Normal view

Received — 3 July 2025 Sot News | Lajme

Ngërçi politik në Kosovë/ Partitë politike, PDK dhe LDK do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

3 July 2025 at 16:58

Sipas Krasniqit tre seancat e fundit në parlament janë realizuar në shkelje të vetëdijshme të kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës, i cili siç thotë është instruktuar nga parta e tij. Për këtë arsye, sot gjatë ditës do ta dorëzojmë rastin e ri në Gjykatë Kushtetuese”, theksoi Krasniqi.

Pas seancës së kësaj të enjteje Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njoftoi se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit u shpreh me një aktgjykim ku kërkoi konstituimin e parlamentit brenda 30 ditëve, që rezulton me javën e fundit të Korrikut.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, bëri të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Deputeti i LDK Alban Zogaj pas seancës së kësaj të enjteje, solli të njëjtat argumente si PDK, dukë thënë se LVV po shkel Kushtetutën dhe aktgjykimin e saj të para pak ditëve, ndaj do ti drejtohen sërish institucionit.

 

The post Ngërçi politik në Kosovë/ Partitë politike, PDK dhe LDK do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 28 May 2025 Sot News | Lajme

“Çdokush që mendon ndryshe, sulmohet nga qeveria e Kurtit”/ Sekretari i PDK, Gjoshi: VV mbron ministrin e korruptuar

28 May 2025 at 17:29

Në një intervistë televizive Sekretari i PDK, Betim Gjoshi u shpreh se qeveria Kurti i mbron ata të cilët kanë kryer krime. Gjoshi tha se prej kohësh kanë denoncuar aferat korruptive të qeverisë Kurti, kur rasti më i fundit është i ministrit të Bujqësisë, Faton Pevi.

“Ka kohë që jemi duke denoncuar aferat korruptive të kësaj qeverie në detyrë. Kjo qeveri i mbron ata që kryen krim, nuk ka distancim nga to. Kërcënon prokurorinë dhe drejtësinë. Kjo është një nga aferat e këtij ministri. Organet e drejtësisë, policia, kanë kredibilitet dhe i inkurajojmë të vazhdojnë në mbrojtje të parasë publike dhe të qytetarëve.

Është e pashembull mënyra e reagimit të qeverisë. Ky koalicion qeverisës, që nuk arriti të marrë shumicën, ka humbur kushtetuta, është bllokuar një situatë. Nuk votojmë persona si kandidatja, është përçarëse, është e papranueshme për postin e kryetares së Kuvendit. Kjo është e paprecedentë”, theksoi ai.

The post “Çdokush që mendon ndryshe, sulmohet nga qeveria e Kurtit”/ Sekretari i PDK, Gjoshi: VV mbron ministrin e korruptuar appeared first on Sot News | Lajme.

Gazetarja e njohur i bashkohet opozitës si kandidate për deputete, pritet në zyrë nga kreu i së djathtës

9 December 2024 at 13:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti gazetaren Albana Haxhimustafa –Murseli, e cila do të jetë kanididate e PDK-së për deputete.

Krasniqi ka thënë se Haxhimustafa – Murseli mishëron angazhimin, integritetin dhe vizionin.

“Me një karrierë të gjatë në gazetari dhe aktivizëm social, ajo ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për të frymëzuar dhe për të ndërtuar të ardhmen”, ka theksuar ai.

Ndërsa, Albana Haxhimustafa – Murseli ka thënë se gjithmonë është angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.

“E rritur në një familje me vlera patriotike, si vajzë e një ish-të burgosuri politik dhe një aktivisteje të shquar, kam trashëguar atdhedashurinë dhe përkushtimin për liri e drejtësi. Këto vlera dua t’i përfaqësoj edhe në Kuvend: të jem një zë i ri për gratë, të rinjtë dhe çdo qytetar, për ta ndërtuar së bashku një Kosovë më të mirë”, është zotuar ajo.

The post Gazetarja e njohur i bashkohet opozitës si kandidate për deputete, pritet në zyrë nga kreu i së djathtës appeared first on Sot News | Lajme.

❌