Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026Icon Style

“Nuk lej as gruan, as kalamonin”, Miri i del “kundër” Selin

By: Iconstyle
1 February 2026 at 12:42

Në ditën e 40-të, Miri u kujtua që secili ka hyrë për veten e tij në lojë dhe pasi dëgjoi deklaratën e Selinës (që deri tani donte që vajza e tij t’i ngjante) që do ta lëshojë e para në lojë, po përpiqet të tregohet “i shkathëti” për ta lënë ai i pari.

Gjatë një bisede me Stelinën dhe Krusitën në shtrat mbrëmë, ai u shpreh:

Isha unë burrë i martum, ajo ishte gocë beqare. Kam marrë unë halle, se unë do ndahesha nga gruaja nesër, po ajo? Do i thoshin thjesht “O ti, si shkon me 50 vjeçarin?”

Unë nuk lej as gruan, nuk lej as kalamonin dhe jam prapë këtu ku jam.

E di për çfarë jam xheloz? Ne gjatë ditës konsumonim shumë pak kohë bashkë, se ishim te krevati. Në fund të ditës, dinim ku t’i bënim muhabetet.

Në momentin që u ndamë nga krevati, ajo dhe unë u afruam më shumë gjatë ditës. Edhe kot, jo për të bërë lojë, për të bërë situata. Me ardhjen e Gimbos, kjo koha mua më iku.

Unë nuk shkoj mbas asaj. Ajo doli zbuluar me fuqinë që mori. Donte të shkëputej nga kjo gjëja, duke shfrytëzuar këto situata dhe këtë djalin (Gimbon), që ishalla do Zoti kanë një lloj kimie, që dhe të përfundojnë bashkë.

Bëje lojën, unë kam lojën time. Por mos më thuaj që do ndahemi tek dita 39. Unë kam thënë po e more ti, e kam fituar dhe unë “BBV”. Por po e mora unë, ti s’ke thënë kurrë që je e gëzuar.

The post “Nuk lej as gruan, as kalamonin”, Miri i del “kundër” Selin appeared first on iconstyle.al.

“Ejona, të dua!”/ Besi bën dedikimin më të bukur për partneren gjatë koncertit

By: gaze tare
1 February 2026 at 11:02

Prej disa javësh, dedikimet e Besit në rrjetet sociale kanë ngjallur kureshtje dhe spekulime, ndërsa tashmë gjithçka duket se është bërë më e qartë. Ashtu siç ishte parashikuar, pas lumturisë së aktorit fshihet dashuria.

Gjatë një koncerti të mbajtur ditën e djeshme, Besi vendosi t’u japë fund pikëpyetjeve dhe komenteve të shumta nga ndjekësit, duke zbuluar publikisht personin të cilit i dedikohet tatuazhi i tij më i fundit. Përballë publikut, aktori ndau një moment tejet emocional, që u shndërrua menjëherë në një deklaratë dashurie.

“Jini falenderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, vetëm kam bërë për të qeshur dhe kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Dhe meqë më keni pyetur aq shumë nëpër komente dhe nëpër mesazhe për tatuazhin që kam bërë, dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”

Pas këtij rrëfimi, mesazhi ishte më se i qartë. Ejona është emri që i ka rikthyer buzëqeshjen aktorit, duke e bërë atë të shfaqet më i lumtur se kurrë.

Në fakt, gjithçka nisi pak javë më parë, kur Besi publikoi në Instagram një foto të një tatuazhi misterioz, ku spikaste emri i një gruaje dhe një datë, ndërsa imazhi shoqërohej nga një këngë romantike. Postimi ndezi menjëherë reagime dhe aludime, të cilat tani gjejnë konfirmimin e tyre.

The post “Ejona, të dua!”/ Besi bën dedikimin më të bukur për partneren gjatë koncertit appeared first on iconstyle.al.

Nominim i papritur në ‘Big Brother VIP 5’, Selin sakrifikon grupin e saj

By: gaze tare
1 February 2026 at 10:39

Selin, në rolin e saj si lidere e shtëpisë së Big Brother VIP 5, ka pasur një ndikim vendimtar gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, duke mbajtur në duar një nga vendimet më të rëndësishme të natës: përzgjedhjen e grupit që do të shkonte në nominim pas sfidës së rezistencës.

Sfida përfundoi me fitoren e grupit jeshil, i përbërë nga Juela, Rogerti, Artani dhe Kristi, të cilët për këtë arsye përfituan imunitet të plotë dhe u shpëtuan nga rreziku i nominimit. Ndërkohë, grupi blu, i kuq dhe i verdhë mbetën në pritje të vendimit të Selinit, duke qenë potencialisht të rrezikuar për të dalë në nominim.

Gjatë arsyetimit të saj, Selin u shpreh se nuk do ta dërgonte në nominim grupin e verdhë, të përbërë nga Stelina, Krusita dhe Baby G. Ajo theksoi se ky grup përbëhej vetëm nga vajza, sidomos pas largimit të Angelos nga shtëpia gjatë mbrëmjes së djeshme, duke e konsideruar të padrejtë që ato të përballeshin me nominimin në këto rrethana.

Po ashtu, Selin vendosi të shpëtojë edhe grupin e kuq, ku bënin pjesë Mali, Stenaldo, Brikena dhe Mateo, duke i nxjerrë edhe ata jashtë rrezikut të nominimit për këtë javë.

Si pasojë e këtyre zgjedhjeve, në nominim përfundoi grupi blu, që përkonte edhe me grupin e vetë Selinit. Në listën e të nominuarve u përfshinë: Selin, Gimbi, Miri, Ina dhe Greta.

Por vendimet e lideres nuk përfunduan me kaq. Sipas rregullave të lojës, Selin kishte mundësinë të zëvendësonte një banor nga grupi i saj me Rogertin, i cili njihet si një nga banorët që shpesh përfundon në nominim. Ajo vendosi të shpëtojë Gretën, duke e larguar nga lista e të nominuarve.

The post Nominim i papritur në ‘Big Brother VIP 5’, Selin sakrifikon grupin e saj appeared first on iconstyle.al.

Arrestohet ish-i dashuri i Bella Hadid, zbulohet arsyeja

By: gaze tare
1 February 2026 at 10:25

Ish-partneri i modeles së famshme Bella Hadid, Adan Banuelos, është arrestuar së fundmi për dehje në publik, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Sipas TMZ, arrestimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, më 31 janar. Kauboji dhe trajneri i njohur i kuajve është shoqëruar nga autoritetet drejt burgut të Qarkut Parker, ku ka qëndruar për një kohë të shkurtër. Banuelos u lirua pak më vonë, pasi pagoi një garanci në vlerën e 386 dollarëve. Megjithatë, deri më tani, detajet e sakta që çuan në arrestimin e tij nuk janë bërë publike.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas lajmit për ndarjen e tij nga Bella Hadid, e cila u konfirmua në fund të janarit. Sipas Page Six, modelja dhe ish-partneri i saj i kishin dhënë fund lidhjes pas dy vitesh romancë, e cila ishte shoqëruar me ulje-ngritje të shumta.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se shenjat e para të krizës në marrëdhënien e tyre kishin nisur që në muajin qershor të vitit të kaluar, ndërsa ndarja erdhi si pasojë e problemeve të vazhdueshme mes tyre. Pavarësisht kësaj, raportimet theksojnë se Bella Hadid dhe Adan Banuelos vazhdojnë të jenë të lidhur në aspektin profesional, pasi kanë investuar së bashku në kuaj me vlerë miliona dollarë.

Aktualisht, as Bella Hadid dhe as Adan Banuelos nuk kanë reaguar publikisht lidhur me arrestimin apo ndarjen, duke zgjedhur të ruajnë heshtjen përballë interesit të madh mediatik.

The post Arrestohet ish-i dashuri i Bella Hadid, zbulohet arsyeja appeared first on iconstyle.al.

Pse Vietnami po shet çanta Birkin për të mbuluar mashtrimin prej miliarda dollarësh?

By: gaze tare
1 February 2026 at 10:18

Dy çanta Hermès Birkin dhe një jaht luksoz janë ndër asetet e manjatit kontrovers Truong My Lan, të cilat autoritetet vietnameze po përpiqen t’i shesin, si pjesë e një përpjekjeje për të rikuperuar disa nga miliardat e përvetësuara. Biznesmenja e turpëruar po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për përvetësim fondesh nga një bankë e madhe vietnameze dhe është urdhëruar të paguajë 27 miliardë dollarë (19 miliardë paund) dëmshpërblim.

Departamenti i Policisë së Qytetit Ho Chi Minh njoftoi këtë javë se po kërkon ekspertë për të vlerësuar dy çanta Hermès Birkin prej lëkure krokodili të sekuestruara në Truong My Lan, sipas mediave lokale.

Ndërkohë, jahti i saj pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm, me një çmim fillestar prej 49.3 miliardë dongësh vietnamezë (1.9 milionë dollarë – 1.4 milionë paund).

Rasti që tronditi Vietnamin

Truong My Lan u dënua fillimisht me vdekje në prill të vitit 2024, pasi gjykata zbuloi se ajo kontrollonte fshehurazi Saigon Commercial Bank, bankën e pestë më të madhe në vend, dhe për më shumë se një dekadë kishte përvetësuar kredi dhe para të gatshme përmes një rrjeti kompanish fiktive me një total prej 44 miliardë dollarësh.

Prokurorët thanë se 27 miliardë dollarë ishin përvetësuar në mënyrë të padrejtë dhe 12 miliardë dollarë konsideroheshin përvetësim – një nga mashtrimet më të mëdha financiare të regjistruara ndonjëherë në botë.

Ajo i mohoi akuzat dhe u përpoq pa sukses të apelonte dënimin me vdekje. Në qershor 2024, dënimi u ndryshua në burgim të përjetshëm pasi Vietnami hoqi dënimin me vdekje për një numër krimesh. Më shumë se 80 persona, përfshirë bashkëshortin dhe mbesën e saj, u gjykuan dhe u dënuan bashkë me të.

Sekuestrime dhe ankande

Gjyqi i saj ishte rasti më spektakolar në fushatën gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit në Vietnam dhe tërhoqi vëmendjen e publikut brenda dhe jashtë vendit.

Pasuritë e saj janë tani në qendër të përpjekjeve për të kompensuar viktimat. Sipas mediave lokale, autoritetet kanë sekuestruar më shumë se 1,200 nga pasuritë e saj, duke përfshirë aksione të kompanisë dhe pasuri të paluajtshme.

Këtë javë, autoritetet e qytetit Ho Chi Minh njoftuan se kishin sekuestruar sende të tjera, duke përfshirë dy çanta Hermès, veshje dhe një orë dore.

Gjatë gjyqit, Truong My Lan ishte përpjekur t’i mbante dy çantat Birkin , duke deklaruar se njëra ishte blerë në Itali dhe tjetra ishte dhuratë nga një biznesmen malajzian. Ajo tha se donte t’i linte ato si “suvenire” për fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj.

Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e saj, duke vendosur se çantat ishin produkt i të ardhurave të paligjshme.

Tetorin e kaluar, prona e Truong My Lan në qendër të qytetit Ho Chi Minh ishte aseti i parë i saj që u nxor me sukses në ankand, duke arritur mbi 600 miliardë dong. Më herët këtë muaj, autoritetet u përpoqën ta nxirrnin në ankand jahtin Reverie Saigon për 52.4 miliardë dong, por dështuan. Anija do të nxirret përsëri në ankand më 12 shkurt me një çmim fillestar të reduktuar. Për të marrë pjesë në ankand kërkohet një depozitë prej 20 përqind të çmimit fillestar.

Dy anije të tjera Truong My Lan do të dalin gjithashtu në ankand, me një çmim fillestar prej 4.8 miliardë dongësh secila.

The post Pse Vietnami po shet çanta Birkin për të mbuluar mashtrimin prej miliarda dollarësh? appeared first on iconstyle.al.

Limi tregon pse doli nga BBVK: Kushti, nëse vjen kjo telefonatë…

By: gaze tare
1 February 2026 at 09:34

Largimi i papritur i Limit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta tek publiku. Vetëm pak pas daljes, ish-banori ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke hedhur dritë mbi arsyet që çuan në ndërprerjen e garës.

Sipas Limit, largimi i tij nuk ka qenë një vendim i momentit, por pasojë e një marrëveshjeje të paracaktuar me produksionin, e cila ishte vendosur që përpara nisjes së formatit. Ai ka bërë të ditur se gjithçka u aktivizua pas një telefonate specifike, e cila kishte të bënte me një çështje strikte personale.

Limi ka sqaruar se kishte lënë udhëzime të qarta për stafin drejtues: nëse do të merrte një telefonatë të tillë, ai duhej të largohej menjëherë nga shtëpia. Ky, sipas tij, ishte i vetmi kusht që kishte vendosur për pjesëmarrjen në këtë format dhe që u respektua në momentin kur situata ndodhi.

“Duhet ta marr siç vjen”, është shprehur ai, duke theksuar se, ndonëse nuk është një person që dorëzohet lehtë, rrethanat personale ishin të pashmangshme. Ai shtoi se rrugëtimi i tij në shtëpi duhej të ndalej aty, pavarësisht dëshirës për të vazhduar lojën.

Në përfundim të deklaratës, Limi la të kuptohet se arsyeja madhore e largimit lidhet me jetën jashtë shtëpisë, duke përfunduar me fjalët: “Por çka të bëjmë, kjo është jeta”.

The post Limi tregon pse doli nga BBVK: Kushti, nëse vjen kjo telefonatë… appeared first on iconstyle.al.

Mateo thyen “akullin” me Brikenën në BBVIP: Surprizë romantike dhe një përgjigje që ngjalli debate

By: gaze tare
1 February 2026 at 09:07

Një moment i papritur romantik ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Mateo ka vendosur të bëjë një hap të guximshëm për të thyer “akullin” me Brikenën.

Pasi mes tyre kishte pasur një distancë emocionale dhe paqartësi në raport, Mateo zgjodhi një mënyrë krejt të veçantë për t’i shprehur ndjenjat e tij. Ai kërkoi ndihmën e Vëllait të Madh dhe organizoi një surprizë romantike, duke i dedikuar Brikenës një këngë dashurie, në një ambient të kuruar me detaje simbolike dhe i mbushur me trëndafila, duke krijuar një atmosferë intime dhe emocionale.

Por surprizat nuk mbaruan me kaq. Një mesazh i papritur erdhi edhe nga ajri, duke e bërë momentin edhe më të fortë emocionalisht. Përmes një droni, Mateo i dërgoi Brikenës një pyetje të drejtpërdrejtë dhe prekëse:
“Më jep vetëm një mundësi!”

Ky gjest i sinqertë e vuri Brikenën përballë një vendimi të vështirë, duke qenë se ajo kishte vendosur më herët një lloj “akulli” mes tyre. Megjithatë, përgjigjja e saj ishte e matur, por jo e ftohtë.

“E falënderoj Mateon për këtë surprizë. Do i jap një mundësi për t’u njohur, por jo për më shumë,” u shpreh ajo. Brikena shtoi gjithashtu se dita kishte një domethënie të veçantë për Mateon, pasi përkonte me ditëlindjen e babait të tij:
“Meqë sot është ditëlindja e babit të Mateos, doja t’i thoja edhe 100. Përqafim nuk ndihem t’ia jap tani, kështu që po i jap vetëm dorën.”

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë mes atyre që e vlerësojnë sinqeritetin e Mateos dhe atyre që mbështesin rezervën e Brikenës.

The post Mateo thyen “akullin” me Brikenën në BBVIP: Surprizë romantike dhe një përgjigje që ngjalli debate appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2026

By: gaze tare
1 February 2026 at 08:05

Dashi
Kohët e fundit ke ndjekur verbërisht një ide të paracaktuar se ku duhet të jesh dhe çfarë duhet të bësh. Je i zënë në një rutinë që u shërben më shumë të tjerëve sesa vetes. Tani është koha për ta ndryshuar këtë trend vetëshkatërrues.
Demi
Do të keni fat në karrierën tuaj dhe është shumë më afër nga sa mendoni. Çelësi sot është të përcaktoni hollësitë e planit tuaj. Diçka mjaft e veçantë mund të vijë në jetën tuaj në çift.
Binjakët
Mund të përballeni me një pengesë në një marrëdhënie të rëndësishme. Të dy duhet të flisni, por në një mënyrë të tillë që të lini mënjanë krenarinë dhe kokëfortësinë tuaj dhe të jeni të sinqertë dhe autentikë me njëri-tjetrin. Sa më fleksibël të jeni të dy, aq më mirë.
Gaforrja
Vendosja planetare më në fund do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë ka shkaktuar një burim të caktuar acarimi ose zemërimi. Mund të zbuloni se ndjeni dëshirën për t’u grindur dhe papritmas të kuptoni saktësisht pse kjo vazhdon të ndodhë. Ky kuptim është një përparim i rëndësishëm, i cili mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve midis jush dhe partnerit tuaj.
Luani
Mund të zbulosh se ndjenjat e tua pasionante për një person të caktuar po krijojnë një revolucion në jetën tënde. Po e kupton se nuk ka arsye të shqetësohesh. Kjo po sjell një frymë të gjallë dhe të mrekullueshme në jetën tënde.
Virgjëresha
Sot është një ditë e mirë për t’u kujdesur për çdo hulumtim që duhet të bëni në lidhje me punën tuaj. Kjo mund të nënkuptojë intervistimin e njerëzve të ndryshëm në fushën tuaj. Mund të nënkuptojë gjithashtu të shkoni në bibliotekë dhe të kërkoni artikuj revistash dhe gazetash.
Peshorja
Mundohu të mos mbështetesh shumë te pajisjet elektronike sot. Informacioni që vjen nga kompjuterët mund të mos jetë plotësisht i vërtetë. Është e mundur që gjëra të tilla të tregojnë një anë të caktuar të çështjes, por ato nuk mund të të japin të gjithë pamjen e nevojshme.
Akrepi
Synimet dhe ëndrrat financiare që keni kërkojnë përqendrim. Të ardhura të tilla të papritura parash nuk do të ndodhin pa punë të madhe nga ana juaj. Kjo është një ditë e mirë për të plotësuar boshllëqet në lidhje me hapat e qëllimshëm që duhet të ndërmerrni.
Shigjetari
Mund të kesh zgjidhjen perfekte për dilemat e karrierës së të gjithëve, por a ke një zgjidhje të realizueshme për të tuat? Përqendro energjinë tënde në problemet e tua në vend që të punosh kaq shumë për të zgjidhur problemet e të gjithëve. Gjithsesi nuk mund t’i kontrollosh të tjerët.
Bricjapi
E di që ke të drejtë, por megjithatë, duket se po të kundërshtojnë nga të gjitha anët. Mos lejo që presioni i jashtëm të të largojë nga pikëpamjet e tua për të vërtetën. Për sa kohë që je besnik ndaj vetes, gjithçka do të shkojë për mirë.
Ujori
Dëgjoni çfarë kanë për të thënë të tjerët, pavarësisht nëse jeni dakord me ta apo jo. Mendja juaj optimiste mund të mos e pëlqejë verifikimin e realitetit që vjen nga të tjerët, por besoni se kjo është për të mirën tuaj. Do të përfitoni shumë.
Peshqit
Puna përgatitore është çelësi i suksesit tuaj tani. Përpara se të hidhni hapin tjetër, sigurohuni që jeni plotësisht të përgatitur për të. Të nxitosh veten në këtë fazë të “lojës” mund të jetë shumë e dëmshme për ju. Jini praktikë dhe të përqendruar.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 1 shkurt 2026 appeared first on iconstyle.al.

“Është pervers”/ Miri mëson deklaratën e babait të Selin, banori: Jam i fyer

By: gaze tare
31 January 2026 at 23:52

Kutia e Pandorës u hap këtë mbrëmje nga Miri dhe nuk ishte aspak ajo që banori priste.

E mira ishte takimi me vajzën, ndërsa e keqja ishte të shihte një akuzë të rëndë që i ishte drejtuar nga babai i Selin, në javët e para të programit.

“Duhet të merrni psikologë që të shohin perversitetin e tij”, ishte ajo që Miri dëgjoi nga deklarata e babait, e thene ne nje emision ne Top Channel.

“Ndihem i fyer sepse nuk ka qenë ky qëllimi, nuk jam pervers, kam parimet e mia në jetë, e di çfarë është dashuria e prindit për vajzën, jam munduar të mbaj distancë për të mos u keqkuptuar. Nëse është ndjerë i cenuar, i kërkoj ndjesë, por nuk ka qenë ky qëllimi”, tha Miri, i cili dukshem ishte i fyer.

I pyetur nëse do ketë ndryshim qëndrimi ndaj Selin, ai tha: “Unë e kam parë me admirim atë vajzë sepse për moshën që ka kam pasur vlerësim. Shpesh e shikoj me syrin si vajzën time dhe them dashtë Zoti vajza ime bëhet një ditë si ajo. Patjetër që do ketë ndryshim. Do e vazhdoj marrëdhënien siç do të rezervohem, sepse nuk dua të perceptohem te ata siç jam perceptuar.”

The post “Është pervers”/ Miri mëson deklaratën e babait të Selin, banori: Jam i fyer appeared first on iconstyle.al.

Miri takon të bijën, mesazhi i saj: Mos e ndaj fitoren tënde me asnjë

By: gaze tare
31 January 2026 at 23:39

Një nga momentet më prekëse të këtij edicioni është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kur Miri ka fituar të drejtën për të hapur Kutinë e Pandorës, një zgjedhje që zakonisht shoqërohet me pasoja të forta në lojë. Pa hezitim, Miri vendosi ta hapë kutinë, duke përballuar çdo rrezik që mund të sillte kjo zgjedhje. Megjithatë, këtë herë, fati i rezervoi një surprizë tejet emocionale.

Nga Kutia e Pandorës, lajmi i mirë ishte mundësia që Miri të takonte brenda shtëpisë vajzën e tij, një moment i rrallë dhe jashtëzakonisht prekës, i cili solli lot gëzimi jo vetëm për të, por edhe për banorët e tjerë që e përjetuan këtë takim nga afër. Takimi mes babait dhe vajzës u shoqërua me përqafime të forta, emocione të dukshme dhe fjalë që prekën zemrat e publikut.

“Për ne ti je fituesi”

Në një moment që u komentua gjerësisht, vajza e Mir-it i dha një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të fortë emocionalisht të atit:

“Babi, për ne ti je fituesi, por mos e ndaj fitoren me askënd tjetër”.

Këto fjalë u interpretuan si një mbështetje e plotë morale, por edhe si një thirrje për të vazhduar lojën i fortë dhe i fokusuar deri në fund.

The post Miri takon të bijën, mesazhi i saj: Mos e ndaj fitoren tënde me asnjë appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 31 January 2026Icon Style

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, mesazhi prekës i të birit Redon Makashi

By: gaze tare
31 January 2026 at 22:46

Ndarja nga jeta e Fitim Makashi, një prej figurave të njohura të kinematografisë shqiptare, ka sjellë dhimbje të thellë në botën e artit dhe më gjerë, duke prekur jo vetëm familjarët dhe miqtë e tij të afërt, por edhe publikun që e ka ndjekur dhe vlerësuar ndër vite për kontributin e tij në artin shqiptar.

Lajmi i hidhur është pritur me trishtim nga kolegë, artistë dhe dashamirës të kinemasë, të cilët kanë shprehur ngushëllime dhe respekt për figurën e aktorit, që për dekada me radhë ka qenë pjesë e pandashme e skenës dhe ekranit shqiptar.

Humbjen e madhe e ka bërë publike edhe i biri i tij, Redon Makashi, i cili ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale. Përmes këtij postimi, ai ka njoftuar ndjekësit dhe miqtë për ndarjen nga jeta të babait, si dhe ka dhënë detaje mbi ceremoninë mortore dhe homazhet që do të mbahen në nderim të tij.

Mesazhi i këngëtarit është shoqëruar me fjalë mirënjohjeje për mbështetjen dhe ngushëllimet e shumta që familja ka marrë në këto momente të vështira.

Sipas njoftimit të familjes, Fitim Makashi është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen ditën e nesërme, më 1 shkurt, pranë Art Turbina në Tiranë, nga ora 11:00 deri në 13:00, ku miq, kolegë dhe qytetarë do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit.

Fitim Makashi do të kujtohet si një artist i përkushtuar, i cili la gjurmë të rëndësishme në kinematografinë shqiptare, duke kontribuar me pasion dhe profesionalizëm në projekte që mbeten pjesë e kujtesës kulturore të vendit.

The post Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, mesazhi prekës i të birit Redon Makashi appeared first on iconstyle.al.

Limi u jep banorëve të BBVK “lajmin” e papritur: Më duhet të largohem

By: gaze tare
31 January 2026 at 22:24

Një largim i papritur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Limi ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në këtë format. Vendimi i tij u komunikua drejtpërdrejt nga vetë Limi para banorëve të tjerë, në një moment emocional dhe të qetë, larg toneve dramatike. Ai falënderoi bashkëbanorët për kohën e kaluar së bashku dhe për eksperiencën që, sipas tij, do ta mbajë mend gjatë.

Në fjalën e tij para banorëve, Limi u shpreh:

“Banorë, kam lajmërim për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur dhe kemi kaluar një kohë shumë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem”.

Deklarata e tij u prit me habi nga banorët, të cilët nuk e kishin pritur këtë vendim në këtë fazë të lojës. Disa prej tyre u shfaqën të prekur, ndërsa të tjerë u përpoqën të kuptonin arsyet që çuan në këtë largim të papritur. Ky largim ishte përfolur prej ditësh, si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara të këtij edicioni.

Deri në këto momente, ende nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare që ka shtyrë Limin të marrë këtë vendim.

The post Limi u jep banorëve të BBVK “lajmin” e papritur: Më duhet të largohem appeared first on iconstyle.al.

Marrëdhënia e Gimbos me Selin, banori: Unë s’kam ardhur ta ndaj nga Miri

By: gaze tare
31 January 2026 at 22:00

Që prej hyrjes së tij në shtëpi, Gimbo dhe Selin janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar kohë të konsiderueshme bashkë. Bisedat, batutat dhe energjia pozitive mes tyre nuk kanë kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë, duke sjellë edhe reagime të ndryshme brenda shtëpisë. Vetë Gimbo ka pranuar hapur se ka një pëlqim për Selinin, ndërsa ajo ka theksuar se mes tyre ekziston një komunikim i lehtë dhe natyral. “Më ecën muhabeti, batuta dhe energjia me të”, është shprehur Selin, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre është i sinqertë dhe pa ngarkesa.

Situata u diskutua edhe në prani të Miri, ku tema e xhelozisë u bë qendrore. Gimbo iu drejtua Mirin duke sqaruar qëndrimin e tij:

“Ti the vetë në klip që jam xheloz kushdo që i afrohet. Unë për vete nuk jam xheloz, për shoqen nuk jam”.

Ndërkohë, Miri reagoi ndryshe, duke pranuar hapur natyrën e tij posesive:

“Unë jam xheloz për çdo njeri dhe çdo gjë që dua”.

Përballë komenteve dhe vështrimeve që ka vënë re nga banorët, Gimbo u shpreh se ka zgjedhur të tërhiqet sa herë ndjen se prania e tij mund të keqinterpretohet.

“Kjo nuk është objekt që unë ta marr nga dikush… kam parë ca reagime kur rri me Selin, jo veç Miri por edhe banorët që më shohin. Unë çohem dhe iki. Unë asaj fjale që them i rri”.

Ai theksoi gjithashtu se nuk ka hyrë në lojë për të prishur apo ndarë marrëdhënie, duke vlerësuar Selinin dhe Mirin si lojtarë të fortë:

“Selin me Mirin janë lojtarë shumë të mirë. Unë s’kam ardhur ta ndaj asnjë prej tyre. Si këtu, si jashtë, unë kur kam pëlqim për dikë e them”.

The post Marrëdhënia e Gimbos me Selin, banori: Unë s’kam ardhur ta ndaj nga Miri appeared first on iconstyle.al.

“Do sigurohem ta lëshoj para se të më lëshojë”/ Selin dhe Miri ndajnë ‘rrugët’? Reagimet e tyre në Prime

By: gaze tare
31 January 2026 at 21:36

Pas takimit me vëllanë e saj dhe mesazhit që ai i dha që të luajë vetëm, duket se Selin ka zgjedhur që të distancohet nga Miri. Këtë Prime, ata nuk janë ulur më në të njëjtin divan por përballë. Në lidhje me raportin e tyre, është transmetuar edhe një klip, nga komentet që ata të dy kanë bërë këto ditë në shtëpi.

“Fjala e tij është urdhër për mua, dhe këtu do vijë vetë momenti që do vihet në vend fjala e vëllait tim”, ka thënë Selin.

“Në këtë moment unë jam i tërhequr se ka ardhur sinjali nga vëllai”, i ka thënë Miri Selin.

E pyetur nëse mendon se Miri do ta lëshojë, ajo është përgjigjur: Po, por do sigurohem ta lëshoj para se të më lëshojë ai.

“Do iki se jam kurioze të shoh reagime”, i thotë në një tjetër moment Selin Mirit.

Të pyetur nga Ledioni këtë mbrëmje, Selin tha se është besnike ndaj marrëdhënies me Mirin.

“Unë jam besnike në marrëdhënien time me Mirin dhe nuk e kam bërë dhe as do e bëj deri në këtë pikë të lojës, sa për divanin, ashtu ishin ulur. Sa i përket klipit kam respekt për Mirin, por unë jam soliste e lojës time. Po tregoj një Selin të lirë që nuk e drejton askush”, tha Selin.

“Kristin i vjen shumë keq që atë vështirësi që na vuri atë ditë ne e kthyem në forcë dhe kemi krijuar lojën dhe një miqësi shumë të mirë. Çdo siklet e kemi kaluar ashtu siç duam ne, unë nuk bëj Përputhen se është një program dashurie, dhe unë e kam thënë si e konsideroj, si vajzën time dhe ashtu vazhdoj ta konsideroj”, tha Miri./TopChannel

The post “Do sigurohem ta lëshoj para se të më lëshojë”/ Selin dhe Miri ndajnë ‘rrugët’? Reagimet e tyre në Prime appeared first on iconstyle.al.

‘Më ka kapur vaji’/ Rogerti i kujtoi vëllanë e vdekur të Gjestit, Gimbo: Janë tema që nuk mund të preken

By: gaze tare
31 January 2026 at 21:24

Një moment tepër i ndjeshëm dhe emocional ka tensionuar atmosferën gjatë debatit mes Dj Gimbo dhe Rogerti, kur ky i fundit i drejtoi Gimbon një pyetje që preku një plagë shumë personale: mënyrën se si kishte ndërruar jetë vëllai i mitur i Gjesti. Pyetja u konsiderua e papërshtatshme dhe tejkaloi çdo kufi etik, duke sjellë një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga ana e Dj Gimbos.

I revoltuar dhe thellësisht i prekur, Gimbo i kërkoi Rogertit që të mos përfshijë në debate një fëmijë që ka ndërruar jetë, duke theksuar se nuk bëhej fjalë thjesht për vëllain e shokut të tij më të mirë, por për dikë që ai vetë e kishte konsideruar si vëlla të vogël.

Pas këtij momenti, Dj Gimbo nuk arriti t’i mbajë emocionet dhe shpërtheu në lot para të gjithëve. Një tjetër çast prekës ishte ai kur ai dëgjoi këngën e re që Gjesti ka publikuar si dedikim për vëllain e tij të ndjerë.

Kjo këngë, e mbushur me dhimbje dhe mall, e riktheu edhe një herë Gimbon në një realitet shumë të vështirë emocional.

Në deklaratën e tij, Dj Gimbo u shpreh hapur për dhimbjen që mbart kjo histori për të:

“Është një temë shumë e ndjeshme për mua dhe mirë është që mos të prekim në tema të tilla. Kur dëgjova këngën, e dija se cila ishte dhe më ka kapur vaji”, tha ai.

The post ‘Më ka kapur vaji’/ Rogerti i kujtoi vëllanë e vdekur të Gjestit, Gimbo: Janë tema që nuk mund të preken appeared first on iconstyle.al.

As në 20 vjeç dhe as në 50 vjeç! Kjo është mosha në të cilën jemi vërtet të lumtur

By: gaze tare
31 January 2026 at 20:50

Ne flasim për lumturinë gjatë gjithë kohës , por rrallë ndalemi për të pyetur veten se çfarë do të thotë në të vërtetë mirëqenia. A do të thotë të kesh sukses, stabilitet apo një jetë pa stuhi? Apo ndoshta, siç thotë Elsa Punset, një shkrimtare e specializuar në psikologji, inteligjencë emocionale dhe mirëqenie, lumturia ka më shumë të bëjë me harmoninë tonë të brendshme.

Në një kohë kur krahasimi i vazhdueshëm, kërkesat dhe presioni për të përmbushur pritjet na shkaktojnë lodhje të madhe emocionale, ajo që duhet të bëjmë është të jemi autentikë, thotë ajo për revistën spanjolle Hola!.

Për këtë arsye, lumturia nuk mund të përcaktohet plotësisht nga mosha dhe, sipas saj, nuk është e njëjtë për të gjithë. Siç thekson ajo, hapi i parë është të dëgjojmë më shumë veten dhe të guxojmë të ndjekim rrugën tonë, edhe kur ajo nuk përputhet me pritjet e zakonshme shoqërore. “Për mua, lumturia ka më shumë të bëjë me koherencën sesa me euforinë: me shikimin brenda vetes dhe ndjenjën se ajo që bën nuk bie ndesh me atë që je”, thotë ajo.

Gjithashtu thekson se cilësia e marrëdhënieve (p.sh. me miqtë, familjen dhe partnerët) është një nga faktorët më të rëndësishëm për lumturinë dhe shëndetin e përgjithshëm.

Së fundmi, ai vëren se mosha në të cilën jemi më të lumtur nuk është padyshim 20 vjeç: “Shumë studime përshkruajnë një kurbë në formë U-je: kënaqësia me jetën është zakonisht më e lartë në të rinj, bie në moshën e mesme – me një pikë mesatare rreth 47 vjeç – dhe rritet përsëri qartë pas të 70-ave” , vëren ai.

Çfarë thotë shkenca?

Hulumtimet tregojnë se përputhja e identitetit tonë personal me zgjedhjet dhe qëllimet tona rrit mirëqenien psikologjike, pasi zvogëlon konfliktin e brendshëm dhe rrit ndjenjën e qëndrueshmërisë midis asaj që jemi dhe asaj që bëjmë. Kjo plotëson idetë e Punset se lumturia ka më shumë të bëjë me koherencën e brendshme sesa me shpërblimet e menjëhershme të jashtme.

Për më tepër, vlerat personale, parimet që udhëheqin zgjedhjet dhe veprimet tona, janë një pjesë kyçe e mirëqenies psikologjike. Sipas një studimi të kohëve të fundit mbi të rinjtë, prania e kuptimit në jetë, jo vetëm kërkimi i tij, është ajo që rrit mirëqenien.

“Zbulimi më i famshëm modern i ombrellës” vjen nga Studimi i Harvardit mbi Zhvillimin e të Rriturve (studimi gjatësor më jetëgjatë i jetës së të rriturve): cilësia e marrëdhënieve të ngushta (jo numri i tyre) shoqërohet me shëndet më të mirë, jetëgjatësi më të madhe dhe mirëqenie më të lartë.

Thënë thjesht, marrëdhëniet veprojnë si një “faktor mbrojtës” kundër stresit kronik – dhe stresi kronik është një nga rrugët biologjike më të njohura drejt shëndetit më të dobët mendor dhe fizik.

Ideja e një kurbe mirëqenieje në formë U është konfirmuar nga hulumtimet. Pika më e ulët gjendet kryesisht rreth 40, ku detyrimet janë më të mëdha, dhe ne në përgjithësi mund të rishqyrtojmë zgjedhjet tona deri më tani.

Megjithatë, afër moshës 70 vjeç, kënaqësia me jetën rritet përsëri, ndoshta për shkak se ndryshojnë prioritetet më pak nevojë për afirmim, zgjedhje më të mira se ku ia vlen të jepet energji, më shumë “filtrim” i pritjeve toksike.

Megjithatë, në disa vende dhe në dekadat e fundit, kurba tradicionale U duket se po ndryshon, pasi mirëqenia e të rinjve ka rënë ndjeshëm, siç arrijnë në përfundimin studime më të fundit. Kjo do të thotë që, megjithëse për shumë njerëz mirëqenia përmirësohet në moshë më të madhe, “kur” dhe “si” varen nga shëndeti, mbështetja sociale, siguria ekonomike dhe konteksti social.

The post As në 20 vjeç dhe as në 50 vjeç! Kjo është mosha në të cilën jemi vërtet të lumtur appeared first on iconstyle.al.

Përqafimi që ndezi rrjetin: Çfarë po ndodh realisht mes Dolces dhe Limit?

By: gaze tare
31 January 2026 at 20:30

Një moment i papritur, por shumë domethënës, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Dolce dhe Lim, të cilët prej kohësh janë ndjekur nga publiku për raportin e tyre të ndërlikuar, janë parë duke u përqafuar, një veprim që menjëherë u interpretua si më shumë se një gjest i rastësishëm.

Pamjet, të kapura në një ambient të qetë dhe intim, tregojnë dyshen të afërt me njëri-tjetrin, duke reflektuar emocione që duket se nuk janë shuar me kalimin e kohës. Përqafimi i gjatë dhe gjuha e trupit kanë qenë elementët që kanë ngritur dyshime dhe kanë nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Sipas shumë komentuesve, ky moment mbartte një dozë të fortë nostalgjie dhe mallëngjimi, duke lënë të kuptohet se mes Dolces dhe Limit mund të ekzistojë ende një lidhje emocionale e pazgjidhur. Edhe pse e shkuara e tyre ka qenë e shoqëruar me ulje-ngritje dhe zhvillime të ndryshme, ky veprim duket se ka rihapur kapituj që publiku mendonte se ishin mbyllur.

Natyrisht, përqafimi ka ngritur pikëpyetje të shumta: A ishte thjesht një moment spontan i mbushur me emocione, apo një sinjal i qartë se raporti mes tyre mund të marrë një kthesë të re? Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, duke lënë hapësirë për interpretime dhe spekulime të mëtejshme.

Një gjë është e sigurt: ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re dhe duket se Dolce dhe Lim, edhe pa fjalë, kanë arritur të jenë sërish në qendër të vëmendjes.

The post Përqafimi që ndezi rrjetin: Çfarë po ndodh realisht mes Dolces dhe Limit? appeared first on iconstyle.al.

Burg nëse bën seks kur udhëton jashtë Shqipërisë? Nuk e kemi kuptuar siç duhet! Ja çfarë fshihet realisht pas nenit

By: Iconstyle
31 January 2026 at 19:28

Prej ditësh po qarkullon një interpretim shqetësues dhe i çuditshëm mbi Kodin e ri Penal, sipas të cilit qytetarët shqiptarë rrezikojnë burg nëse kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë një udhëtimi jashtë vendit. Pretendimi ka ngjallur reagime, konfuzion dhe frikë, por e vërteta juridike është krejt ndryshe nga ajo që po përflitet.

Neni në fjalë nuk ndalon seksin, nuk kriminalizon marrëdhëniet konsensuale dhe nuk i fut qytetarët në burg për jetën e tyre private gjatë pushimeve. Keqkuptimi vjen nga një lexim i shkëputur dhe i shtrembëruar i një dispozite që në fakt ka një qëllim shumë specifik dhe serioz.

Bëhet fjalë për nenin 108/b të draftit të Kodit të ri Penal, i cili flet për “organizimin e udhëtimeve për qëllime seksuale”. Ky nen nuk ka në fokus individin që udhëton, por organizatorin. Jo aktin intim mes dy të rriturve, por organizimin e udhëtimeve me synim kryerjen e veprave penale seksuale, të parashikuara në ligj.

Neni 108/b – Organizimi i udhëtimeve për qëllime seksuale

Organizimi i udhëtimeve për të tjerë, përkundrejt shpërblimit ose jo, me qëllim kryerjen e ndonjë prej veprave penale të parashikuara në këtë seksion ose në nenet 114, 114/a/1 dhe 117, pavarësisht parashikimeve ligjore përkatëse në vendin për ku organizohet udhëtimi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet.

Kur kjo veprimtari kryhet nga personi juridik, gjykata, krahas dënimeve të tjera për të, vendos edhe mbarimin e personit juridik.

Teksti i nenit është i qartë: dënohet ai që organizon udhëtime për të tjerë, përkundrejt shpërblimit ose jo, me qëllim kryerjen e veprave penale seksuale, si shfrytëzimi i prostitucionit, abuzimi seksual apo përfshirja e të miturve. Pra, elementi kyç nuk është udhëtimi dhe as marrëdhënia seksuale në vetvete, por qëllimi penal i organizimit.

Kjo do të thotë se nëse një person organizon një udhëtim me synimin që gjatë atij udhëtimi të kryhet një vepër penale seksuale, ai person mban përgjegjësi penale edhe nëse akti ndodh jashtë territorit të Shqipërisë. Pikërisht këtu hyn edhe parimi ekstraterritorial, që ka për qëllim të luftojë fenomenin e turizmit seksual, veçanërisht shfrytëzimin e të miturve, edhe kur këto veprime ndodhin në vende të tjera.

Fraza “pavarësisht parashikimeve ligjore në vendin për ku organizohet udhëtimi” nuk nënkupton ndalim të seksit në vende të tjera, por faktin që Shqipëria synon të ndëshkojë organizatorët e këtyre udhëtimeve edhe nëse vendi ku ndodh akti ka legjislacion më tolerant ose zbatim më të dobët të ligjit.

Po ashtu, shprehja “përkundrejt shpërblimit apo jo” nuk do të thotë se dënohesh edhe nëse dikush thjesht kryen marrëdhënie pa pagesë. Ajo nënkupton që organizatori mban përgjegjësi penale edhe nëse nuk përfiton financiarisht, pra edhe nëse e bën këtë si favor, miqësi apo ndërmjetësim, për sa kohë që qëllimi mbetet kryerja e një vepre penale seksuale.

Interpretimi se “fton dikë në udhëtim dhe nëse ai bën seks, ti shkon në burg” është juridikisht i gabuar. Një ftesë për pushime, një udhëtim turistik apo një organizim normal nuk përbën vepër penale. Që të ketë dënim, duhet të provohet qartë se organizimi është bërë me qëllim shfrytëzimi, abuzimi apo kryerjeje të një vepre penale seksuale.

Kodi i ri Penal nuk ndërhyn në jetën private të qytetarëve, nuk kriminalizon marrëdhëniet konsensuale dhe nuk ndëshkon seksin gjatë udhëtimit. Ai synon të forcojë luftën kundër formave të rënda të shfrytëzimit seksual, sidomos kur ato maskohen si udhëtime turistike.

Ky nen nuk është një kërcënim për pushuesit, por një sinjal i fortë kundër turizmit seksual dhe abuzimit. Paniku i krijuar vjen nga një keqinterpretim i rrezikshëm që e zhvendos vëmendjen nga qëllimi real i ligjit dhe e shndërron një dispozitë mbrojtëse në një frikë kolektive të pajustifikuar.

E vërteta është kjo: nuk rrezikon burg sepse bën seks jashtë Shqipërisë. Rrezikon burg vetëm nëse organizon udhëtime me qëllim shfrytëzimin seksual apo kryerjen e veprave penale, pavarësisht se ku ndodhin ato.

The post Burg nëse bën seks kur udhëton jashtë Shqipërisë? Nuk e kemi kuptuar siç duhet! Ja çfarë fshihet realisht pas nenit appeared first on iconstyle.al.

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

By: Iconstyle
31 January 2026 at 15:19

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Seno Fishta, ka konfirmuar rikthimin me ish-bashkëshorten e tij gjatë emisionit “Të guximshmit”, ku dyshja shkëmbyen puthje në publik, duke e bërë të qartë ribashkimin e tyre.

Ky zhvillim vjen pasi më herët Seno ishte deklaruar për Juelën, ende konkurrente në “BBV”, deklaratë që kishte nxitur reagime dhe diskutime të shumta. Pas eliminimit nga shtëpia, ai ishte rikthyer me një buqetë trëndafilash të kuq dhe një poezi dashurie, ku shprehte ndjenjat për Juelën, duke lënë të hapur mundësinë e një historie jashtë lojës.

Megjithatë, në “Të guximshmit”, Seno konfirmoi një tjetër realitet sentimental, rikthimin pranë ish-bashkëshortes, me të cilën ka edhe fëmijë.

Ky ribashkim vjen pas një historie shumë të vështirë jete, të rrëfyer nga vetë Seno në intervista të mëparshme. Ai ka treguar se bashkë me ish-bashkëshorten kanë kaluar një periudhë të rëndë emigrimi dhe azili në Francë, ku për rreth gjashtë muaj kanë jetuar në një kamp refugjatësh, në çadra, mes qindra personave të tjerë, përballë mungesës së dokumenteve dhe pasigurisë totale.

Seno ka rrëfyer gjithashtu se vetëm një ditë pas lindjes së vajzës së tij, u detyrua të largohej nga familja për shkak të problemeve ligjore, çka çoi në arrestimin dhe paraburgimin e tij për 32 muaj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe, ish-bashkëshortja mbeti e vetme me fëmijët, një sakrificë që ai vetë e ka pranuar publikisht si shumë të rëndë dhe të dhimbshme.

Rikthimi i konfirmuar në “Të guximshmit” shihet nga publiku si një kapitull i ri pas një historie të mbushur me ndarje, mungesë dhe vështirësi ekstreme, si dhe një kthesë e fortë pas deklaratave të mëparshme të Senos për Juelën.

The post U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten appeared first on iconstyle.al.

“Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”/ Rrëfimi tronditës i Rogertit në ‘Big Brother VIP Albania’

By: gaze tare
31 January 2026 at 11:51

Një përplasje verbale mes Rogertit dhe Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP ka marrë një kthesë të papritur, duke zbuluar detaje tronditëse nga e kaluara personale e Rogertit. Debati, që fillimisht ishte i mbushur me tensione, u shndërrua në një rrëfim të hapur mbi humbjet e mëdha financiare që ai pranon se ka pësuar si pasojë e bixhozit dhe vendimeve të gabuara.

Gjatë diskutimit, Rogerti deklaroi se ka humbur shuma marramendëse parash në një kohë shumë të shkurtër, duke lënë të shtangur bashkëbiseduesin e tij.

“Kam humb 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Unë kam çuar dëm një tan shtëpi. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time,” u shpreh ai, duke pranuar hapur pasojat e zgjedhjeve të tij.

Deklaratat e Rogertit u pritën me habi nga Gimbo, i cili i vuri në dukje se humbje të tilla nuk janë diçka për t’u mburrur dhe as një rrugë e drejtë për t’u ndjekur. Në përgjigje të kritikave, Rogerti shpërtheu me tone të larta, duke sqaruar arsyen pse ka vendosur të jetë pjesë e këtij formati.

“O vëlla, s’kam ardh për shembull të mirë unë këtu o shok. Kam ardh këtu me tregu jetën time, edhe mos të bëjnë gabimet e mia robt, o budall,” iu drejtua ai Gimbos.

The post “Kam humbur 380 mijë dollarë për gjysmë ore”/ Rrëfimi tronditës i Rogertit në ‘Big Brother VIP Albania’ appeared first on iconstyle.al.

❌
❌