Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayJava News

Hetim penal kundër gruas së kryeministrit Benjamin Netanyahu

By: A M
2 February 2025 at 20:15

Një hetim penal “ka nisur kundër Sara Netanyahu”, gruaja e kryeministrit izraelit, njoftoi prokuroria izraelite në një letër dërguar një deputeti të opozitës që kishte kërkuar ndjekje penale.

Prokuroria nuk specifikon natyrën e çështjes ndaj Netanyahut, i cili aktualisht ndodhet në SHBA.

Megjithatë, kjo deputete e Partisë së Punës, Naama Lazimi, po e akuzon atë për tentativë për të korruptuar një dëshmitare në gjyqin për korrupsion të bashkëshortit të saj, pas një investigimi gazetaresk të transmetuar në dhjetor nga një rrjet televiziv privat.

“Ky zbulim është i rëndësishëm për mbikëqyrjen parlamentare, sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit”, shkroi Lazimi në një mesazh për X.

“Nuk do të hesht, nuk do të përkulem dhe nuk do të lejoj që ky rast të varroset. Drejtësia do të vendoset, ne do të sigurohemi që të ndodhë”.

Deputetja e bëri letrën e saj drejtuar organeve të drejtësisë pas një hetimi nga emisioni investigativ Ouvda në Channel 12, i cili konfirmoi se gruaja e Benjamin Netanyahu kishte tentuar të frikësonte një dëshmitar në rastin e bashkëshortit të saj.

Në këtë emision u prezantuan pamjet audio në të cilat thuhet se Netanyahu i kërkon ndihmësit të bashkëshortit të saj, i cili më pas ka vdekur, të ngacmojë dhe të kryejë një fushatë negative në rrjetet sociale kundër kundërshtarëve të bashkëshortit të saj dhe kryesisht kundër Klein, një prej tyre dëshmitarët kryesorë në gjyqin kundër kryeministrit izraelit.

Në dhjetor, kreu i qeverisë izraelite dëshmoi për herë të parë gjatë gjyqit të tij për korrupsion dhe i quajti akuzat kundër tij “qesharake”.

Izraeli: Presidenti Trump ka ftuar kryeministrin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë

By: A M
28 January 2025 at 21:35

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është ftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump për një takim në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt, ka thënë zyra izraelite të martën.

“Netanyahu është lideri i parë i huaj që është ftuar në Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të Trumpit”, është thënë në deklaratë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e ka konfirmuar ftesën dhe ka thënë se takimi do të realizohet “në fillim të javës tjetër”.

“Hollësitë do të bëhen publike kur të finalizohen”, ka thënë ky zyrtar.

Takimi mes Trumpit dhe Netanyahut vjen pasi presidenti amerikan ka deklaruar se është përgjegjës për arritjen e armëpushimit në mes të Izraelit dhe Hamasit në Gazë, pas disa muajve të negociatave të pasuksesshme.

Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Përgjatë mandatit të parë, Trump ka thënë shpesh se Izraeli “nuk ka pasur kurrë mik më të mirë në Shtëpinë e Bardhë” dhe kjo gjë është pohuar shpesh nga Netanyahu.

Pak pas nisjes së mandatit të dytë, Trump e ka miratuar dërgimin e 2.000 bombave në Izrael, ndonëse ish-presidenti Joe Biden nuk pati lejuar diçka të tillë.

Netanyahu e ka përshëndetur Trumpin që i ka ofruar Izraelit, ato që i ka konsideruar “pajisje” për të mbrojtur veten./ REL

Macron bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon tërheqjen e trupave izraelite nga Libani

By: A M
26 January 2025 at 18:26

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i kërkuar që të tërheqë forcat ushtarake ende të pranishme në Liban.

“Presidenti i insistoi kryeministrit Netanyahu për rëndësinë që asgjë të mos komprometojë përpjekjet e autoriteteve të reja libaneze për të rivendosur autoritetin e shtetit në të gjithë territorin e vendit të tyre ”, theksoi presidenca franceze në një deklaratë.

Kryeministri izraelit tregoi gjithashtu të dielën se kishte marrë garanci nga presidenti francez se kompanitë izraelite do të lejoheshin në Panairin e 55-të Ndërkombëtar të Ajrit dhe Hapësirës në Le Bourget në qershor, sipas zyrës së tij.

Netanyahu: Rënia e Assadit, rezultat i goditjeve që u kemi shkaktuar Iranit e Hezbollahut

By: Java News
8 December 2024 at 19:04

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka quajtur rënien e Assadit si “ditë historike”, por ka paralajmëruar kundër “kërcënimeve të mundshme”.

Duke folur gjatë një vizite në lartësitë e Golanit të pushtuar nga Izraeli, Netanyahu ka thënë se rrëzimi i Bashar al-Assadit në Siri ishte një “ditë historike” në Lindjen e Mesme dhe rënia e një “lidhjeje qendrore në boshtin e së keqes të Iranit”.

“Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i goditjeve që i kemi shkaktuar Iranit dhe Hezbollahut, mbështetësve kryesorë të Assadit. Kjo ka shkaktuar një reaksion zinxhir në të gjithë Lindjen e Mesme, duke fuqizuar ata që kërkojnë të çlirohen nga ky regjim shtypës”, ka thënë Netanyahu./a.m.

The post Netanyahu: Rënia e Assadit, rezultat i goditjeve që u kemi shkaktuar Iranit e Hezbollahut first appeared on JavaNews.al.

Netanyahu viziton kufirin me Libanin: Do t’i presim “oksigjenin” Hezbollahut!

By: Java News
3 November 2024 at 19:30

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu udhëtoi të dielën drejt kufirit me Libanin, nga ku ushtria izraelite nisi një ofensivë kundër Hezbollahut në fund të shtatorit.

Hera e fundit që Netanyahu ishte në zonë ishte më 6 tetor. Gjatë vizitës së tij, siç theksojnë mediat izraelite, ai është takuar me oficerë të lartë me të cilët ka vlerësuar situatën në lidhje me operacionet kundër Hezbollahut.

Ai tha se “me ose pa marrëveshje” me Libanin, rivendosja e sigurisë në veri dhe kthimi i izraelitëve në shtëpitë e tyre kërkon shtyrjen e Hezbollahut në veri të lumit Litani, duke parandaluar riarmatimin e grupit terrorist dhe reagimin ndaj çdo aktiviteti kundër Izraelit.

“E thënë thjesht: zbatim, përmbarim, zbatim”, tha ai për zbatimin e synimeve që Izraeli ka vendosur. Netanyahu shtoi se është e rëndësishme të ndërpritet “oksigjeni” i Hezbollahut nga Irani përmes Sirisë, që do të thotë qarkullimi i rregullt i armëve dhe mjeteve të tjera.

Top Channel

Sulmet ajrore të Izraelit, Netanyahu: E mbajtëm premtimin!

By: Java News
27 October 2024 at 17:42

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bëri bilancin e sulmeve ajrore të vendit të tij ndaj Iranit. Ai tha se ato ia arritën qëllimit.

Netanyahu foli të dielën gjatë funeralit të një ushtari izraelit, një ditë pasi avionët luftarakë izraelitë goditën disa objektiva ushtarake në Iran, si hakmarrje për sulmin me 180 raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor.

“Në orët e para të së shtunës, ne mbajtëm premtimin tonë. Forcat Ajrore sulmuan në të gjithë Iranin. Ne dëmtuam rëndë kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe aftësinë e tij për të prodhuar raketa. Këto sulme vijnë pas disa muajve të fundit ku ne kemi vepruar në mënyrë sistematike për t’i prerë krahët Iranit, Hezbollahut dhe Hamasin. Dje goditëm regjimin iranian”, tha ai.

Ushtria izraelite tha se avionët e saj kishin goditur objektet që Irani përdori për të prodhuar raketat e lëshuara ndaj Izraelit, si dhe vendndodhjet e raketave tokë-ajër.

Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA tha se katër persona u vranë nga sulmet, të gjithë ushtarë. Ushtria iraniane tha se sulmet kishin në shënjestër bazat ushtarake në provincat Ilam, Khuzestan dhe Teheran.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, bazuar në fotografitë sateliore, sulmet izralite në Iran dëmtuan objekte në dy baza ushtarake sekrete në juglindje të kryeqytetit Iranian.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant informoi Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin rreth asaj që e cilësoi “sukses të sulmeve izraelite ndaj Iranit”.

Nga ana tjetër udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha të dielën se sulmi izraelit “nuk duhet as të ekzagjerohet dhe as të nënvlerësohet”, por ai nuk bëri thirrje për një sulm të menjëhershëm hakmarrës.

Armiqësitë mes Izraelit dhe Iranit e kanë zanafillën që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Izraeli e konsideron Iranin si kërcënimin e tij më të madh, duke vënë theksin tek thirrjet e udhëheqësve të tij për shkatërrimin e Izraelit, mbështetjen e tyre për grupet militante anti-izraelite dhe programin bërthamor të Teheranit.

Ndërkohë sot si pasojë e sulmeve izraelite në Gazën veriore u vranë të paktën 22 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

Ofensiva izraelite në veri të Gazës ka hyrë në javën e tretë të saj dhe organizatat ndërkombëtare thonë se po ndodh një katastrofë humanitare. Izraeli thotë se në qendër të sulmeve të tij kishte militantët e Hamasit./VOA

❌
❌