âUnĂ« jam asistenti juaj virtual. MirĂ« se vini!â â ky Ă«shtĂ« njoftimi qĂ« qytetarĂ«t nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor po e hasin gjithnjĂ« e mĂ« shpesh gjatĂ« hyrjes nĂ« faqet zyrtare tĂ« institucioneve apo tĂ« bankave.
Në shumë raste, në vend të komunikimit me një punonjës, përgjigjet për pyetjet e tyre jepen nga chatbotë ose asistentë virtualë që funksionojnë mbi bazën e inteligjencës artificiale (IA).
Megjithatë, përdorimi i këtyre teknologjive vazhdon të mbetet pa një rregullim të qartë ligjor.
Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia gjenden në etapa të ndryshme sa i përket zhvillimit dhe aplikimit të inteligjencës artificiale, sidomos në administratën publike.
Përgjigjet që Radio Evropa e Lirë ka marrë nga institucionet shtetërore tregojnë se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë rregulla të përcaktuara qartë për përdorimin nga nëpunësit publikë të mjeteve të inteligjencës artificiale, si ChatGPT, Copilot apo Gemini, gjatë ushtrimit të detyrës.
Po kështu, shumica e institucioneve nuk disponojnë evidencë për masën dhe mënyrën se si përdoren këto mjete.
Në disa raste mungojnë edhe mekanizmat teknikë që do të ndalonin futjen e dokumenteve zyrtare apo të dhënave personale të qytetarëve në platformat e inteligjencës artificiale.
Disa institucione e pranojnë se stafi i tyre i përdor këto mjete për hartim dokumentesh, përkthim tekstesh, korrigjim shkrimesh, detyra administrative, analizë të sasive të mëdha të të dhënave ose kërkim informacioni.
Institucione të tjera, ndërkaq, thonë se një praktikë e tillë nuk zbatohet.
Pavarësisht kësaj, pothuajse të gjitha bien dakord se mungon një kuadër i posaçëm ligjor për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe se shqetësimet kryesore lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e informacionit.
Sipas tyre, në rast keqpërdorimi të dokumenteve ose të të dhënave, përgjegjësinë e mban vetë personi që ka përdorur mjetet e inteligjencës artificiale.
âPĂ«rdorimi i inteligjencĂ«s artificiale nuk mund tĂ« ndalohet. ĂshtĂ« njĂ«soj sikur dikush tĂ« mĂ« ndalonte tĂ« pĂ«rdor njĂ« nga gjuhĂ«t qĂ« di. Por, ai mund tĂ« rregullohet me ligjâ, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« eksperti gjyqĂ«sor i teknologjisĂ« sĂ« informacionit nĂ« Bosnje dhe HercegovinĂ«, Enes Ăengiq.
Ai tërheq vëmendjen se përdoruesit duhet të tregojnë kujdes për informacionin që hedhin në platformat e inteligjencës artificiale, pasi, sipas tij, të dhënat e futura në këto sisteme mund të ruhen në serverë dhe, në rrethana të caktuara, të rikuperohen edhe më vonë.
Ndërkohë që vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë nisur tashmë zbatimin e Aktit për Inteligjencën Artificiale (AI Act), shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të jenë në fazën e përgatitjes së ligjeve, strategjive dhe udhëzimeve për përdorimin e inteligjencës artificiale, si edhe të përafrimit të tyre me rregullat e BE-së.
Në Bosnje dhe Hercegovinë ende nuk ekziston një ligj që ta rregullojë përdorimin e inteligjencës artificiale, veçanërisht në institucionet shtetërore.
Madje, një ligj i tillë nuk është përgatitur as në version draft.
Nga përgjigjet që Radio Evropa e Lirë ka siguruar nga disa institucione shtetërore del se disa prej tyre kanë konstatuar se punonjësit ose nuk përdorin fare mjete të inteligjencës artificiale, ose i përdorin ato në mënyrë të kufizuar.
Kur përdoren, ato shërbejnë kryesisht për përgatitje tekstesh, përkthime, korrektim gjuhësor dhe detyra administrative.
Të gjitha institucionet që kanë kthyer përgjigje e pranojnë se Bosnje dhe Hercegovina nuk ka një kornizë të përbashkët ligjore për përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale në administratën publike.
Ato kërkojnë miratimin e rregullave të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian.
Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës, për shembull, shprehet se punonjësit mund të përdorin vetëm ato mjete të inteligjencës artificiale që janë miratuar nga shërbimi i teknologjisë informative i institucionit.
Këto mjete lejohen për përpunim tekstesh, përkthime ose gjenerim idesh.
Punonjësve të Prokurorisë u ndalohet të fusin në sisteme publike të inteligjencës artificiale të dhëna personale të qytetarëve, të dhëna nga lëndët penale, sekrete zyrtare, drafte të akteve të papublikuara ose informacione të tjera konfidenciale.
Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës bën të ditur se, për rreth 50 ministri dhe agjenci, aktualisht jep rekomandime profesionale për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të mjeteve të inteligjencës artificiale, veçanërisht për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë kibernetike.
Nga ky sekretariat nënvizohet se përgjegjëse për hartimin e kornizës së ardhshme ligjore është Ministria e Komunikimeve dhe Transportit e Bosnje dhe Hercegovinës.
Kjo ministri i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë se është duke punuar në një plan për harmonizimin e rregullave me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Bosnje dhe Hercegovinës thotë se përdorimi i inteligjencës artificiale në përpunimin e të dhënave nuk rregullohet në mënyrë të veçantë nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Sipas kësaj agjencie, rregullimi i përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale në administratën publike nuk hyn në kompetencat e saj.
Megjithatë, ajo thekson se institucionet që përpunojnë të dhëna personale duhet të zbatojnë masa të përshtatshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e tyre. Gjithashtu, ato duhet të vlerësojnë rreziqet e çdo përpunimi të të dhënave, përfshirë edhe rastet kur përdoren mjete të inteligjencës artificiale.
Shumica e kompetencave në Bosnje dhe Hercegovinë janë në nivelin e dy entiteteve, administrata e të cilave përfshin rreth 28 mijë zyrtarë.
Megjithatë, as Federata e Bosnje dhe Hercegovinës dhe as Republika Sërpska nuk kanë rregulla të posaçme që do të rregullonin në hollësi përdorimin e inteligjencës artificiale në sektorin publik.
Agjencia për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit e Republikës Sërpska konfirmon për Radion Evropa e Lirë se disa institucione tashmë përdorin mjete digjitale me elemente të inteligjencës artificiale për analizimin e të dhënave dhe automatizimin e proceseve administrative.
Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë temë.
NdĂ«rsa disa institucione, si Agjencia e Prokurimit Publik e Bosnje dhe HercegovinĂ«s, janĂ« duke zhvilluar chatbotĂ«, sektori privat â pĂ«rfshirĂ« bankat dhe zinxhirĂ«t e mĂ«dhenj tregtarĂ« â tashmĂ« i pĂ«rdor kĂ«to mjete.
Zakonisht, ato zhvillohen në bashkëpunim me platforma komunikimi si Viber ose WhatsApp.
Edhe Kosova nuk ka një ligj të posaçëm që rregullon përdorimin e inteligjencës artificiale në administratën publike.
Strategjia pĂ«r e-qeverisje 2023-2027 parasheh pĂ«rfshirjen e zgjidhjeve tĂ« avancuara digjitale â mes tyre mjetet e inteligjencĂ«s artificiale dhe analiza e sasive tĂ« mĂ«dha tĂ« tĂ« dhĂ«nave â si pjesĂ« e procesit tĂ« digjitalizimit tĂ« shĂ«rbimeve publike.
Në praktikë, tashmë po testohen disa zgjidhje të tilla si platforma e-Kosova 2.0 dhe projektet në Administratën Tatimore të Kosovës, të cilat synojnë automatizimin e proceseve dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe më të personalizuara për qytetarët.
Prokuroria e Shtetit të Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se punonjësit e saj nuk përdorin asnjë mjet të inteligjencës artificiale në punën hetimore, administrative apo mbështetëse.
Ndërkohë, institucionet e Kosovës thonë se janë duke punuar për harmonizimin e rregullave me standardet e Bashkimit Evropian.
GjatĂ« vitit 2026 ka nisur edhe njĂ« vlerĂ«sim i gatishmĂ«risĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r tâu harmonizuar me Aktin e BE-sĂ« pĂ«r InteligjencĂ«n Artificiale (AI Act) dhe Rregulloren e PĂ«rgjithshme pĂ«r Mbrojtjen e tĂ« DhĂ«nave (GDPR).
Krenare Sogojeva Dermaku, komisionare e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk përmban rregulla të veçanta për situatat kur të dhënat personale mund të ekspozohen ose keqpërdoren përmes mjeteve të inteligjencës artificiale.
Sipas saj, çdo keqpërdorim i të dhënave trajtohet sipas rregullave të përgjithshme të ligjit, pavarësisht nëse përfshihet ose jo inteligjenca artificiale.
Ajo rikujton se Kosova është anëtare e Bordit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, ku qytetarët dhe institucionet mund të drejtohen në rast se të dhënat e tyre keqpërdoren.
Ministria e Digjitalizimit e Kosovës, Policia e Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për koment.
Krahasuar me Kosovën dhe Bosnje dhe Hercegovinën, Mali i Zi dhe Serbia kanë ecur më tej në përdorimin e inteligjencës artificiale në administratën publike.
Mali i Zi ende nuk e ka harmonizuar plotësisht legjislacionin e tij me Aktin e BE-së për Inteligjencën Artificiale, por ky proces është pjesë e detyrimeve që vendi ka në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se po përgatit një kornizë të re ligjore për të rregulluar përdorimin e inteligjencës artificiale dhe për të parandaluar keqpërdorimin e saj.
Ndërkohë, Qeveria ka nisur hartimin e Strategjisë për Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale 2026-2030.
Ministria e Administratës Publike i thotë Radios Evropa e Lirë se Mali i Zi, në bashkëpunim me Bankën Botërore, po përgatit një plan për zhvillimin e inteligjencës artificiale si pjesë e transformimit digjital të sektorit publik.
Në fushën e sigurisë kibernetike, Mali i Zi ka miratuar një ligj të ri të harmonizuar me Direktivën NIS2 të Bashkimit Evropian, e cila përcakton standarde të detyrueshme për mbrojtjen e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Po ashtu, janë krijuar qendra operative për monitorimin e infrastrukturës digjitale.
Nga ana tjetër, Serbia ka nisur ta përdorë inteligjencën artificiale në disa shërbime publike, edhe pse ende nuk ka një ligj që rregullon zhvillimin dhe përdorimin e saj.
Asistentë virtualë, ose chatbotë, janë të disponueshëm në faqet e internetit të Administratës Tatimore, Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve dhe portalit e-Uprava, ku u përgjigjen pyetjeve të qytetarëve dhe i ndihmojnë ata të përdorin shërbimet elektronike.
Por, këto sisteme kanë edhe kosto.
Sipas një analize të bazës së të dhënave të prokurimit publik, të kryer nga Radio Evropa e Lirë, vetëm asistenti virtual i Administratës Tatimore i ka kushtuar shtetit rreth 196 mijë euro gjatë vitit 2026.
Asnjë prej institucioneve që i përdorin këto sisteme nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se si mbrohen të dhënat personale që qytetarët mund të ndajnë gjatë komunikimit me chatbotët.
Aktualisht, Serbia mbështetet në Strategjinë për Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale 2025-2030 dhe në Udhëzimet Etike për Zhvillimin dhe Përdorimin e Inteligjencës Artificiale, por këto dokumente nuk kanë fuqi detyruese ligjore.
Komisionari për Informim me Rëndësi Publike dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vlerëson se vendit i duhet një ligj i posaçëm për të rregulluar mbikëqyrjen e sistemeve të inteligjencës artificiale, mbrojtjen e qytetarëve dhe ndalimin e përdorimeve me rrezik ose diskriminuese.
âPĂ«r shkak se pĂ«rdorimi masiv i kĂ«tyre sistemeve nĂ« Serbi ende nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rhapur dhe mungon njĂ« kornizĂ« e qartĂ« ligjore, deri mĂ« tani nuk kemi pasur njĂ« numĂ«r tĂ« madh procedurash formale tĂ« inspektimitâ, thonĂ« nga ky institucion pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Projektligji i posaçëm, i harmonizuar me Aktin e BE-së për Inteligjencën Artificiale, vazhdon të jetë në hartim, ndërsa miratimi i tij pritet deri në fund të vitit 2026.
âProjektligji Ă«shtĂ« harmonizuar me Aktin e BE-sĂ« pĂ«r InteligjencĂ«n Artificialeâ, thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Irena Gjorgjeviq nga Aleanca KombĂ«tare pĂ«r Zhvillim Ekonomik Lokal (NALED) â organizatĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e grupit punues pĂ«r hartimin e kĂ«tij ligji.
Sipas Gjorgjeviqit, projektligji parashikon që sistemet dhe modelet e inteligjencës artificiale të klasifikohen sipas nivelit të rrezikut që paraqesin.
âDo tĂ« ketĂ« sisteme tĂ« ndaluara, tĂ« cilat nuk do tĂ« lejohen fare nĂ« treg, sisteme me rrezik tĂ« lartĂ«, me rrezik mesatar dhe me rrezik minimal. Ligji do tĂ« zbatohet si pĂ«r zhvilluesit vendas, ashtu edhe pĂ«r ata tĂ« huaj tĂ« sistemeve dhe modeleve tĂ« inteligjencĂ«s artificialeâ, thotĂ« ajo.
Ana Toskiq Cvetinoviq, nga organizata joqeveritare Partneri Srbija, paralajmëron se projektligji përmban disa përjashtime të diskutueshme.
Një prej tyre është përjashtimi i sektorit të mbrojtjes nga zbatimi i ligjit.
Ajo shton se aktualisht nuk ka një evidencë zyrtare për mjetet e inteligjencës artificiale që përdoren nga institucionet shtetërore dhe as rregullore të brendshme që përcaktojnë mënyrën e përdorimit të tyre, megjithëse, sipas saj, mjete si ChatGPT tashmë përdoren në sektorin publik.
Eksperti gjyqĂ«sor i teknologjisĂ« sĂ« informacionit, Enes Ăengiq, thotĂ« se pĂ«rdorimi i inteligjencĂ«s artificiale si mjet pune Ă«shtĂ« i dobishĂ«m, sepse e pĂ«rshpejton ndjeshĂ«m punĂ«n.
Por, ai thekson se inteligjenca artificiale gabon dhe se përgjegjësia për rezultatin përfundimtar mbetet gjithmonë te njeriu që e përdor.
PĂ«r tĂ« ilustruar rrezikun e keqpĂ«rdorimit, ai sjell kĂ«tĂ« shembull: âĂshtĂ« njĂ«soj sikur dikush tĂ« shkruajĂ« njĂ« punim doktorature pĂ«r romanin Ura mbi Drin, pa e lexuar kurrĂ« librinâ.
The post Inteligjenca artificiale në institucionet e Ballkanit Perëndimor, përdorim në rritje por pa rregulla të qarta appeared first on Albeu.com.