Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Tirana Today

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

By: mirseda
21 January 2026 at 22:18
Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes të Gazës, pas ftesës së presidentit Donald Trump drejtuar kryeministrit Edi Rama. Kuvendi ka miratuar sot kërkesën e grupit parlamentar të PS për zhvillimin e seancës plenare ditën e enjte […]

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

By: mirseda
21 January 2026 at 22:15
Kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, zhvilluan mbrëmjen e së mërkurës një darkë pune në qytetin e Vlorës. Burime bëjnë me dije se në ambientet e restorantit, pak para mbërritjes së Ivanka Trump, është parë të futet edhe një grup polifonik, pjesë e mikpritjes së organizuar për vizitën e […]

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

By: mirseda
21 January 2026 at 21:37
Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë pranë kryqëzimit të Rrilës, në superstradën Lezhë–Milot. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëri prej mjeteve ka goditur edhe dy automjete të tjera që tentuan të shmangin përplasjen. Si pasojë e aksidentit, një grua shtatzënë që ndodhej në njërin prej mjeteve është dërguar për kontrolle në […]

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

By: mirseda
21 January 2026 at 20:52
Në pritje të përgjigjes zyrtare nga drejtoria e QSUT mbi ngjarjen e pazakontë që ndodhi në dy sallat e reanimacionit për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike, ku u rriskuan me jetë 10 pacientë të intubuar dhe 20 të tjerë në sallën e reanimacionit. Ajo që dihet deri më tani është se, me ikjen e […]

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

By: mirseda
21 January 2026 at 20:46
Reshjet e dendura të shiut kanë goditur Greqinë. Situata paraqitet katastrofike. Mediat greke raportojnë se një grua ka humbur jetën pasi një makinë është rrëmbyer nga rrjedha e ujit dhe është përplasur. Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë situatën e rëndë në Atikë, me rrugë të pakalueshme dhe të mbushura me ujë dhe mbeturina […]

Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona

By: mirseda
21 January 2026 at 20:31
Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Reshjet e dendura të shiut i kanë kthyer rrugët në lumenj, duke bllokuar rrugët. Gjithashtu zona të ndryshme janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet kanë njoftuar bllokimin e Metrosë. Ndërsa rruga Kypseli është e bllokuar totalisht pasi është kthyer në një rrezik për qytetarët. Shirat e rrëmbyeshëm […]

Nesër vendimi për Ballukun: Shehaj thërret qytetarët te Gjykata Kushtetuese në 9:30

By: mirseda
21 January 2026 at 20:27
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen nesër në ora 9:30 përballë Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Shehaj theksoi se vendimi që pritet të merret nesër, nëse një qeveritar i korruptuar mund të pezullohet nga detyra, është vendimtar për për të ardhmen e Shqipërisë […]

Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi

By: mirseda
21 January 2026 at 19:55
Një aksident i frikshem rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Ishull Lezhë, pranë lagjes SMT. Një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, për t’u përmbysur më pas në mes të rrugës. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. […]

Drejtori i Arsimit në Durrës shpallet i pafajshëm, gjykata rrëzon akuzat

By: mirseda
21 January 2026 at 19:33
Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Durrës ka shpallur të pafajshëm Hazbi Likën, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës, me vendim të dhënë më 21 janar 2026. Vendimi i gjykatës rrëzon plotësisht akuzat ndaj tij, duke konfirmuar se nuk ekziston asnjë përgjegjësi penale në ngarkim të Likës. Më 2 korrik 2025, […]

“Vendime të dhimbshme për parimet”/ Berisha: Pas 35 vitesh vijmë me ideale

By: mirseda
21 January 2026 at 19:24
Partia Demokratike ka vijuar turin e Foltores me Degën 2, në Tiranë. Kreu i PD Sali Berisha në takimin e zhvilluar me qytetarët tha se opozita u krijua në terrenin më armiqësor dhe se ia arriti që të mbrojë dhe të krijojë një demokraci. “Në 35 vite kur vështrojmë pas ne vijmë këtu si njerëz […]

A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim

By: mirseda
21 January 2026 at 17:12
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë të ditur se deri në orën 16:40 të ditës së sotme nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për zhvillimin e një seance plenare gjatë kësaj jave. Sipas njoftimit, me vendim të mazhorancës në seancën plenare të datës 19 janar 2026, në Kalendarin e Punimeve të […]

Rrëzohet betoniera, humb jetën punonjësi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

By: mirseda
21 January 2026 at 16:58
Një aksident i rëndë në vendin e punës i ka marrë jetën një 58-vjeçari në Tiranë Ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrëzimit të një betoniere, ndërsa Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit të punës, i dyshuar si përgjegjës për aksidentin fatal. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin […]

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos: vendimi i GJKKO për Leonard Dukën dhe të tjerët

By: mirseda
21 January 2026 at 16:46
Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur më 27 gusht 2019. Po ashtu GJKKO ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vendimet e marra ditën e sotme, ku bie në sy se trupa gjykuese vendosi që i pandehuri Leonard Duka të dënohet me 30 vite burg. […]

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

By: mirseda
21 January 2026 at 16:20
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik ka lëshuar një apel për qytetarët, duke i paralajmëruar për raste të fundit mashtrimi përmes mesazheve SMS dhe lidhjeve të rreme, të cilat imitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit dhe synojnë përfitime financiare të paligjshme. Sipas Policisë, qytetarëve u dërgohen mesazhe mashtruese që i drejtojnë drejt faqeve false, […]

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

By: mirseda
21 January 2026 at 14:47
Presidenti Vuçiç tha nga Davosi se Serbia do të vazhdojë të punojë me shpejtësi për armatosjen dhe pajisjen e ushtrisë së saj. Vuçiç tha se aktualisht Serbia renditet e 63-ta në renditjen “Global Firepower Index”, ndërsa me investimet e reja ushtarake synon 50 vendet e para. “Ne duam ta mbrojmë fuqishëm sovranitetin e vendit tonë, […]

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

By: mirseda
21 January 2026 at 14:45
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pranuar ftesën për t’u bashkuar me Bordin e Paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndërsa Norvegjia ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan për t’u bërë anëtar i bordit. Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se Netanyahu do të bëhej anëtar i bordit me ftesë të Trump. Bordi fillimisht mendohej […]

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

By: mirseda
21 January 2026 at 14:43
Pas përfundimit të një takimi në një hotel të qytetit të Vlorës, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump ka vijuar axhendën e saj me një ndalesë në zonën e hidrovorit në Akerni. Vizita është zhvilluar nën masa të forta sigurie dhe në shoqërinë e arkitektëve të njohur, ndërsa në terren ishin të […]

Si duket Korpusi i ri modern i Laboratorëve të ISHP-së

By: mirseda
21 January 2026 at 14:38
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka inspektuar këtë të mërkurë, më 21 janar, godinën e re të Korpusit të Laboratorëve Referencë Kombëtare të Institutit të Shëndetit Publik, një investim strategjik kombëtar me buxhetin e shtetit, që pritet të vihet në funksion brenda vitit 2026. Sipas ministres, korpusi i ri do të krijojë […]

Miratohet në Qeveri aderimi i Shqipërisë në “Bordin e Paqes”, pritet votimi në Kuvend

By: mirseda
21 January 2026 at 14:20
Qeveria ka miratuar vendimin për aderimin e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, duke hapur rrugën për anëtarësimin formal të vendit në këtë strukturë ndërkombëtare, pas ftesës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Hapi i radhës është miratimi i aderimit nga Kuvendi i Shqipërisë, ku pritet që çështja të shqyrtohet dhe të votohet të martën që […]

Trump kërcënon Iranin: Kam lënë urdhër, ta hedhin në erë!

By: mirseda
21 January 2026 at 14:17
Pas kërcënimeve të vazhdueshme të një Gjenerali Iranian për vrasjen e Presidentit Amerikan Donald Trump, Kreu I Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar në një intervistë për News Nation se Shtetet e Bashkuara do ta zhduknin Teheranin nga fqaja e dheut nese Irani do te guxonte te punonte per nje operacion te tille. Trump deklaroi se […]
❌
❌