Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayJava News

DASH fut në “listën e zezë” zyrtarin e qeverisë së Hungarisë, bashkëpunëtor i ngushtë i Viktor Orban

By: A M
7 January 2025 at 21:54

Departamenti i Thesarit në SHBA ka njoftuar të martën se ka vendosur sanksione ndaj zyrtarit të lartë të Qeverisë së Hungarisë, Antal Rogan, i cili dyshohet për përfshirje në korrupsion në Hungari.

Rogan është një bashkëpunëtorë i afërt i kryeministrit hungarez Viktor Orban si dhe drejton zyrën e kabinetit të tij.

Departamenti i Thesarit të SHBA-së akuzoi Rogan për përdorimin e postit të tij për përfitime financiare personale dhe për aleatët politikë.

“SHBA-të nuk do të hezitojnë t’i mbajnë përgjegjës individët, sikur Rogan, që përdorin fuqinë e zyrës së tyre për të pasuruar veten dhe aleatët në mënyrë ilegale në dëm të vendit dhe bashkëkombësve të tyre”, deklaroi Bradley T. Smith në detyrë në kuadër të Sekretariatit për Thesarin për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Hungarisë janë tensionuar gjatë presidencës së Joe Biden, si pasojë e lidhjeve të afërta të Budapestit me Moskën edhe pas luftës në Ukrainë.

DASH publikon dekoratën për Altin Dumanin: Kampion i luftës kundër korrupsionit! Integritet, guxim dhe profesionalizëm

By: Java News
9 December 2024 at 22:30

Kreu i SPAK, Altin Dumanin u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024.

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken i dha dekoratën Altin Dumanit, ndërsa e vlerësoi punën e tij dhe të Prokurorisë së Posaçme.

DASH postoi në faqen në rrjetin social X edhe dekoratën e Dumanit. Ndërsa vlerësimit iu bashkua edhe Byroja kundër Narkotikëve, që i shprehën “urimet” Altin Dumanit, si një nga 10 kampionët e 2024.

“Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.

Congratulations to 's Altin Dumani, one of @StateDept’s 2024 Anti-Corruption Champions! #UnitedAgainstCorruption #ACCA2024 #IACD2024 pic.twitter.com/si10TpCczM

— US Dept of State INL (@StateINL) December 9, 2024

The post DASH publikon dekoratën për Altin Dumanin: Kampion i luftës kundër korrupsionit! Integritet, guxim dhe profesionalizëm first appeared on JavaNews.al.

❌
❌