Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayOpinion.al

Berisha njofton protestën e ardhshme më 17 Prill

By: dan iela
28 March 2026 at 12:59

Në një komunikim me ndjekësit online, kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së ardhshme të opozitës që do të jetë më 17 Prill.

“Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë i pyetur nga një qytetar që çfarë do të bëjë nëse ai vjen në pushtet, Berisha tha se akti I parë do të ishte vendosja e minimumit jetik.

“Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që nuk ka minimum jetik dhe ndër të paktat vende në botë. Kjo ka bërë që sot 49 përqind e shqiptarëve të jenë në varfëri ose të kërcënuar nga varfëria.Ka bërë që 18 përqind e tyre të jenë në varfëri ekstreme. Pra me një vendim të qeverisë ne zhdukim varfërinë ekstreme në Shqipëri, ne nxjerrim nga rreziku i varfërisë një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë, përsëri theksoj se përqendrimi i parë dhe më kryesor i yni do jetë tek qytetarët. Një vrap për rritjen e rrogave dhe pensioneve të tyre”, u shpreh Berisha.

 

Live/ Nis protesta e opozitës, hapet nga Rajmonda Bulku

By: dan iela
20 February 2026 at 18:48

Ndërsa ka mbërritur në sheshin para kryeministrisë edhe kreu i PD Sali Berisha, protesta e opozitës ka nisur tashmë me nderimin e Himnit Kombëtar.

Kjo protestë simbolikisht mbahet më 20 shkurt, që është dhe data e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha.

Pjesë e lëvizjes së 20 Shkurtit, aktorja Rajmonda Bulku ka hapur protestën e sotme.

 

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

By: dan iela
16 November 2025 at 13:09

Sikurse është njoftuar, Partia Demokratike do të mbajë të hënën potestën e saj, të cilën përmes një postim në Facebook, kreu Sali Berisha e ka cilësuar si platformë parlamentare.

Protesta do të mbahet përpara Kryeministrisë, ndërsa Berisha shprehet se kjo është alternativa e vetme, në kushtet kur opozita lejohet të flaës vetëm një herë në nëntë seanca.

Postimi i plotë

Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare.

 

❌
❌