Normal view

Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt

10 July 2025 at 20:14

Kërkesa e kandidatit Zeqir Kordhoni në KQZ për të verifikuar dokumentet që ka dorëzuar koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” për të zbatuar zotimin e tyre që kandidatët e listave të mbyllura t’i linin vendin kandidatëve më të votuar në listat e hapura, shkaktoi jo pak habi dhe pështjellim gjatë ditës së sotme.

Por kjo kërkesë e Kordhonit nuk duke aq “rrufe në qiell të hapur”, po të shohësh me kujdes dokumentet që janë dorëzuar me firmën e tij në KQZ.

Nga një vështrim me sy të lirë, dallohet që në tre dokumente të ndryshme që kandidati Kordhoni ka firmosur për t’u dorëzuar në KQZ, firmat janë tre modele të ndryshme.

Për më tepër gjatë komunikimit me Euronews Albania, këtë të enjte ishte vetë Kordhoni që hodhi dyshime mbi dokumentet e dorëzuara me fimën e tij, ku theksoi se nuk është shumë i qartë për çfarë ka firmosur, duke ngritur dyshime për një falsifikim të mundshëm. Për këtë të fundit, Kordhoni u shpreh i rezervuar, duke theksuar se do të shohë dokumentet, do të flasë me drejtuesit e koalicionit, Lapaj dhe Shabani, e më pas do të mbaj një qëndrim publik.

Mbetet për t’u parë nëse Kordhoni do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje për të zbuluar nëse i është falsifikuar firma, apo thjesht ka qenë i pavëmendshëm në dokumentet që ka firmosur.

Nëse Kordhoni do i shkojë deri në fund kësaj çështje, do të jetë radha e organeve kompetente, pra Policia dhe Prokuroria, që do duhet të nisin një hetim për bërë ekspertimin e firmave në këto dokumente.

 

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt appeared first on Euronews Albania.

Publikohet studimi: Sa është numri i viktimave nga i nxehti ekstrem që kapi Evropën

By: fra nc
10 July 2025 at 11:11

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të publikuar këtë të enjte.

Rreth 1.500 nga këto vdekje, që përfaqësojnë 65 për qind të totalit, lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, të cilat kanë sjellë një rritje të intensitetit të temperaturave në kontinent, sipas shkencëtarëve të Imperial College London dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine.

Hulumtimi tregon se ndryshimet klimatike kanë trefishuar numrin e vdekjeve të lidhura me të nxehtin në fillim të verës në gjithë Evropën.

Shkencëtarët analizuan një periudhë 10-ditore vape, nga 23 qershori deri më 2 korrik, që përfshiu 12 qytete kryesore evropiane, duke përfshirë Londrën, Parisin, Frankfurtin, Budapestin, Zagrebin, Athinën, Romën, Milanon, Sassarin, Barcelonën, Madridin dhe Lisbonën.

“Gjetjet e kësaj analize dhe shumë studimeve të tjera janë jashtëzakonisht të qarta: ekstremet e të nxehtit në Evropë po rriten me shpejtësi për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu,” thuhet në raport.

Sipas hulumtimit, në disa qytete temperaturat u rritën deri në 4 gradë Celsius mbi mesataren, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shëndetin publik.

Ndërkohë, Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Koperniku i Bashkimit Evropian njoftoi të mërkurën se qershori 2025 ishte i treti më i ngrohtë në nivel global.

“Qershori 2025 solli një valë të jashtëzakonshme të nxehtësisë që preku pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore. Kjo valë u bë edhe më intensive nga temperaturat rekord të sipërfaqes së detit në Mesdheun Perëndimor,” tha Samantha Burgess, udhëheqëse strategjike për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikime të Motit me Afat Mesëm.

Ajo paralajmëroi se valët e të nxehtit pritet të bëhen “më të shpeshta, më intensive” dhe të prekin gjithnjë e më shumë njerëz në të gjithë kontinentin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Publikohet studimi: Sa është numri i viktimave nga i nxehti ekstrem që kapi Evropën appeared first on Euronews Albania.

❌