Normal view

Received — 3 June 2025 Revista Monitor

TikTok prezanton “TikTok for Artists”, një platformë për të ndihmuar artistët

3 June 2025 at 17:18

TikTok njoftoi sot prezantimin zyrtar të TikTok for Artists (TikTok për Artistët), një platformë e orientuar drejt muzikës, e menduar për të ndihmuar artistët që të ndërtojnë karrierën e tyre.
Prezantimi zyrtar vjen dy muaj pasi TikTok po testonte platformën në disa vende.

Kjo platformë është krijuar për të ndihmuar artistët dhe ekipet e tyre për t’u lidhur më mirë me fansat, për të përmirësuar përpjekjet e tyre promovuese dhe për të njoftuar krijimin e përmbajtjeve në TikTok. Platforma u jep artistëve dhe ekipeve të tyre qasje në të dhëna rreth performancës së muzikës dhe të postimeve të artistit në TikTok.

Këto metrika përfshijnë numrin e shikimeve, të postimeve dhe të përfshirjes së krijuesve për çdo këngë, përveç informacioneve të ngjashme rreth postimeve.

Të dhëna të tjera përfshijnë informacione rreth ndjekësve të artistit, si mosha, gjuha dhe gjinia.

TikTok for Artists ofron edhe udhëzues hap pas hapi për instrumentet dhe funksionet e TikTok, si dhe mbështetje dhe burime shtesë.

Ndër të tjera, TikTok njoftoi edhe prezantimin e një funksioni të ri “Pre-Release”, që i lejon artistët të promovojnë publikimet e ardhshme të albumeve në TikTok. Ky funksion u mundëson fansave të ruajnë paraprakisht albumet në Spotify apo Apple Music, ku ato do të bëhen menjëherë të disponueshme për t’u dëgjuar pas publikimit.

TikTok luan një rol të rëndësishëm në nxitjen e tendencave muzikore dhe këngëve virale, ndaj është e logjikshme që kompania të krijojë një hapësirë të posaçme për të ndihmuar artistët të promovojnë më së miri përmbajtjet dhe të nxisë përfshirjen e fansave.

TikTok for Artists mund t’i ndihmojë artistët të zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe të rrisin audiencën.

TikTok for Artists është tani i disponueshëm në Indonezi, Japoni, Kore, Australi, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Holandë, Suedi, Norvegji,
Danimarkë, Egjipt, Liban, Arabinë Saudite,

Emiratet e Bashkuara Arabe, Marok, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Meksikë, Brazil, Kolumbi dhe Argjentinë. Sipas TikTok, platforma do të jetë së shpejti e disponueshme në vende të tjera.

/ TechCrunch

The post TikTok prezanton “TikTok for Artists”, një platformë për të ndihmuar artistët appeared first on Revista Monitor.

Investime strategjike të huaja, a po ndryshon loja për start up-et shqiptare?

26 March 2025 at 11:59

Në Shqipëri, ekosistemi i startup-eve po përjeton një periudhë të zhvillimeve të rëndësishme, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje dhe interes nga aktorë ndërkombëtarë. Ky trend ka marrë forcë me angazhimin e sipërmarrësve të suksesshëm, të cilët po ndihmojnë në konsolidimin dhe rritjen e mundësive për bizneset e reja. Një moment kyç në këtë drejtim është investimi i fundit që ka ardhur nga Kevin Sekniqi, sipërmarrësi shqiptaro-amerikan dhe bashkëthemelues i Ava Labs.

Nëpërmjet fondit të tij K4S6, Sekniqi ka vendosur të mbështesë Patoko, një platformë që ka marrë vëmendje për mënyrën se si po riformulon lëvizshmërinë dhe aksesin në shërbime në Shqipëri. Ky investim përfaqëson një ndihmë të rëndësishme për startup-et shqiptare, duke hapur mundësi për zhvillim të mëtejshëm dhe integrim në tregje globale.

Patoko, që fillimisht nisi si një aplikacion për rezervimin e taksive, tashmë është shndërruar në një aplikacion që ofron një gamë të gjerë shërbimesh, nga transporti te shërbimet e shtëpisë dhe rezervimet për kujdes personal. Me mijëra përdorues aktivë dhe dhjetëra mijëra shërbime të rezervuara vetëm gjatë vitit 2024, kompania synon të zgjerohet përtej tregut shqiptar.

Me këtë investim, përfaqësues të Patoko bëjnë me dije se do të avancojnë teknologjikisht, duke integruar inteligjencën artificiale në sistemet e saj të rezervimit dhe duke eksploruar mundësitë për zgjerim në tregje të reja evropiane.

Për ekosistemin lokal të startup-eve, ky investim është një sinjal pozitiv për të ardhmen, duke dëshmuar se inovacioni dhe sipërmarrësit vendas mund të gjejnë mbështetje nga aktorë të rëndësishëm globalë. Nëse ky trend vazhdon, Shqipëria mund të bëhet një pikë referimi për investimet teknologjike në rajon.

Startup-et në Shqipëri kanë marrë hov të ri dekadën e fundit, të nxitura nga inovacioni dhe ambicia e të rinjve, por pavarësisht zhvillimeve, sektori është ende në faza të hershme. Sektori përballet me sfida si mungesa e investimeve dhe burokracia. Në komunikim me Monitor, ekspertë të sektorit theksojnë nevojën për politika mbështetëse, financa më të qasshme dhe mentorë për të ndihmuar startup-et shqiptare të shkallëzojnë aktivitetet e tyre globalisht.

Megjithatë, ky rrugëtim nuk është pa avantazhe. Kostoja e ulët e fuqisë punëtore, niveli i lartë i talentit teknik dhe përdorimi i teknologjisë në vend janë disa nga pikat e forta që ofrojnë një avantazh të konsiderueshëm për startup-et. Startup-e si Patoko dhe Publer kanë arritur të dalin jashtë kufijve, duke vërtetuar se suksesi është i arritshëm.

The post Investime strategjike të huaja, a po ndryshon loja për start up-et shqiptare? appeared first on Revista Monitor.

Pajisje mbresëlënëse të prezantuara në CES 2025

9 January 2025 at 16:31

Televizorë me Inteligjencë Artificiale

Televizorët janë gjithnjë e më të pranishëm në CES dhe këtë vit, ajo çfarë i karakterizon modelet e reja të televizorëve është përfshirja e Inteligjencës Artificiale.

Për shembull, linja e re e modeleve të televizorëve të Samsung shfrytëzon upscaling e Inteligjencës Artificiale, duke përmirësuar aspektin e përmbajtjeve më të vjetra falë HDR Remastering, duke e ndryshuar përmbajtjen nga gama dinamike standarde në nivelin e gamës dinamike të lartë.

Teknologjia e TV AI të LG përfshin funksione si rekomandimet e IA me njohjen e zërit, një chatbot AI dhe një kërkimin IA si dhe një LG AI Concierge që gjurmon preferencat e përdoruesit dhe kronologjinë e kërkimeve duke ofruar informacione kontekstuale mbi bazën e asaj çfarë shihni në ekranin tuaj.

Ndër të tjera, Google po përmirëson përvojën teknologjike duke përfshirë Inteligjencës Artificiale Gemini në Asistentit Google për të biseduar me Google TV tuaj dhe për të bërë pyetje më komplekse.

 

Një pajisje që rikarikon plotësisht telefonin tuaj në pak sekonda

Është një nga aksesorët më të mirë për celularë të parë ndonjëherë deri tani në CES, Swippitt, i cili rikarikon smartphone në vetëm dy sekonda.

Pajisja përmban në total pesë bateri, kështu që shumë njerëz mund ta përdorin njëkohësisht dhe funksionon nëpërmjet një aplikacioni që ju lejon të kontrolloni përqindjen e baterisë dhe të kontrolloni përqindjen e dëshiruar të rikarikimit.

 

Një fshesë me korrent robot me një krah

E keni parasysh kur duhet të mblidhni veshjet, lodrat apo objekte të tjera para se të përdorni fshesën me korrent me robot? Roborock ka një zgjidhje – një fshesë me korrent robot me një krah mekanik që kap objektet e vogla ndërkohë që pastron.

Krahu mekanik Roborock Saros Z70 përdor teknologjinë OmniGrip për të hequr pengesat me peshë më të vogël se 230 gramë ndërkohë që pastron dhe fshin dyshemetë. Modeli pritet të dalë në treg në gjysmën e parë të vitit 2025.

 

Rikarikuesi i parë në botë prej 500W

CES është vendi ku shfaqen inovacione të paprecedenta dhe këtë vit do të shohim rikarikuesin e parë në botë prej 500W. Rikarikuesi i baterisë Nexode 500W e Ugreen është i pajisur me gjashtë porta USB, pesë USB-C dhe një USB-A.

Një portë USB-C suporton deri në 240Ë, ndërsa katër të tjerat, secila deri në 100W kurse USB-A ka fuqi maksimale 20W. Ugreen “është mjaftueshëm i fuqishëm edhe për pajisje më të mëdha të uritura për energji si biçikletat elektronike”.

 

Një asistent virtual për mirëqenien, i trajnuar nga Inteligjenca Artificiale

Ndoshta e njihni Movano Health për Evie Ring të prezantuar vitin e kaluar, por këtë vit, në CES, kompania njoftoi EvieAI, një asistent për mirëqenien, i përfshirë tek aplikacioni Evie, me të cilin përdoruesit mund të konsultohen për të marrë informacione mbi shëndetin.

Kjo pajisje me Inteligjencë Artificiale “është ushqyer” me artikuj të publikuar në më shumë se 100 mijë revista mjekësore për të përmirësuar saktësinë dhe kompleksitetin e përgjigjeve.

Movano thotë se asistenti i mirëqenies mund t’u përgjigjet pyetjeve që lidhen me simptoma, sëmundje apo procedura.

 

Syzet inteligjente Halliday AI

Halliday u shfaq nga askundi dhe bëri bujë në CES 2025 me një palë syze të pajisura me Inteligjencë Artificiale që ofrojnë funksione të ngjashme me ato të Meta Ray-Ban, por në një mënyrë më të lehtë. Pajisjet më të lehta dhe komforte janë gjithnjë një avantazh për përdoruesit finalë.

Syzet Halliday ndër të tjera janë të pajisura me një ekran ekskluziv te lentet që projekton informacione tekst si përkthime në kohë reale në më shumë se 40 gjuhë, njoftime, mesazhe e shumë të tjera dhe ndërvepron me Inteligjencën Artificiale të pajisjes.

 

Një bravë inteligjente me bandë ultra të gjerë

Në CES këtë vit u prezantuan shumë brava inteligjente, por brava inteligjente Ultraloq Bolt Mission është më inovativja.

Jo vetëm përdor teknologjinë me bandë ultra të gjerë (UWB) për të hapur derën kur afroheni, por UWB ju mundëson të gjurmoni me saktësi edhe pajisjet e miratuara, në mënyrë të saktë dhe më të sigurt.

Brava inteligjente suporton edhe pajisje NFC, për momentin vetëm në Android, por kompania planifikon të mbështesë edhe Apple Home Key

The post Pajisje mbresëlënëse të prezantuara në CES 2025 appeared first on Revista Monitor.

Nvidia prezanton “Project Digits”, një superkompjuter me Inteligjencë Artificiale

7 January 2025 at 15:47

Në CES 2025, në Las Vegas, Nvidia prezantoi Project Digits, “një superkompjuter personal me Inteligjencë Artificiale”, që ofron akses në platformën hardware Grace Blackwell të kompanisë në një format kompakt.

“Project Digits përdor stack Nvidia AI – i gjithë software Nvidia funksionon rreth tij” – deklaroi CEO i Nvidia, Jensen Huang, të hënën në një konferencë për shtyp.

“Bëhet fjalë për një platformë cloud computing që do të qëndrojë në tryezën tuaj të punës. Është edhe një Workstation, nëse dëshironi që të jetë i tillë”.

Project Digits, i menduar për kërkuesit e Inteligjencës Artificiale, shkencëtarët e të dhënave dhe studentët, është i pajisur me GB10 Grace Blackwell Superchip të ri të Nvidia.

Nvidia deklaron se një njësi e vetme Project Digits mund të analizojë modele me përmasa deri në 200 miliardë parametra.

Parametrat përkojnë përafërsisht me aftësitë e një modeli për zgjidhjen e problemeve dhe modelet me më shumë parametra në përgjithësi kanë rezultate më të mira se ato me më pak parametra.

GB10, i zhvilluar në bashkëpunim me MediaTek, është i pajisur me GPU Nvidia Blackwell, i lidhur me CPU Nvidia Grace, 20 core.

Nvidia thotë se dy pajisje Project Digits mund të lidhen mes tyre për të ekzekutuar modele deri në 405 miliardë parametra, nëse e kërkon puna.

Project Digits, me sistem operativ DGX të Nvidia i mbështetur te Linux, do të jetë i disponueshëm duke nisur nga maji nga “partnerët kryesorë” me çmim 3 mijë dollarë, deklaroi kompania.

Me Project Digits, Superchip Grace Blackwell mund ta përdorin miliona zhvillues – deklaroi Huang. Vendosja e një superkompjuteri të Inteligjencës Artificiale në tryezat e punës së çdo shkencëtari, kërkuesi të Inteligjencës Artificiale dhe studentëve do t’i fuqizojë ata që t’i japin formë epokës së IA”.

/ Tech Crunch

The post Nvidia prezanton “Project Digits”, një superkompjuter me Inteligjencë Artificiale appeared first on Revista Monitor.

Vlera e industrisë globale të gjysmëpërçuesve, në një tabelë gjigante

6 January 2025 at 16:29

Grafiku i mëposhtëm tregon kapitalizimin e tregut të të gjithë sektorit global të gjysmëpërcjellësve më 30 dhjetor 2024. Të dhënat janë marrë nga Companiesmarketcap.com dhe përfshijnë vetëm shoqëritë e kuotuara në bursë.

Nvidia është aktualisht kompania e gjysmëpërçuesve me vlerën më të madhe në botë, ndjekur nga Broadcom dhe TSMC.

 

Të dhënat dhe rezultatet kryesore

Shifrat e përdorura për të krijuar këtë grafik renditen në tabelën e mëposhtme.

Për të ruajtur lexueshmërinë, kompanitë përtej pragut të 30 të parave janë grupuar në grupin “kompani të tjera”.

Më 30 dhjetor 2024, kompanitë amerikane përfaqësonin 71.5% të kapitalizmit të tregut global të sektorit, edhe pse pjesa më e madhe e chip-ave të avancuar në të vërtetë nuk prodhohet në Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, kryesimi amerikan buron nga përvoja në projektimin e chip-ave, në pronësinë intelektuale dhe në instrumentet software. Këto fusha përfaqësojnë pjesën më të madhe të përfitimit në zinxhirin e vlerës.

Pas SHBA-së, Tajvani mban pjesën e dytë më të madhe të vlerës së tregut, mbi të gjitha falë TSMC.

TSMC është prodhuesi kryesor me kontratë i gjysmëpërcjellësve në botë, ose prodhuesi i chip-ave të projektuar nga kompani të tjera (si Apple).

TSMC u bë një kompani 1 trilion dollarëshe në fund të vitit 2024, falë pozicionit dominues në prodhimin e chip-ave avangardë për Inteligjencën Artificiale, 5G dhe makinat elektrike.

 

Gjysmëpërçuesit fitojnë një tjetër kompani 1 trilion dollarë

Broadcom e mbylli vitin 2024 me bujë, pasi publikoi një raport me fitime të larta në dhjetor, si dhe njoftoi bashkëpunimin e saj të fundit me Apple për të prodhuar një çip IA.

Kompania po bashkëpunon me gjigantë të tjerë të teknologjisë për të projektuar infrastruktura me Inteligjencë Artificiale të personalizuara, e cila mund t’i rrisë të ardhurat e lidhura me IA në 90 miliardë dollarë në vit brenda 2027 (krahasuar me 12 miliardë dollarë aktualisht).

 

/ Visual Capitalist

The post Vlera e industrisë globale të gjysmëpërçuesve, në një tabelë gjigante appeared first on Revista Monitor.

❌