Normal view

Kosovë-Zvicër/ Përfundon pa gola pjesa e parë

By: MSH
18 November 2025 at 21:34
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Zvicër, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet. Të dy kombëtaret patën mundësinë të krijojnë raste, megjithatë ndeshja u zhvillua me një tempo stabile, pa ndonjë rast të madh, shkruan IndeksOnline. Kosova pati dy raste të mira me Veldin Hoxhën dhe Mërgim Vojvodën, por […]

Befasia e natës: Granit Xhaka vërshëllehet në “Fadil Vokrri”

By: MSH
18 November 2025 at 21:17
Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër, e fundit për kualifikim në Botëror. Por, ajo çka po befason në këtë ndeshje që po zhvillohet me ritëm të shpejt, është fakti që Granit Xhaka po vërshëllehet nga tifozët e Kosovës, shkruan IndeksOnline. Xhaka së fundmi ka komentuar lëvizjet e futbollistëve të rinj që zgjodhen për […]

Publikohet formacioni, kjo është 11-shja startuese e Fodës

By: MSH
18 November 2025 at 19:27
Është publikuar formacioni zyrtar i Kosovës, në ndeshjen e sontme ndaj Zvicrës. Ndeshja e fundit në fazën kualifikuese për Botërorin 2026 e gjen Fodën me 3 ndryshime në formacion, shkruan IndeksOnline. Në ndeshje është kthyer portieri Aro Muriç, ndërkaq Fidan Aliti dhe Veldin Hoxha do të zëvendësojnë Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun. Këta të fundit, […]

Merz dhe Macron kryesojnë bisedimet për pavarësinë digjitale të Evropës

By: MSH
18 November 2025 at 19:17
Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, ministra nga vendet e BE-së dhe udhëheqës biznesi do të takohen sot në Berlin për të diskutuar mënyrat se si Evropa mund të reduktojë varësinë e saj nga kompanitë teknologjike jo-evropiane. Samiti mbi Sovranitetin Digjital Evropian do të presë delegacione nga 23 vende. Merz dhe Macron do […]

Nesër seanca e Kuvendit, punëtorët e RTK-së kanë një thirrje

By: MSH
18 November 2025 at 18:58
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka bërë thirrje publike për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të reflektojnë dhe të votojnë buxhetin për RTK-në. Përmes një letreje të hapur, SPERTK-ja thotë se gjendja e rëndë e punëtorëve, që tash e tri javë nuk kanë rroga, po cenon jo vetëm mirëqenien e punëtorëve, por […]

Reshje të mëdha edhe në Shqipëri, rritet niveli i ujit në liqenin e Fierzës

By: MSH
18 November 2025 at 17:44
Reshjet intensive të shiut kanë ndikuar në rritjen e rezervës hidrike në kaskadën e Drinit. Nga të dhënat rezulton se niveli i ujit në Fierzë është mbi 266 metra dhe prurjet mesatare janë 160m³/s. Pas reshjeve të rëna në verilindje kuota  është rritur me më shumë se    3 metra  brenda pak ditëve duke zhytur sërish nën […]

Granit Xhaka me zviceranët në një hotel në periferi të Prishtinës, gati për ndeshjen me Kosovën!

By: MSH
18 November 2025 at 17:40
Disa orë para përballjes së madhe Kosovë – Zvicër, Granit Xhaka është parë në njërin prej hoteleve në periferi të Prishtinës, i shoqëruar nga disa miq dhe pjesëtarë të stafit. IndeksOnline raporton se kapiteni i Zvicrës u pa tejet i qetë dhe i fokusuar. Ndeshja zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim […]
Received — 29 March 2025 Indeksonline.net

Hezbollahu i bën thirrje Libanit të ndërmarrë veprime kundër sulmeve izraelite

By: MSH
28 March 2025 at 23:58
Kreu i bllokut parlamentar të Hezbollahut, Mohammed Raad, ka bërë thirrje për unitet më të fortë kombëtar dhe një qëndrim më të fortë përballë “agresionit” izraelit dhe i bëri thirrje qeverisë libaneze të ndërmarrë “hapa praktikë” për të ndaluar sulmet ndaj vendit. Komentet e tij erdhën pasi forcat izraelite goditën Bejrutin më herët sot, pavarësisht […]

Studimi: Nëse keni motra, jeni njerëz më të mirë

By: MSH
28 March 2025 at 23:40
Nëse ju keni motër, jeni një person më i mirë, sipas një studimi të publikuar në Journal of Family Psychology. Sipas këtij studimi, të kesh motër rezulton në përmirësimin e shëndetit mendor dhe rritjen e vetëvlerësimit. Analiza statistikore tregoi se prania e një motre i mbronte adoleshentët veçanërisht “nga ndjenja e vetmisë, padrejtësisë, fajit, frikës […]

Ministria e Financave arsyetohet për mos-ekzekutimin e shtesave për policë

By: MSH
28 March 2025 at 23:36
Sindikata e Policisë së Kosovës deklaroi më herët gjatë ditës se disa zyrtarëve policorë nuk u janë ekzekutuar të hollat e fituara nga orët shtesë dhe ndërrimet e natës. “Në prag të festës, policët nuk e kanë marrë pagën e merituar, e cila është e domosdoshme për planifikimin e angazhimeve të tyre familjare dhe personale. […]
Received — 28 March 2025 Indeksonline.net

Policëve nuk iu paguhen orët shtesë dhe ndërrimet e natës, reagon Sindikata

By: MSH
28 March 2025 at 21:55
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vonesën në pagesën e ndërrimit të natës dhe orëve shtesë për zyrtarët policorë. Sipas Sindikatës, në prag të festës, policët nuk e kanë marrë pagën e merituar, e cila është e domosdoshme për planifikimin e angazhimeve të tyre familjare dhe personale. Kjo situatë […]

Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur

By: MSH
28 March 2025 at 21:47
Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka humbur drejtimin dhe është “klinikisht i vdekur”, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka një qëndrim ndryshe. Në një intervistë për RTK-në, ambasadori Orav ka theksuar se dialogu nuk mund të cilësohet si i vdekur, pavarësisht […]
Received — 27 March 2025 Indeksonline.net

Furnizimi me material për një pajisje, Spitali i Gjakovës jep tender 43 mijë eurosh

By: MSH
27 March 2025 at 14:39
Spitali i Gjakovës i ka dhënë një kompanie tenderin në vlerë prej 43 mijë e 150 eurosh, për t’u furnizuar me material shpenzues për laparaskop. Kontrata midis Spitalit të Gjakovës dhe kompanisë “Solution D Medical” është njoftuar të nënshkruhet sot dhe do të zgjasë për një vit, shkruan IndeksOnline. Kontrata përfshin blerjen e instrumenteve kirurgjike. […]

Dyshuan për agjendë të fshehtë, Grenlanda refuzon vizitën e zv.presidentit amerikan dhe gruas së tij

By: MSH
27 March 2025 at 14:30
Një biznes turistik në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, ka anuluar vizitën e Usha Vance-t, bashkëshortes së zv.presidentit amerikan JD Vance. Sipas mediave, thuhet se vizita është anuluar pasi dyshohet për një agjendë të fshehtë nga administrata e Trumpit. Fillimisht, vizita e Usha Vance-t ishte paraqitur si një udhëtim familjar për të shijuar kulturën lokale dhe […]

Ambasadori italian takohet me Maqedoncin

By: MSH
27 March 2025 at 12:53
Ambasadori italian në Kosovë, Antonello de Riu, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Në një njoftim të shkurtër, Ambasada italiane bën të ditur se De Riu dhe Maqedonci diskutuan bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me fokus të veçantë në bashkëpunimin mes ministrive të dy vendeve, shkruan IndeksOnline. “Bisedimet u përqendruan […]

Ambasada amerikane paralajmëron emigrantët ilegalë: Kush shkel ligjin amerikan do të kthehet në vend të tij ose do të përballet me akuza

By: MSH
27 March 2025 at 12:33
Ambasada amerikane ka bërë një paralajmërim të rreptë për të gjithë emigrantët ilegalë. Duke cituar sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, që deklaroi se “nëse po konsideroni të hyni ilegalisht në Amerikë, as mos e mendoni”, Ambasada amerikane ka shkruar: “Hyrja e paligjshme në Shtetet e Bashkuara nuk është një opsion. Ata që shkelin ligjin […]

“Bota e di shumë mirë”, MPJD-ja i reagon Serbisë, pas deklarimeve kundër njohjes së pavarësisë nga Kenia

By: MSH
27 March 2025 at 12:11
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar ashpër ndaj shtetit serb, pasi ky i fundit kundërshtoi njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, nga Republika e Kenias. Në një reagim zyrtar, MPJD-ka thotë se Serbia sërish ka zbuluar fytyrën e vërtetë, duke shtuar se po vazhdon të refuzojë përmbushjen e zotimeve të saj, […]

Aksidentohet nëndetësja egjiptiane, raportohet për të vdekur

By: MSH
27 March 2025 at 12:04
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe nëntë janë plagosur, në një aksident të nëndetëses turistike në Detin e Kuq, pranë resortit egjiptian të Hurghadasë. Mes të plagosurve, katër persona janë në gjendje kritike, ndërsa 29 pasagjerë u shpëtuan dhe u transportuan në spitalet e afërta, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Mendohet se në momentin e aksidentit […]

Kelmendi i AAK-së uron Trumpin: Heqja e taksave dhe tatimit të dyfishtë Kosovë-SHBA, prioritet yni

By: MSH
23 January 2025 at 12:56
Kandidati për deputet, Egzon Kelmendi, ka uruar fitoren e presidentit Donald Trump, duke e cilësuar atë si një shembull të suksesshëm të lidhjes ndërmjet biznesit dhe zhvillimit ekonomik. Sipas tij, kjo fitore është një dëshmi që individët me sukses në biznes mund të sjellin të mira edhe për shtetin. Ai ka thënë se ky është […]
❌