TEL AVIV – Netanjahu: U diagnostikova nga kanceri i prostatës dhe jam shumë mirë
24 April 2026 at 15:53
TEL AVIV, 24 prill /ATSH/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se u diagnostikua nga kanceri i prostatës, shruan foxnews.com.
Sipas kryeministrit sëmundja u zbulua në një fazë shumë të hershme dhe u trajtua plotësisht.
Ai shton se tumori nuk tregoi përhapje dhe, pas trajtimit të synuar, tani e përshkruan shëndetin e tij si “të shkëlqyer”.
Netanyahu kërkoi një shtyrje të raportit të tij mjekësor që të mos publikohet gjatë kulmit të luftës. /os/
The post TEL AVIV – Netanjahu: U diagnostikova nga kanceri i prostatës dhe jam shumë mirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.