Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 February 202627.al

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shkurt 2026 –

By: 27
13 February 2026 at 07:52

Dashi

Gjatë kësaj dite do të jeni të karikuar me energji. Në dashuri Hëna do ju ndihmojë, ndërsa tensionet do të bien. Mbani parasysh se tradhtia, nuk është zgjidhja e problemeve në çift. Kujdes duhet treguar edhe me financat, blerjet apo humbjet që mund të pësoni.

Demi

Gjatë kësaj periudhe do të bënit mirë që të shmangnit debatet dhe ti shtynit për të dielën zgjidhjet e problemeve. Mundohuni që të rrini larg njerëzve negativ, pasi mund të kenë ndikim të keq tek ju. Nëse në punë ka diçka që nuk shkon, bëni mirë që të flisni sa më parë.

Binjakët

Ju pret një ditë e tensionuar, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Ndikimi i kundërt i Hënës mund t’iu krijojë probleme në dashuri, duke shkaktuar debate. Edhe në punë, gjërat nuk do të ecin shumë mirë, ku do të ketë probleme që duhen kaluar.

Gaforrja

Kjo është një fazë rikuperimi. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, pasi pritet që të ketë edhe njohje të reja. Venusi do të jetë mjaft i favorshëm dhe do të ndihmojë lidhjet e reja që të shkojnë në drejtimin e duhur. Në punë duhet të angazhoheni më shumë.

Luani

Ky është moment përmirësimi, por mundohuni që të ruani qetësinë. Është periudha ideale për sqarim, për të bërë paqe dhe për të hequr dorë nga situatat e pakëndshme. Në punë, vlera juaj do të njihet.

Virgjëresha

Kjo nuk është dita më e mirë dhe mund të gjendeni përballë një sërë problemesh, Në dashuri, mund të ketë debate dhe keqkuptime. Në këtë periudhë jeni në kërkim të përgjigjeve. Në punë, këshillohet që të ruani qetësinë dhe të bëni durim.

Peshorja

Mundohuni që të gjeni pak kohë për relaks, pasi gjatë kësaj dite do të jeni tejet të lodhur. Në dashuri, do të keni dëshirë për të bërë qartësi dhe për të zgjidhur problemet, por jo çdo gjë do të jetë e mundur. Puna do të ecë më së miri.

Akrepi

Këshillohet që gjatë kësaj dite të mos bëni shumë gjëra dhe nëse ndiheni të lodhur, pushoni. Në dashuri gjërat do të përmirësohen, veç bëni kujdes me luhatjet e humorit. Mundohuni që të mbani nën kontroll shpenzimet, në mënyrë që të mos e teproni.

Shigjetari

Duhet të mbani stresin nën kontroll dhe të mos tensionoheni. Në dashuri Hëna do ju ndihmojë. Nëse dikush ju thotë jo, nuk keni rrugë tjetër veçse ta pranoni, shkruan noa.al. Ndërsa në punë situata do të jetë e përmirësuar.

Bricjapi

Ju pret një fundjavë interesante për dashurinë, e cila do të sjellë me vete emocione të bukura. Nëse jeni të dyjëzuar mes dy historive, do të bënit mirë që të bënit një zgjedhje. Në punë do të ketë përmirësim, por shqetësimet do të mbeten, ndaj duhet të përballeni me problemet.

Ujori

Pas një periudhe të vështirë, do të vijë një përmirësim i rëndësishëm. Në dashuri parashikohen emocione të bukura. Ky është një moment i mirë për të programuar ndryshime. Pas vështirësive të muajit të fundit, përmirësime do të ketë edhe në punë.

Peshqit

Nëse jeni duke përjetuar dy histori njëkohësisht, duhet të bëni kujdes, pasi do ishte mirë që të bënit një zgjedhje. Në punë mund të ketë ndonjë shpenzim më shumë, në raport me atë që kishit menduar.

 

Parashikimi i motit për sot, 13 Shkurt 2026 –

By: 27
13 February 2026 at 07:46

Sot moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra kryesisht në zonën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.

Në orët e mbrëmjes ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore era fiton me shpejtësi deri 15 m/s. Valëzimi në det do të jetë forcës 2-4 ballë.

Screenshot_1

Screenshot_2

 

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

By: 27
12 February 2026 at 22:50

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Mes të ftuarve për të diskutuar për këtë çështje, ka qenë të ftuar edhe Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhela.

Por, teksa ndanin mendime të ndryshme në lidhje me qëndrimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me ngritjen e Gjykatës Speciale si dhe për mundësinë nëse kjo gjykatë mund të shfuqizohet nga shteti i Kosovës, Buzhala në një moment i është afruar Rexhajt dhe e ka goditur në studion e emisionit.

Është dashur ndërhyrja e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu për të qetësuar situatën.

Pjesë nga debati në studio:

Rexhaj: Je tu e degradu debatin! Kur e keni kalu këtë amendament, Dhomave Speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, ju e keni votu. S’e ka votu Albin Kurti!

Buzhala: Trus aty!

Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.

Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!

Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë. S’je pronar i debatit!

Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet.

VIDEO/ Përplasje fizike live në Opinion, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn –

By: 27
12 February 2026 at 22:46

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Mes të ftuarve për të diskutuar për këtë çështje, ka qenë të ftuar edhe Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhela.

Por, teksa ndanin mendime të ndryshme në lidhje me qëndrimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me ngritjen e Gjykatës Speciale si dhe për mundësinë nëse kjo gjykatë mund të shfuqizohet nga shteti i Kosovës, Buzhala në një moment i është afruar Rexhajt dhe e ka goditur në studion e emisionit.

Është dashur ndërhyrja e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu për të qetësuar situatën.

Pjesë nga debati në studio:

Rexhaj: Je tu e degradu debatin! Kur e keni kalu këtë amendament, Dhomave Speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, ju e keni votu. S’e ka votu Albin Kurti!

Buzhala: Trus aty!

Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.

Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!

Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë. S’je pronar i debatit!

Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet.

Hetime në Itali/ Misteri rreth autopsisë së biznesmenit italian në Tiranë, dyshime për organe të hequra –

By: 27
12 February 2026 at 22:18

Çështja e biznesmenit italian Massimo Ferro i cili u  nda nga jeta  pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut në spitalin Trita Hospital në Tiranë është duke u hetuar nga prokuroria e Tiranës dhe ajo e Padovas.

Masimo Ferro kishte mbërritur në Trita Hospital  pasi mjeket Italiane në Milano i kishin rekomanduar klinikën shqiptare ku mund të kryente procedurën e ndërhyrjes me një kosto prej 4400 euro, ndërkohë që në kliniken italiane kjo procedure kushtonte rreth 15 euro.

E ndërsa ndërhyrja u krye në 18 dhjetor në Trita Hospital, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe ekipi i mjekëve në spitalin jo publik e dërguan me urgjencë në QSUT. Sipas burimeve, biznesmeni italian humbi jetën vetëm pak orë pasi kishte mbërritur në reanimacionin e QSUT.

E ndërsa çështja po hetohet dhe familjarët kërkojnë shkakun e ndarjes nga jeta, mediat italiane raportojnë se pas autopsisë së bere në trupin e Ferros nga mjekësia ligjore në Shqipëri është kërkuar të bëhet një autopsi e dytë pasi sipas tyre ekzaminimi i parë në Shqipëri ka ngritur dyshime për prokurorët italianë për mënyrën se si është trajtuar trupi i të ndjerit.

Mediat italiane raportojnë se në trupin e tij mungonin disa organe si stomaku dhe zemra të cilat ishin zëvendësuar me materiale që përdoren nga Mjekësia Ligjore në këto raste. Burime të sigurta pranë Mjekësisë Ligjore në Tiranë thonë se autopsia për të ndjerin Massimo Ferro është bërë sipas rregullave dhe standardeve të Mjekësisë Ligjore. Pritet të dalin përgjigjet e ekzaminimeve në mënyrë që akti t’i dërgohet Prokurorisë së Tiranës e cila gjithashtu po heton mbi ngjarjen e ndodhur në spitalin jo publik shqiptar Trita Hospital.\rev

gijotina.com/

Yesterday — 12 February 202627.al

Akuza ndaj UÇK një paçavure, po i shërben serbëve –

By: 27
12 February 2026 at 21:10

Ky zhvillim ka hapur debat të madh në Kosovë dhe Shqipëri, me shumë zëra që thonë se po rishkruhet historia e Kosovës. Në një intervistë për të komentuar këtë moment kemi presidentin Rexhep Meidani që ka kryer detyrën nga viti 1997 deri në 2002, pra gjatë gjithë periudhës së luftës së Kosovës dhe pas saj.

Kristi Gongo: Z. President, a pajtoheni me këtë qëndrim që po ndryshon historia e luftës çlirimtare?

Reixhep Meidani: Në rradhë të parë është një vendim akuze i turpshëm deri në zhgënjim. Ndërsa përsa i përket historisë është e pamundur. Ata mund të tentojnë, mund t’i shërbejnë interesave të ndryshme në Serbi dhe në Rusi, por nuk ndryshon dot narrativën e vërtetë të luftës çlirimtare të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar që dha kontribut të madh për të ndihmuar popullin shqiptar të Kosovës për të fituar lirinë.

-Pra, ju nuk mendoni se qasja e sotme e Gjykatës Speciale përputhet me mënyrën se si Perëndimi e shihte UÇK-në në vitet e luftës?

Rexhep Meidani: Absolutisht, i gjithë opinioni ndërkombëtar ishte në favor të popullit shqiptar të Kosovës dhe kundër revashinzmit serb.

-Pse po ndodh kjo situatë?

Rexhep Meidani: U prodhua një situatë e gënjeshtërt, u fillua me një botim të Carla del Ponte e cila ishte prokurorja e përgjithshme e Tribunalit që akuzonte për trafikim organesh gjatë luftës. Kjo kaloi më pas në dosje për Këshillin e Europës. Trysnia vazhdoi deri sa forcat politike në Kosovë ranë dakord të krijohet Gjykata Speciale, e të mos ishte në Kosovë për të mos patur ndikime. Natyrisht unë nuk isha dakord në takime miqësore se s’isha në detyrë.

-Çfarë ju thoshte Hashim Thaçi apo udhëheqësit e tjerë?

Rexhep Meidani: Le ta verifikojnë, meqë e kanë me merak.. që ne të dalim të pastër.

-Kur i dëgjoni akuzat sot dhe mesa i njihni, a besoni që mund të jenë të aftë të kryejnë krime monstruoze?

Rexhep Meidani: Asnjëherë nuk e kam besuar. Ata ishin udhëheqës me emocion, me dëshirë për të çliruar vendin e të gatshëm të sakrifikonin jetët e tyre.

-Në Hagë si i gjetët?

Rexhep Meidani: Nga pikëpamja psikologjike nuk ishte pozitive. Ndiheshe lodhja, zhgënjimi e bënte përjashtim Rexhepi që mbante humorin dhe bënte piktura. Mund të ishin të penduar që kishin dhënë miratimin e një strukture të tillë. Unë personalisht them që vetë Kuvendi i Kosovës, mbasi pastër stërgjatjen e procesit duhet të mendonte të bënte rregullime në legjislacion, ose dhe përfundimin e kësaj gjykate ose ta lërë të jetë strukturë ndërkombëtare por të mos ketë gisht, gishtin e saj në këtë lloj paçavure.

-Se duket sikur e deformon historinë me bekimin e vetë shtetit të Kosovës?

Po pikërisht, kjo është e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës duhet të veprojë, e është vonë madje.

Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit –

By: 27
12 February 2026 at 20:58

Në një prononcim nga Brukseli për fshf.org, aty ku u zhvillua ceremonia e hedhjes së shortit, Presidenti Duka theksoi se ndeshjet fitohen në fushë dhe jo në letër, duke vlerësuar rëndësinë e kompeticion të Nations League, por shtoi se fokusin fillestar është te sfidat e play-off-it të marsit, ku Shqipëria do të tentojë të sigurojë një biletë për në Botërorin 2026.

“Në përgjithësi, unë nuk është se kam menduar ndonjëherë që ndeshjet fitohen në short apo në letër. Ndeshjet dhe kompeticionet fitohen në fushë. Ka shpeshherë raste që mendon se shorti ishte i keq dhe në përfundim të aktivitetit renditesh më mirë dhe anasjelltas. Gjithmonë ka një lloj baraspeshe sportive të skuadrave, sepse ndahen në vazo siç dihen rregullat. Nuk mund të them nëse ishim me fat apo pa fat. Mund të them për një gjë që ishim me fat që nuk kemi ndonjë skuadër që do të udhëtojmë shumë larg. Në Finlandë uroj që të mos luajmë në nëntor, sepse ka goxha temperatura të ulëta dhe nuk është mirë për futbollistët. Gjithsesi është një kompeticion që kemi kohë për ta përgatitur. Jam shumë i sigurt që do ta përgatisim dhe luajmë mirë.

Dihet si për të gjithë shqiptarët dhe për ne sot përqendrimi kryesor janë ndeshjet e play-off-it të marsit, të cilat mund të na sigurojnë biletën e fundit për në Kupën e Botës. Më pas, do të mendojmë edhe për këtë organizim. Uroj që të kemi sukses në mars, uroj që të bëjmë gjithçka mirë me ndeshjet e play-off-it dhe pastaj të fillojmë dhe të mendojmë edhe për Nations League, i cili nuk është një kompeticion më pak i rëndësishëm. Është shumë i rëndësishëm jo vetëm për renditjen dhe për të shkuar një grup më lart, por është shumë i rëndësishëm sepse nga ky kompeticion mund të sigurojmë edhe një vend në play-off-in e kualifikueseve të Europianit. Do ta bëjmë sa më mirë, do ta përgatisim sa më mirë dhe uroj që të kemi të gjithë futbollistët, akoma edhe më shumë të rinj, për ta luajtur sa më mirë këtë kompeticion”, – tha Presidenti Duka.

gijotina.com/

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president? –

By: 27
12 February 2026 at 19:20

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, Haradinaj thotë se rezultati zgjedhor është një prej tre arsyeve pse u largua nga pozita e kryetarit.

“Procesi zgjedhor fillon nga 20 shkurti. Është risi ose ndryshim sepse nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës në këto zgjedhje të brendshme. I kam treguar edhe disa arsye, ua shpjegoj edhe ju. Një arsye është koha e gjatë, arsyeja e dytë është rezultati zgjedhor. Po ashtu është edhe besim që kam në kuadrin e Aleancës”, ka thënë ai.

Haradinaj ishte përfolur se po mbledh nënshkrimet për të qenë kandidat për president, por një gjë të tillë e ka mohuar.

“Nuk jam kandidat për president të vendit. Nëse në një rrethanë të caktuar deputetët, Parlamenti do të ma kërkonin do ta shqyrtoja, por nuk jam kandidat… ende nuk kemi një qëndrim se si do të veprojmë rreth çështjes së presidentit, do ta shqyrtojmë”, ka deklaruar Haradinaj.

gijotina.com/

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

By: 27
12 February 2026 at 19:18

Ndeshja çerekfinale e Kupa e Shqipërisë mes AF Elbasani dhe Partizani në “Elbasan Arena” nuk prodhoi vetëm një rezultat minimal 0-1 në favor të miqve, por edhe një stuhi polemikash që rikthen në qendër të debatit integritetin e arbitrimit në futbollin shqiptar.

Dueli ishte i balancuar dhe me raste për të dyja skuadrat, por u desh fundi i takimit që të vendosej gjithçka. Një ndërhyrje e mbrojtësit Klevis Kasa ndaj Skukës, e nisur jashtë zonës dhe e përfunduar brenda saj, u interpretua nga arbitri si penallti për Partizanin. Vendimi ndezi protesta të menjëhershme nga vendasit, duke sjellë kartonë të kuq për Kasën dhe trajnerin Ivan Gvozdenovic.

Nga pika e bardhë, Xhuliano Skuka shënoi golin e fitores, duke i dhënë avantazh Partizanit për ndeshjen e kthimit më 4 mars. Por rezultati mbeti në hije përballë debatit: a ishte vërtet penallti, apo një interpretim i gabuar që dëmtoi Elbasanin?

Reagimi i klubit verdheblu nuk ishte i izoluar. Sipas tyre, që nga fillimi i vitit, skuadra është ndëshkuar me katër penallti të diskutueshme kundër. Rasti me Partizanin vetëm sa forcon dyshimet për një standard të pabarabartë.

Edhe më shqetësues është krahasimi me një episod të ngjashëm në ndeshjen Elbasani–Dinamo. Atje, një ndërhyrje në hyrje të zonës u akordua fillimisht penallti, por pas ndërhyrjes së VAR-it u korrigjua në goditje dënimi jashtë zone dhe karton të kuq. Në rastin me Partizanin, situata ishte thuajse identike, po në hyrje të zonës së rreptësisë. Në këtë rast, arbitri kryesor jep faull dhe karton të kuq, ndërsa anësori e kthen dhe jep penallti. Ajo që mbetet e dyshimtë është fakti se nuk ndërhyn VAR-i për të saktësuar këtë rast, ndryshe nga rasti i parë, mes Elbasanit dhe Dinamos, ku në fakt në të dy rastet i dëmtuari është Elbasani.

Në të dy rastet, pala e dëmtuar rezulton Elbasani. Ky fakt ushqen perceptimin për standarde të dyfishta dhe mungesë konsistence në vendimmarrje.
Një tjetër element që ka ngritur pikëpyetje është përbërja e trupës së arbitrave. Treshja gjykuese ishte nga Tirana, ndërkohë që në fushë luante një ekip kryeqytetas si Partizani. Kjo situatë krijon perceptim të fortë konflikti interesi dhe dëmton besimin te paanshmëria e garës.

Akoma më problematik është fakti që ndeshje të një rëndësie të tillë u gjykua nga një arbitër pa stemën e FIFA-s, duke ngritur dyshime mbi kriteret e përzgjedhjes dhe standardet profesionale të vendosura nga strukturat e arbitrimit në Shqipëri.

Për Elbasan dhe tifozët e tij, kjo nuk është thjesht një humbje në rezultat. Është një goditje morale ndaj një skuadre që kërkon majat e futbollit shqiptar. Kur vendimet kyçe të ndeshjes perceptohen si të padrejta, dëmtohet jo vetëm rezultati, por edhe besimi në sistem.

Rasti i Elbasanit nuk duhet parë si një ankesë e zakonshme klubesh, por si një alarm për nevojën e reformimit të standardeve të arbitrimit. Konsistenca në përdorimin e VAR-it, shmangia e konflikteve të interesit dhe ngritja e nivelit profesional të gjyqtarëve janë domosdoshmëri për të garantuar barazi në garë.

Nëse këto probleme vazhdojnë, futbolli shqiptar rrezikon të humbasë besueshmërinë – dhe histori si ajo e Elbasanit do të përsëriten, duke lënë shijen e hidhur se ndeshjet nuk vendosen vetëm në fushë.

Rasti i Dinamos

Rasti i Elbasanit

Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët –

By: 27
12 February 2026 at 18:44

Në Bruksel u mbajt pasditen e kësaj të enjte shorti për Nations League. Shqipëria, e cila është pjesë e Ligës C në vazon e parë, mësoi kundërshtarët që do ketë në këtë kompeticion. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të kenë përballë kombëtare si Finlanda, Bjellorusia dhe San Marino. Shorti mund t ë konsiderohet i pranueshëm, duke marrë parasysh nivelin e kundërshtarëve.

Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të mbahet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është i programuar në datat 27-29 shtator. Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, sakaq e katërta në periudhën 4-6 tetor. Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar në datat 15-17 nëntor. Shqipëria synon që të arrijë rezultate pozitive dhe të ngjitet në Ligën B.

gijotina.com/

Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur –

By: 27
12 February 2026 at 18:32

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Bashkisë Selenicë. Si pasojë e kësaj janë djegur 22 lopë dhe viça. Dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa bëhet me dije se stalla ishte në pronësi të Bardhosh Haxhirajt.

Kjo tragjedhi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për fermerin. Sipas hetimeve, stalla është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrik.

gijotina.com/

Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin –

By: 27
12 February 2026 at 18:20

Frikësim me tritol, korrupsion, resorte me para të dyshimta, tendera për kompanitë e politikanëve! Ky realitet i zymtë që sundon dy vitet e fundit në Orikum-Radhimë. Është njëra prej zonave më të bukura të bregdetit të Jugut. Aty ku paralelisht me Lungomaren që po zgjatet deri tek dera e Portit të Jahteve të Artan Dulakut, vazhdon prishja e bizneseve vendase dhe zaptimi territorit me resorte dhe objekte hotelerie.

Operacioni i drejtuar nga kryeministri Rama ka pjesën e hekurt në terren, ku shtypen të vegjlit me forcën e IKMT-së, të Policisë së Shtetit dhe të bandave.

Ky është një hotel trekatësh i hedhur në erë me tritol në gusht të verës së vitit 2025.

Qëllimi ishte të terrorizoheshin bizneset që të mos kundërshtojnë ngritjen e hoteleve që autorizohen me firmën kryeministrit Edi Rama në tokat e tyre. Madje në këtë valë prishen edhe objekte me leje të takapaguesve të rregullt.

Pjesë e këtyre lëvizjeve është KKT, ku Edi Rama firmos lejet e resorteve për oligarkët dhe bizneset që pastrojnë para të pista.

Vetëm në verën e kaluar u dha drita jeshile për ndërtimin e dhjetëra objekteve në bregdetin e Radhimës. Dhe vendimmarrja e Ramës është në akord me oligarkët. Duke qenë në brendësi të planeve të qeverisë, oligarku Artan Dulaku bleu nga biznesmenët italianë portin e jahteve në Orikum dhe aplikoi m shpejtësi për të ndërtuar pallate në territorin e Orikumit dhe të Radhimës. Disa në emrin e vet, disa të tjera nga njerëz të lidhur me të.

Në dy mbledhje në maj dhe korrik 2025, KKT kaloi me shpejtësi këto autorizime:

-Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokë, me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, në favor të  “Marina Orikum” sh.p.k. Kjo është shoqëria e Artan Dulakut.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, gjithashtu në emër të “Marina Orikum” sh.p.k.

Pra, kryeministri prish objektet me 2 dhe 3 kate dhe jep leje për 15 katësha për mikun e tij Dulakun. Ndërkohë, Lungomare shkon tek këto vepra që po ngre Dulaku për të rritur vlerën e apartamenteve të tij. Zhvillimi i projekteve publike sjell të mira vetëm për oligarkun, ndërsa bizneset lokale janë të dënuara me mbyllje.

Ndërkaq, mafia po hedh rrënjë duke pastruar paratë në këto resorte. Në këtë kohë u dha edhe një leje e dyshimtë ndërtimi për objektin: “Struktura shërbimi, banimi dhe hotelerie 1-2-3-9-10 kate mbitokë, me 1-2 kate parkimi dhe shërbimi nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë. Subjekti zhvillues është shoqëria “Klint 2021” sh.p.k. Kjo firmë është në pronësinë e Henri Meminajt dhe Loren Metushajt të dy me probleme penale në të kaluarën.

Kompania është hapur me kapital 100 lekë në vitin 2021 dhe, qysh atëherë, nuk ka asnjë lloj bilanci financiar të paraqitur në QKB. Jo vetëm kaq. Shoqëria rezulton e bllokuar nga Përmbarimi me kërkesë të Drejtorisë së Tatimeve, për shkak të detyrimeve të papaguara.

Kryeministri në Radhimë po ndan tokat turistike pikërisht me këta lloj biznesmenësh.

Në të njëjtën ditë, Rama ka dhënë leje ndërtimi për resortin “Ondee Hotel” – Strukturë me funksion hoteleri me 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë dhe 2 kat nëntokë, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ulk Invest” sh.p.k. Kjo kompani është regjistruar në Francë në vitin 2023 nga Shqiprim Jakupaj me kapital 21172 376 lekë. Me kaq lekë nuk mund të bësh as një bodrum.

Bilanci i kompanisë është shumë modest, me vetëm 1 milion lekë fitim nga aktiviteti vjetor i vitit 2024.

Ndërkaq, në 15 gusht 2025, kryeministri ka dhënë një tjetër leje të dyshimtë për ndërtim në Radhimë. Në fakt, i është hapur drita jeshile pastrimit të parave të pista me një tjetër resort. Në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit, më 25 qershor 2025, në pikën 11 të rendit të ditës është futur leja për resort e Ardit Krajës.

Leja e Ndërtimit për objektin sipas shkresës së përgatitur nga Sekretariati i KKT, është për kompleksin “Verde”. Bëhet fjalë për një numër godinash banimi dhe shërbimesh 2, 3, 4, 5 dhe 6 kate mbitokë dhe 1 kat nëntokë dhe pishinë, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë.

Sipas dokumenteve, subjekte zhvilluese janë shoqëritë “S.A.G” sh.p.k dhe “Future Enterprises and Investments” sh.p.k. Kjo e fundit është pronë e Ardit Krajës, bosit të bixhozit në Shqipëri.

Subjekt zhvillues i projektit të resortit deklaron vetëm humbje të mëdha. Në vitin 2024 humbja e deklaruar është 68447870 lekë dhe në vitin 2023 është llogaritur humbja zyrtare 79798410  lekë.

Ndërsa në vitin 2022, kompania e Ardit Krajës ka deklaruar humbjen -6 802 634,00 lekë dhe në vitin paraardhës 7 328 976,00 lekë.

Normalisht, që duke deklaruar humbje të tilla, sipas ligjit, kompania duhet të kishte kaluar në faliment, por kryeministri Rama i jep leje për një ndërtim gjigant në zemër të Rivierës.

Biznesmeni përfitues më vonë do të marrë ndonjë licencë kazinoje. Më 21 mars 2024, biznesmeni 50-vjeçar, Ardit Kraja është arrestuar në Kosovë. Ai është i njohur si një prej “bosëve” të lojërave të fatit në Shqipëri, ku ka qenë pronar i kompanisë “Superbast”.

Kraja është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë dhe pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste të lëshuara nga dy gjykata në Kosovë.

Më konkretisht nga Gjykata Themelore në Prizren dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Pas ndalimit, ndaj biznesmenit Kraja, Gjykata e Mitrovicës vendosi urdhër-arresti për 48 orë deri në momentin kur të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ardit Kraja, tek shtetasit e Kosovës, por jo vetëm, e jepte programin online, duke përfshirë linkun dhe kodet e operimit, dhe madje edhe investonte në bizneset e tyre. Nëse një lojtar fitonte, humbjen e merrte përsipër Kraja, ndërsa në rast se lojtarët humbisni, 60 përqind të fitimit e merrte Kraja.

Sipas këtyre burimeve, ky ka qenë njëri prej ofruesve të këtij shërbimi për bixhoz në Kosovë, i cili prej disa vitesh është i paligjshëm.

Ai është pronar dhe ortak në shumë firma. Telashe, kërcënime me biznesmenë tjerë të bixhozit, siç ishte Ervis Martinaj. Vite më parë në luftën për kontroll dhe territorit sa i përket lojërave të fatit në tokën shqiptare, biznesmeni Ardit Kraja u kërcënua nga Ervis Martinaj- një ish-oficer policie që u lidh me biznesin e bixhozit dhe ka kohë që është deklaruar i zhdukur. Pas tij, hov mori rivali i tij në këtë biznes, Ardit Kraja.

Projekti i zhvillimit të zonës ka kohë që është hartuar, por mbahej në sirtar nga Edi Rama. Pas hapit të tij si të breshkës fshihet zinxhiri i pazareve me lejet e ndërtimit.

Në vitin 2015, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) do t’i akordonte qeverisë shqiptare kredinë me vlerë 36.7 milionë Euro për projektin “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare”. Nga këto 28.7 milionë euro kredi ishin nga CEB, 1 milion Euro grant nga CEB Social Dividend Account, një kontribut 6 milionë Euro ishte nga Qeveria e Shqipërisë dhe bashkitë përfituese, 1 milion euro grant nga ËBIF për Masterplanin e Alpeve.

Parashikohej që dy të tretat e kostos së Programit do të investohen në zonën bregdetare të Jugut dhe një e treta në zonën e Alpeve Shqiptare.

Marrëveshja është firmosur në datë 21 Maj, 2015 dhe është ratifikuar nga Parlamenti në 2 Korrik 2015. Projekti, sipas marrëveshjes, duhet të fillonte nga puna në tremujorin e fundit të vitit 2015 dhe parashikohej të përfundonte në shtator 2019.

Në fakt, puna ka nisur shumë vonë. Më 27 shtator 2018 është zhvilluar tenderi dhe i është lidhur kontrata me studion greke THYMIO PAPAYANNIS AND ASSOCIATES INC-Dega në Tiranë.

Në vazhdim në 14 shkurt 2020, studioja greke do të merrte 540 milionë lekë për tenderin “Projektim për rikualifikimin e Zonës Bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum Loti III”. Për Lotin II dhe I, më 17 qershor 2019, kishte marrë respektivisht 245 milionë lekë dhe 239 milionë lekë.

Askush nuk i diskutoi me komunitetin këto projekte, që dalin nga sirtari bashkë me fadromat për të liruar vendin e oligarkëve të planifikuar në fshehtësi dhe të legalziuar në fund me firmat e KKT.

Ndarja e parave të marra me kredi vazhdon me tenderat. Kjo është pjesa tjetër e operacionit të Ramës në Radhimë, që favorizon oligarkët.

Një nga këto prokurime quhet “Transformimi urban në hapësira publike kryesore, Rajoni 4: Rigjenerim urban i fshatit Rradhimë, Vlorë”.

Pasi ka dhënë lejet për resorte, kryeministri përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit u ndërton rrugët e hoteleve. Fondi Limit për këtë projekt është 102,382,933 lekë pa TVSH. Tenderi është shpallur më 12 dhjetor 2025 dhe është mbyllur me shpejtësi më 29 dhjetor.

Pavarësisht se kriteri i vlerësimit është oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, fituesi është zgjedhur sipas porosive nga “lart”. Pra, qysh në fillim dyshimi ishte në ajër: Fitues i paracaktuar.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues perveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, me këtë përshkrim klasifikohet tenderi nga Open Data Albania. “Flamur i kuq” i përdorur certifikon riskun e korrupsionit.

Kompania “SHKEQIMI 07” shpk me pronar Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i politikanit Agron Kapllanaj, ka dorëzuar ofertën me vlerë 65,000,000 lekë pa tvsh.

Por kishte propozime ekonomike konkurruese, që u skualifikuan. Për shembull “NDERTIMI” shpk ka prezantuar ofertën 64,075,843.93 lekë pa tvsh.

Gjithsesi, drejtori i FSHZH, Dritan Agolli ka vazhduar me shpalljen fitues të Kapllanajt, i cili është klient i vjetër i tij.

Agron Kapllanaj e ka nisur karrierën si kryetar i Komunës Qendër Mallakastër dhe në vitin 2015 u zgjodh nën siglën e Partisë Demokratike si kryetar i Bashkisë së Mallakastrës. Në vitin 2021, politikani kandidoi për deputet, por pa arritur të siguronte një mandat dhe më pas u bë një nga aktorët e angazhuar publikisht në krah të Lulzim Bashës. Kapllanaj u emërua nga Basha si kryetar i degës së PD-së në Mallakastër. Por e kaluara e Agron Kapllanajt është e errët.

Ai është një emër i njohur për drejtësinë italiane. Përtej ‘Adriatikut’ Kapllanaj ka një skedë me veprimtari kriminale, pasi ka qenë i dënuar edhe me burg. Një gjë të tillë e ka deklaruar vetë ish-kryetari i Bashkisë Mallakastër (2015-2019) në formularin e dekriminalizimit që ka dorëzuar në KQZ.

Kapllanaj rezulton i dënuar në Itali në vitin 2003 me 2 vite burg për vjedhje. Dënimi i tij është dhënë nga Gjykata e Firences. Por dënimi në Itali është vetëm maja e ajsbergut e asaj që kompromenton figurën e tij në politikë.

Agron Kapllanaj dhe vëllai i tij Shkëlqim Kapllanaj, përmes kompanisë së ndërtimit që ndodhet e regjistruar në emër të këtij të fundit, kanë përfituar afro 70 milionë euro tendera.

Ndërsa Agron Kapllanaj u zgjodh kryebashkiak i Partisë Demokratike, e kërkoi të bëhej deputet nën këtë sigël. Milionat që i jepnin zyrtarët e Ramës me tendera ishin edhe më të rëndësishme se sa mandati i deputetit. Kompania në emër të të vëllait apo njerëzve të tjerë të lidhur me të, rezultojnë nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike, apo atyre që rëndomë janë quajtur tendera korruptiv. Vetëm nga procesi i Rindërtimit, kompania “Shkëlqimi 07” ka përfituar 12.5 milionë euro, ku numërohen 8 tendera të dhëna nga bashkitë e drejtuara nga “Rilindja”.

Pas tërmetit të vitit 2019, Qeveria vendosi t`i japë në tavolinë kompanisë “Shkëlqimi 07”, në emër të vëllait të Agron Kapllanajt, një ndër tenderat e parë të Rindërtimit. Bëhet fjalë për “Rikonstruksionin e objektit me 1-3 kate mbi tokë, të shkollës 9 – vjeçare, “Jashar Hoxha Paskuqan Bashkia Kamëz”. Ky tender u mbajt me urgjencë. Qeveria hapi procedurën në datën 17 mars të vitit 2020 dhe e mbylli dhjetë ditë më pas, në 27 mars 2020.

Tenderi u fitua nga “Shkëlqimi 07” dhe kompania tjetër e afërt me familjen Kapllanaj, “Grand Konstruksion” në bashkëpunim me dy kompani të tjera, “MODESTE” dhe “FLED”. Vlera e këtij tenderi ishte rreth 740 mijë euro. Në të njëjtën kohë, “Shkëlqimi 07”, gjithashtu nga programi i Rindërtimit përfiton edhe një kontratë nga Bashkia e Vorës.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt: Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Ahmetaq, Vorë” dhe “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Ramazan Subashi” Marikaj, Bashkia Vorë”. Ky tender, së bashku me atë të Kamzës, u hapën në të njëjtën ditë, pra në 17 mars 2020, dhe afati i dorëzimit të ofertave ishte e njëjta datë pra 27 mars 2020. Ndërsa kontrata mes qeverisë dhe “Shkëlqimi 07” u lidh në datën 9 qershor 2020. Në këtë tender, vlera e fituar nga kompania e Kapllanajt ishte 1.4 milionë euro.

Një tjetër tender me urgjencë, që fitoi “Shkëlqimi 07” nga paratë e Rindërtimit, ishte edhe ai me objekt: Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë. “Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore “5 Maji”. Tenderi u shpall në datën 27 gusht të vitit 2020, pra në të njëjtën kohë “Shkëlqimi “07 po ndërtonte dhe shkollën në Kamëz, ndërsa mbajtja e tenderit u bë në datën 8 shtator 2020.

Ndërsa policia nxirrte me dhunë banorët e 5 Majit nga shtëpitë e tyre, makineritë e vëllait të Agron Kapllanajt kishin zbarkuar aty për të zbatuar këtë projekt.

Në datën 26 nëntor të vitit 2020, “Shkëlqimi 07” mori tenderin për projektin dhe ndërtimin e godinës 20 në lagjen “5 maji”. Ky tender, ishte dhe më i madhi që kompania e vëllait të Agron Kapllanajt, me vlerë 3.8 milionë euro. Tenderi iu dha kompanisë “Shkëlqimi 07” nga Erion Veliaj.

Në 14 maj 2021, vetëm pak javë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e përgjithshme, ku Agron Kapllanaj kandidonte me duke humbur mandatin në qarkun e Fierit për Partinë Demokratike, qeveria i vjen si ngushëllim familjes Kapllanaj. Për këtë, bashkia socialiste e Kavajës drejtuar nga Redian Krali, i jep firmës “Shkëlqimi 07” tenderin “Rikonstruksioni i mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa. Vlera e këtij tenderi ishte 3.4 milionë euro me TVSH.

Redian Krali firmosi edhe në 12 prill 2022 një tender me vlerë rreth 770 mijë eurosh, me objekt “Rindërtimi i stacionit zjarrfikës në Kavajë”. Edhe ky prokurim është shënuar me “Flamur të kuq”. Tenderi iu dha pa garë kompanisë së vëllait të Agron Kapllanajt dhe dy kompanive të tjera.

Një muaj pas tenderit për godinën e zjarrfikëses, në Kavajë Redian Krali firmosi sërish në favot të  Kapllanajt. Më 20 maj 2022, “Shkëlqimi 07” mori tenderin me vlerë 1.4 milionë euro me objekt rikonstruksionin e godinës së Bordit të Kullimit.

Për dhuratën e fundvitit të vitit 2021 mendoi Bashkia e Shijakut. Tenderi në dhjetor 2021 për “Rindërtimin e objektit social kulturor, Pallati i Kulturës, Bashkia Shijak (Programi i Rindërtimit) e kishte vlerën 1.9 milionë euro. Sërish në favor të vëllait të Agron Kapllanajt, pa garë dhe me “Flamur të kuq”. Madje me ofertë sa 99% të vlerës së fondit limit.

Pas kësaj, Bashkia e Lushnjës me kryetare Eriselda Sefën, në vitin 2024, i jep tenderin e fundit në kuadër të Rindërtimit, kompanisë “Shkëlqimi 07”. Bëhet fjalë për “Rikonstruksionin e shkollës “Hysen Xheka” në Karbunarë. Vlera e këtij tenderi ishte 530 mijë euro, ndërsa nga gara u skualifikuan 29 kompani pjesëmarrëse. Eriselsa Sefa zgjodhi pikërisht kompaninë e vëllait të “opozitarit” Agron Kapllanaj.

Favorizimi është i dukshëm për “07”-n e vëllait të politikanit të Bashës, sidomos në tenderin e rregullimit të Radhimës. Kompania vështirë se e përballon këtë kontratë pa shtyrë afatin ose pa ulur cilësinë e punimeve. Konkretisht, më 12 nëntor 2025, e njëjta kompani ka marrë nga Bashkia Lushnjë tenderin me objekt “Asfaltim i rrugëve në territorin e Bashkisë Lushnje” me fond limit 49 997 122,00 lekë pa TVSH. Koëzgjatja e kontratës është 111 ditë, që do të thotë se “Shkëlqimi 07” është akoma duke kryer punimet në Lushnjë.

Paralelisht me këtë kontratë, më 5 nëntor 2025, nga Bashkia Dimal, Kapllanaj ka marrë tenderin “Rikonstruksion rrugësh me rërë bituminoze, rrugë lagje Poshnje “Velaj”, Allambrez dhe me asfalt rruga “Paqeruajtësit Poshnjë-Bashkia Dimal”. Edhe këtë punë firma nuk e ka dorëzuar akoma. Ndërsa më 15 janar 2026 do të shpallej fitues i tenderit nga Dritan Agolli i FSHZH për rrugët e Radhimës. Duke qenë nën trysninë e drejtorit Agolli, komisioni i vlerësimit duket se nuk e ka verifikuar kapacitetin e teknik të kompanisë së shpallur fituese.

Kjo është vetëm një pjesëz e operacionit të kryeministrit Rama në fshatin e vogël Radhimë të kapur nga kthetrat e korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Sulmuan me armë policinë në Morinë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët –

By: 27
12 February 2026 at 17:12

Gjykata e Posaçme ka dënuar 5 sirianët dhe 2 algjerianët të cilët më 25 maj 2023, hapën zjarr ndaj policisë në Morinë.

Ata ishin pjesë e dy grupeve të trafikimit të klandestinëve që vepronin në Shqipëri e Kosovë.

Sirianët dhe algjerianët u akuzuan për organizim të trafikut të emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe për tentativën e vrasjes së pesë punonjësve të policisë.

Të dënuarit janë:

Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma – 35 vjet burgim.

Ayoub Bahhoo – 35 vjet burgim.

Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan – 35 vjet burgim.

Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi – 8 vjet burgim.

Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman – 35 vjet burgim.

Muhammed Nasir alias Nouh Graie – 12 vjet burgim.

Nagid Alabdalah alias Abu Gira – 8 vjet burgim.

Grupi i parë, përbëhet nga Muhamed Shehab, Muhammed Nasir, Nagid Alabdalah dhe grupi i dytë, nga Sultan Grimash, Muhammed Radaën, Ayoub Bahhoo, e Rabi Lqadi.

Një pjesë e tyre rezultojnë se kanë jetuar në Shqipëri të paktën nga viti 2019, janë kapur disa herë me emigrantë të tjerë në territorin shqiptar, duke u hequr edhe ata si emigrantë, dhe duke mos u bërë e mundur identifikimi i tyre si organizues dhe gjatë intervistimeve, kanë dhënë gjeneralitete të rreme.

Pasi janë dërguar në kampe, janë larguar nga aty, duke pasur edhe urdhra largimi nga territori shqiptar.

Në 2023, kanë jetuar mes Morinës dhe Kosovës, duke hyrë dhe dalë në mënyrë të paligjshme, kanë mbajtur armë, kanë bashkëpunuar shqiptarë, kosovarë dhe të tjerë të huaj duke organizuar dhënie ndihme për kalim të paligjshëm në disa raste. Këta dy grupe kriminale bashkëpunojnë, edhe me grupe që veprojnë në shtete të tjera, që nga vendi i origjinës, vijuar më tej edhe në Greqi, Turqi, Kosovë, Serbi, Gjermani.

Sulmuan me armë policinë në Morinë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët –

By: 27
12 February 2026 at 16:58

Gjykata e Posaçme ka dënuar 5 sirianët dhe 2 algjerianët të cilët më 25 maj 2023, hapën zjarr ndaj policisë në Morinë.

Ata ishin pjesë e dy grupeve të trafikimit të klandestinëve që vepronin në Shqipëri e Kosovë.

Sirianët dhe algjerianët u akuzuan për organizim të trafikut të emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe për tentativën e vrasjes së pesë punonjësve të policisë.

Të dënuarit janë:

Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma – 35 vjet burgim.

Ayoub Bahhoo – 35 vjet burgim.

Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan – 35 vjet burgim.

Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi – 8 vjet burgim.

Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman – 35 vjet burgim.

Muhammed Nasir alias Nouh Graie – 12 vjet burgim.

Nagid Alabdalah alias Abu Gira – 8 vjet burgim.

Grupi i parë, përbëhet nga Muhamed Shehab, Muhammed Nasir, Nagid Alabdalah dhe grupi i dytë, nga Sultan Grimash, Muhammed Radaën, Ayoub Bahhoo, e Rabi Lqadi.

Një pjesë e tyre rezultojnë se kanë jetuar në Shqipëri të paktën nga viti 2019, janë kapur disa herë me emigrantë të tjerë në territorin shqiptar, duke u hequr edhe ata si emigrantë, dhe duke mos u bërë e mundur identifikimi i tyre si organizues dhe gjatë intervistimeve, kanë dhënë gjeneralitete të rreme.

Pasi janë dërguar në kampe, janë larguar nga aty, duke pasur edhe urdhra largimi nga territori shqiptar.

Në 2023, kanë jetuar mes Morinës dhe Kosovës, duke hyrë dhe dalë në mënyrë të paligjshme, kanë mbajtur armë, kanë bashkëpunuar shqiptarë, kosovarë dhe të tjerë të huaj duke organizuar dhënie ndihme për kalim të paligjshëm në disa raste. Këta dy grupe kriminale bashkëpunojnë, edhe me grupe që veprojnë në shtete të tjera, që nga vendi i origjinës, vijuar më tej edhe në Greqi, Turqi, Kosovë, Serbi, Gjermani.

Rokada, pas largimit nga Prefektura, Afrim Qendro emërohet kreu i ri i IKMT –

By: 27
12 February 2026 at 16:46

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ai deri para pak ditësh ka mbajtur detyrën e Prefektit të Tiranës.

Qendro ka patur një sërë detyrash të larta publike ashtu sikurse politike si kordinator elektoral i PS në Qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe në Asamblenë e Tiranës.

Qendro fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës; drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar; nënkryetar i Bashkisë së Vlorës dhe së fundi Prefekt i Qarkut të Tiranës.

gijotina.com/

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë –

By: 27
12 February 2026 at 16:22

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues Elton Alushi, takoi dhe falënderoi 2 punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët me profesionalizëm dhe në kohë rekord, shkuan në vendngjarje, neutralizuan dhe arrestuan autorin e armatosur, i cili mori një shumë parash në një filial banke, duke rrezikuar jetën e punonjësve, dhe tentoi të largohej.

Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit nr. 2, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se reagimi në kohë rekord, guximi dhe profesionalizmi i treguar nga dy kolegët tanë, Inspektor Ermal Çeku dhe Inspektor Eduart Saliko, janë shembull i qartë i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.

“Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe kontroll të plotë të situatës, duke neutralizuar autorin, si dhe duke sekuestruar armën e zjarrit dhe shumën e parave të grabitura. Këto janë veprime që nderojnë uniformën, forcojnë autoritetin e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin e qytetarëve tek institucioni ynë.

Krenar dhe mirënjohës për ju dhe për çdo efektiv policie që mishëron profesionalizmin, guximin dhe përgjegjësinë në çdo moment shërbimi. Jepni gjithmonë më të mirën tuaj në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit. Ju falënderoj”, u tha Proda.

gijotina.com/

Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima –

By: 27
12 February 2026 at 15:24

Në vazhdën e sulmeve që ka ndërmarrë ndaj gjyqtarëve, Edi Rama ka reaguar sërish sot lidhur me rritjen e pagave të magjistratëve. Ai shprehet se janë 92 raste ku gjykatat kanë dhënë vendime ndaj atyre gjykatësve dhe prokurorëve të cilët i cilësoi si “llumi i pastruar nga vettingu”.

Rama shprehet se pavarësia e gjyqësorit është e papërgjegjshme.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese shtyu sot vendimin për rritjen e pagave të gjyqtarëve me argumentin se i nevojitet më tepër kohë.

“A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!

Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim! Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit 92, që do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër… Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme!”, thekson Rama.

Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian –

By: 27
12 February 2026 at 15:04

Policia belge bastisi zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel sot (12 shkurt), si pjesë e një hetimi mbi shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2024, raportoi Financial Times duke cituar burime pranë investigimit.

Sipas gazetës, kontrollet u zhvilluan në disa ambiente të Komisionit, përfshirë edhe departamentin e buxhetit.

Hetimi lidhet me shitjen e 23 ndërtesave, të cilat u blenë nga fondi sovran i pasurisë i Belgjikës, SFPIM, për 900 milionë euro.

Hetimi po drejtohet nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO). Një zëdhënës i EPPO konfirmoi për Financial Times se institucioni po kryen “veprime për mbledhjen e provave” në kuadër të një hetimi në vijim, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Transaksioni u realizua gjatë mandatit të mëparshëm të Komisionit, kur Johannes Hahn mbante postin e komisionerit për buxhetin. Në kohën e shitjes, Komisioni kishte deklaruar se procesi ishte në përputhje me rregullat financiare të Bashkimit Evropian, thuhet në raport.

Sipas Financial Times, Komisioni Evropian, SFPIM dhe Hahn nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Po ashtu, policia federale belge dhe Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) refuzuan të komentojnë.

“Më jep 20 mijë Euro”, I vuri gjobë zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze –

By: 27
12 February 2026 at 14:38

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gazetarin Elio Laze. Mësohet se Laze është arrestuar, pasi akuzohet për gjobëvënie.

Denoncimi në polici është bërë nga Klaus Shaqiri, një zyrtar i shëndetit publik, të cilit i kishte kërkuar 20 mijë euro.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gazetarin Elio Laze. Mësohet se Laze është arrestuar, pasi akuzohet për gjobëvënie.

Denoncimi në polici është bërë nga Klaus Shaqiri, një zyrtar i shëndetit publik, të cilit gazetari Laze i kishte kërkuar 20 mijë euro.

Përmes artikujve të ndryshme në portalin e tij Priza.al Elio Laze e kanoste zyrtarin duke i vënë ‘gjoba’.

Zyrtari Klaus Shaqiri ka bashkëpunuar me autoritetet dhe në momentin e arrestimit, Elio Lazes i është sekuestruar një shumë prej 5 mijë eurosh.

Nga hetimet e kryera nga përmes veprimeve proaktive nga prokuroria e Tiranës të drejtuara nga prokurori Asllan Bajramaj, u bë e mundur arrestimi i Lazes, i cili akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Me 28 Maj 2021, gazetari Elio Laze, është arrestuar nga policia. Gjatë kohës që policia ka ushtruar kontroll në automjetin me të cilin gazetari udhëtonte, në çantën e tij të dorës është gjetur një armë zjarri, e llojit pistoletë, e markës ‘Ekol”, me karikator të vendosur dhe me një fishek luftarak të vendosur në karikatorin e pistoletës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në çantën e dorës është gjetur në paketën e cigareve dhe një sasi lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa.

 

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK –

By: 27
12 February 2026 at 14:36

Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK.

“Kuvendi, duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës së UÇK-së, thekson se kjo ushtri ishte një lëvizje legjitime çlirimtare që luftoi për të drejtat e njeriut. Kuvendi vëren me shqetësim se kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë, duke barazuar luftën legjitime të një populli për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit serb, që kreu spastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullit të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë deklaron mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar për drejtuesit e UÇK-së, që ishin dhe mbeten përfaqësues të aspiratave dhe të drejtave të popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje. Lufta e tyre ishte e drejtë, e mbështetur në parimet universale të të drejtave të njeriut. I drejton kërkesë Dhomave të Specializuara në Hagë, komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare që të deklarojnë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm që respekton dhe nuk cenon dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Kujton bashkësinë ndërkombëtare se lufta e UÇK-së u zhvillua në kushtet kur regjimi i Millosheviçit po kryente spastrim etnik dhe akte gjenocidale ndaj popullatës civile të Kosovës, dhe se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 konfirmoi legjitimitetin e asaj lufte dhe natyrën kriminale të regjimit të Millosheviçit. Shpreh solidaritet të plotë me popullin e Kosovës dhe familjet e drejtuesve të UÇK-së, duke ritheksuar se kombi shqiptar qëndron i bashkuar në mbrojtjen e të vërtetës historike dhe të dinjitetit të luftës për liri.

Shpreh angazhimin për të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm diplomatik dhe politik në forumet ndërkombëtare për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën e UÇK-së të mos cenohet dhe drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë”, thuhet në deklaratë.

❌
❌