Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 January 2026Tirana Today

Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

By: mirseda
29 January 2026 at 18:59
Në vijim të takimeve të tij me demokratët në të gjithë Shqipërinë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte këtë të enjte në Himarë. Në takimin me strukturat drejtuese të PD në Himarë, Salianji mësoi për sjelljet antidemokratike dhe që dëmtojnë frymën e garës që janë ndërmarrë edhe në këtë degë të PD. Ai kritikon […]

Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson për programin bërthamor iranian

By: mirseda
29 January 2026 at 18:27
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, do të vizitojë Turqinë të premten për bisedime me homologun turk, Hakan Fidan, lidhur me zhvillimet e fundit në Iran dhe tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara. Vizita vjen pas paralajmërimeve të presidentit Donald Trump, i cili kërkoi që Irani të ulet në tryezën e negociatave për […]

‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 5 të vdekur

By: mirseda
29 January 2026 at 18:00
Stuhia Christine, e cila ka goditur Portugalinë ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, ndërsa 450 mijë banesa janë pa energji elektrike, sipas autoriteteve. Ky numër i ri u konfirmua për AFP nga një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Viktima e pestë, është një 34-vjeçar, i cili ndërroj jetë për shkak të ngjarjeve ekstreme […]

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

By: mirseda
29 January 2026 at 17:45
Përfundon në GJKKO seanca Meta-Kryemadhi. Sic njofton gazetarja e News24, Klodiana Lala, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka lexuar gjysmën e dosjes për mbrojtjen e presidentit të PL, Ilir Meta, nga 270 mijë faqe që ka dosja. Mësohet se seanca është shoqëruar me debate. Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka bërë parashtrimet per dosjen hetimore ne […]

Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

By: mirseda
29 January 2026 at 17:40
Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës. Një i moshuar ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e rrëmbimit, lëvizje të dyshimta dhe elementë që mund të hapin pista të reja hetimi për fatin […]

Dyshohet se vranë mijëra protestues! BE shpall Gardën Revolucionare të Iranit si grup terrorist

By: mirseda
29 January 2026 at 17:34
Bashkimi Evropian ka arritur unanimitetin e nevojshëm për të përcaktuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit si një organizatë terroriste, një masë politike në përgjigje të shtypjes së dhunshme të Republikës Islamike ndaj protestuesve në rrugë. Vendimi politik u mor të enjten gjatë një takimi të ministrave të punëve të jashtme në Bruksel. […]

PD: Qeveria po minon SPAK, akuza për mbrojtje të Ballukut

By: mirseda
29 January 2026 at 17:03
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, si dhe deputeti Ivi Kaso, zhvilluan një takim me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder. Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës shprehën shqetësimin e tyre të thellë lidhur me situatën politike […]

Shkrirja e Kadastrës Vlorë/ Nën shoqërim policor, materialet drejt Tiranës

By: mirseda
29 January 2026 at 16:44
Forca të shumta policie janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Kadastrës së Vlorës, ku po kryhet paketimi dhe transferimi i dokumentacionit të hipotekës drejt Tiranës. Rreth orës 14:00, dokumentet dhe materialet janë ngarkuar në një kamion dhe po transportohen drejt kryeqytetit, të shoqëruara nga forcat e policisë, për veprime të mëtejshme. Burime bëjnë […]

SPAK kërkon arrestimin, Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për pasaportën

By: mirseda
29 January 2026 at 16:26
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dorëzuar një recurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit. Lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Masat ndaj Ballukut janë kërkuar nga Prokuroria e […]

Kontrolle në gjykata/ Pas kërkesës për strategji sigurie, nis monitorimi

By: mirseda
29 January 2026 at 16:23
Mbas kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në rang vendi për hartimin e një strategjie kombëtare për mbrojtjen e tyre, politika ka nisur turet në disa gjykata për ti parë nga afër problemet e drejtësisë. Me kërkesë të këshillit të lartë gjyqësor, komisioni për nismat qytetare, bashkëpunim dhe mbikëqyrje institucionale monitoroi gjykatën e Korçës, ndërsa më […]

Dy medalje në SHBA, pa mbështetje nga shteti: historia e 15-vjeçarit Loris Qose nga Cërriku

By: mirseda
29 January 2026 at 16:14
Loris Qose, nxënës i shkollës “7 Marsi” në Cërrik, arriti të fitonte medalje të artë në një konkurs ndërkombëtar matematike në SHBA, ku morën pjesë mbi 300 konkurrentë nga 30 shtete të botës. Falë punës së palodhur me mësuesen e tij, Flutura Hoxholli, Lorisi arriti të fitonte edhe një medalje bronzi në kimi. Në këtë […]

PS i jep “mundësinë e fundit” PD-së për Komisionin e Reformës Territoriale

By: mirseda
29 January 2026 at 14:59
Partia Socialiste i ka dhënë PD-së atë që e cilëson si mundësinë e fundit për të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale. Burime parlamentare bëjnë me dije për gazetarin Ergys Gjençaj se të hënën pritet të mblidhet komisioni, dhe pjesëmarrja e deputetëve të PD-së do të jetë vendimtare për vijimin e procesit. Sipas PS-së, […]

Aksident në aksin Fier-Kallm, kamioni përfundon në kanalin anësor

By: mirseda
29 January 2026 at 14:28
Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autostradës, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e kamionit për shkaqe ende të paqarta, duke shkaktuar daljen e tij nga karrexhata. Fatmirësisht, shoferi dhe […]

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

By: mirseda
29 January 2026 at 09:20
Në shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE-së për hyrje-daljet e kamionëve në hapësirën Shengen, shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit sërish kanë bllokuar kalimet kufitare. Të mërkurën (28.01.2026) në ditën e tretë të protestës u bllokuan dhjetëra pikëkalime kufitare në Bosnje, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e […]

Rrëzohet një aeroplan në Kolumbi, humbin jetën 15 persona

By: mirseda
29 January 2026 at 09:11
Një aeroplan me 15 persona në bord, përfshirë një ligjvënës kolumbian, u rrëzua në një rajon malor pranë kufirit me Venezuelën, duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin në bord, sipas autoriteteve në Bogota. Aeroplani, i operuar nga Satena, linja ajrore shtetërore, u ngrit nga qyteti kufitar kolumbian i Cucutas dhe ishte në rrugë për […]

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

By: mirseda
28 January 2026 at 22:24
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, ndërsa ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgimin e Durrësit. Ai kishte kërkuar Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.65, datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së […]

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

By: mirseda
28 January 2026 at 22:04
Një prej firmave të ndërtimit e cila po punon në qytet për vendosjen e linjave të reja të ujit të pijshëm ka lënë të gjithë lagjen “Pavarësia” në Vlorë pa energji elektrike. Sic mësohet nga korrespondenti i News24, gjatë punimeve kjo firmë ka dëmtuar linjën kryesore të transmetimit të energjisë elektrike për lagjen “Pavarësia” duke […]

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

By: mirseda
28 January 2026 at 22:00
Një 50-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit” në fshatin Salari. Sic njofton policia, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga. Si […]
Before yesterdayTirana Today

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

By: mirseda
28 January 2026 at 21:25
Një aksident me pasojë një të vdekur është regjistruar këtë mbrëmje në Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, teksa një furgon është përmbysur në kthesën që të çon në fshatin Salari, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë. Mësohet se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit Arjan Ç., ndërkohë nuk dihet ende nëse […]

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

By: mirseda
28 January 2026 at 21:15
Presidenti Bajram Begaj priti sot në një ceremoni Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë. Kreu i shtetit tha se parimet e Shqipërisë nuk kanë mbetur vetëm në nivel deklarativ, por janë përkthyer në zgjedhje të qarta strategjike dhe aleanca të qëndrueshme. “Marrëdhënia jonë strategjike me SHBA-të, anëtarësimi në BE dhe përkatësia jonë në NATO përbëjnë […]
❌
❌