Normal view

Received — 5 June 2026 Revista Monitor

Shpallet fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren

By: Ornela
5 June 2026 at 15:43

Ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë Enea Karakaçi ka bërë të ditur në një dalje për mediat se është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren. Kompania që ka marrë më shumë pikë në vlerësimin e Komisionit ka rezultuar Salillari me të cilën tashme pritet te lidhet dhe kontrata.

Ministri tha se ky është  një aks i shumëpritur, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në të gjithë veriun e vendit.

Ky është një aks i rëndësishëm, pjesë e korridorit adriatiko-jonian dhe ndërlidh veriun e Shqipërisë me pjesët e tjera të Shqipërisë. Procedura ka qenë jo e lehtë pasi ka pasur disa tentativa të mëparshme, që nuk kanë rezultuar të suksesshme, tha ministri, por pa thënë emrin e fituesit. Fituesi nuk është i shpallur ende as në sistem.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka tentuar disa herë të japë këtë këtë segment me koncesion por që për arsye të  ndryshme nuk është finalizuar deri tani.

Vlera e koncesionit sipas publikimit të procedurës ishte 364 milionë euro pa TVSH për një kohëzgjatje kontrate 35 vjet.  “Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre” thuhej në dokumentin e MIE për shpalljen e tenderit

 

Projekti i rrugës

Në dokumentet e ministrisë kur u shpall tenderi sqarohet se segmenti ekzistues i rrugës që shërben për drejtimin nga Miloti në Balldre dhe zonat përreth, është me dy drejtime (vajtje-ardhje). Rruga ekzistues ka një gjatësi më të madhe nga propozimi i ri, parametra teknik të lëvizjes në këtë rrugë janë të një niveli shumë të ulët.

Kjo rrugë kalon nëpër qytetin e Lezhës, me trafik shumë të rënduar dhe rrjedhimisht, ka kohë më të gjatë udhëtimi dhe konsum më të madh karburanti etj. Seksionet e rrugës ekzistuese funksionojnë brenda kapacitetit të tyre, por në periudha të ndryshme sidomos gjatë sezonit veror mbingarkohet jashtë kapacitetit, si efekt i frekuentimit të plazheve që ndodhen në këtë zonë (plazhi i Shëngjinit, plazhi i Tales, plazhi i Velipojës) dhe portit të Shëngjinit.

“Sipas parashikimit të kërkesës së trafikut, kapaciteti do të tejkalohet së shpejti, duke rritur numrin e automjeteve në qarkullim, duke sjell pamundësinë e përballimit te këtij kapaciteti nga rruga ekzistuese. Autostrada e re do të shtrihet nga Miloti në Balldre, si vazhdim i autostradës Kashar-ThumanëMilot, duke përmirësuar këtë pjesë nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”.

Aksi Milot-Balldre që parashikohet në këtë studim është i gjatë rreth 17 km. Seksioni i propozuar plotëson karakteristikat e një autostrade të kategorisë A.

Ky aks do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi, me një ndarëse korsish dhe korsi të emergjencës, bankine, tunel me dy tuba, vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin, vepra arti të vogla, rrugët paralele të kategisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse, rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C” në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor, si dhe operimin dhe mirëmbajtjen e Infrastrukturës së Operimit përfshirë kabinat, sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje daljeve në Rrugë, sensorët e trafikut dhe elementet e tjera matëse, sistemin elektronik për mbledhjen e Tarifave dhe të monitorimit të trafikut, serverat e nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave të trafikut dhe të arkëtimeve përkatëse, si dhe çdo element tjetër të nevojshëm për realizimin e shërbimit të mundësimit të aksesit në Rrugë të Përdoruesve, arkëtimin e Tarifës, kontrollin e trafikut dhe ofrimin e ndihmës për Përdoruesit, parandalimin e shkeljeve, duke përfshirë reagimin në rast ndërhyrjesh urgjente” thuhet në dokument.

The post Shpallet fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren appeared first on Revista Monitor.

Nafta sot ulet me 3 lekë për litër

By: Ornela
5 June 2026 at 11:13

Pasi e rriti dje me 4 lekë lekë për litër Bordi i Transparencës sot në mbledhjen e radhës vendosi ta ulë me 3 lekë për litër.

Sipas njoftimit zyrtar:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: …“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit.  Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 96 lekë.

The post Nafta sot ulet me 3 lekë për litër appeared first on Revista Monitor.

Received — 4 June 2026 Revista Monitor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni

By: Ornela
4 June 2026 at 15:56

Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negociatave për heqjen e tarifave roaming mes Bashkimit Europian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Vendimi në fjalë i hap rrugën Komisonit Europian për të nisur negociatat individuale me secilin prej shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Heqja e tarifave roaming nënkupton se abonentët e shërbimeve celulare në Shqipëri dhe vendet e tjera të Rajonit do të përdorin numrat e tyre në vendet e Bashkimit Europian me të njëjtat tarifa si në vendin e tyre.

Bashkimi Europian u bë hapësira e parë e përbashkët që vendosi heqjen e tarifave roaming, sipas parimit roam like at home, duke filluar nga muaji qershor 2017. Modeli i Bashkimit Europian u zbatua edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që, me koordinimin dhe ndërmjetësimin e Komisionit Europian, në vitin 2019 ndërmorën një proces të ngjashëm.

Heqja e tarifave roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ka një afat të përcaktuar kohor dhe ecuria e tij do të varet nga negociatat që do të zhvillohen me secilin vend të rajonit.

Ky proces do të kërkojë edhe ndryshime ligjore në secilin prej këtyre vendeve.

Qeveria shqiptare ka përgatitur disa ndryshime në ligjin “Për komunikimet elektronike”, që, mes të tjerash, do të krijojnë bazën ligjore për rregullimin e roaming mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Pritet që ndryshimet ligjore të miratohen këtë vit.

Tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë ligjërisht të rregulluara, por që prej vitit 2023, me ndërmjetësimin e Komisionit Europian, 38 operatorë të shërbimeve celulare të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor arritën një marrëveshje për uljen e tarifave roaming të internetit.

Nga dy operatorët celularë shqiptarë, vetëm One Albania u bë pjesë e marrëveshjes, por sidoqoftë edhe Vodafone Albania ofron tarifa të ngjashme preferenciale për përdorimin e shërbimeve të kompanive të tjera të grupit Vodafone në BE.

Operatorët që u bënë pjesë e marrëveshjes ranë dakord për vendosjen e një niveli maksimal të çmimit të shitjes me pakicë 18 euro/GB (gigabajt) duke filluar nga 1 tetori 2023, ndërsa që nga fillimi i këtij viti çmimi tavan është ulur në 14 euro/GB.

Marrëveshja parashikon edhe një etapë të tretë, që do t’i ulë çmimet në 9 euro/GB, duke filluar nga viti 2028.

Marrëveshja u ka mundësuar përdoruesve të telefonisë celulare nga Shqipëria çmime më të ulëta të përdorimit të internetit gjatë kohës kur ndodhen në vendet e Bashkimit Europian, si edhe, anasjellas, edhe turistëve të huaj të përdorin internetin me çmime më të lira në Shqipëri.

Përdoruesit e telefonisë celulare të të dyja kompanive celulare shqiptare kanë sidoqoftë në dispozicion paketa komunikimi në roaming me kosto edhe më të ulët, kundrejt një çmimi fiks.

Marrëveshja për uljen e tarifave të internetit në roaming me vendet e BE-së ndoqi marrëveshjen e arritur në vitin 2019, për uljen deri në  heqjen e plotë të tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Prej fundit të qershorit 2021, përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë komunikojnë gjatë udhëtimeve në vendet e tjera të rajonit pa kosto shtesë dhe me të njëjtat tarifa të planit kombëtar përkatës.

 

The post Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni appeared first on Revista Monitor.

Tatimet sqarojnë pyetjet kryesore për paqen fiskale

By: Ornela
4 June 2026 at 15:55

Teksa kanë mbetur edhe dy ditë afat për të përfituar nga marrëveshja e paqes fiskale, tatimet kanë publikuar një material informues, lidhur me pyetjet kryesore që kanë bizneset lidhur me këtë proces.

 

A mund të aplikoj për Paqen Fiskale duke kërkuar vetëm ndryshimin e elementeve të veçanta të pasqyrave financiare?

Aplikimi për Paqen Fiskale kryhet duke konsideruar fillimisht vlerësimin e fitimit të tatueshëm në masën 18% krahasuar me një vit më parë.

Nëse në formularin e aplikimit për Marrëveshjen e Paqes Fiskale, tatimpaguesi ka zgjedhur se do të kryejë rideklarim të pasqyrave financiare, këtij vlerësimi i shtohet edhe ndryshimi i elementeve të veçanta të pasqyrave financiare.

Kam nënshkruar një Marrëveshje të Paqes Fiskale për vitin 2026, në të cilën është dakordësuar rritja e fitimit të tatueshëm në masën 18%. Vitin e ardhshëm, a mund të riaplikoj përsëri duke kërkuar edhe ndryshimin e elementeve të veçanta të pasqyrave financiare?

Aplikimi për ndryshimin e elementeve të veçanta të pasqyrave financiare mund të kryhet vetëm 1 herë dhe vetëm gjatë vitit 2026. Në vitet vijuese mund të aplikohet vetëm për vlerësimin e fitimit të tatueshëm.

Si paguhen këstet e Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatave (TAK) apo Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi (TAPB), kur kam nënshkruar Marrëveshjen e Paqes Fiskale për vitin 2026?

Afati për pagesën e kësteve mujore, sipas kalendarit të përcaktuar në marrëveshjen e dakordësuar, është dita e fundit e çdo muaji.

Nëse ndryshoj elementet e veçanta të pasqyrave financiare për vitet 2023, 2024 apo 2025, sipas marrëveshjes së dakordësuar për vitin 2026, a do të më gjenerohen gjoba dhe kamatëvonesa si pasojë e ndryshimit të deklaratave tatimore përkatëse?

Ligji parashikon mosaplikimin e dënimeve administrative. Gjobat dhe kamatëvonesat që mund të gjenerohen në sistem si rezultat i ndryshimit të deklaratave do të trajtohen dhe sistemohen nga Drejtoria Rajonale Tatimore përkatëse.

Nëse në datën 7 qershor kryej aplikimin për Marrëveshjen e Paqes Fiskale për vitin 2026, brenda cilës datë do të më dërgohet drafti i marrëveshjes?

Afati për aplikim për Marrëveshjen e Paqes Fiskale është data 5 qershor 2026. Aplikimet e paraqitura pas kësaj date do të refuzohen dhe nuk do të trajtohen.

Nëse aplikoj dhe dakordësohem për Marrëveshjen e Paqes Fiskale për vlerësimin e fitimit të tatueshëm dhe rritjen e tij me 18%, si do të kryhet shpërndarja, përllogaritja dhe pagesa e kësteve?

Fitimi i tatueshëm llogaritet sipas formulës: fitimi i vitit paraardhës × 1.18.

Rritja prej 18% shpërndahet në këstet paraprake për periudhën e mbetur të vitit, nga qershori deri në dhjetor 2026, si dhe për periudhën janar–mars 2027. Pagesa kryhet në baza mujore, brenda ditës së fundit të çdo muaji.

Gjatë vitit për të cilin kam nënshkruar Marrëveshjen e Paqes Fiskale, a do të monitorohem nga Administrata Tatimore?

Administrata Tatimore ruan të drejtën e monitorimit administrativ nga zyra gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së marrëveshjes. Gjithashtu, është detyrë e tatimpaguesit të respektojë dhe të përmbushë detyrimet që lidhen me TVSH-në, tatimin në burim, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, etj.

Kam lidhur një marrëveshje për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara, e cila përfundon në dhjetor 2026, dhe i kam paguar rregullisht detyrimet sipas kësaj marrëveshjeje. A mund të aplikoj për Marrëveshjen e Paqes Fiskale 2026?

Një nga kushtet për të përfituar nga Paqja Fiskale është që tatimpaguesi të mos ketë detyrime tatimore të papaguara në momentin e aplikimit. Për rrjedhojë, tatimpaguesi që ka ende detyrime të pashlyera nuk mund të përfitojë nga Paqja Fiskale, edhe nëse për këto detyrime ka lidhur një marrëveshje për pagesën me këste.

Tatimet kujtojnë: Edhe dy ditë për paqen fiskale, dokumentet

 

Vetëm 2 ditë afat për aplikimin e Paqes Fiskale; Tatimet: Nuk do të ketë shtyrje

The post Tatimet sqarojnë pyetjet kryesore për paqen fiskale appeared first on Revista Monitor.

Tatimet kujtojnë: Edhe dy ditë për paqen fiskale, dokumentet

By: Ornela
4 June 2026 at 11:27

Administrata Tatimore ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit e regjistruar si person fizik ose entitet se aplikimi për lidhjen e Marrëveshjes së Paqes Fiskale për vitin tatimor 2026 mund të kryhet online në sistemin “e-filing”, nga data 15.05.2026 deri më 05.06.2026.
Të drejtën për të aplikuar e ka çdo tatimpagues që është subjekt i detyrimit të Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatave dhe Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi dhe që plotëson njëkohësisht kushtet e mëposhtme:

  1. ushtron veprimtari ekonomike në Republikën e Shqipërisë;
  2. gjatë vitit tatimor paraardhës ka realizuar të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë;
  3. nuk ka detyrime tatimore të papaguara ose të padeklaruara;
  4. nuk është në proces ankimi administrativ;
  5. nuk është subjekt i procedimeve penale për vepra në fushën tatimore;
  6. nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim tatimor, pastrim të produkteve të veprës penale ose fshehje të ardhurash;
  7. nuk është subjekt hetimi nga Administrata Tatimore;
  8. nuk realizon projekte koncesionare.

Tatimpaguesit që plotësojnë kushtet e mësipërme paraqesin kërkesën online në sistemin “e-filing”, në rubrikën “Çështjet e mia” – “Pyetje e përgjithshme”, duke vendosur titullin “Aplikim për Marrëveshjen e Paqes Fiskale” dhe duke ngarkuar dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit të plotësuar (shtojca nr. 1);
  2. Vërtetim për personin juridik, administratorët dhe pronarët përfitues, që nuk janë në proces procedimi penal për vepra penale në fushën tatimore (nga Prokuroria);
  3. Dëshmi penaliteti për personin juridik, administratorët dhe pronarët përfitues, që vërteton se nuk ka vendim të formës së prerë për mashtrim tatimor ose pastrim parash;
  4. Vërtetim që nuk është në proces ankimi administrativ (nga Drejtoria e Apelimit Tatimor);
  5. Vetëdeklarim që nuk realizon projekte koncesionare;
  6. Vetëdeklarim se nuk ka dijeni për procedime penale në fushën tatimore.

Pas verifikimit të kushteve ligjore, sipas Ligjit nr. 84/2025 “Për marrëveshjen e paqes fiskale” dhe udhëzimit përkatës në zbatim të tij, vendimmarrja mbi aplikimin do t’i komunikohet tatimpaguesit në mënyrë elektronike në llogarinë e tij në sistemin “e-filing”, brenda 5 ditëve kalendarike, por jo më vonë se data 10.06.2026.
Brenda 5 ditëve nga komunikimi i vendimmarrjes, por jo më vonë se data 15.06.2026, dokumenti i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i tatimpaguesit duhet të dorëzohet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, zyrtarisht ose përmes sistemit “e-filing”.
Tatimpaguesit që, në formularin e aplikimit, kanë deklaruar se do të kryejnë rideklarim të pasqyrave financiare për një ose disa vite tatimore, pas lidhjes së marrëveshjes dhe kryerjes së rideklarimeve/korrigjimeve përkatëse, duhet që brenda datës 30.06.2026:

  • Të kryejnë pagesën e tatimit për çdo vit tatimor për të cilin është ndryshuar deklarata tatimore;
  • Të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit formularin e aplikimit për rideklarimin e elementeve të veçanta të aktiveve, detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare vjetore, sipas shtojcës nr. 2 të udhëzimit përkatës;
  • Të dorëzojnë pasqyrat financiare të rideklaruara;
  • Të paraqesin çdo sqarim të nevojshëm mbi ndryshimet e reflektuara në zërat e pasqyrave financiare.

Administrata Tatimore njofton se fton të gjithë tatimpaguesit që plotësojnë kushtet ligjore dhe janë të interesuar të përfitojnë nga kjo marrëveshje, të aplikojnë brenda afatit 05.06.2026, pasi aplikimet e paraqitura pas këtij afati nuk do të pranohen.

Shtojca nr.1 Formular aplikimi për Marrëveshjen e Paqes Fiskale

Shtojca nr.2 Formular aplikimi për rideklarimin e pasqyrave financiare

Vetëm 2 ditë afat për aplikimin e Paqes Fiskale; Tatimet: Nuk do të ketë shtyrje

The post Tatimet kujtojnë: Edhe dy ditë për paqen fiskale, dokumentet appeared first on Revista Monitor.

Received — 3 June 2026 Revista Monitor

BERZH ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, efekt pozitiv nga zhvendosja e turizmit

By: Ornela
3 June 2026 at 17:45

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur lehtë parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit. Në raportin e qershorit, ekonomia vendase pritet të rritet me 3.4% këtë vit, me një rishikim në ulje prej 0.1 pikë përqindje në krahasim me vlerësimin e muajit shkurt.

Shqipëria renditet në listën e vendeve ku ushqimet dhe energjia zënë një peshë të rëndësishme në shportën konsumatorë, sidomos ushqimi, që zë rreth 40%, duke e bërë atë të prekshme ndaj presioneve inflacioniste, ndonëse zhvlerësimi i euros ka ndikuar pozitivisht tek çmimet. BERZH parashikon se Shqipëria mund të përfitojë pozitivisht nga zhvendosja e turistëve si rrjedhojë e Luftës.

Sipas raportit, Rritja ekonomike në Shqipëri u ngadalësua nga 4.0% në vitin 2024 në 3.8% në vitin 2025. Administrata publike, pasuritë e paluajtshme, TIK-u dhe ndërtimi ishin nxitësit kryesorë të rritjes, ndërsa industria dhe bujqësia u tkurrën, të ndikuara nga forcimi i lekut, kërkesa e dobët e jashtme dhe rritja e pagave, që rënduan mbi konkurrueshmërinë.

Nga ana e kërkesës, rritja u mbështet nga konsumi qeveritar dhe eksportet e shërbimeve, ndërsa eksportet e mallrave ranë. Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua ndjeshëm në 0.7% të PBB-së, i ndihmuar nga turizmi dhe remitancat e forta, ndërsa investimet e huaja direkte mbetën përgjithësisht të pandryshuara dhe të përqendruara në pasuri të paluajtshme dhe ndërmjetësimin financiar. Turizmi mbeti i fortë edhe në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa konsumi i familjeve vijoi të përfitonte nga rritjet e pagës minimale.

Inflacioni, në 2.6% në mars 2026, ka qëndruar brenda objektivit të bankës qendrore, ndërsa goditjet nga çmimet e karburanteve janë zbutur pjesërisht nga ulja e akcizave dhe kufizimet e çmimeve. Norma bazë e interesit e bankës qendrore ka mbetur e pandryshuar që nga mesi i vitit 2025, në 2.5%.

Deficiti fiskal u rrit në 1.8% të PBB-së në vitin 2025, por mbeti nën pritshmëri, ndërsa borxhi publik ra në 53% të PBB-së në fund të vitit.

Rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% në vitin 2026 dhe 3.5% në vitin 2027, e mbështetur nga investimet dhe reformat në kuadër të negociatave të anëtarësimit në BE. Presionet mbi konkurrueshmërinë e jashtme, rreziqet klimatike dhe luhatjet e çmimeve të energjisë, të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme, përbëjnë rreziqe negative. Megjithatë BERZH thotë se këto efekte  mund të zbuten pjesërisht nga zhvendosja e flukseve turistike nga disa vende më pranë konfliktit.

The post BERZH ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, efekt pozitiv nga zhvendosja e turizmit appeared first on Revista Monitor.

Received — 31 May 2026 Revista Monitor

Tendenca globale e “etheve të vendeve bosh”

By: Ornela
30 May 2026 at 22:02

Mediat amerikane dhe britanike po flasin gjithashtu për një fenomen të ri të quajtur “Blue Dot Fever”, (ethet e vendeve bosh në stadium) që lidhet me rënien e kërkesës për koncerte dhe numrin e madh të vendeve të pambushura në arena, për shkak të çmimeve të larta të biletave dhe kostove të udhëtimit.

Disa nga rastet më të përfolura:

Zayn Malik anuloi të gjitha datat e turneut në SHBA dhe disa koncerte në Britani pas një shtrimi në spital për shkak të një sëmundjeje të paspecifikuar.

LeAnn Rimes shtyu disa koncerte të turneut “30 Years of Blue” për shkak të një “sëmundjeje të rëndë”, që më vonë rezultoi të ishte COVID-19 dhe laringit.

Dolly Parton anuloi koncertin rezidencial në Las Vegas për shkak të problemeve shëndetësore dhe trajtimeve mjekësore.

Colter Wall anuloi pjesën e mbetur të turneut dhe njoftoi një pauzë të pacaktuar nga muzika live duke deklaruar se po përballet me probleme të shëndetit mendor.

Meghan Trainor anuloi turneun “Get in Girl Tour”, zyrtarisht për të balancuar jetën familjare dhe projektet e reja muzikore, megjithëse mediat amerikane spekuluan edhe për shitje të dobëta biletash.

Post Malone shtyu nisjen e turneut të tij për të përfunduar albumin e ri, ndërsa mediat e industrisë përmendën edhe kërkesë më të dobët nga publiku.

The Pussycat Dolls anuluan shumicën e datave të turneut të rikthimit në Amerikën e Veriut. Media amerikane e lidhi këtë me fenomenin e quajtur “Blue Dot Fever”, pra numrin e lartë të biletave të pashitura në Ticketmaster.

Morrissey anuloi disa koncerte gjatë muajve të fundit për shkak të problemeve shëndetësore dhe reagimeve ndaj medikamenteve.

Scorpions anuluan turneun në Indi për shkak të problemeve shëndetësore të anëtarëve të grupit.

HAUSER njoftoi anulimin e të gjitha koncerteve të planifikuara për vitin 2026 për shkak të një problemi shëndetësor që kërkon trajtim të menjëhershëm.

Sipas The Times, fenomeni i “Blue Dot Fever” (vende bosh në stadium) lidhet me pikat blu që tregojnë biletat e pashitura në faqen e platformës së njohur Ticketmaster. Në thelb, kjo do të thotë se nuk ka mjaftueshëm blerës për biletat e këtyre koncerteve, duke i bërë turnetë e artistëve financiarisht të paqëndrueshme.

Edhe artistët shumë të suksesshëm shpesh humbasin para gjatë turneve dhe duhet të gjejnë mënyra për të financuar shfaqjet përtej të ardhurave të drejtpërdrejta nga shitja e biletave.

“The Times” ka vënë në dukje se në natën e parë të turneut të Post Malone, faqja tregonte “pika blu në të gjithë sektorët e sallës”.

Fansat pretenduan se shumë bileta në turneun e Meghan Trainor kishin mbetur të pashitura përpara se ajo ta anulonte, ndërsa edhe “vendimi i dhimbshëm” i Pussycat Dolls është lidhur me shitjet më të ulëta.

Edhe çmimet e biletave janë një problem. Sipas “Fortune”, çmimi mesatar i biletave në SHBA, ku shumë artistë kanë anuluar më së shumti koncerte, është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit, nga 115 dollarë (84 paund) vitin e kaluar në 144 dollarë (106 paund) në vitin 2026. Në vitin 2020, ai ishte 82 dollarë (60 paund).

E njëjta prirje vlen edhe në këtë anë të Atlantikut: të dhënat tregojnë se mes viteve 1996 dhe 2025, çmimi mesatar i biletave të koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 521%.

Njerëzit thjesht mund të mos jenë të gatshëm ose në gjendje të paguajnë. Dhe nëse mendoni se çmimet e fryra të biletave mund ta kompensojnë këtë mungesë, platforma e të dhënave muzikore AndR pretendon se: “Nga një biletë prej 100 dollarësh [73 paund], artisti përfiton mesatarisht vetëm 8.16 dollarë [6 paund], më pak sesa tarifat që paguhen për shitjen e biletës”.

Për më tepër, rritja e çmimeve të karburanteve pas konfliktit me Iranin do të thotë se turnetë, të cilët varen nga avionët, trenat dhe automjetet për të transportuar artistët nga një vend në tjetrin, po përballen me tkurrje të mëtejshme të fitimeve, që edhe më parë ishin minimale.

Në SHBA, muzikantët po konkurrojnë për të ardhurat e konsumatorëve përballë eventeve të mëdha si Kupa e Botës FIFA 2026, biletat e së cilës janë cilësuar si “zhvatëse”.

 

Edhe Kanye West anulon koncertin në Indi

Kanye West ka anuluar koncertin e tij të parë në Indi, që ishte planifikuar të mbahej më 23 maj në Nju Delhi, vetëm pak ditë para zhvillimit të eventit.

Sipas “The Economic Times”, organizatorët thanë se vendimi u mor pas direktivave të sigurisë nga autoritetet, ndërsa njoftuan se të gjithë blerësit e biletave do të rimbursohen. Edhe “Times of India” raportoi se anulimi lidhej me shqetësimet e sigurisë të ngritura nga qeveria indiane.

Në deklaratën e organizatorëve thuhej se siguria e fansave, artistit dhe publikut mbetej përparësi, sidomos në kushtet e situatës së tensionuar në kryeqytet.

“India Today” shkroi se ky ishte anulimi ose shtyrja e dytë e koncertit të Ye në Indi. Shfaqja ishte planifikuar fillimisht për më herët gjatë vitit, por ishte zhvendosur për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe rajonale.

Sipas mediave indiane, koncerti konsiderohej një nga eventet muzikore më të shumëpritura të vitit, ndërsa fansave u është premtuar rimbursim i plotë i biletave. Organizatorët kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së koncertit për në muajin tetor.

Sipas Moneycontrol, biletat për koncertin e Kanye West në Nju Delhi kushtonin nga 7,500 rupi indiane deri në 30,000 rupi (rreth 80 deri në 320 euro), pa përfshirë taksat.

Përveç arsyeve zyrtare të sigurisë, në rrjetet sociale pati edhe diskutime se koncerti mund të mos kishte shitur mjaftueshëm bileta. Kjo lidhet me debatin më të gjerë për të ashtuquajturën “Blue Dot Fever”, fenomeni ku shumë vende të pashitura shfaqen si pika blu në hartat e biletave. Megjithatë, shitjet e dobëta nuk janë konfirmuar zyrtarisht si shkak i anulimit.

Anulimi në Indi vjen në një periudhë kur reperi amerikan, i njohur tashmë si Ye, po përballet me vështirësi edhe në vende të tjera. Koncerte apo festivale të lidhura me të janë anuluar ose vënë në diskutim në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Poloni dhe Zvicër, mes polemikave për deklaratat e tij dhe çështjeve të sigurisë, sipas “El Pais”.

The post Tendenca globale e “etheve të vendeve bosh” appeared first on Revista Monitor.

Received — 30 May 2026 Revista Monitor

Nafta ulet edhe me 2 lekë për litêr

By: Ornela
30 May 2026 at 11:12

Ćmini i naftês êshtê ulur sot edhe me dy lekê pér litér, duke zbritur në 185 lekë.

Bordi i Transparencës njoftoi se  në datë 29 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

 

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: …“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit.  Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 90 lekë.

The post Nafta ulet edhe me 2 lekë për litêr appeared first on Revista Monitor.

Tatimet, kompanitë e transportit të aplikojnë për kompensimin e naftës, totali 250 mln lekë

By: Ornela
30 May 2026 at 09:16

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se në zbatim të vendimit të Qeverisë, shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës përfitojnë kompensim financiar në masën 50 lekë/litër karburanti për konsumet e periudhës mars–maj 2026.

Vlera totale e kompensimit financiar të parashikuar për këtë masë mbështetëse është 250,000,000 lekë.

Aplikimet paraqiten pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse pas datës 10 të muajit pasardhës.

Afati i fundit për pranimin e kërkesave është data 1 gusht 2026.

Tatimet kanë ftuar subjektet që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afateve ligjore për të përfituar kompensimin financiar.

Në fillim të majit, Qeveria shqiptare miratoi masën e subvencionimit për sektorin e transportit publik, në një përpjekje për të lehtësuar kostot e operatorëve në një periudhë të karakterizuar nga rritja e çmimeve të hidrokarbureve.

Masa përfshin transportin qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas dhe synon të stabilizojë funksionimin e këtij shërbimi jetik për lëvizjen e qytetarëve.

Sektori i transportit është ndër më të ekspozuarit ndaj luhatjeve të çmimeve të karburanteve, duke ndikuar drejtpërdrejt në strukturën e kostove dhe marzhet e fitimit të operatorëve.

Rritja e vazhdueshme e shpenzimeve operative ka shtuar presionin mbi kompanitë, të cilat në disa raste kanë sinjalizuar nevojën për rishikim të tarifave.

Në prill, operatorët e transportit publik reduktuan ndjeshëm kapacitetin në formë proteste ndaj rritjes së çmimit të naftës, duke detyruar qeverinë që të premtonte kompensimin e tyre.

Bllokohet transporti publik, operatorët drejt reduktimeve të tjera nëse s’marrin kompensim

Rikthehet normaliteti në transport, operatorët do të marrin subvencion për naftën

Shoqatat e transportit, kërkojnë zgjatjen dhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës, letra

Rikthehet normaliteti në transport, operatorët do të marrin subvencion për naftën

The post Tatimet, kompanitë e transportit të aplikojnë për kompensimin e naftës, totali 250 mln lekë appeared first on Revista Monitor.

Received — 27 May 2026 Revista Monitor

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, 34,263 individë përfitues

By: Ornela
27 May 2026 at 21:26

Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.

Sipas njoftimit, procesi i rimbursimit bazohet në të dhënat e DIVA 2025 dhe përfshin individët që, pas deklarimit vjetor të të ardhurave personale, kanë rezultuar se kanë paguar më shumë tatim se detyrimi real. Shumat përkatëse do t’u kthehen qytetarëve në llogaritë bankare të deklaruara prej tyre.

Rimbursimi shihet si një lehtësi fiskale për familjet me fëmijë, duke synuar të mbështesë mirëqenien e tyre dhe të kthejë te qytetarët tatimin e mbipaguar. Administrata Tatimore thekson se përfitimi lidhet me deklarimin korrekt të të ardhurave dhe të fëmijëve në ngarkim.

Procesi synon gjithashtu të nxisë deklarimin e saktë dhe të rrisë efikasitetin e administrimit tatimor, duke e bërë sistemin më transparent dhe më të orientuar drejt shërbimit ndaj qytetarëve.

Pagesat do të kryhen për individët përfitues në llogaritë bankare të deklaruara, ndërsa qytetarët që kanë plotësuar saktë deklaratën dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar do të përfitojnë kthimin e shumës përkatëse.

The post Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, 34,263 individë përfitues appeared first on Revista Monitor.

Nafta zbret në 190 lekë për litër

By: Ornela
27 May 2026 at 11:45

Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit ka vendosur të ulë çmimin e naftës me 5 lekë për litër, duke e zbritur atë në 190 lekë për litër.

Sipas njoftimit për shtyp, Bordi i Transparencës në datë 23 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 ora  13.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

 

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

The post Nafta zbret në 190 lekë për litër appeared first on Revista Monitor.

Received — 25 May 2026 Revista Monitor

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

By: Ornela
25 May 2026 at 17:05

Vodafone Albania dhe Tirana International Airport (TIA) kanë zyrtarizuar të hënën, më 25 maj, iniciativën “Siguria që udhëton me ty”, një investim strategjik tashmë i implementuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Nëpërmjet kësaj iniciative, TIA bëhet aeroporti i parë në Ballkanin Perëndimor që zbaton zgjidhjen e Airbus për sigurinë aeroportuale, pjesë e partneritetit global të Vodafone Group, për sigurinë e aeroporteve, e ndërtuar mbi kapacitetet e rrjetit 5G të Vodafone Albania.

Partneriteti strategjik ndërmjet Vodafone Albania, Tirana International Airport dhe Airbus shënon një moment kyç në transformimin e operacioneve aeroportuale përmes komunikimit në kohë reale, koordinimit të avancuar, reagimit ndaj emergjencave dhe menaxhimit të sigurisë.

Zgjidhja ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për stafin operacional të aeroportit, duke mundësuar komunikim më efikas dhe koordinim më të shpejtë, në çdo proces aeroportual.

Nisma “Siguria që udhëton me ty” reflekton pikërisht këtë qasje: përdorimin e teknologjisë së avancuar të Airbus, të mbështetur nga rrjeti 5G i Vodafone Albania, për të garantuar standarde më të larta sigurie dhe efikasiteti, për punonjësit dhe udhëtarët.

Roli i Vodafone Albania në këtë iniciativë tejkalon ofrimin e lidhjes së internetit; Rrjeti numër 1 në Shqipëri vepron si ndërtues dhe integrues i plotë i infrastrukturës kritike, duke garantuar kështu funksionimin e plotë të sistemit të sigurisë dhe komunikimit në aeroport.

Z.Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Tirana International Airport, theksoi rëndësinë strategjike të projektit. “Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po hedh një hap të madh përpara, duke implementuar platformën e komunikimeve kritike të Airbus, të mbështetur nga lidhja e avancuar 5G e Vodafone Albania. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale të qëndrueshme që garanton operime më të sigurta, koordinim në kohë reale dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë.”- theksoi ai.

Z.Balázs Révész, Drejtor Ekzekutiv i Vodafone Albania, theksoi rolin e kompanisë si partner teknologjik për infrastrukturat kritike: “Ky projekt tregon qartë se roli i Vodafone sot shkon shumë përtej telekomunikacionit tradicional. Nëpërmjet partneriteteve me liderë globalë si Airbus dhe institucione strategjike si Tirana International Airport, ne po sjellim në Shqipëri ekspertizë ndërkombëtare, teknologji të provuara dhe standarde të avancuara që mbështesin funksionimin e infrastrukturave kritike. Ambicia jonë është të jemi partneri teknologjik, që ndihmon në ndërtimin e themeleve dixhitale, mbi të cilat mbështetet ekonomia moderne.”

Z.Lionello Ginelli, Menaxher i Llogarive Kryesore për Europën Jugore pranë Airbus Public Safety and Security, sqaroi zbatimin praktik të zgjidhjes: “Duke kombinuar platformën kritike të misionit Agnet të Airbus me lidhjen premium të Vodafone, ne po ofrojmë një zgjidhje të plotë dhe të nivelit më të lartë, të përshtatur për nevojat e përdoruesve tanë.”- tha ai.

Sistemi i komunikimit të zbatuar në TIA bazohet në teknologjinë push-to-talk të Airbus, një platformë globalisht e testuar në aviacion, sigurim publik dhe infrastruktura kritike.

Kjo zgjidhje mundëson komunikim të menjëhershëm dhe të sigurt ndërmjet të gjitha ekipeve operacionale, koordinim të avancuar në situata emergjence, menaxhim të sigurisë në kohë reale, si dhe integrim të plotë me infrastrukturën ekzistuese të aeroportit.

Përmes rrjetit të tij 5G, Vodafone Albania mbështet transformimin dixhital të infrastrukturave kritike kombëtare, duke ofruar standarde të avancuara teknologjike në funksion të operacioneve dhe sigurisë aeroportuale.

 

The post TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë appeared first on Revista Monitor.

Malaj me operatorët turistikë në Durrës: rriten 81% punonjësit me paga mbi 120 mijë lekë

By: Ornela
25 May 2026 at 15:59

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një takim me biznese që operojnë në sektorin e turizmit në qytetin e Durrësit.

Sipas një njoftimi zyrtar, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi problematikat dhe sfidat bizneset hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik, si dhe bashkëpunimi me administratën tatimore, në kuadër edhe të zbatimit të planit operacional për turizmin për vitin 2026.

Gjatë takimit u evidentua fakti se turizmi mbetet një nga sektorët me ndikimin më të madh në ekonomi, jo vetëm përmes fluksit të vizitorëve, por edhe për efektin që ka në punësim, të ardhura fiskale dhe zhvillim lokal.

Ministri Malaj theksoi se një sfidë e përbashkët me biznesin mbetet rritja e konkurreshmërisë së sektorit të turizmit dhe formalizimi i mëtejshëm i tij, çka do të sjellë, ndër të tjera, vlerë të shtuar për ekonominë e vendit. Në këtë kuadër, z. Malaj vlerësoi me mjaft rëndësi forcimin e dialogut me sipërmarrjen, sikurse edhe hartimin e politikave incentivuese, të cilat duhet të jenë në linjë me kërkesat e Bashkimit Europian.

“Ne sektorin e turizmit e shohim edhe si një motor që tërheq edhe sektorë të tjerë siç është pjesa e agropërpunimit dhe pjesa e bujqësisë. Këta janë sektorë satelitë të cilët i shërbejnë sektorit të turizmit dhe si rezultat i rritjes që sjell ky sektor, përfitojnë edhe këta nga ana tjetër. Jemi duke vlerësuar edhe disa incentiva të tjera, të cilat duhet të jenë në linjë edhe me kërkesat e Bashkimit Europian”, u shpreh z. Malaj.

Referuar të dhënave të administratës tatimore, në zbatim të planit operacional për sektorin e turizimit gjatë vitit 2025, në Durrës vërehet një zgjerim i aktivitetit ekonomik në sektorët lidhur me turizmin, rritje të punësimit, rritje të deklarimit të pagave dhe rritje të të ardhurave të gjeneruara. Sipas të dhënave, ka një rritje rreth 74% të punonjësve në fashat e pagave 50-70 mijë lekë dhe mbi 81 % në pagat mbi 120 mijë lekë, ndërkohë që pagesat e TVSH-së për sektorin janë rritur me rreth 79 milionë lekë ose 22.7 % në krahasim me vitin paraardhës.

Në takim u evidentua gjithashtu potenciali që Durrësi ka për zgjerimin e ofertës turistike përtej sezonit veror, përmes zhvillimit të turizmit kulturor, sportiv, shëndetësor, ekonomisë detare dhe organizimit të eventeve gjatë gjithë vitit.

Një diskutim i rëndësishëm ishte ai mbi zbatimin e Planit Sektorit të Turizmit për vitin 2026, i cili synon të vijojë formalizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të aktivitetit turistik përmes rritjes së përputhshmërisë tatimore; përmirësimit të transparencës dhe standardeve në ofrimin e shërbimeve; përdorimit të teknologjive të avancuara dhe inteligjencës artificiale për evidentimin dhe analizimin e tatimpaguesve mosdeklarues apo me risk të lartë.

Në kuadër të zbatimit të këtij plani, Administrata Tatimore do të: aplikojë kontrolle të targetuara, të bazuara në analizën e riskut; kërkojë deklarim të saktë dhe të plotë të të ardhurave; monitorojë deklarimin e punonjësve të angazhuar në aktivitet, si dhe zbatimin e pagave indikative si element në vlerësimin e riskut tatimor; verifikojë zbatimin korrekt të faturimit elektronik për çdo shërbim të ofruar.

Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi të hapur me sipërmarrësit e sektorit, ku u diskutuan sfidat kryesore të tregut të punës, kualifikimi i punonjësve, formalizimi i punësimit sezonal dhe mënyrat për rritjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë si destinacion turistik në rajon.

The post Malaj me operatorët turistikë në Durrës: rriten 81% punonjësit me paga mbi 120 mijë lekë appeared first on Revista Monitor.

Tatimet do hartojnë listën e subjekteve që përfitojnë apo jo nga fshirja e detyrimeve

By: Ornela
25 May 2026 at 15:44

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se në vijim të udhëzimit nr. 11, datë 14.05.2026 “Për zbatimin e ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit se, brenda 20 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, do të hartohet lista e plotë e subjekteve që përfitojnë nga fshirja e detyrimeve tatimore, si dhe e atyre që nuk përfitojnë.

Njoftimi përkatës do t’u përcillet tatimpaguesve elektronikisht nëpërmjet sistemit “e-Filing”.

Pas përfundimit të procesit të hartimit dhe njoftimit të listave, Administrata Tatimore do të vijojë me kompensimin automatik të tepricës kreditore të TVSH-së ose të tatimeve të tjera me detyrimet tatimore të subjekteve.

Kategoritë e detyrimeve që përfitojnë nga fshirja/shuarja

  1. Detyrimet tatimore deri më 31 dhjetor 2014
    Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara që i përkasin periudhave tatimore deri më 31.12.2014, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal.
  2. Detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019
    *Shuhet 50% e detyrimit principal, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026;
    *Shuhet 25% e detyrimit principal, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.
    Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.
  3. Detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024
    Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

Përfitime të tjera të parashikuara nga ligji
Sipas ligjit nr. 86/2025:

  • Fshihen detyrimet për subjektet e çregjistruara në QKB ose me vendim gjykate deri më 31.12.2024, pervec kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore;
  • Fshihen gjobat për mosdeklarim ose deklarim të vonuar të deklaratave që i përkasin periudhave deri në 31.12.2024, me kusht që deklaratat e padorëzuara të dorëzohen deri më 30.06.2026;
  • Fshihen gjobat për dorëzim të vonuar të pasqyrave financiare dhe vendimit për destinimin e rezultatit, të llogaritura deri më 31.12.2024;
  • Fshihen gjobat dhe interesat e krijuara nga ndryshimet e listëpagesave si pasojë e akteve ligjore/nënligjore me efekt prapaveprues ose vendimeve gjyqësore të formës së prerë.
  • Fshihen gjobat administrative për periudhat deri më 31.12.2024.

Subjektet që nuk përfitojnë
Nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve subjektet që:

  • Janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore;
  • Janë në proces gjyqësor ose hetimi për vepra penale tatimore dhe/ose doganore gjatë periudhës së zbatimit të ligjit;
  • Kanë vendim gjyqësor të formës së prerë në favor të Administratës Tatimore apo Doganore për detyrimet objekt përfitimi.

Tatimpaguesit që janë në proces ankimi administrativ ose gjyqësor mund të përfitojnë nga dispozitat e ligjit vetëm nëse heqin dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë, ankimit ose rekursit, sipas përcaktimeve ligjore. Paraqitja e aktit nga ana e subjektit, do të kryhet me kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, duke filluar nga data 10.06.2026 përpara kryerjes së pagesës së detyrimit principal, por jo më vonë se data 30.11.2026.

Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit të verifikojnë situatën e tyre financiare në sistemin “e-Filing” dhe të kryejnë pagesat sipas afateve të publikuara, me qëllim përfitimin nga lehtësitë e parashikuara në ligj.

Tatimet publikojnë kalendarin e “Paqes Fiskale”, bizneset afat deri më 5 qershor për aplikimet

The post Tatimet do hartojnë listën e subjekteve që përfitojnë apo jo nga fshirja e detyrimeve appeared first on Revista Monitor.

Received — 23 May 2026 Revista Monitor

Tatimet zbulojnë 5.4 mln euro evazion nga agjencitê imobiliare

By: Ornela
23 May 2026 at 12:33

Tatimet kanë njofuar idhur me ecurinê e kontrolleve tê Administratës Tatimore ndaj evazionit fiskal në sektorin e ndërtimit.

Finalizohet rasti i dytë me rezultate konkrete nga hetimet ndaj agjencive imobiliare, ku janë evidentuar rreth 5.4 milionë euro të ardhura të padeklaruara nga komisionet.

Kontrollet, analizat financiare dhe hetimet e Administratës Tatimore do të vijojnë për çdo subjekt që tenton të fshehë të ardhurat dhe të shmangë detyrimet tatimore, njoftojné tatimet.

Administrata Tatimore deklaron se është e gatshme të bëjë paqe fiskale me çdo tatimpagues në funksion të formalizimit të ekonomisë, por nuk do të ndalojë aksionet e saj ndaj evazionit tatimor.

 

The post Tatimet zbulojnë 5.4 mln euro evazion nga agjencitê imobiliare appeared first on Revista Monitor.

Nafta zbret në 195 lekë litër

By: Ornela
23 May 2026 at 11:32

Bordi i Transparencës në datë 23 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi të ulë çminin e naftës me dy lekë për litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 ora 13.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

 

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

The post Nafta zbret në 195 lekë litër appeared first on Revista Monitor.

Received — 21 May 2026 Revista Monitor

Fibank Bullgari emeton me sukses 310 milionë euro obligacione në tregjet ndërkombëtare

By: Ornela
21 May 2026 at 17:09

Fibank (First Investment Bank) në Bullgari ka vendosur me sukses dy emetime obligacionesh në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, me një vlerë totale prej 310 milionë euro. Këto janë transaksione strategjike që përfaqësojnë një moment të rëndësishëm në zhvillimin e bankës dhe përbëjnë vendosjet më të rëndësishme ndërkombëtare të kapitalit të realizuara nga një bankë bullgare në vitet e fundit.

Paketa përfshin një emetim obligacionesh prej 250 milionë eurosh i projektuar për të përmbushur kërkesat MREL (Kërkesa Minimale për Fondet Vetjake dhe Detyrimet e Pranueshme). I nxitur nga interesi i fortë i tregut, libri i porosive u tejmbush ndjeshëm, me një raport kërkesë – ofertë prej 1.5. Transaksioni përfshin gjithashtu një emetim shtesë prej 60 milionë eurosh të strukturuar si instrument kapitali hibrid.

I realizuar me interes të konsiderueshëm nga investitorët institucionalë ndërkombëtarë, vendosja konfirmon besimin në rritje të tregjeve globale ndaj Fibank. Ajo thekson qëndrueshmërinë e modelit të biznesit të bankës, si dhe aftësinë e saj për të siguruar kapital ndërkombëtar afatgjatë në një ambient tregu shumë konkurrues.

“Kjo është një arritje strategjike për Fibank dhe një njohje e qartë nga investitorët ndërkombëtarë për zhvillimin tonë të qëndrueshëm, politikat konsistente dhe treguesit financiarë të qëndrueshëm. Realizimi i një transaksioni të kësaj përmase dhe strukture dërgon një sinjal të fortë besimi ndaj Fibank, duke forcuar pozicionin tonë si një institucion financiar modern dhe konkurrues në tregjet globale të kapitalit. Për më tepër, ky sukses është një dëshmi për të gjithë sektorin bankar bullgar dhe reflekton besimin në rritje ndërkombëtar pas integrimit të Bullgarisë në eurozonë,” komentoi z. Nikola Bakalov, CEO dhe Kryetar i Bordit Drejtues të First Investment Bank.

Kësti prej 250 milionë eurosh është në përputhje me kriteret rregullatore MREL, ndërsa kësti prej 60 milionë eurosh është strukturuar si një instrument hibrid për kapitalin e Nivelit 1 të bankës. Të dy emetimet pritet të listohen për tregtim në Bursën e Luksemburgut, një platformë kryesore globale për instrumente borxhi.

Bank of America (BofA) ka vepruar si menaxher kryesor për emetimet, duke mbështetur strukturimin dhe vendosjen e suksesshme të transaksioneve me investitorë institucionalë ndërkombëtarë.

First Investment Bank mbetet banka më e madhe me kapital vendas bullgar. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2026, Fibank renditej e pesta në sistemin bankar kombëtar me asete që arrinin në 10.02 miliardë euro. Deri më 31 mars 2026, banka vazhdon të raportojë kapital të fortë dhe raportet solide të likuiditetit që tejkalojnë kërkesat rregullatore.

Grupi i zgjeruar Fibank, mbështetet nga një prani e fortë dhe në rritje në rajon, duke përfshirë edhe Fibank Albania, e cila luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin strategjik të Grupit në Evropën Juglindore. Fibank Albania pasqyron të njëjtat vlera të stabilitetit, inovacionit dhe orientimit ndaj klientit, duke kontribuar në performancën e përgjithshme të Grupit dhe duke forcuar praninë e tij ndërkufitare. Vendosja e suksesshme në tregjet ndërkombëtare të kapitalit forcon më tej bazën e kapitalit të Grupit dhe rrit aftësinë e tij për të mbështetur rritjen ekonomike, jo vetëm në Bullgari, por edhe në tregjet rajonale, përfshirë Shqipërinë, ku Fibank vijon të zgjerojë shërbimet dhe pozicionimin e saj në treg.

The post Fibank Bullgari emeton me sukses 310 milionë euro obligacione në tregjet ndërkombëtare appeared first on Revista Monitor.

Received — 20 May 2026 Revista Monitor

Bordi ul çmimin  naftës me 3 lekë për litër, por mbetet mbi 200 lekë

By: Ornela
20 May 2026 at 16:27

Në mbledhjen e fundit Bordi i Transparencës në datë 20 Maj 2026, vendosi të ulë çmimin e naftës me tre lekë për litër, duke e çuar në 202 lekë:

Sipas njoftimit,

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 20 ora  18.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

 

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%

The post Bordi ul çmimin  naftës me 3 lekë për litër, por mbetet mbi 200 lekë appeared first on Revista Monitor.

Received — 16 May 2026 Revista Monitor

Nafta e kalon sërish nivelin e 200 lekë për litër, rritet me 4 lekë

By: Ornela
16 May 2026 at 11:17

 

Ka zgjatur fare pak tendenca rënëse e çmimit të naftës në vend. Bordi i Transparencës ka vendosur sërish sot të shtrenjtojë akrburnatin më të përdorur nga makinat që qarkullojnë në vend, duke e çuar sërish më 200 lekë për litër nga198 që ishte më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, Bordi i Transparencës në datë 16 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 ora  13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

 

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

The post Nafta e kalon sërish nivelin e 200 lekë për litër, rritet me 4 lekë appeared first on Revista Monitor.

Received — 13 May 2026 Revista Monitor

Nafta ngjitet sërish mbi 200 lekë/litër

By: Ornela
13 May 2026 at 15:57

Çmimi i naftës në vend ka kaluar sërish nivelin e 200 lekëve për litër. Bordi njoftoi një shtrenjtim prej 4 lekësh për litër ditën e sotme, duke e çuar atë në 201 lekë.

Sipas njoftimit, Bordi i Transparencës në datë 13 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 187  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora  18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

The post Nafta ngjitet sërish mbi 200 lekë/litër appeared first on Revista Monitor.

❌