Normal view

Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës

By: Besnik
6 June 2025 at 17:11

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të premte pranë qendrës historike të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në banesë dhe banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash dhe po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll, me qëllim parandalimin e përhapjes në banesat përreth.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

1 of 2

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës appeared first on Euronews Albania.

Krizë drejtimi në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas vetëm tre muajsh

By: fra nc
6 June 2025 at 11:07

Kadastra e Vlorës përballet sërish me një krizë drejtimi, pasi drejtori i sapoemëruar, Erjon Galanxhi, është larguar nga posti pas vetëm tre muajsh në detyrë.

Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por së fundmi është transferuar në postin e nën-drejtorit të Kadastrës në Shkodër.

Në vend të tij, detyrën e drejtorit të Kadastrës së Vlorës e ka marrë në komandë Paola Sullaj, e cila ka shërbyer më parë si nën-drejtoreshë në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga kY pozicion.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Krizë drejtimi në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas vetëm tre muajsh appeared first on Euronews Albania.

Vlorë/ I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

6 June 2025 at 09:20

Një banesë në Vlorë lagjen “Pavarësia”, në zonën e njohur si “Albano dhe Romina”, ka rrezikuar të shkrumbohet nga flakët pak momente më parë, si pasojë e një incidenti në sobën e gatimit. Një i moshuar që jetonte i vetëm kishte harruar sobën ndezur, ndërsa në zjarr ndodhej një tenxhere me presion.

Tymi që dilte nga dritarja alarmoi banorët e zonës, të cilët reaguan menjëherë duke njoftuar shërbimin zjarrfikës të Vlorës. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në të gjithë banesën.

Dëmet materiale janë të kufizuara dhe janë regjistruar kryesisht në ballkonin e banesës. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vlorë/ I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse appeared first on Euronews Albania.

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

6 June 2025 at 08:17

Në Vlorë është zhvilluar sot ceremonia për festën e Kurban Bajramit, e cila filloi në orën 6:30 me lexim të Kuranit, vijoi me ligjërata dhe u mbyll me faljen në orën 7:00 në Pallatin e Sportit të qytetit.

Me qindra besimtarë u mblodhën në këtë ambient, pasi xhamia e Vlorës është e mbyllur pas përmbytjes së fundit. Ceremoninë e drejtoi Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhleku, i cili përshëndeti besimtarët dhe përcolli një mesazh paqeje, duke u lutur për një botë pa luftë dhe për mbrojtjen e fëmijëve të pafajshëm.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë jo vetëm qytetarë vlonjatë, por edhe të huaj që jetojnë dhe punojnë në qytet, si dhe turistë që kanë zgjedhur Vlorën për pushimet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

❌