Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayTirana Today

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

By: mirseda
18 December 2025 at 22:27
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një operacion i gjerë kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit. Ky operacion, i realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe institucione të tjera relevante, ka çuar në arrestimin e disa […]

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

By: mirseda
18 December 2025 at 21:52
Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston para kryeministrisë pas skandaleve të fundit që kanë përfshirë qeverinë. Binaj e përgëzoi dhe i garantoi mbështetjen ndërsa deklaroi se do të marrë pjesë në të gjitha protestat, përfshirë protestën e thirrur nga “Partia Mundësia” […]

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

By: mirseda
18 December 2025 at 21:06
Çështja e pronës ka qenë një nga temat më të përfolura në tre dekadat e fundit në Shqipëri dhe mbetet ende një problem i pazgjidhur, qoftë ky regjistrimi, apo grabitja e një prone deri në konflikte të mëtejshme për të njëjtin subjekt. Pjesë e këtij trendi është edhe Ibrahim Metaliaj, një 88-vjeçar nga Dragobia e […]

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

By: mirseda
18 December 2025 at 20:42
Një kapitull i ri dhe plot emocion ka nisur për çiftin e njohur Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku, të cilët janë bërë prindër për herë të parë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe influencerja e njohur kanë mirëpritur në jetë një vajzë, duke ndarë gëzimin e madh me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. Lajmi është […]

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

By: mirseda
18 December 2025 at 20:11
Kuvendi miratoi sot në seancë plenare, me 75 vota pro, emërimin e Lantona Sados në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave (INSTAT). Këshilli i Ministrave i kishte propozuar Kuvendit tre kandidatura për këtë pozicion, mes të cilave edhe Elsa Dhuli, e cila aktualisht mban postin e drejtores së INSTAT-it, si dhe Ledjon […]

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

By: mirseda
18 December 2025 at 19:49
Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”, është vënë në pranga, pasi tentoi të largohej në Greqi duke kaluar nga pika kufitare e Kapshticës. Sipas njoftimit të policisë Korçë, u arrestua shtetasi me iniciale P. H, 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, ndaj të cilit Gjykata Korçë ka caktuar […]

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

By: mirseda
18 December 2025 at 19:13
Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin aktivë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të marijuanës dhe hashashit cokollatë në Athinë. Në këtë rast, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes së së martës, më 16 dhjetor 2025, në zona të ndryshme të Athinës, […]

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshime se u përkasin viktimave të luftës

By: mirseda
18 December 2025 at 18:53
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se për dy ditë me radhë ka kryer gërmime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, ku janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës. Sipas njoftimit, dje në lokacionin që njihet nga banorët lokalë si Përzhina dhe që gjendet afër varrezave të […]

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

By: mirseda
18 December 2025 at 18:50
Paraditja e te premtes do të gjejë përballë Këshillit për Rregulloren, dhe Imunitetin jo një por disa prokurorë të SPAK të cilët do të ngulmojnë në marrjen autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut. Burime nga kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se SPAK krahas prokurorit të çështjes Dritan Prençi pritet që në […]

3 ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

By: mirseda
18 December 2025 at 18:40
Kur duhen edhe 3 ditë të mbahet protesta e lajmëruar e opozitës të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë. Vendimi vjen në një moment të vështirë për opozitën, ndërsa strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën […]

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Salianji shpjegon arsyen se pse nuk është i pranishëm

By: mirseda
17 December 2025 at 18:36
Partia Demokratike ka mbledhur këtë të martë Këshillin Kombëtar. Sipas rendit të ditës, pika kryesore e diskutimit do të jetë organizimi dhe zhvillimi i protestës kombëtare të paralajmëruar për 22 dhjetor. Kjo mbledhje shënon gjithashtu takimin e parë të Këshillit Kombëtar pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Burime nga PD bëjnë me dije se, përveç […]

Alarm në Sarandë: Armë zjarri gjendet nga fëmijë në qendër të qytetit

By: mirseda
17 December 2025 at 17:52
Një armë zjarri është gjetur pranë qendrës së qytetit të Sarandës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës. Arma, e llojit pistoletë “TT”, është konstatuar nga tre fëmijë të mitur, të cilët po luanin në vendin e njohur si “15 katëshi”, në rrugën “Onhezmi”. Sipas informacioneve paraprake, arma e zjarrit ndodhej e futur brenda një […]

Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital

By: mirseda
17 December 2025 at 17:49
Një 50-vjeçar, i identifikuar si Pjetër Marku, është paraqitur në spitalin rajonal të Lezhës i plagosur me armë zjarri në dorën e djathtë. Sipas burimeve paraprake, i dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ende nuk e ka marrë në pyetje 50-vjeçarin për të sqaruar rrethanat e […]

GJKKO dënon ish-audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren për ryshfet

By: mirseda
17 December 2025 at 17:32
GJKKO ka dënuar ish-Audituesin e KLSH-së dhe bashkëpunëtoren e tij, Bardhi Koçi dhe Pranvera Meshi, me akuzën për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Koçit dënimi i është konvertuar me shërbim prove, prej 3 e 4 muaj, ndërsa Meshit nga 8 muaj burg, me gjykim të shkurtuar është lënë e […]

Salianji: Asnjë demokrat i detyruar në Elbasan

By: mirseda
17 December 2025 at 17:13
Ish-deputeti demokrat, Qani Xhafa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e tij në takimin e Foltores së Ervin Salianjit, që u zhvillua zhvillua ditën e djeshme në Elbasan, në sallën e Teatrit “Skampa”. Xhafa rrëzon pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha sot se takimi i Salianjit u sponsorizua nga […]

Paralajmërimi i OBSH/ Varianti i ri i virusit H3N2 mund të përhapet shumë shpejt

By: mirseda
17 December 2025 at 16:44
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi lidhur me rritjen e shpejtë të një varianti të ri të virusit H3N2, i njohur si “gripi që ka shënuar mutacion”. Ghebreyesus e bëri këtë deklaratë në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X. Ai thotë se sezoni vjetor i gripit […]

BIRN: Kuvendi ‘kyç’ provat kundër Ballukut

By: mirseda
17 December 2025 at 16:41
SPAK kërkoi të martën Kuvendit që të japë autorizimin kësaj prokurorie që të marrë masë tjetër ndalimi ndaj Ballukut, e cila mbrohet nga imuniteti i deputetit. Por dosja voluminoze e dorëzuar në Kuvend bashkë me këtë kërkesë nuk u është shpërndarë deputetëve anëtarë të Këshillit i cili ka tagrin ligjor për të vendosur nëse i […]

Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse

By: mirseda
17 December 2025 at 14:49
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar një bllokadë totale të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela, një vendim që Karakasi e ka cilësuar si “kërcënime luftënxitëse”. Trump e ka përshkruar qeverinë e Presidentit venezuelan Nicolás Maduro si një “organizatë terroriste e huaj” (FTO) dhe e ka akuzuar […]

Dosja e SPAK për Ballukun, reagon Kuvendi: USBme materialin sekret është në kasafortën e protokollit

By: mirseda
17 December 2025 at 14:46
Njoftimi: Kuvendi i Shqipërisë, në zbatim të dispozitave kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit, si dhe të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si edhe të urdhrit të prokurorit të çështjes “Për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve”, Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë Urdhrin nr. 41, […]

Presidentja e Kosovës, Osmani: Vlerësojmë rolin e Trump në mbështetjen e paqes në Ballkan

By: mirseda
17 December 2025 at 14:40
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar presidentin amerikan Donald Trump për rolin e tij në mbështetjen e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në Evropë. Në një intervistë për Bloomberg të mërkurën, Osmani theksoi se prania e trupave amerikane në Kosovë përbën “pengesën dhe parandalimin më të madh ndaj çdo përshkallëzimi të situatës […]
❌
❌