momentet më të komentuara të ditës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pjesë nga debati:

Pjesë nga debati

Ina: Ti ke thënë ‘Qëkur ka ndërruar jetë im atë, nuk e di ku është varri i tij’.

Stelina: Vetëm kaq di publiku. Cila është arsyeja pse unë nuk flas me babin tim, atë e di unë.

Ina: Unë s’e di.

Stelina: A s’ke për ta ditur.

Ina: Një njeri që ka ndjenja… Ti mohon babin tënd, na tregon tani dashurinë që ke për Keijsin.

Stelina: Nuk do e arrish ta kuptosh ndonjëherë pse. Ti je femër e përkëdhelur dhe je mësuar të futesh mes çifteve.

Ina: Po, më ka përkëdhelur familja ime.

Stelina: S’keni turp.

Ina: Shyqyr je ti e ndershmja e dheut.

Stelina: Më shumë se ty po.

Ina: Ti që puthesh me çunat në mes të ‘Myslym Shyrit’.

Stelina: Puthem. Po s’më ka dalë klip mua.

Ina: Aty e ke hallin ti. Se ti do të të vijë me kamerë, se je mësuar me kamera.

Stelina: Ashtu jam mësuar unë.

Ina: E kupton që bën çdo gjë për kamera?

Stelina: Çuditërisht më ka shpëtuar një puthje pa më dalë në kamera. Shaj ndonjë rob se aq di.

Ina: Mirë, shko qa tani.

The post Plas keq mes Inës dhe Stelinës: Ti mohon babain tënd, shko puthu nga “Myslym Shyri” me çunat appeared first on iconstyle.al.

Filloi në Kinë dhe tani po përhapet kudo! Aplikacioni i ri për njerëzit e vetmuar

By: gaze tare
13 January 2026 at 15:43

Një aplikacion me një emër të pazakontë dhe paksa makabër, por me një qëllim të thjeshtë, ka arritur të bëhet viral në Kinë, duke përfituar nga një nevojë reale në megaqytetet moderne.

Aplikacioni quhet ‘Are you dead’ dhe funksionon si një kontroll dixhital sigurie: çdo dy ditë, përdoruesit i kërkohet të shtypë një buton për të konfirmuar që është mirë. Nëse kjo nuk ndodh, aplikacioni njofton personin e caktuar si kontakt emergjence, duke paralajmëruar se diçka mund të jetë e gabuar.

Edhe pse u lançua në maj të vitit të kaluar, në javët e fundit ka parë popullaritet të madh, veçanërisht në mesin e të rinjve që jetojnë vetëm në qytetet kineze. Rezultati? Është bërë aplikacioni me pagesë më i popullarizuar në vend.

Sipas shifrave të cituara nga mediat kineze dhe një raporti të BBC-së, deri në vitin 2030 numri i njerëzve që jetojnë vetëm në Kinë mund të arrijë në 200 milionë. Pikërisht kësaj audience i drejtohet aplikacioni, i cili e përshkruan veten si “një shoqërues diskret sigurie” për punëtorët, studentët ose këdo që ka zgjedhur të jetojë vetëm.

Në mediat sociale kineze, përdoruesit raportojnë se aplikacioni u ofron atyre një ndjenjë sigurie . “Ata që jetojnë vetëm, në çdo fazë të jetës së tyre, kanë nevojë për diçka të tillë“, komentoi një përdorues, ndërsa të tjerë flasin hapur për frikën se mos diçka ndodh pa e vënë re askush.

Midis tyre është Wilson Hou, 38 vjeç, i cili punon në Pekin larg familjes së tij. “Jam i shqetësuar për idenë se diçka mund të më ndodhë dhe askush nuk do ta dijë”, thotë ai, duke shpjeguar se si e ka caktuar nënën e tij si kontakt emergjence.

Megjithatë, emri i aplikacionit nuk i ka shpëtuar kritikave. Disa e konsiderojnë shumë të errët ose edhe ogurzi, duke sugjeruar alternativa më neutrale ose pozitive. Kompania që qëndron pas aplikacionit, Moonscape Technologies, ka thënë se po e shqyrton seriozisht ndryshimin e emrit.

Në nivel ndërkombëtar, aplikacioni njihet si Demumu dhe renditet lart në listat e aplikacioneve me pagesë në vende si SHBA-ja, Singapori dhe Australia.

Me një kosto prej vetëm 8 juanësh (rreth 1 euro), “Are You Dead?” filloi si një projekt i vogël nga një grup të rinjsh nën 30 vjeç dhe tani po evoluon në një ide premtuese teknologjike. Në fakt, ekipi tashmë po shqyrton krijimin e një aplikacioni të ngjashëm për të moshuarit, në një vend ku më shumë se 20% e popullsisë është mbi 60 vjeç.

Nevoja për aplikacione që mbështesin njerëzit që jetojnë vetëm është absolutisht reale, sipas ekspertëve të demografisë sociale.

Wei-Jun Jean Yeung, profesoreshë e demografisë sociale në Universitetin Kombëtar të Singaporit, i thotë Financial Times se ndryshimet sociale dhe demografike po çojnë me shpejtësi në një rritje të familjeve me një person. “Rënia e lindshmërisë, rritja e jetëgjatësisë, rënia e martesave dhe rritja e divorceve po krijojnë një realitet që favorizon jetesën vetëm”, shpjegon ajo. “Shqetësimi është real.”

Ky trend pasqyrohet qartë në të dhënat zyrtare: në vitin 2024, Kina regjistroi vitin e tretë radhazi të rënies së popullsisë, ndërsa tashmë në vitin 2023 humbi titullin e vendit më të populluar në botë ndaj Indisë.

Një nga tre bashkëkrijuesit e rinj të aplikacionit, i cili prezantohet vetëm si Lyu, shpjegoi për mediat lokale se audienca që ata synojnë janë kryesisht të rinj që jetojnë vetëm në qendra të mëdha urbane, me theks të veçantë te gratë rreth moshës 25 vjeç. Këta janë njerëz që shpesh përjetojnë ndjenja të forta vetmie për shkak të mungesës së komunikimit të përditshëm, por gjithashtu shqetësohen për mundësinë e ndodhjes së diçkaje të papritur pa e kuptuar askush.

Biao Xiang, një studiues në Institutin Max Planck për Antropologji Sociale, vëren se shumë të rinj në Kinë u rritën duke besuar se përmbushja e qëllimeve të tyre do të çonte në mënyrë të pashmangshme në sukses. Por një ekonomi e ngadalësuar dhe mundësitë e kufizuara të punësimit e kanë shkatërruar këtë premtim. Në këtë klimë, regjistrimi në një aplikacion të tillë vepron si një shprehje e qetë pesimizmi për disa.

The post Filloi në Kinë dhe tani po përhapet kudo! Aplikacioni i ri për njerëzit e vetmuar appeared first on iconstyle.al.

Fansat e ‘Stranger Things’ dyshojnë: A u shkrua sezoni final me inteligjencë artificiale?

By: gaze tare
13 January 2026 at 15:26

Krijuesit e “Stranger Things”, Matt dhe Ross Duffer, po përballen me kritika nga një pjesë e madhe e shikuesve për pamjet nga dokumentari “One Last Adventure: The Making of Stranger Things 5”, i cili u publikua më 12 janar.

Tifozët e serialit në mediat sociale pretenduan se një pamje tregon skeda të hapura ChatGPT në një ekran kompjuteri, gjë që ngjalli thashetheme se mjete të inteligjencës artificiale u përdorën në procesin e shkrimit, veçanërisht për finalen e serialit.

So they used chatgpt AND consulted reddit for the ending of a show like stranger things…??

And it’s not a secret that Stranger things reddit HATES Will.

Oh duffers never pick up a pen again. https://t.co/QrQbdUSB18

— Paris (@7Bylers) January 12, 2026

Diskutimi erdhi në një kohë kur fundi i “Stranger Things” ka qenë tashmë në qendër të kritikave nga disa prej audiencës, me komente se finalja nuk ofroi kulmin e pritur emocional. Në këtë klimë, përdoruesit i lidhën imazhet nga dokumentari me ndjenjën e zhgënjimit që, siç thonë ata, përfundimi i historisë i la. Një fans shkroi: “Vëllezërit Duffer përdorën ChatGPT për të shkruar sezonin e 5-të të Stranger Things. Tani e dimë pse finalja u duk “e çuditshme” .” Një tjetër komentoi: “Ata përdorën ChatGPT dhe Reddit kur punuan në fund. Nuk është çudi që u duk e papërfunduar.”

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë deklaratë publike nga Matt dhe Ross Duffer mbi këto pika specifike. “Stranger Things” u shfaq premierë në vitin 2016 dhe përfundoi në vitin 2025, duke u bërë një nga prodhimet më të suksesshme të platformës dhe duke nxjerrë në pah, ndër të tjera, emra të tillë si Millie Bobby Brown dhe Finn Wolfhard.

The Great Duffer brother used Chatgpt to write Stranger Things Season 5.
WTF man 😡😡😡, now we know why season 5 sucked.#StrangerThings5 pic.twitter.com/TgjiHv7QN2

— Vicky Shinde (@iamshinde83) January 12, 2026

Në të njëjtin dokumentar që tregon prapaskenat e sezonit të fundit, vëllezërit Duffer përshkruajnë një mjedis me presion të lartë gjatë shkrimit të sezonit të fundit, duke thënë se drejtuesit kërkonin skenarë ndërsa prodhimi ishte tashmë në zhvillim e sipër. Ata thonë se ishte mjedisi më stresues i shkrimit që kanë përjetuar ndonjëherë.

The post Fansat e ‘Stranger Things’ dyshojnë: A u shkrua sezoni final me inteligjencë artificiale? appeared first on iconstyle.al.

Financat e këtyre shenjave të zodiakut do të përmirësohen në ditët në vijim

By: gaze tare
13 January 2026 at 14:42

Disa shenja të zodiakut janë në një periudhë veçanërisht të favorshme për financat e tyre këto ditë. Periudha që vijon favorizon hapat e llogaritur: ata që ndërtojnë siguri dhe perspektivë pas vendimit fillestar. Në financa, është e rëndësishme të mos kompromentoni stabilitetin tuaj afatgjatë, por në të njëjtën kohë nuk mund të qëndroni në vend dhe të prisni që bollëku financiar të vijë vetvetiu. Qoftë përmes lëvizjeve praktike apo përmes besimit në vetvete, kjo energji ju bën thirrje të merrni një rrezik të llogaritur, duke e ditur se është e vetmja rrugë drejt suksesit që kërkoni.

Shigjetari
Ky është momenti juaj i mundësisë. Të dielën, më 18 janar, ndodh Hëna e Re në Bricjap. Duke punuar tashmë me këtë energji që nga dhjetori i vitit 2025, kjo Hënë e Re nuk duket kërcënuese, por vepron si hapi tjetër, plotësisht logjik drejt pavarësisë suaj financiare. Hëna e Re në Bricjap sjell fat dhe rritje të vrullit. Çfarëdo që keni planifikuar ose përgatitur në heshtje në sfond, është koha ta vini në praktikë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht shpërblim i menjëhershëm. Ajo që është e rëndësishme është fillimi: një projekt i ri, një investim ose një vendim që përcakton tonin për rrugën tuaj financiare për vitin e ardhshëm.

Bricjapi
Edhe pse konsideroheni shenja më e favorizuar nga rrugët tradicionale drejt suksesit, kjo nuk do të thotë se nuk ka alternativa. Që nga fillimi i vitit 2026, keni marrë energji intensive në shenjën tuaj, duke synuar të sqaroni atë që dëshironi vërtet dhe të kërkoni fuqinë tuaj. Mundësia për veprim vjen të shtunën, më 17 janar, me lëvizjen e Venusit në Ujor. Kjo është një javë me dinamikë intensive. Të besosh në veten tënde dhe të jesh i gatshëm të marrësh rreziqe është thelbësore, ashtu siç kërkon Venusi në Ujor. Venusi shoqërohet me pasuri dhe bollëk. Nëse doni të arrini suksesin që parashikoni, jeni të thirrur të ndiheni rehat me rrezikun.

Ujori
Kushtojini vëmendje shenjave që po ju dërgon universi. Të shtunën, më 17 janar, Dielli në Bricjap takohet me Saturnin në Peshq, duke sjellë intuitë të shtuar dhe mundësi të papritura financiare. Saturni ka lëvizur nëpër sektorin tuaj financiar që nga viti 2023, por tani është në javët e tij të fundit në këtë shenjë. Kjo do të thotë që puna juaj e palodhur më në fund po fillon të japë fryte. Është e rëndësishme të qëndroni të hapur dhe vigjilentë, në mënyrë që të mund ta dalloni mundësinë në momentin që ajo paraqitet. Ju jeni më të hapur ndaj shenjave dhe më të gatshëm të besoni në kohën astrale. Saturni sjell shpërblime financiare, për sa kohë që i lejoni vetes të ndiqni udhëzimet që merrni, pa u kapur pas planeve të ngurta.

The post Financat e këtyre shenjave të zodiakut do të përmirësohen në ditët në vijim appeared first on iconstyle.al.

Kush është Erfan Soltani? Irani përgatitet për ekzekutimin e 26-vjeçarit

By: gaze tare
13 January 2026 at 14:15

Ndërsa Irani vazhdon të mbetet në trazira pas demonstratave kombëtare kundër regjimit të nxitura nga ekonomia në rënie e vendit dhe kërkesa për një ndryshim të plotë të regjimit, numri i të vdekurve nga protestat kaloi 2000. Irani thuhet se do të ekzekutojë protestuesin e parë, të identifikuar si Erfan Soltani, në lidhje me arrestimet masive, raportoi FOX News, duke cituar grupet e të drejtave të njeriut.

Me bllokimin e komunikimeve në Iran, agjencitë e lajmeve dhe portalet nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë dhe verifikojnë në mënyrë të pavarur numrin e të vdekurve dhe ekzekutimin e supozuar të Soltanit.

I riu është banor i Fardis në periferi të Karaj të Teheranit. Ai u arrestua më 8 janar 2026 gjatë protestave anti-Khameini në Karaj. Gazeta amerikane “The Sun” raportoi se ai besohet të akuzohet për “luftë kundër Zotit”, gjë që dënohet me vdekje në Iran.

Mbështetësit pretenduan se atij nuk iu lejua të kërkonte këshilla ligjore dhe gjithashtu nuk iu dha mundësia të mbrohej dhe kundër tij u dha një vendim me vdekje me varje. Sipas raportimeve, familja e Soltanit u informua më 11 janar 2026 se ai ishte dënuar me vdekje, dhe ekzekutimi i tij thuhet se ishte planifikuar të zhvillohej më 14 janar 2026. Familja thuhet se pretendoi se nuk u ishte thënë pse u arrestua ose cili autoritet e kreu arrestimin.

Ai u lejua të shihte familjen e tij vetëm për dhjetë minuta dje për t’i thënë lamtumirë, raportoi The US Sun, duke cituar aktivistët.

“Atij iu mohua qasja në një avokat. Krimi i vetëm i Erfanit ishte thirrja për liri”, citohet të ketë thënë Bashkimi Kombëtar për Demokraci në Iran nga The US Sun.

The post Kush është Erfan Soltani? Irani përgatitet për ekzekutimin e 26-vjeçarit appeared first on iconstyle.al.

Brikena “thumbon” Mateon: Më pëlqejnë meshkujt natyralë, jo ata të palestrës

By: gaze tare
13 January 2026 at 13:51

Gjatë sfidës së buxhetit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, një bisedë mes Brikenës dhe Mateos ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut, për shkak të deklaratave të sinqerta rreth shijeve në lidhje me pamjen fizike. Brikena u shpreh hapur se preferencat e saj kanë ndryshuar dhe se tashmë nuk i pëlqejnë meshkujt e palestruar, por ata që kanë një pamje më natyrale. Ajo theksoi se sot i kushton më shumë rëndësi anës së brendshme sesa asaj të jashtme.

Në këtë diskutim, Mateo ndërhyri me humor, duke thënë:

“As mua nuk më pëlqejnë femrat që kanë vithe.(qesh)”

Ndërsa Brikena reagoi duke sqaruar qartë pozicionin e saj:

“Përzotin më kanë ndryshuar shijet. Tani më pëlqejnë çunat që nuk bëjnë shumë palestër. Nuk e shikoj më pjesën e jashtme, shikoj më shumë pjesën e brendshme. (qesh) Ti ke shijet e tua, un të miat. Unë po flas për veten, jo për ty.”

Mateo, disi dyshues ndaj fjalëve të saj, u mjaftua me një reagim të shkurtër:

“Po o Brikena po.”

Ndërkohë, zhvillimet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë marrë një kthesë të fortë emocionale pas Prime-it të së shtunës, ku këngëtari Stine vendosi të largohej përfundimisht nga gara. Që në fillim të spektaklit, ai deklaroi se nuk kishte më arsye për të qëndruar dhe se kishte marrë vendimin për t’u larguar.

The post Brikena “thumbon” Mateon: Më pëlqejnë meshkujt natyralë, jo ata të palestrës appeared first on iconstyle.al.

Sëmundja e Crohn-it: Si një analizë e thjeshtë gjaku mund ta parashikojë atë vite para se të shfaqen simptomat

By: gaze tare
13 January 2026 at 13:22

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të parashikojë sëmundjen e Crohn-it vite para se të shfaqen simptomat, sipas një studimi të ri, duke hapur rrugën për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes dhe ndoshta parandalimin e saj.

Sëmundja e Crohn-it është një gjendje kronike inflamatore e traktit gastrointestinal që shkakton simptoma të vazhdueshme, dhimbje dhe lodhje, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e jetës. Incidenca e saj tek fëmijët është dyfishuar që nga viti 1995 dhe shkalla vazhdon të rritet.

Analiza e gjakut mat përgjigjen imunitare të një personi ndaj flagelinës, një proteinë që gjendet në bakteret e zorrëve. Ky përgjigje është e rritur tek njerëzit shumë kohë përpara se ata të zhvillojnë sëmundjen e Crohn-it, zbuloi studimi, i udhëhequr nga Dr. Ken Croitoru, një shkencëtar klinik në Institutin e Kërkimeve Lunenfeld-Tanenbaum në Sistemin Shëndetësor Mount Sinai në Kanada.

Studimi, i botuar në revistën Clinical Gastroenterology and Hepatology, nxjerrin në pah ndërveprimin midis baktereve të zorrëve dhe përgjigjeve të sistemit imunitar si një hap kritik në zhvillimin e sëmundjes së Crohn-it.

Siç u tha, prania e antitrupave flagelinë shumë kohë para se të shfaqen simptomat e sëmundjes sugjeron që kjo përgjigje imune mund të kontribuojë në fillimin e sëmundjes, në vend që të jetë pasojë e saj. Një kuptim më i mirë i këtij procesi të hershëm mund të çojë në qasje të reja ndaj prognozës, parandalimit dhe trajtimit të sëmundjes.

Hulumtimi është pjesë e Projektit Gjenetik, Mjedisor dhe Mikrobial (GEM), një grup global me mbi 5,000 të afërm të shëndetshëm të shkallës së parë të personave me sëmundjen e Crohn-it, i udhëhequr nga Dr. Kroitorou. Që nga viti 2008, projekti ka mbledhur të dhëna gjenetike, biologjike dhe mjedisore për të kuptuar më mirë se si zhvillohet sëmundja.

The post Sëmundja e Crohn-it: Si një analizë e thjeshtë gjaku mund ta parashikojë atë vite para se të shfaqen simptomat appeared first on iconstyle.al.

❌
❌