Normal view

Mundësi përparimi të Studimeve Albanologjike

16 November 2024 at 07:56

Nga Muharrem Abazaj, gjuhëtar

Sipas ligjit të saj, Akademia jonë e Shkencave, albanologjinë, shkencat e identitetit, i ka pasur dhe i ka prioritet konstant. Por, duhet pranuar se përpjekje e albanologjisë, sidomos këto dekadat e fundit nuk kanë sjellë ndonjë gjë të re në këtë fushë. Etnogjeneza e kombit tonë, që përbën objektin madhor të saj, vazhdon ende të mos jetë përcaktuar përfundimisht. Edhe për problemin e gjuhës,shqipe, që është një element bazë për etnogjenezën, për origjinën dhe lashtësinë e saj, nuk është arritur në një përfundim shterues. Ndërkohë institucione prestigjioze ndërkombëtare, me mundësi shumë herë më të mëdha se Akademia jonë, në studimet e tyre kanë sjellë të reja shkencore ku hidhet dritë edhe për këto çështje të albanologjisë.

Një studim i tillë është edhe ai i Institutit Max Panck (Institute for Evolutionary Anthropology) të SHBA, i publikuar kohët ë fundit nga revista “Science”,me autor të parë studiuesin gjerman Paul Heggarty (Max Planck Institute) dhe 33 bashkautorë nga disiplina të ndryshme, ku një vend të veçantë zë edhe prejardhja dhe lashtësia e gjuhës shqipe. Me qëllim, për t ‘u njohur më nga afër me këtë studim, Akademia jonë e Shkencave organizoi më 4 – 5 nënrtor “Tryezën Shkencore Ndërkombëtare” me temë: “: “Shqipja midis gjuhëve indoevropiane, origjina dhe lashtësia e saj”, duke patur prezent në këtë aktivitet edhe prof. Paul Heggarty. Albanologjia ka dalë prej kohësh në përfundimin se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja, por për mungesa materialesh të shkruara në ilirishte, ky përfundim ka patur edhe kundërshtime.

Në studimin e Institutit të lartpërmendur, konfirmohet plotësisht jo vetëm prejardhja e shqipes nga ilirishtja, por jepet edhe prejardhja e vet ilirishtes direkt nga gjuha mëmë, nga kanë rrjedhur të gjitha gjuhët indoevropiane. Kjo hipotezë e re kombinon aspekte të dy tezave të deritanishme për origjinën e gjuhëve indoevropiane: asaj të “stepës ponto-kaspike” dhe asaj të “gjysmëhënës pjellore” ose “hapësirës në formë gjysmëhëne”, që fillon nga Deti Mesdhe e mbaron në Gjirin Persik. Sipas saj indoeuropianishtja e ka origjinën në harkun verior të “gjysmëhënës pjellore” dhe vetëm disa degë te saj kryesore në Europë kaluan në veri përmes stepës, si një pikë kalimi dytësore. Gjuha shqipe (albanin / shqipe) është shkëputur nga gjuha mëmë mbi 6000 vjet më parë, por jo përmes stepës ponto – kaspike, siç është menduar më parë, por hapësirës në formë gjysmëhëne”, që fillon nga Deti Mesdhe e mbaron në Gjirin Persik.

Ky përfundim duhet kuptuar drejt, sepse:. “…vjetërsia relative e një gjuhe mund të përcaktohet në bazë të inovacioneve gjuhësore që e dallojnë nga gjuhët e tjera, vjetërsia (kronologjia) absolute nuk mund të datohet, pra, gjuhët nuk kanë një datë lindjeje, por kronologji të dallimit (shkëputjes).” Kjo do të thotë që është gjuha ilirishte ajo që është shkëputur mbi 6000 mijë vjet më parë nga gjuha mëmë, dhe përmes një inovacioni gjuhësor të pandërprerë, ajo ka arritur në trajtën e shqipes së sotme. Në këtë kuptim nuk mund të quajmë gabim mendimin e disa gjuhëtarëve se gjuha e sotme shqipe nuk është me e lashtë se 1500 vjet,.sepse në këtë periudhe ilirishtja ka patur një evoluim intensiv,ka arritur në trajtat e shqipes së sotme dhe ka marrë një emërtim të ri, emërtimin gjuha shqipe.

Studimi e klasifikon gjuhën shqipe si të tretën për nga lashtësia mbas anatolianes dhe tokarianes. Por duke qenë se anatoliania dhe tokariania, aktualisht janë gjuhë të vdekura, mbetet gjuha shqipe me lidhje më të afërta me gjuhën mëmë. Ky fakt i jep mundësinë gjuhës shqipe të ketë konservuar më mirë se gjuhët e tjera indoevropiane, trajta të gjuhës mëmë. Nisur nga kjo ide realiste, shumë studiues shqiptarë janë përpjekur për të zbuluar lidhje midis ilirishtes dhe shqipes por edhe më tej,.Është arritur të zbulohen fakte reale të lidhjes së shqipes me ilirishten. Por, të entuziazmuar nga lashtësia e shqipes, në këto studime janë përfshirë edhe një numër i madh amatorësh, të cilët me publikimet e shumta të tyre të të ashtuquajturave “analiza etimologjike motivuese ” kanë mbushur rrjetet sociale deri në media, kanë tërhequr vëmendjen e një numri të madh ndjekësish, duke spostuar kërshërinë e lexueseve nga e vërteta shkencore.

Ky fenomen tërhoqi vëmendjen dhe u kritikua gjatë punimeve të kësaj tryeze. Horizonti që përshfaqet nga kjo tryezë shkencore për historinë e shqipes, jep mundësi të mëdha për të shpënë përpara studimet albanologjike deri në vërtetimin me fakte konkrete hipotezën e lashtësisë disa mijra vjeçare të ilirishte- shqipes. I del për detyrë Institutit të Gjuhësisë për organizimin e një studimi gjithëpërfshirës, ku të vilen të gjitha gjetjet dhe faktet që vinë nga të gjithë studiuesit, jo vetëm të punonjësve shkencorë, por edhe studiueseve të pavarur. Të analizohen me hollësi të gjitha këto fakte dhe të bëhet seleksionimi i tyre duke arritur në përfundime konkrete. Një veprimtari e tillë shkencore duhet të publikohet në vazhdimësi, sepse në këtë mënyrë njihen edhe ata që janë të interesuar për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe arrijnë vetë të gjykojnë se cilët studiues kanë sjellë fakte reale, duke mos besuar më tek të pavërtetat e amatorëve.

The post Mundësi përparimi të Studimeve Albanologjike appeared first on Sot News | Lajme.

Silvinjo flet hapur për gjithçka, por jo për formacionin, priten surpriza sot përballë Çekisë

16 November 2024 at 07:37

Adriatik BALLA

Trajneri Silvinjo foli dje në konferencë për shtyp, ku komentoi jo vetëm gjendjen e skuadrës së tij, por edhe pritshmëritë nga dueli me Çekinë, që është kundërshtari i radhës. “Skuadra me të cilën ndoshta kemi luajtur më shumë në këto vite, kemi fituar, barazuar e humbur me ta, ndaj nesër mund të ndodhë gjithçka. Ata janë të fortë, janë fizikisht të fortë, e kemi thënë prej kohësh. Trajneri i tyre, është shumë inteligjent, ka bërë 3-4 ndryshime, është ekip ndryshe, luan me 4. Ka Shulc, është Çeri i cili i jep ekuilibër skuadrës, Hoslek, Çerni, Provod, shumë të fortë e fizik. Ne duhet të bëjmë mirë lojën tonë, kemi cilësi teknike e organizim taktik.

Por duhet të shkojmë në fushë me shumë zemër dhe shpirt, kjo mund të bëjë diferencën. Mbase 90 minutat që do luajmë mund të bëjmë një nga ndeshjet më të mirë të vitit të fundit, nuk është momenti për t’u ankuar, lojtarët janë në gjendje për 100%. E kam thënë pas Europianit është periudhë e vështirë, kombëtaret kanë humbur lojtarë prej dëmtimeve, dhe Çekia ka lojtarë të dëmtuar. Lojtarët nuk kanë pasur pushimet për t’u rikuperuar, unë jam i lumtur dhe kam besim te ato lojtarë që kam. Ne do futemi për të dhënë 100% tonë. Nuk ka frikë nga kundërshtarit apo ndeshja, hyjmë në fushë për 100%”, theksoi tekniku brazilian.

Sulmi

Silvinjo pranoi se sulmi ka specifikën e vet në këtë ndeshje, por u ndal më shumë ek Uzuni, të cilin e cilësoi në formë dhe shumë të mirë, por që bënte më shumë rolin si sulmues i dytë. “Ne kemi dhe një stërvitje pas pak, duhet të shohim 2-3 lojtarë që kanë pasur probleme të vogla fizike. Uzuni nuk ka probleme. Uzuni nuk është tipik 9, është më shumë i dytë, por arrin të shënojë kur gjen hapësirë. Kemi dy tre mundësi që mund t’i përdorim dhe nesër do të marrim vendim për formacionin me të cilin do të nisim.

Uzuni bën më shumë rolin e sulmuesit të dytë. Kam mësuar në lidhje me cilësitë si Uzuni, i shpejtë, që rri pas sulmuesit të parë dhe që krijon hapësira për të shënuar. Ekziston mundësia për ta shfrytëzuar karakteristika e lojtarit në këtë aspekt. Ju kujtoj se e ka nisur si sulmues anësor dhe më pas duke depërtuar më tepër brenda. Ka fizik shumë të mirë, por ngelet për t’u vlerësuar çfarë do zgjedhim nesër”, shtoi Silvinjo.

Qëndrimi për momentet e vështira

Trajneri brazilian i Kombëtares foli edhe për natyrën e ndeshjeve të tilla dhe se si lojtarët duhet të silleshin kur gjendeshin në moment të vështirë. “Mua më duket se janë ndeshje që vlerësohen detajet. Duhet kujdes në çdo moment për të bërë një ndeshje të bukur, një nivel përqendrimi të lartë, kërkon anën fizike, taktike, por të kërkon më shumë në nivel përqendrimi, duhet të bësh gjithçka me sytë hapur. Kemi luajtur 3 ndeshje me ta, praktikisht një derbi, por nuk ka lidhje, nesër është ndryshe.

Do të shkojmë fort në fushë dhe provojmë gjithçka, 100%. Zakonisht ndodh kur pëson gol, me të gjitha skuadrat, 4-5 minutat e para ai “black-out”. Këtu bën diferencën eksperienca dhe fusha, e rëndësishme pasi pëson gol të qetësohesh dhe pastaj të rinisësh lojën. Kam qenë lojtar i trajnerëve të rëndësishëm, e kam kuptuar që kanë të drejtë trajnerët sepse krijohet ideja që duhet të rikthehesh fushën, kemi vuajtur gjatë Europianit”, përfundoi Silvinjo.

The post Silvinjo flet hapur për gjithçka, por jo për formacionin, priten surpriza sot përballë Çekisë appeared first on Sot News | Lajme.

Arlind Ajeti apelon që tifozët ta respektojnë himnin çek, beson tek fitorja e Shqipërisë

16 November 2024 at 07:36

Adriatik BALLA

Kuqezinjtë janë gati të shkruajnë histori me ndeshjen e sotme ndaj Republikës Çeke, një ndeshje vendimtare në grupin 1 të Divizionit B të Ligës së Kombeve, ndeshje që për shqiptarët duhet fituar patjetër nëse duan të mbeten brenda objektivave të tyre për vend të parë në grup në këtë edicion të ligës. Trajneri Silvinjo doli dje në konferencë shtypi duke pasur në krah Arlind Ajetin. Ky i fundit, në kushtet kur ka mungesa të rëndësishme në repartin difensiv, duket e do të zëvendësojë qendërmbrojtësin Berat Gjimshiti. Pra, Shqipëria pret sot Çekinë në orën 20:45. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe vlen për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Para ndeshjes foli mbrojtësi Arlind Ajeti. “Besoj i kemi të gjitha cilësitë e duhura të arrijmë kualifikimin në Botëror, është rrugë e gjatë, besoj nëse mundohemi të japim maksimumin dhe të japim shpirtin për Kombëtaren do ta arrijmë dhe atë. U bëjmë thirrje tifozëve që të respektojmë himnin e Çekisë, të tregojmë anë të mirë pavarësisht çfarë ka ndodhur në Çeki, të tregojmë anën tonë të mirë. Shpresoj të shoh ekipin që ishte në Gjeorgji, e dimë që ndeshje e vështirë, i dimë dhe cilësitë e Çekisë. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë t’ia dalim”, nënvizoi Ajeti. Më tej mbrojtësi kuqezi foli për rivalët, duke përmendur lojtarin me të cilin do të përballet në fushë, Horin. “Ai ka bërë në ndeshje shumë të mirë, ka qenë shumë i rëndësishëm për Çekinë.

Fizikisht është afër 2 metër dhe është shumë e vështirë ta ndalësh, shpresoj që nesër t’ia dalim që të mos shënojë gol”, nënvizoi më tej Ajeti. Një koment e bëri ai edhe për renditjen e skuadrave në grupin 1 të Divizionit B të Ligës së Kombeve. “Janë të gjitha të mundura në futboll. Por unë besoj te ekipi, të cilësitë e çdo lojtari dhe normalisht synojmë vendin e parë, të fitojmë dy ndeshjet e marrim vendin e parë, Sigurisht, çdo gjë është e mundur, por me cilësinë që e kemi, besoj që nuk do biem”, shtoi kosovari i përfaqësueses tonë.

Objektivi

Mbrojtësi Arlind Ajeti beson se Shqipëria ka shansin të marrë maksimumin në këto dy përballje të mbetura, duke nisur nga dueli i sotëm me Çekinë, e për të zënë vendin e parë në grup, një objektiv që nuk duket i lehtë, por me mbështetjen e tifozerisë mund të arrihet. “Po normalisht besojmë se mund t’ia dalim prapë dhe pse është ndeshje tjetër, çdo ndeshje fillon nga 0-0. Ne kemi kualitete dhe cilësi për të marrë rezultat pozitiv. Shpresojmë t’ia dalim”, vazhdoi Ajeti. Mbrojtësi kuqezi foli dhe për performancën në përfaqësuese.

“Ndjenja në Kombëtare është gjithmonë ndryshe, të jesh pjesë është diçka shumë e veçantë. Vetëm ato që janë pjesë e dinë, prandaj në fushë hyjmë ndryshe nga ekipet, prandaj është gjë shumë normale dhe sa herë jam këtu e ndjej atë”, shtoi ai. Në fund Ajeti komenton edhe deklaratat e lojtarit çek Çeluska me të cilin njihet de luajnë bashkë. “Kemi folur dhe për këtë ndeshje, normalisht ai dëshiron të fitojë Çekia dhe në duam të fitojmë, shikojmë nesër”, përfundoi Ajeti.

The post Arlind Ajeti apelon që tifozët ta respektojnë himnin çek, beson tek fitorja e Shqipërisë appeared first on Sot News | Lajme.

Juventusi në hall me mesfushorin Pol Pogba, kërkon shkëputjen e kontratës

16 November 2024 at 07:34

Adriatik BALLA

Juventusi ka ambicie të rikthehet tek titulli këtë sezon, por ka rivalitetin e fuqishëm të Napolit, Interit dhe Lacios, pa lënë mënjanë edhe Atalantën që ka pasur një ecuri të shkëlqyer këtë vit. Nga ana tjetër, trajneri Mota po kërkon të zgjidhet situata me disa lojtarë në ekip de emri që lakohet më shumë është ai i Pol Pogba, nisur nga specifika e problemit, pasi është lojtar që ishte pezulluar për përdorim substancash të palejuara. Në fakt, sipas mediave italiane, Pol Pogba dhe Juventusi janë pranë ndarjes përfundimtare, me largimin e mesfushorit francez që pritet të jetë tejet i dobishëm për balancat financiare të “Zonjës së Vjetër”. 31-vjeçari u kthye te “Allianz Stadium” në vitin 2022, duke firmosur një kontratë katërvjeçare me vlerë 8 milionë euro në sezon.

Megjithatë, paga e tij u ngri pasi u dënua me katër vite pezullim në shtator të vitit 2023, pasi rezultoi pozitiv në një test dopingu. Që nga ajo kohë, Pogba ka marrë vetëm një pagë minimale prej 2,000 euro në muaj. Edhe pse ai ka shprehur dëshirën për t’u kthyer te Juventusi pasi pezullimi i tij u reduktua në 18 muaj, klubi torinez ka konsideruar gjithmonë si zgjidhje të vetme një ndërprerje të kontratës me mirëkuptim, duke pasur parasysh përfitimet financiare që kjo do të sillte. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ndërprerja e kontratës së Pogba-s do t’i kursejë Juventusit rreth 30 milionë euro bruto, duke përfshirë pagën minimale të 12 muajve të fundit, pagën sezonale prej 8 milionë eurosh dhe bonuset prej 2 milionë euro deri në përfundim të kontratës në vitin 2026. Një njoftim zyrtar nga Juventusi pritet të vijë së shpejti, ndoshta para përfundimit të pushimit ndërkombëtar, duke e bërë Pogbanë lojtar të lirë për të firmosur me ndonjë klub tjetër.

Shumë ekipe nga Anglia, Europa dhe MLS thuhet se kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. Ndërkohë që Juventusi po përpiqet të gjejë një zgjidhje për Pol Pogba, Interi ka gati rinovimin e kontratës me Bisek. Mbrojtësi i Interit, Jan Aurel Bisek, do të jetë pjesë e skuadrës “nerazzurre” deri në vitin 2029, ka njoftuar klubi të premten. 23-vjeçari iu bashkua Interit në verën e vitit të kaluar nga Aarhusi i Superligës së Danimarkës. Transferimi i tij u kompletua për 7 milionë euro. “Calciomercato” ka shkruar se Bisek deri tani ka përfituar më pak se 1 milionë euro në sezon, por paga e tij është rritur dukshëm. Ai ka luajtur në shtatë ndeshje të Serie A në edicionin aktual. Ka zhvilluar edhe katër paraqitje në Ligën e Kampionëve. Interi dhe Atalanta janë të vetmet skuadra që ende nuk kanë pësuar gol në “Champions”.

The post Juventusi në hall me mesfushorin Pol Pogba, kërkon shkëputjen e kontratës appeared first on Sot News | Lajme.

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

15 November 2024 at 15:59

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot  kryesisht të kthjellët e vranësia të pakta të cilat do të jenë kryesisht në juglindje të vendit, aty ku edhe deri në orët e mëngjesit  do të ketë prezencë të reshjeve të shiut dhe në lartësinë mbi 900 metra reshje bore.

Dita e diel do të ketë mot të kthjellët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

The post A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Sot News | Lajme.

Luftëtari i ri kinez i padukshëm po vjen, ja se si Xi Jinping po sfidon Donald Trump

14 November 2024 at 07:59

Avioni J-35A i pajisur me teknologji stealth , i aftë për ta bërë atë të padukshëm për radarët, bën debutimin e tij në Kinë në Zhuhai Airshow. Luftëtari i ri është flamuri i armatimeve të reja kineze i ekspozuar në panairin që sapo është hapur në Guangdong me rastin e festimeve të 75-vjetorit të Forcave Ajrore të Republikës Popullore. Gjatë ditës së parë të Airshow, i cili do të përfundojë pas një jave, u ekspozuan gjithashtu droni sulmues Jiu Tian, një tjetër avion pa pilot i padukshëm dhe një sistem raketash anti-balistik. Megjithëse jo të gjitha karakteristikat e këtyre sistemeve dhe aftësitë e tyre aktuale janë të njohura, shkruan Wall Street Journal, Pekini i ka paraqitur ato si shembull të përparimit të bërë nga trashëgimtari i Perandorisë Qiellore “në zhvillimin e forcës së saj ajrore dhe përmirësimin e aftësive të saj për të mbrojtur Interesat strategjike të Kinës”.

Në transmetimin e imazheve të J-35A, televizioni shtetëror kinez nënvizoi se gjigandi aziatik është një nga dy vendet në botë, tjetri është Amerika, që ka dy modele luftarakë të padukshëm . Në fakt, Ushtria Çlirimtare Popullore mund të llogarisë edhe në avionin J-20, më i madh në përmasa dhe në shërbim që nga viti 2017, krahasuar nga ekspertët me F-22-të amerikanë. J-35A është një avion i aftë për të kryer kryesisht operacione luftarake ajrore dhe sulme ajër-tokë, por nuk dihet se kur do të jetë plotësisht operacional. Luftëtari i ri, faza e projektimit të të cilit zgjati rreth një dekadë, ka ngjashmëri me F-35 amerikan përsa i përket roleve dhe aftësive. Megjithatë, me një ndryshim domethënës: J-35A është një aeroplan me dy motorë ndërsa avioni amerikan ka një motor të vetëm.

The post Luftëtari i ri kinez i padukshëm po vjen, ja se si Xi Jinping po sfidon Donald Trump appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat tuaja sot? Ja çfarë thonë astrologët

14 November 2024 at 07:57

Dashi

Jeta juaj në çift do jetë më e bukur dhe më emocionuese gjatë kësaj dite. Partneri do iu qëndrojë gjatë gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë dëshirat. Buxheti do ekuilibrohet ndjeshëm dhe do jeni më të qetë në këtë sektor.

Demi

Asgjë për t’u veçuar gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, kështu që merrini gjërat sa më shtruar. Me financat duhet të tregoheni të matur sepse situata mund të përkeqësohet.

Binjaket

Do jeni shumë provokuese me partnerin tuaj sot dhe kjo do e joshë edhe më tepër atë. Për sa iu përket financave, duhet thënë se Hëna do jetë ajo që do iu ndihmojë të zgjidhni problemet.

Gaforrja

Nën mbrojtjen e planetëve, jeta juaj në çift do jetë më e bukur dhe më emocionuese sot. Në planin financiar duhet vepruar me kujdes dhe maturi. Shmangni transaksionet e mëdha apo edhe dhëniet e huave.

Luani

Partneri nuk do iu kuptojë sot dhe kjo do iu lëndojë jashtë mase. Në planin financiar nuk duhet të ndiqni gjithmonë këshillat që do iu japin miqtë sepse edhe mund të zhgënjeheni.

Virgjëresha

Ditë e mbushur me gëzim dhe kënaqësi kjo e sotmja. Nuk do mërziteni aspak me ndonjë kritikë që mund t’iu bëjë partneri dhe do shihni me pozitivizëm drejt së ardhmes. Financat do jenë të ekuilibruara kështu që në këtë plan mund të jeni të qetë.

Peshorja

Do keni shumë ide si ta bëni jetën tuaj në çift më emocionuese sot dhe do ndiheni si në ëndërr. Në planin financiar do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do kryeni shpenzime marramendëse.

Akrepi

Nuk do jeni shumë të sigurt sot për vazhdimësinë e lidhjes që keni krijuar dhe do flisni gjerë e gjatë me partnerin. Të ardhurat do jenë në përgjithësi të privilegjuara.

Shigjetari

Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Çdo gjë do vazhdojë si çdo ditë dhe nuk do përjetoni emocione të mëdha. Financat do kenë disa tronditje të vogla për shkak të shpenzimeve të mëdha që do iu duhet të kryeni.

Bricjapi

Do kërkoni më shumë stabilitet gjatë kësaj ditë në jetën tuaj në çift dhe për këtë duhet të flisni me atë që keni në krah. Sektori i financave nuk do jetë në gjendjen më të mirë.

Ujori

Nuk do e dëgjoni me vëmendje atë që ka për t’iu thënë partneri sot dhe do bëni disa gabime të pafalshme. Në planin financiar mund të kryeni transaksione të rëndësishme sepse situata do jetë goxha e qëndrueshme.

Peshqit

Më në fund ata që janë në një lidhje do ndihen të lumtur pranë atij që dashurojnë. Çdo gjë do shkojë më së miri dhe nuk do kenë për çfarë të shqetësohen. Edhe sektori i financave do jetë i privilegjuar.

The post Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat tuaja sot? Ja çfarë thonë astrologët appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident tragjik në aksin Tepelenë-Fier, humbin jetën menjëherë çifti i bashkëshortëve

14 November 2024 at 07:47

Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Fier. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30, në aksin rrugor Tepelenë-Fier, ku shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A..
Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).

Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident tragjik në aksin Tepelenë-Fier, humbin jetën menjëherë çifti i bashkëshortëve appeared first on Sot News | Lajme.

Trump hodhi akuza për vjedhje votash në Filadelfia, autoritetet amerikane e nxjerrin ‘blof’

6 November 2024 at 08:56

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi se po kryhej një vjedhje masive votash në Filadelfia, por Policia e qytetit tha se nuk kishte asnjë informacion apo indicie që të mbështeste këtë pretendim.

“Po flitet shumë për vjedhje masive në Filadelfia. Forcat e policisë po shkojnë atje,” tha Trump përmes një postimi në rrjetin social Truth, rreth orës 4:40 të pasdites me orën lokale. Akuzat për vjedhje votash në këtë qytet nuk janë të reja, pasi Trump i ka bërë ato edhe gjatë fushatës në vjeshtë. Megjithatë, këto akuza janë hedhur poshtë edhe nga drejtuesit lokalë të Partisë Republikane.

Akuzat e të martës u hodhën poshtë gjithashtu nga Prokurori i Distriktit të Filadelfias, Larry Krasner. “Nuk ka asnjë bazë apo fakt që të vërtetojë këto akuza. I kemi ftuar palët të dërgojnë fakte në çdo moment. Nëse Donald Trump ka ndonjë fakt që të mbështesë këto akuza, le të na i dorëzojë tani,” deklaroi ai në një reagim në rrjetin social X.

The post Trump hodhi akuza për vjedhje votash në Filadelfia, autoritetet amerikane e nxjerrin ‘blof’ appeared first on Sot News | Lajme.

Terror në Tiranë/ Gruaja tenton të godasë me thikë të riun te “Rruga e Elbasanit”, ja arsyeja

By: xhoana
1 November 2024 at 17:30

Tirana është tronditur këtë pasdite (01.11.2024), pas një konflikti të ndodhur te “Rruga e Elbasanit”, ku thuhet se një grua ka tentuar të godasë me thikë një djalë.

Identitetet e personave ende nuk dihen, ndërsa bëhet po ashtu me dije se gruaja u netralizua nga qytetarët dhe më pas është marrë nga policia. Dyshohet, sipas dëshmitarëve, se gruaja ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

The post Terror në Tiranë/ Gruaja tenton të godasë me thikë të riun te “Rruga e Elbasanit”, ja arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Përsëritet historia, deputetët demokratë krijojnë kaos, bllokohet foltorja

31 October 2024 at 10:32

Tensione në seancën plenare.
Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren ndërkohë që situata nuk është e qetë as jashtë godinës, ku deputetët e përjashtuar kërkojnë të hyjnë në sallë por nuk lejohen nga Garda.

vijon/…

The post Përsëritet historia, deputetët demokratë krijojnë kaos, bllokohet foltorja appeared first on Sot News | Lajme.

Austin paralajmëron Rusinë: Trupat Koreanoveriorë të gatshëm për përballje në Ukrainë

31 October 2024 at 08:59

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se përdorimi i trupave koreanoveriore nga Rusia për ta ndihmuar atë në luftën e saj kundër Ukrainës, është një “përshkallëzim i rrezikshëm dhe destabilizues”.
Duke folur në një konferencë për media në Pentagon mbrëmjen e 30 tetorit përkrah homologut të vet nga Koreja e Jugut, Austin tha se mbi 10.000 ushtarë koreanoveriorë janë vendosur tashmë në Rusinë lindore.

Disa prej këtyre ushtarëve po zhvendosen në rajonin e Kurskit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, dhe janë të veshur në uniforma ruse dhe bartin pajisje ruse.
Njësite të tjera nga Koreja e Veriut ndodhen tashmë në Kursk, sipas tij.
Ushtria e Ukrainës e kreu një inkursion të madh në Kursk gjatë gushtit dhe prej atëherë ka nën kontroll qindra kilometra katror territor atje.

Dërgimi e trupave koreanoveriore në Rusi jo vetëm që ka mundësi të zgjasë konfliktin, por gjithashtu mund t’i nxisë të tjerët të marrin masa.
“Ka një numër gjërash që mund të ndodhin”, tha Austin.
Ai shtoi se “gjasat janë shumë të larta” që Rusia t’i përdorë trupat koreanoveriore në luftime.
Austin përsëriti se trupat koreanoveriore duhet të presin të jenë në shënjestër e ushtrisë ukrainase, e cila përdor armë të dhuruara nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, në fushëbetejë, dhe se disa prej tyre ka mundësi ta humbin jetën.

“Nëse ata luftojnë përkrah ushtarëve rusë, atëherë ata po bashkëluftojnë, dhe ne kemi çdo arsye të besojmë se ata do të vriten dhe do të plagosen si pasojë e kësaj”, tha Austin.
Shtetet e Bashkuara po e marrin situatën shumë seriozisht dhe i bëjnë thirrje Kremlinit ta ndryshojë kursin.
Ambasadori i Moskës në Kombet e Bashkuara tha në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork më 30 tetor se bashkëpunimi ushtarak i Rusisë me Korenë e Veriut nuk shkel ligjin ndërkombëtar dhe nuk është “i drejtuar kundër vendeve të treta”.
Vasily Nebenzya gjithashtu mohoi lajmet se trupat koreanoveriore janë të pranishme në vijën e parë të luftës.

“Këto deklarata për ushtarët koreanoveriorë në frontin tonë nuk duhet të habisin askënd, sepse janë gënjeshtra të hapura”, tha Nebenzya, duke akuzuar Uashingtonin dhe Londrën për “dezinformim”.
Koreja e Jugut ka paralajmëruar se Pheniani do të merrte mësime të vlefshme nga trupat e tij dhe do të shihte luftën moderne duke ndihmuar Rusinë, dhe kjo do të përbënte kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për Seulin.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun, tha në një konferencë për shtyp me Austin se ai nuk beson se dislokimi do të shkaktojë luftë në Gadishullin Korean, por mund të rrisë kërcënimet e sigurisë pasi Koreja e Veriut me gjasë do të kërkojë teknologji ushtarake ruse në këmbim të dërgimit të trupave.
Kjo mund të përfshijë armë bërthamore taktike dhe teknologji për raketa balistike ndërkontinentale.
Ndërkohë, diplomati i lartë i Koresë së Veriut mbërriti në Moskë për bisedime, që sipas agjencisë së spiunazhit të Koresë së Jugut, mund të përfshijnë diskutime për dërgimin e trupave shtesë dhe se çfarë do të marrë Koreja e Veriut në këmbim./REL

The post Austin paralajmëron Rusinë: Trupat Koreanoveriorë të gatshëm për përballje në Ukrainë appeared first on Sot News | Lajme.

“Ahmetaj do vi të dëshmojë”/ Gazetarja bën deklaratën ‘bombë’, ja si i përgjigjet ish-kryeministri live nga arratia

30 October 2024 at 07:49

Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now me Erla Mëhillin”, se opozitën e vërtetë në Shqipëri do e bëjë ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim. Sipas gazetares ai do të vijë në Shqipëri e do dëshmojë në Prokurori duke dhënë prova, dokumente e fakte të pakontestueshme.

“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vij në Shqipëri dhe të dëshmojë. Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar. Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente video, prova të pakontestueshme. Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në prokurorinë shqiptare. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”,-tha Llabani.

Megjithatë vetë Ahmetaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Ai ka reaguar gjatë emisionit “Now” për moderatoren Erla Mëhilli ku është shprehur se “nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Shqipëri.

The post “Ahmetaj do vi të dëshmojë”/ Gazetarja bën deklaratën ‘bombë’, ja si i përgjigjet ish-kryeministri live nga arratia appeared first on Sot News | Lajme.

Nga protesta, Petrit Vasili flet për arrestimin e Ilir Metës: Atentat ndaj burrit që zbaton ligjin, horrat…

By: xhoana
29 October 2024 at 18:45

Petrit Vasili ishte i pranishëm këtë të martë në protestën e opozitës, ku së bashku me deputetë dhe anëtarë të Partisë së Lirisë u vendosën në autostradën Tiranë- Durrës, afër vendit ku u arrestua kreu i tyre, ish-presidenti Ilir Meta.

Ai ka komentuar për herë të parë edhe për arrestimin e ish-Presidentit.

“Për mua ka qenë një lajm shokues. Një veprim i cili nuk duhet të kishte guximin dhe kurajën që simbolizonte të vetmin njeri që ka qenë pikë referimi kushtetues dhe patriotik. Sepse sot nëse ende nuk kanë guxuar të vënë firmën e fundit për detin, ishte se e ndaloi Ilir Meta.

Ai ishte një atentat ndaj një burri që zbaton ligjin. Mesazhi që dhanë këta është se horrat duhet të jenë të qetë dhe ata që zbatojnë ligjin duhet të jenë të shqetësuar”,-tha Vasili.

The post Nga protesta, Petrit Vasili flet për arrestimin e Ilir Metës: Atentat ndaj burrit që zbaton ligjin, horrat… appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit, zbulohet arsyeja e fortë

By: xhoana
25 October 2024 at 15:49

Shtyhet seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit.

Lajmi konfirmohet nga burimet për media, teksa shkak i shtyrjes është bërë pasi palët janë tek inceneratori i Elbasanit.

Ndërkohë po zhvillohet seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit, ku SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

The post Shtyhet seanca për inceneratorin e Fierit, zbulohet arsyeja e fortë appeared first on Sot News | Lajme.

Teliti ‘kryqëzon’ qeverinë Rama për dështimin e reformës së pensioneve pas 11 vitesh

22 October 2024 at 10:49

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti i ka kujtuar kreut të qeverisë Rama se vijon talljen me shtresën më të vrafër të popullsisë, pensionistët.
Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Teliti thotë se arsyet e rreme të mosxrritjes së pensioneve nga qeveria, treguan qartë dështimin e saj nga çdo aktor i tregut, dhe nga vetë pensionistet vetë, dështim të cilin, PD e paralajmëroi.

Sipas Telitit, ishte vetë Rama që rriti taksat, tatimet dhe tarifat në kurriz të shqiptarëve dhe pensionistëve, ndërkohë që paratë i dërgoi në llogaritë e tenderimeve pa garë, lukseve qeveritare, koncesioneve të pakërkuara klienteliste e korruptive dhe “rrugëve të florinjta”.
Këshilltari për çështjet ekonomike Dorian Teliti premtoi se në mandatin e parë qeverisës të PD, Rritja reale dhe serioze e pensioneve me objektiv dyfishimin e tyre, është angazhim madhor i kësaj force politike.
Deklarata e këshilltarit për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti:

Të dashur qytetarë!
Pamë se si Kryeministri, ministrat dhe zëdhënësit e tij zyrtarë ose jo, mundoheshin, të justifikoheshin para shqiptarëve, dhe sidomos pensionistëve të harruar prej tyre.
Pamë sot sesi kreu i qeverise dhe stafi i tij na flisnin për arsyet e rreme të mos rritjes sa duhet të pensioneve, dhe për deficitin e skemës së pensioneve. 11 vite më parë ishte i njëjti Kryeministër që na shiste si mrekulli reformën e re të pensioneve, që sipas tij do zgjidhte njëherë e përgjithmonë problemet e pensionistëve. Sot është i gjithëpranuar dështimi i saj nga çdo aktor i tregut, dhe nga pensionistet vetë, dështim të cilin ne e paralajmëruam.

Z. Kryeministër dhe ju ministra të qeverisë shqiptare.
Ju sot duhej të dilnit para pensionistëve dhe të kërkonit të falur, pasi në këto 11 vite të qeverisjes tuaj, ndonëse çmimet janë rritur me nga 2-3 herë, pensionet janë rritur me pak se 30%.
Jeni ju që pak javë më parë u tallet me 790 mijë pensionistë duke u dhënë 25 lekshin ditor, ndërkohë që Kosova fqinje, me një qeverisje serioze i rriti pensionet 5 herë më shumë.
Ishit ju që vendosët të rrisnit kostot e ilaçeve të pensionistëve, duke futur në tregun vendas ilaçe jo cilësore, të cilat përkthehen në barrë shtesë për pensionistet.

Ishit dhe jeni ju që çdo vit ndryshoni listën e barnave të rimbursueshme, duke shkaktuar që rreth 60% e faturës shëndetësore të paguhet nga xhepi i pensionistëve.
Ishit ju që rritet kostot e energjisë elektrike për pensionistët, duke u treguar atyre gishtin drejt batanijes për tu ngrohur në ditët e ftohta të dimrit.
Ishit ju që rritet, si kostot e furnizimit me ujë anembanë Shqipërisë dhe kostot e transportit urban.

Ishit ju z. Kryeministër që rritët taksat, tatimet dhe tarifat në kurriz të shqiptarëve dhe pensionistëve, ndërkohë që paratë i dërguat në llogaritë e tenderimeve pa garë, lukseve qeveritare, koncesioneve të pakërkuara klienteliste e korruptive dhe “rrugëve të florinjta”.
Jeni ju që mbyllni sytë shifrave të Eurostat sipas të cilave 46% e shqiptarëve, kryesisht pensionistë, janë të zhytur në varfëri.

Hiqni dorë nga propaganda dhe gënjeshtrat!
Të dashur qytetarë!
Vendosja e minimumit jetik prej 220 eurosh është sot një domosdoshmëri kombëtare në luftën tonë të përbashkët ndaj varfërisë.
Rritja reale dhe serioze e pensioneve me objektiv dyfishimin e tyre brenda mandatit të parë qeverisës, është angazhim madhor i Partisë Demokratike.
Shqipëria i ka burimet dhe buxheti i shtetit i ka të gjitha mundësitë financiare për ta fituar betejën me kafshatën e gojës, mjafton të largojmë abuzuesit e taksave tuaja nga karriget qeveritare.

Ju faleminderit!
Rritja reale dhe serioze e pensioneve me objektiv dyfishimin e tyre brenda mandatit të parë qeverisës, është angazhim madhor i Partisë Demokratike.
Shqipëria i ka burimet dhe buxheti i shtetit i ka të gjitha mundësitë financiare për ta fituar betejën me kafshatën e gojës, mjafton të largojmë abuzuesit e taksave tuaja nga karriget qeveritare.

The post Teliti ‘kryqëzon’ qeverinë Rama për dështimin e reformës së pensioneve pas 11 vitesh appeared first on Sot News | Lajme.

“Arrestimi i Metës u vulos në gusht”, Karamuço zbulon detajet:Ja kush janë personat që ‘fundosën’ ish-presidentin

21 October 2024 at 22:18

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar në një emision televiziv se kush janë personat që zbuluan informacione që çuan në arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta.

Sipas ekspertit, Meta ka pasur dijeni që do të arrestohej dhe që hetimet kishin përfunduar. Ai thotë që dokumenti për arrestimin e tij është vulosur që në gusht dhe se “janë dy persona në Austri që kanë dhënë të dhëna dhe informacione”.

“E dinte që do arrestohej, Është thirrur së bashku me bashkëshorten. Është marrë dhe celulari ai i dinte këto. E dinim të gjithë që do arrestohej. Ishte thënë për në korrik, u vulos në gusht”, tha Karamuço.

Profesori thotë gjithashtu se kreu i Partisë së Lirisë është arrestuar qëllimisht te ‘kthesa e Kamzëz” dhe se policët janë prezantuar si të tillë, ndryshe nga çfarë deklaroi dëshmitari.

“Meta është ndjekur gjatë gjithë kohës deri sa është afruar në Tiranë dhe jo afër qendrës që mos krijoheshin më shumë trazira. Është zgjedhur vendi ku është rënduar trafiku, është bërë bllokimi. Policët janë të identifikuar, janë prezantuar si të tillë. U kanë dhënë vendimin e gjykatës për shoqërimin e tyre në polici. Nuk ka as automatik, t’i lëmë këto filmat e Netflix-it”, tha eksperti.

The post “Arrestimi i Metës u vulos në gusht”, Karamuço zbulon detajet:Ja kush janë personat që ‘fundosën’ ish-presidentin appeared first on Sot News | Lajme.

Kundërshtoi policinë, arrestohet Elidon Kotorri në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje të trefishtë

By: ar jan
20 October 2024 at 11:39

 

Një personazh i njohur i botës së krimit, Elidon Kotorri është arrestuar në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Ai ka rënë në pranga për kundërshtim të punonjësve të policisë, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Kotorri kishte pasur një konflikt me një person tjetër dhe në momentin që efektivët kanë mbërritur në vendngjarje për ta shoqëruar në komisariat ai i ka kundërshtuar.

Kotorri, 49 vjeç, është një personazh jo pak i njohur në botën e krimit. Në vitin 2000 ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit. Por, ai sot është i lirë pasi çështja ndaj ti u rihap në 2015-ën nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut.

Kjo e fundit gjeti shkelje në proces duke e rikthyer për gjykim. Shkalla e parë në Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite, nga të cilat Kotorri ka kryer rreth 20, ndërsa ka përfituar edhe ulje. Nga hetimet rezultoi se Kotorri e kreu vrasjen për hakmarrje, pasi Andi Hasani në vitin 1998 kishte vrarë mikun e tij Elton Zajmi.

Ndërkohë, Kotorri ka qenë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës në janar 2023 në kuadër të aksioni për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në kundërshtim me ligjin që u shtri në disa qytete. Shumë personazhe të botës së krimit qenë vënë në hetim nga Policia, mes tyre edhe Kotorri.

The post Kundërshtoi policinë, arrestohet Elidon Kotorri në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje të trefishtë appeared first on Sot News | Lajme.

Harris në rënie në sondazhe Trump ka përmbysur vrullin e garës**

By: ar jan
20 October 2024 at 10:56

Po zvogëlohet epërsia e Kamala Harris në sondazhe, të cilat tregojnë një ngërç disa ditë përpara ditës së zgjedhjeve. Sipas ekspertëve, këto do të jenë zgjedhjet më të kontestuara që nga koha e Bush kundër Gore.

Fushata e Donald Trump po merr sërish vrull. Nëse tërheqja e Joe Biden dhe entuziazmi i krijuar nga avancimi i Kamala Harris e kanë gjallëruar për javë të tëra bazën e Partisë Demokrate, tashmë efekti i ri i hyrjes së papritur të Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë duket se është zbehur tërësisht. Sondazhet e fundit tregojnë me qartësi gjithnjë e më të madhe një reduktim të pashmangshëm të distancës mes dy kandidatëve për president të SHBA-së. Një trend që në shtetet vendimtare të lëkundura përkthehet në një distancë mes sfidantëve kaq të ngushtë dhe brenda margjinës së gabimit, sa që nxit frikën se këto zgjedhje mund të jenë nga më të pasigurta në historinë amerikane.

**Kthimi i Trump**

Përfituesi i kësaj faze të paqartësisë zgjedhore është “Teflon Trump”, i cili, pasi ka mbijetuar ndaj dy përpjekjeve për atentat dhe pasojave të vazhdueshme nga deklaratat e tij provokuese, është treguar për herë të parë që nga 7 gushti si favorit për fitoren në garën presidenciale, sipas faqes së sondazheve FiveThirtyEight. Edhe në këtë rast, bëhet fjalë për një avantazh të vogël, 51% shanse për fitore kundrejt 49% të Harris, por është një shenjë e një ndryshimi të tendencës që mund të karakterizojë javët e fundit të fushatës.

“Përgatituni të hani gjelin e detit në kontenë Erie,” shaka, por jo plotësisht, bën strategu republikan Matt Gorman, duke iu referuar festës së nëntorit në SHBA dhe një prej kontenëve të Pensilvanisë që mund të vendosin fatin e votës në Keystone State dhe më gjerë. Këto do të jenë zgjedhjet më të pasigurta që nga ato të vitit 2000, shton Gorman, duke evokuar kujtimin e përplasjes së ashpër mes George W. Bush dhe Al Gore, ku Bush fitoi me 537 vota në Florida pas një beteje ligjore që shkoi deri në Gjykatën e Lartë.

Sipas një mesatareje të tetë sondazheve të analizuara nga faqja 270towin, në Pensilvani Harris ka një avantazh prej vetëm 0.3 pikësh përqindjeje ndaj kundërshtarit të saj, por situata nuk është më e mirë në shtetet e tjera të lëkundura. Në Arizona, Trump është përpara me 1.7%, në Georgia me 1.8%, në Karolinën e Veriut me 0.5% dhe në Wisconsin me 0.7%. Në Michigan dhe Nevada të dy kandidatët janë të barabartë.

Analistët këshillojnë që rëndësia e sondazheve të trajtohet me kujdes, duke marrë parasysh disa faktorë. Në vitet 2012 dhe 2020, sondazhet para votimit nënvlerësuan mbështetjen që u materializua në kutitë e votimit për Barack Obama dhe Joe Biden. Përveç kësaj, edhe në vitin 2016, sondazhet nuk parashikuan dot fitoren e Trump, dhe katër vite më parë ato nuk treguan se si Trump, edhe pse humbi ndaj Biden, u afrua më shumë se sa pritej me sfidantin e tij.

**Kamala, kemi një problem**

Në këtë pikë, pyetja është çfarë ka ndikuar në ftohjen e entuziazmit për Harris, e regjistruar si në shtetet e lëkundura ashtu edhe në nivel kombëtar. Për disa komentatorë politikë, përgjigja duhet kërkuar në ngjarjet e javëve të fundit. Uraganët që goditën juglindjen e Shteteve të Bashkuara i dhanë mundësi Trump-it të ushqejë një fushatë të dezinformimit kundër qeverisë. Përfshirja në fushatë e Elon Musk në favor të Trump ka mobilizuar një pjesë të elektoratit konservator, dhe për herë të parë në historinë e SHBA-së, Silicon Valley duket më afër republikanëve sesa demokratëve. Harris nuk ndihmohet as nga përkeqësimi i krizës në Lindjen e Mesme dhe pozicionet e saj të perceptuara si jo mjaftueshëm pro-izraelite.

Në sfond qëndron fakti se ish-prokurorja e Kalifornisë po kandidon, në të mirë dhe në të keq, në bazë të trashëgimisë së presidentit aktual dhe arritjeve të një administrate ku ajo ka qenë pjesë integrale. Megjithëse ka deklaruar se nuk është Biden dhe se në rast të një fitoreje mandati i saj nuk do të jetë një vazhdim i atij të presidentit aktual, votuesit ende nuk po perceptojnë një dallim të konsiderueshëm mes të dyve. Kjo pavarësisht një fushate mediatike që e çoi Harris deri në studiot e Fox News.

Këta janë disa nga faktorët, kryesisht të përkohshëm, që së bashku me një pakënaqësi të përgjithshme për gjendjen e ekonomisë amerikane – pavarësisht se po lavdërohet nga *The Economist* – ndihmojnë në shpjegimin e ngecjes së fushatës demokrate. Një aspekt jo i parëndësishëm ka të bëjë me ndryshimet e fundit në shoqërinë amerikane.

Siç dëshmohet nga zhvendosja e latinos drejt të djathtës në çështjen e imigracionit dhe tërheqja që agjenda e Trump ka ushtruar mbi një pjesë të komunitetit afro-amerikan, elektorati kryesor i partisë demokrate nuk është më ai i dikurshmi. Harris është padyshim e vetëdijshme për këto ndryshime, por ndoshta është po aq e vetëdijshme që, më shumë se kundër Trump, gara e saj është një garë e dëshpëruar kundër kohës.

The post Harris në rënie në sondazhe Trump ka përmbysur vrullin e garës** appeared first on Sot News | Lajme.

“Motrën e ka marrë malli që tani”/ I vëllai gardist vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja i bën dedikimin prekës

16 October 2024 at 08:55

Sheila Haxhiraj, këngëtare dhe ish-banore e BBV, ka reaguar pas vdekjes së vëllait të saj, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Ajo ka publikuar disa imazhe krah vëllait të saj të ndjerë, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit mesditën e djeshme (17 Tetor) në banesën e tij në “Qyteti Studenti”.

“Motrën e ka marrë malli që tani për ty”, shkruan Sheila krahas imazheve.

Këngëtarja i drejtohet të vëllait me fjalët “do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete”.

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…

Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete.Qofsh i parajses Vellai im❤❤❤❤❤”, shkruan ajo. 37-vjeçari Henri Haxhiraj u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetë pasi qëlloi veten me armë. Por, punonjësi i Gardës humbi jetën disa orë më vonë, duke mos arritur që të mbijetojë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, ku në banesën e tij në Qytet Studenti, shtetasi H. H., 37 vjeç, ka qëlluar veten me armë zjarri, ju njoftojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.

The post “Motrën e ka marrë malli që tani”/ I vëllai gardist vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja i bën dedikimin prekës appeared first on Sot News | Lajme.

❌