Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 2026Tirana Today

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!

By: mirseda
29 January 2026 at 22:12
Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili është gjithashtu partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, duket se po afrohet gjithnjë e më shumë me kulturën shqiptare. Së fundmi, ai është shfaqur me një çifteli në duar, sipas pamjeve të publikuara nga vetë Loredana në rrjetet sociale. Në një tjetër postim, futbollisti shihet teksa përpiqet të […]

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

By: mirseda
29 January 2026 at 21:35
Olsi Bylyku ka folur ne lidhje me një tatuazh që kishte realizuar gjatë lidhjes së tij me ish-partneren, Egli Takon, duke pranuar se sot ndihet i penduar për të. I ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Mirëmbrëma Yje’, të moderuar nga Arbana Osmani, Olsi foli hapur për vendimin që ka marrë për ta ndryshuar tatuazhin, i […]

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

By: mirseda
29 January 2026 at 21:30
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e sulmeve të reja ushtarake kundër Iranit me qëllim frymëzimin e një lëvizjeje të re proteste dhe si përgjigje ndaj bisedimeve të dështuara për denuklearizim, sipas raportimeve të medias. Dy burime të njohura me diskutimet i thanë Reuters se opsionet përfshijnë sulme të synuara ndaj forcave të […]

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

By: mirseda
29 January 2026 at 21:02
Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) është hapur ekspozita “Spaces in Dialogue”. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në këtë event dhe ndau një video nga hapja e ekspozitës me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku shprehu entuziazmin për këtë iniciativë. “Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) ekspozita ‘Spaces in Dialogue’, një udhëtim […]

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

By: mirseda
29 January 2026 at 20:27
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u kërkon qytetarëve të respektojnë me përpikmëri kushtet e vizave amerikane dhe afatet e lejuara të qëndrimit në SHBA, duke paralajmëruar për pasoja serioze në rast të tejkalimit të tyre. Në një njoftim zyrtar, autoritetet amerikane theksojnë se qëndrimi përtej “datës së pranimit” të përcaktuar në […]

“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

By: mirseda
29 January 2026 at 19:51
Pas tre ditësh “bllokadë” për shkak të protestës së kamionistëve maqedonas, nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme nis zhbllokimi i plotë i pikës kufitare të Qafë Thanës dhe i të gjitha pikave të tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Bllokada u organizua nga Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen […]

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

By: mirseda
29 January 2026 at 19:49
Senatorët amerikanë bllokuan të enjten një projektligj masiv për shpenzimet, ndërsa bisedimet e fundit vazhdojnë për të shmangur një mbyllje të kushtueshme të pjesshme të qeverisë që pritet të ndodhë në fund të javës. Të gjithë demokratët, të cilët po bëjnë presion për të detyruar ndryshime në politikat e Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së pas […]

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

By: mirseda
29 January 2026 at 19:20
Skandali i territ energjitik në QSUT dhe mosfunksionimi i pajisjeve rezervë rrezikon të përsëritet sërish në rast të ndonjë avarie tjetër të ngjashme apo rënies së linjave të furnizimit me energji elektrike. Të 17 motogjeneratorët që mbulojnë të gjitha godinat spitalore të qendrës universitare “Nënë Tereza”, aktualisht janë pa shërbim mirëmbajtjeje. Drejtoria e QSUT, përmes […]

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

By: mirseda
29 January 2026 at 19:11
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se homologu i tij rus, Vladimir Putin, pranoi kërkesën e tij për të mos e sulmuar Kievin dhe qytetet dhe fshatrat e tjera ukrainase për një javë. “Unë personalisht i kërkova Presidentit Putin të mos qëllonte mbi Kievin dhe qytetet dhe fshatrat për një javë”, ka thënë Trump […]
Yesterday — 29 January 2026Tirana Today

Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

By: mirseda
29 January 2026 at 18:59
Në vijim të takimeve të tij me demokratët në të gjithë Shqipërinë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte këtë të enjte në Himarë. Në takimin me strukturat drejtuese të PD në Himarë, Salianji mësoi për sjelljet antidemokratike dhe që dëmtojnë frymën e garës që janë ndërmarrë edhe në këtë degë të PD. Ai kritikon […]

Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson për programin bërthamor iranian

By: mirseda
29 January 2026 at 18:27
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, do të vizitojë Turqinë të premten për bisedime me homologun turk, Hakan Fidan, lidhur me zhvillimet e fundit në Iran dhe tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara. Vizita vjen pas paralajmërimeve të presidentit Donald Trump, i cili kërkoi që Irani të ulet në tryezën e negociatave për […]

‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 5 të vdekur

By: mirseda
29 January 2026 at 18:00
Stuhia Christine, e cila ka goditur Portugalinë ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, ndërsa 450 mijë banesa janë pa energji elektrike, sipas autoriteteve. Ky numër i ri u konfirmua për AFP nga një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Viktima e pestë, është një 34-vjeçar, i cili ndërroj jetë për shkak të ngjarjeve ekstreme […]

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

By: mirseda
29 January 2026 at 17:45
Përfundon në GJKKO seanca Meta-Kryemadhi. Sic njofton gazetarja e News24, Klodiana Lala, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka lexuar gjysmën e dosjes për mbrojtjen e presidentit të PL, Ilir Meta, nga 270 mijë faqe që ka dosja. Mësohet se seanca është shoqëruar me debate. Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka bërë parashtrimet per dosjen hetimore ne […]

Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

By: mirseda
29 January 2026 at 17:40
Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës. Një i moshuar ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e rrëmbimit, lëvizje të dyshimta dhe elementë që mund të hapin pista të reja hetimi për fatin […]

Dyshohet se vranë mijëra protestues! BE shpall Gardën Revolucionare të Iranit si grup terrorist

By: mirseda
29 January 2026 at 17:34
Bashkimi Evropian ka arritur unanimitetin e nevojshëm për të përcaktuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit si një organizatë terroriste, një masë politike në përgjigje të shtypjes së dhunshme të Republikës Islamike ndaj protestuesve në rrugë. Vendimi politik u mor të enjten gjatë një takimi të ministrave të punëve të jashtme në Bruksel. […]

PD: Qeveria po minon SPAK, akuza për mbrojtje të Ballukut

By: mirseda
29 January 2026 at 17:03
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, si dhe deputeti Ivi Kaso, zhvilluan një takim me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder. Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës shprehën shqetësimin e tyre të thellë lidhur me situatën politike […]

Shkrirja e Kadastrës Vlorë/ Nën shoqërim policor, materialet drejt Tiranës

By: mirseda
29 January 2026 at 16:44
Forca të shumta policie janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Kadastrës së Vlorës, ku po kryhet paketimi dhe transferimi i dokumentacionit të hipotekës drejt Tiranës. Rreth orës 14:00, dokumentet dhe materialet janë ngarkuar në një kamion dhe po transportohen drejt kryeqytetit, të shoqëruara nga forcat e policisë, për veprime të mëtejshme. Burime bëjnë […]

SPAK kërkon arrestimin, Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për pasaportën

By: mirseda
29 January 2026 at 16:26
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një recurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit. Lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Masat ndaj Ballukut janë kërkuar nga Prokuroria e […]

Kontrolle në gjykata/ Pas kërkesës për strategji sigurie, nis monitorimi

By: mirseda
29 January 2026 at 16:23
Mbas kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në rang vendi për hartimin e një strategjie kombëtare për mbrojtjen e tyre, politika ka nisur turet në disa gjykata për ti parë nga afër problemet e drejtësisë. Me kërkesë të këshillit të lartë gjyqësor, komisioni për nismat qytetare, bashkëpunim dhe mbikëqyrje institucionale monitoroi gjykatën e Korçës, ndërsa më […]

Dy medalje në SHBA, pa mbështetje nga shteti: historia e 15-vjeçarit Loris Qose nga Cërriku

By: mirseda
29 January 2026 at 16:14
Loris Qose, nxënës i shkollës “7 Marsi” në Cërrik, arriti të fitonte medalje të artë në një konkurs ndërkombëtar matematike në SHBA, ku morën pjesë mbi 300 konkurrentë nga 30 shtete të botës. Falë punës së palodhur me mësuesen e tij, Flutura Hoxholli, Lorisi arriti të fitonte edhe një medalje bronzi në kimi. Në këtë […]
❌
❌