Normal view

“Babai im u vra”/ Një vit pas sulmit të Hamasit, izraelitët “shpërthejnë” kundër Netanyahu: Turp për ju

27 October 2024 at 17:42

Në një ceremoni përkujtimore të organizuar sot në Jerusalem, të afërmit e të vrarëve në sulmet e Hamasit të 7 tetorit të vitit të kaluar ndërprenë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu teksa fliste gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Një video e shpërndarë në rrjet, tregon Netanyahun duke qëndruar në heshtje në një podium ndërsa anëtarët e audiencës, të cilët nuk mund të shihen në video, bërtasin “Turp për ju”, raporton “Times of Israel”.

Një person tjetër bërtet “babai im u vra”, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Sot shënohet data hebraike e një vjetorit të sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit. Rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng më 7 tetor 2023, kur persona të armatosur të Hamasit kaluan kufirin nga Gaza.

 

The post “Babai im u vra”/ Një vit pas sulmit të Hamasit, izraelitët “shpërthejnë” kundër Netanyahu: Turp për ju appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu merr vendimin e prerë: Izraeli nuk u bindet urdhrave të SHBA, zgjedh objektivat e tij

26 October 2024 at 22:08

Pothuajse gjysmë dite pas sulmeve ndaj Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zgjodhi sonte të informojë botën se Izraeli i zgjodhi objektivat që sulmoi në Iran vetëm në bazë të interesave të tij kombëtare dhe jo në bindje ndaj urdhrave të SHBA-së.

Zyra e Netanyahut e lëshoi njoftimin në përgjigje të asaj që e quajti një raport “plotësisht të rremë” të televizionit lokal se Izraeli u përmbajt nga goditja e objekteve të gazit dhe naftës iraniane për shkak të presionit nga SHBA.

“Izraeli para-zgjedh objektivat e sulmeve bazuar në interesat kombëtare dhe jo sipas urdhrave amerikanë. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, tha zyra e kryeministrit izraelit.
Megjithatë, pak më herët, presidenti izraelit Isaac Herzog përshëndeti SHBA-në, aleatin historik të Izraelit, për bashkëpunimin “publik dhe të fshehtë” mes dy vendeve, pas sulmeve izraelite në Iran.

“Dua të falënderoj veçanërisht mikun tonë të madh, SHBA-në, i cili është një aleat i vërtetë, dhe bashkëpunimin tonë publik dhe sekret”, tha ai në një postim në platformën X.

The post Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu merr vendimin e prerë: Izraeli nuk u bindet urdhrave të SHBA, zgjedh objektivat e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmi me dron në banesën e Netanyahut, publikohen pamjet nga dëmet e shkaktuara (Video)

23 October 2024 at 10:44

Mediat izraelite, duke cituar informacione nga Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të vendit, Shin Bet, raportuan se avioni pa pilot i Hezbollahut arriti të godiste shtëpinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu. Nga ky sulm janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Fillimisht është publikuar një foto dhe më pas një video nga shtëpia e kryeministrit, pasi më parë ishte ndaluar të publikohej ndonjë gjë nga ushtria izraelite. Shpërthimi theu xhamin në dritaren e dhomës së gjumit dhe nuk pati të lënduar sepse Netanyahu dhe gruaja e tij nuk ishin në atë shtëpi në momentin e sulmit.

Të shtunën menjëherë pas sulmit, Netanyahu tha se Hezbollahu, një aleat i Iranit, i cili u përpoq të vriste atë dhe gruan time ndërsa theksoi se kanë bërë një gabim të rëndë.

“Unë u them iranianëve dhe aleatëve të tyre në boshtin e së keqes: kushdo që përpiqet të dëmtojë qytetarët e Izraelit do të paguajë një çmim të lartë”, shtoi ai. Zëdhënësi i Hezbollahut, Mohammad Afif, njoftoi se organizata shiite libaneze merr përgjegjësinë e plotë për sulmin që nisi në shtëpinë e kryeministrit izraelit në Cezare.

🔴 Benjamin Netanyahu’s bedroom window hit by Hezbollah drone

Read more here ⤵https://t.co/JwT1LcQXVO pic.twitter.com/9S5f6rpGXl

— The Telegraph (@Telegraph) October 22, 2024

The post Sulmi me dron në banesën e Netanyahut, publikohen pamjet nga dëmet e shkaktuara (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Një prej tyre goditi rezidencën e Netanyahut, kush qëndron pas dronëve të nisur nga Libani

20 October 2024 at 16:41

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk është frenuar nga qëllimet e tij të luftës pas një sulmi të raportuar me dron në rezidencën e tij private.

“Përpjekja e përfaqësuesit të Iranit Hezbollah për të vrarë mua dhe gruan time sot ishte një gabim i rëndë”, shkroi ai në një postim në X.

Zyra e tij më herët tha se një dron ishte nisur drejt rezidencës së Netanyahut në qytetin bregdetar verior të Cezaresë të shtunën në mëngjes. Kryeministri izraelit dhe gruaja e tij nuk ishin në shtëpi në atë moment dhe askush nuk u lëndua.

Misioni i Iranit në OKB thotë se Hezbollahu qëndron pas sulmit të raportuar. Ndërkohë vetë Hezbollahu, i cili financohet dhe pajiset nga Irani, ende nuk ka komentuar mbi ngjarjen, shkruan BBC. Ushtria izraelite tha se tre drone u lëshuan nga Libani, ndërsa njëri prej tyre goditi një ndërtesë në Cezare. Ata nuk konfirmuan nëse godina ishte pjesë e rezidencës së kryeministrit dhe as përmasat e ndonjë dëmtimi.

Në orën 08:19 me orën lokale (06:19 BST), Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë: “Në orën e fundit, tre mjete ajrore pa pilot kaluan në vend nga Libani. Dy nga dronët u kapën. Një tjetër goditi një ndërtesë në Cezare, pa të lënduar.”

Kryeministri izraelit përdor dy shtëpi private, në Cezare dhe Jerusalem, si dhe ka kaluar kohë edhe në Beit Aghion, rezidenca e tij zyrtare në Jerusalem, e cila aktualisht është duke u rinovuar. Sulmi i raportuar vjen ndërsa Izraeli përgatitet t’i përgjigjet sulmit me raketa balistike të Iranit në shkallë të gjerë më 1 tetor, me ministrin e mbrojtjes të Izraelit që tha se përgjigja e tij do të ishte “vdekjeprurëse, e saktë dhe befasuese

The post Një prej tyre goditi rezidencën e Netanyahut, kush qëndron pas dronëve të nisur nga Libani appeared first on Sot News | Lajme.

Deklaratat e Trump, përgjigjet Netanyahu: Izraeli e merr parasysh atë që thotë SHBA, por në fund vendosim vetë!

20 October 2024 at 15:29

Presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi bisedën telefonike që pati me Donald Trump pas deklaratave të republikanit dje gjatë fjalimit të tij në një fushatë në Pelnsilvani. Në reagimin zyrtar bëhet me dije se Netanyahu është shprehur se Izraeli i merr parasysh çështjet e ngritura nga administrata amerikane, por në fund merr vendimet bazuar në interesat e tyre kombëtare.

Kjo përgjigje nga Izraeli vjen pas deklaratave të Trump se Netanyahu injoron atë që thotë Biden dhe se falë injorimit të këshillave të presidentit amerikan Izraeli është në këtë pozicion të fortë pasi në të kundërt vendi do të ishte në gjendje të keqe.

“Kryeministri Netanyahu përsëriti atë që tha publikisht: Izraeli merr parasysh çështjet e ngritura nga administrata amerikane, por në fund do të marrë vendimet e tij bazuar në interesat e tij kombëtare ”, thuhet në deklaratë.

Të shtunën mbrëma, ish-presidenti amerikan dhe kandidati për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump tha gjatë një mitingu në Pensilvani se nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të kishte dëgjuar Presidentin Biden, situata e Izraelit do të ishte më e keqe.

“Biden “i thotë Netanyahut ‘mos e bëj këtë, mos vepro kështu’. Bibi nuk e dëgjon, dhe si rrjedhojë Izraeli është tani në një pozicion shumë më të fortë se tre muaj më parë. Bibi më telefonoi dhe më tha ‘kjo është e pabesueshme’ dhe gjithçka sepse nuk e dëgjoi Biden. Nëse do ta bënte, nuk do të ishte në këtë pozicion”, tha republikani, duke iu referuar Lindjes së Mesme dhe serisë së vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut dhe duke konfirmuar bisedën që kishte me presidentin izraelit.

The post Deklaratat e Trump, përgjigjet Netanyahu: Izraeli e merr parasysh atë që thotë SHBA, por në fund vendosim vetë! appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmit në rezidencën e Netanyahut, Izraeli hakmerret ndaj Gazas duke vrarë të paktën 73 persona

20 October 2024 at 11:29

Sulmet ajrore izraelite mbrëmjen e së shtunës vranë të paktën 73 njerëz në Rripin e Gazës, tha mbrojtja civile e enklavës së vogël palestineze. Sulmet ndodhën në të njëjtën ditë kur një dron goditi rezidencën private të kryeministrit Benjamin Netanyahu në Izraelin qendror.

Ushtria izraelite ka bombarduar një zonë të banuar në Beit Lahia, në pjesën veriore të Rripit të Gazës, ku ka nisur një sulm të ri kundër elementëve të lëvizjes islamike palestineze Hamas.

“Ekipet e mbrojtjes civile gjetën 73 të vdekur dhe një numër të madh të plagosurish” në Beit Lahia dhe “ka ende të vdekur nën rrënoja”, tha për AFP zëdhënësi i mbrojtjes civile Mahmoud Basal.

Ushtria izraelite tha se numrat e lëshuar nga autoritetet në Rripin e Gazës nuk korrespondojnë me informacionin që zotëronte, duke siguruar se municione precize janë përdorur kundër një shënjestre që i përkiste Hamasit.

Edhe para këtij bombardimi, mbrojtja civile fliste për më shumë se 400 të vdekur në Rripin verior të Gazës që nga 6 tetori, kur nisën operacionet e reja izraelite me qëllimin e deklaruar për të parandaluar rigrupimin e njësive të krahut ushtarak të Hamasit.

“Lajme të tmerrshme nga Gaza veriore, ku palestinezët vazhdojnë të vuajnë tmerre të papërshkrueshme nën rrethimin e forcave (të armatosura) izraelite,” tha përmes X-it Joyce Mizuya , kreu i përkohshëm i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) .

Ditën e djeshme një dron u lëshua kundër rezidencës private të Benjamin Netanyahu në Cezare (qendër), megjithatë, as kryeministri izraelit dhe as gruaja e tij nuk ishin aty, siç siguroi zyra e tij. Ushtria izraelite njoftoi nga ana e saj në mbrëmje se Hezbollahu kishte lëshuar të paktën 200 raketa dhe/ose drone nga Libani kundër territorit izraelit.

The post Sulmit në rezidencën e Netanyahut, Izraeli hakmerret ndaj Gazas duke vrarë të paktën 73 persona appeared first on Sot News | Lajme.

“Asgjë nuk na ndal”/ Netanyahu flet për herët të parë pas tentativës për sulm në banesën e tij: Vazhdojmë deri në…

19 October 2024 at 14:08

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, bëri deklaratën e tij të parë pas tentativës për sulm në shtëpinë e tij në Cezare, mesditën e së shtunës. Në videon e postuar në rrjetin social “X” kryeministri izraelit teksa shëtit në një park thotë: “Asgjë nuk na ndal, do të vazhdojmë deri në fitore”. Më tej kryeministri përgëzon forcat Izraelite për punën që po bëjnë ndaj ushtrisë së Hamasit, duke iu referuar eliminimit të liderit të Hamasit nga trupa izraelitë.

“E dini, dy ditë më parë ne eliminuam vrasësin masiv, liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Siç e thashë, jemi në një luftë ekzistenciale dhe do të vazhdojmë deri në fund. Dhe dua të them diçka tjetër, unë jam krenar për ushtarët tanë, jam krenar për komandantët tanë dhe jam krenar për ju, qytetarët e Izraelit ”, shton ai.

🚨Netanyahu's response to the drone attack that hit his private residence earlier today: pic.twitter.com/dCm2uJuFMT

— Barak Ravid (@BarakRavid) October 19, 2024

Netanyahu e cilësoi Sinwar “organizator terrorist”. Mediat ndërkombëtare raportuan këtë të shtunë se banesa e Netanyahut u shenjëstrua nga një dron. Sakaq në momentin e sulmit as kryeministri izraelit, e as bashkëshortja e tij nuk ndodheshin në banesë. Zyra e kryeministrit në Izrael konfirmoi më herët se rezidenca private e Benjamin Netanyahu në Cezare ishte objektivi i një sulmi me dron nga Libani.Në një deklaratë të shkurtër, zyra tha se kryeministri Netanyahu dhe gruaja e tij Sara nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar nga incidenti.

Deri tani, përgjegjësinë për sulmin me dron nuk e ka marrë grupi libanez i mbështetur nga Irani, Hezbollah, i cili ka një vit që shkëmben zjarr me Izraelin, por as ndonjë grup tjetër militant. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

The post “Asgjë nuk na ndal”/ Netanyahu flet për herët të parë pas tentativës për sulm në banesën e tij: Vazhdojmë deri në… appeared first on Sot News | Lajme.

“Vdekja e liderit të Hamasit nuk i jep fund luftës në Gaza”/ Netanyahu shuan shpresat

18 October 2024 at 08:46

Në luftën kundër Hamasit në Gaza, vrasja e Yahya Sinwar është padyshim fitorja më e madhe e Izraelit deri më tani.

“Eleminimi i Sinwar-it krijon mundësi për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe një ndryshim të mundshëm që mund të sjellë një realitet të ri në Gaza pa Hamasin dhe pa kontrollin iranian”, tha ministri i Jashtëm izraelit Katz.

Nga ana tjetër, kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu komplimentoi ushtarët dhe e bëri të qartë se sado e madhe mund të jetë fitorja e tyre me vrasjen e liderit të Hamasit, nuk është fundi i luftës. Ai tha se pengjet e mbetur nuk janë të lirë dhe se Hamasi po lufton dhe po përpiqet të vrasë trupat izraelite.

Aksioni për vrasjen e Sinwarit nuk ishte i parapërgatitur. Sipas një deklarate të ushtrisë, ai u vra në Rafah të Gazës Jugore gjatë kohës kur një tank i ushtrisë izraelite hapi zjarr pasi tre terroristë të dyshuar po vraponin nga një ndërtesë në tjetrën.

Sinwar ishte një nga arkitektët kryesorë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 Tetor 2023 dhe Izraeli është zotuar ta vrasë që nga fillimi i luftës në Gaza. Ndërkohë, 1 vit lufte ka vrarë të paktën 42,000 palestinezë dhe ka lënë pjesën më të madhe të Gazës në gërmadha.

The post “Vdekja e liderit të Hamasit nuk i jep fund luftës në Gaza”/ Netanyahu shuan shpresat appeared first on Sot News | Lajme.

Ekzekutimi i liderit të Hamasit, Netanyahu nuk ndalet nga kërcënimet: E keqja është goditur, por ne nuk kemi mbaruar

17 October 2024 at 22:12

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu optimizëm në lidhje me situatën e krijuar pas konfirmimit të vrasjes së liderit të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, nga ushtria izraelite. Ai theksoi se, pavarësisht goditjes së rëndë që iu ka shkaktuar të keqes, misioni i tyre nuk ka mbaruar.

“Sot e keqja ka pësuar një goditje të rëndë, por misioni ynë ende nuk ka mbaruar. Familjeve të të rrëmbyerve u them, ky është një moment i rëndësishëm në luftë; ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat që ata të kthehen në shtëpi. Të dashurit tuaj janë të dashurit tanë,” deklaroi ai.

Netanyahu e përshkroi këtë situatë si “Lufta e Ringjalljes” për Izraelin, duke sugjeruar se emri i operacionit do të ndryshohet nga “Shpata të Hekurta” në “Lufta e Ringjalljes.” Këto informacione kanë ardhur nga zëra në mediat izraelite, të cilët njoftuan për propozimin e kryeministrit gjatë një mbledhjeje të qeverisë më 7 tetor.

The post Ekzekutimi i liderit të Hamasit, Netanyahu nuk ndalet nga kërcënimet: E keqja është goditur, por ne nuk kemi mbaruar appeared first on Sot News | Lajme.

Netanyahu paralajmëron sulme pa mëshirë ndaj Hezbollahut pas agresionit me dron

15 October 2024 at 15:06

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha dje në mbrëmje se Izraeli do të vazhdojë sulmet ndaj Hezbollahut në Liban pa mëshirë, një ditë pasi militantët e mbështetur nga Irani nisën një sulm me dron në një bazë izraelite që vrau katër ushtarë.
Deklarata e Netanyahut erdhi pasi avionët izraelitë goditën pozicionet në Liban, duke përfshirë një shtëpi në veri të vendit ku zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se ishin vrarë të paktën 21 persona.

“Do të doja ta bëja të qartë: Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun pa mëshirë kudo në Liban – përfshirë Bejrutin”, tha Netanyahu në bazën stërvitore të Brigadës Golani, e cila u godit nga një dron i Hezbollahut dje në mbrëmje.
Më shumë se 60 persona u plagosën në bazën, e vendosur pranë qytetit Binyamina në Izraelin qendror. Ishte një nga sulmet më të përgjakshme në Izrael që nga fillimi i luftës së Gazës pak më shumë se një vit më parë.

Organizata militante shiite e kërcënoi Izraelin me më shumë sulme nëse vendi nuk ndalonte ofensivën e tij në Liban.
“Ne po vazhdojmë të luftojmë. Ne po paguajmë një çmim të dhimbshëm, por kemi arritje të konsiderueshme që do të vazhdojmë t’i bëjmë,” u tha Netanyahu trupave në bazë, sipas një deklarate nga zyra e tij.
=

Përmendja eksplicite e kryeministrit për sulmet në Bejrut është e rëndësishme, pasi kishte raporte të pakonfirmuara më parë nga mediat izraelite se Netanyahu kishte udhëzuar forcat, të shmangnin sulmet në kryeqytetin libanez.
Nga e premtja deri të hënën në mbrëmje, nuk pati asnjë sulm ajror izraelit në Bejrut.

The post Netanyahu paralajmëron sulme pa mëshirë ndaj Hezbollahut pas agresionit me dron appeared first on Sot News | Lajme.

Përshkallëzimi i konfliktit: Izraeli kryen sulme ajrore në Lindje të Libanit kundër Hezbollahut

15 October 2024 at 09:12

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar me intensifikimin e luftimeve mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, një grup militant dhe politik në Liban. Izraeli ka kryer sulme ajrore në lindje të Libanit më 15 tetor, në përgjigje të sulmeve me raketa dhe dronë nga Hezbollahu, që kanë shkaktuar viktima mes ushtarëve izraelitë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk do të ketë mëshirë ndaj Hezbollahut dhe ka kërcënuar me sulme edhe në Bejrut.

Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, vazhdon të luftojë me trupat izraelite në kufirin mes dy vendeve, ndërsa të dy palët kanë shkëmbyer zjarr dhe raketa pothuajse çdo ditë që nga nisja e luftës në Gazë në tetor të vitit të kaluar. Izraeli ka përshkallëzuar bombardimet në Liban, duke synuar të dobësojë Hezbollahun dhe të sigurojë kthimin e izraelitëve të zhvendosur për shkak të konfliktit.

Tensionet në rajon janë të larta, dhe konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut rrezikon të zgjerohet më tej nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike.

The post Përshkallëzimi i konfliktit: Izraeli kryen sulme ajrore në Lindje të Libanit kundër Hezbollahut appeared first on Sot News | Lajme.

Mblidhet Këshilli i Sigurimit në Izrael, do të diskutohet përgjigja ndaj sulmit iranian

14 October 2024 at 18:03

Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli i Sigurimit në Izrael si dhe kryeministri  Benjamin Netanyahu, saktësisht në orën 20:30 në selinë ushtarake Kirya në Tel Aviv.

Siç shkruajnë mediet e huaja, në këtë takim do të diskutohet përgjigja ndaj sulmit Iranian. Izraeli vazhdon të këmbëngulë se do të hakmerret kundër Iranit për sulmin e tij me raketa balistike dy javë më parë.

Irani ka sulmuar Izraelin me raketa mbrëmjen e 1 tetorit. Rreth 200 raketa u hodhën drejt Izraelit, pas sirenave për sulm ajror që shpërthyen në të gjithë vendin. Flakët dhe raketat u panë në qiellin e Tel Aviv-it, sipas mediave shtetërore. Ushtria izraelite konfirmoi raportet dhe tha se raketat u hodhën në Izrael nga Irani.

The post Mblidhet Këshilli i Sigurimit në Izrael, do të diskutohet përgjigja ndaj sulmit iranian appeared first on Sot News | Lajme.

Netanyahu ultimatum OKB-së: Largoni trupat paqeruajtëse, bëjeni menjëherë…

13 October 2024 at 14:12

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, i bëri thirrje të dielën shefit të OKB-së që “menjëherë” të largojë paqeruajtësit e OKB-së të vendosur në Libanin jugor nga “rruga e rrezikut”.
“Zoti Sekretar i Përgjithshëm, largoni forcat e UNIFIL-it nga rreziku. Duhet të bëhet menjëherë”, tha Netanyahu në një video deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

Të paktën pesë paqeruajtës të OKB-së janë plagosur ditët e fundit ndërsa forcat izraelite luftojnë kundër Hezbollahut në Libanin jugor.
Kjo vjen pasi ushtria izraelite tha të dielën se trupat e saj në Liban kishin kapur një militant të Hezbollahut, njoftimi i parë i tillë që kur filloi një ofensivë tokësore ndërkufitare.

IDF ka hasur pak rezistencë pasi ka sulmuar fshatrat në Libanin jugor, sipas Institutit për Studime të Luftës, i cili shtoi se ushtarët izraelitë “kanë hasur në mënyrë të vazhdueshme depo armësh dhe infrastrukturë” të përdorura më parë nga luftëtarët e Hezbollahut që “u larguan nga zona”.

Yoav Gallant, ministri i mbrojtjes i Izraelit, i tha homologut të tij amerikan Lloyd Austin se Izraeli do të vazhdojë të marrë masa për të shmangur çdo dëm ndaj paqeruajtësve të OKB-së të vendosur në Libanin jugor, tha të dielën ministria e mbrojtjes.

“Ministri Gallant theksoi … IDF (ushtara izraelite) do të vazhdojë të marrë masa për të shmangur dëmtimin e trupave të Unifil dhe pozicioneve paqeruajtëse”, në Libanin jugor, tha ministria në një deklaratë pas bisedimeve gjatë natës.
Të paktën pesë paqeruajtës janë plagosur ditët e fundit ndërsa forcat izraelite luftojnë kundër Hezbollahut në Libanin jugor.
Misioni paqeruajtës, Unifil, ka akuzuar ushtrinë izraelite për gjuajtje “të qëllimshme” në pozicionet e saj.
Unifil tha se, ditët e fundit, forcat e saj janë vënë vazhdimisht nën zjarr në qytetin libanez Naqura ku ka selinë e saj, si dhe në pozicione të tjera.

The post Netanyahu ultimatum OKB-së: Largoni trupat paqeruajtëse, bëjeni menjëherë… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 8 October 2024 Sot News | Lajme

Izraeli ekzekuton pasardhësin e mundshëm të Hassan Nasrallah, liderit të Hezbollahut që u vra dy javë më parë

8 October 2024 at 19:27

Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli ka vrarë pasardhësin e mundshëm të Hassan Nasrallah, liderit të Hezbollahut i cili u vra në një sulm në Bejrut më pak se dy javë më parë, pa i përmendur emrin.

Kryeministri izraelit ndau një mesazh në të cilin ai foli popullit të Libanit, duke i kërkuar atyre që “të çlirohen nga Hezbollahu”.

Ai tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se ka degraduar aftësitë e Hezbollahut.

“Ne kemi vrarë mijëra terroristë, duke përfshirë vetë Nasrallah, dhe zëvendësimin e Nasrallah, dhe zëvendësimin e zëvendësuesit të tij”, tha ai.

Nuk ishte e qartë se për kë e kishte fjalën, megjithëse ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant tha më herët se Hashem Safieddine, kushëriri i Nasrallah dhe zëvendësuesi i tij i mundshëm, “ndoshta” u vra në një sulm javën e kaluar.

“Sot, Hezbollahu është më i dobët se sa ka qenë për shumë e shumë vite. Tani ju, populli libanez, qëndroni në një udhëkryq të rëndësishëm. Është zgjedhja juaj. Tani mund ta rimerrni vendin tuaj dhe ta ktheni atë në një rrugë paqeje dhe prosperiteti. Nëse nuk e bëni, Hezbollahu do të vazhdojë të përpiqet të luftojë Izraelin nga zona me popullsi të dendur në kurrizin tuaj. Nuk i intereson nëse Izraeli tërhiqet në një luftë më të gjerë.”

The post Izraeli ekzekuton pasardhësin e mundshëm të Hassan Nasrallah, liderit të Hezbollahut që u vra dy javë më parë appeared first on Sot News | Lajme.

❌