Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdaySot News | Lajme

Cënoi qetësinë publike/ Policia procedon penalisht administratorin e një lokali në Ksamil

1 July 2025 at 11:11

Policia ka proceduar penalisht administratorin e një lokali nate në Ksamil, pasi ambienti shkaktonte zhurma të forta gjatë natës, duke cenuar qetësinë publike.

Ngjarja u regjistrua më 1 korrik 2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Alida Hisku”, ku strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë konstatuan zhurma të konsiderueshme nga një lokal në lagjen nr. 2, si pasojë e grumbullimit të personave.

Si rezultat, u procedua penalisht shtetasi A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Sarandës njofton se kontrollet do të vijojnë në zonat turistike për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë sezonit veror.

The post Cënoi qetësinë publike/ Policia procedon penalisht administratorin e një lokali në Ksamil appeared first on Sot News | Lajme.

Sherri për vendin e parkimit në Ksamil, arrestohet 26-vjeçari turk, procedohen 4 persona të tjerë

7 June 2025 at 11:25

Një 26-vjeçar turk është vënë në pranga pas sherrit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil për një vend parkimi. Konflikti ka ndodhur rreth orës 21:15 , ku i riu turk ka goditur me grushte një 54-vjeçar, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Bëhet me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 4 persona të tjerë të përfshirë në konflikt, mes tyre 54-vjeçari i plagosur dhe një tjetër shtetas turk.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:

•arrestuan shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, pasi më datë 06.06.2025, rreth orës 21:15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç.

The post Sherri për vendin e parkimit në Ksamil, arrestohet 26-vjeçari turk, procedohen 4 persona të tjerë appeared first on Sot News | Lajme.

Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, procedohet 33-vjeçari në Ksamil

5 June 2025 at 08:51

DVP Vlorë/Kontrolle në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin dhe evidentimin e ndotjes akustike. Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, në lokalin e tij, në Ksamil, procedohet penalisht dhe administrativisht 33-vjeçari. 33-vjeçari kishte punësuar në subjektin e tij, disa punonjës, pa i deklaruar në organet përkatëse, si dhe nuk lëshonte fatura tatimore.

Në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe për mbrojtjen nga ndotja akustike në zonat turistike, strukturat e DVP Vlorë kanë intensifikuar në gjithë qarkun, monitorimet në subjektet që zhvillojnë veprimtari me muzikë të lartë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, në Ksamil, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj.

Ndaj këtij subjekti, me pronar shtetasin A. M., u vu masa administrative, bazuar në legjislacionin në fuqi. Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ky shtetas kishte punësuar në subjektin e tij, disa punonjës, pa i regjistruar në organet kompetente, si dhe nuk lëshonte fatura tatimore. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Ksamil.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i bën thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre. Të vendosur për një sezon turistik të qetë dhe të sigurtë!

The post Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, procedohet 33-vjeçari në Ksamil appeared first on Sot News | Lajme.

Sezoni veror/ Ndotja akustike, policia ‘fillon punën’, gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve

4 June 2025 at 08:43

Pas matjes me aparatin matës të zhurmave, muzika e gjeneruar nga lokali rezultoi me decibel më të lartë se limiti i lejuar.

Pas ankesave të shumta të banorëve, policia e Sarandës ka ushtruar mbrëmjen e djeshme kontroll në lokalin e natës “Foga” në Ksamil.

Për këtë biznesi u gjobit me 100.000 lek të reja. Policia e Sarandë pritet të intensifikojë kontrollet e këtij lloji në gjithë territorin e vijës bregdetare.

Mësohet se është viti i parë që policia në Sarandë pajisjet me aparat të specializuar për matjen e ndotjes akustike.

The post Sezoni veror/ Ndotja akustike, policia ‘fillon punën’, gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve appeared first on Sot News | Lajme.

Bie nga pema teksa vilte ullinj, plagoset rëndë 46 vjeçari, transportohet me urgjencë me helikopter drejt Tiranës

By: sara fuga
13 October 2024 at 12:51

Një 46-vjeçar është plagosur rëndë në Ksamil, pas ka rënë nga ulliri. Blerim Lika, 46-vjec, prind i 4 fëmijëve, me origjinë nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, është transportuar drejt Spitalit të Sarandës me fraktura të rënda për shkak të rënies nga lartësia teksa po vilte ullinjtë në pronësi të tij, në Ksamil.

Pas dhënies së ndihmës së parë, për shkak të gjendjes së rëndë e për një mjekim më të specializuar, është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

The post Bie nga pema teksa vilte ullinj, plagoset rëndë 46 vjeçari, transportohet me urgjencë me helikopter drejt Tiranës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌