Normal view

Protesta në Stamboll pas arrestimit dhe shkarkimit të kryebashkiakut nga opozita

31 October 2024 at 20:48

Qindra njerëz u mblodhën sot në Stamboll për të protestuar kundër arrestimit dhe largimit të kryetarit të bashkisë nga partia më e madhe opozitare e Turqisë, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me një grup të ndaluar militant kurd, raportoi AP.

Kryetari i qarkut Esenyurt të Stambollit dhe anëtar i Partisë Popullore Republikane (CHP), Ahmet Ozer, është arrestuar dje nga policia antiterroriste, për shkak të lidhjes së tij të dyshuar me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Qeveria turke zëvendësoi sot Ozerin me zëvendësguvernatorin e Stambollit, të cilin kreu i CHP-së, Ozgur Özel dhe politikanë të tjerë e cilësuan si “grusht shteti”.

Demonstruesit mbushën sheshin në Esenjurt, pasi qeveria ndaloi një tubim para godinës së bashkisë.

Disa mbanin pankarta që shkruanin: “(Ne duam) një kryetar bashkie të zgjedhur, jo një kryetar bashkie të emëruar” dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta në Stamboll pas arrestimit dhe shkarkimit të kryebashkiakut nga opozita appeared first on Euronews Albania.

Masakra në Dobraç, Sali Berisha njofton mbajtjen e një proteste në Shkodër

By: fra nc
31 October 2024 at 14:13

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi mbajtjen e një proteste në Shkodër këtë të shtunë, në orën 12:00, duke shprehur solidaritetin e tij me qytetarët e këtij qyteti.

Berisha akuzoi Edi Ramën se po përdor krimin dhe mafien për të frikësuar banorët dhe për t’ua bërë jetën të pamundur.

“Unë jam këtu për të shprehur solidaritetin tim më të thellë me secilin qytetar të Shkodrës. Edi Rama përdor krimin, mafian më agresive për t’i mposhtur dhe frikësuar ata. Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës, ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në Shkodër, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët,” tha Berisha.

Protesta e demokratëve në Shkodër vjen pas masakrës së 30 tetorit, ku në një atentat në lagjen Dobraç të qytetit u vranë 3 persona, mes tyre dhe një kalimtare e pafajshme

Kreu i PD shtoi se protesta do të jetë një akt mosbindjeje civile ndaj dhunës së mafias së Edi Ramës. “Kjo mosbindje civile do të duhej të thirrej në Tiranë, por dëshiroj t’u shprehim nga afër të gjithë solidaritetin tonë qytetarëve të Shkodrës, për të cilët Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllim të vetëm për të mbledhur vota,” theksoi Berisha.

“Prandaj, ftoj të gjithë opozitarët dhe opozitarët në ora 12:00 në Shkodër, për solidaritet dhe mbështetje qytetare për banorët e mrekullueshëm të këtij qyteti,” përfundoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Masakra në Dobraç, Sali Berisha njofton mbajtjen e një proteste në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Gonzato mbërrin në parlament! Deputetët e PD ndalin protestën, i hapin rrugën

By: fra nc
31 October 2024 at 12:30

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mbërriti në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për t’i dorëzuar progres-raportin kryeparlamentares Elisa Spiropali. Me mbërritjen e tij në ambientet e jashtme, ambasadori u ndesh me deputetët e opozitës, të cilët kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit. Megjithatë, deputetët e opozitës hapën rrugën dhe lejuan kalimin paqësisht të ambasadorit të BE.

Vizita e Gonzato në parlament erdhi disa minuta pasi ai mbajti një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në lidhje me gjetjet e raportit. Ambasadori theksoi se Komisioni Evropian mbështet objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të përmbyllur negociatat për anëtarësimin në BE në vitin 2027.

Gonzato nënvizoi se arritja e këtij objektivi varet nga shpejtësia e reformave për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe lirinë e medias dhe të drejtën e pronës në Shqipëri. “Komisioni sheh një mundësi për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE vitet e ardhshme. Ashtu siç theksoi dhe Presidentja e Von Der Leyen gjatë vizitës së kaluar, nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund të hapë gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit 2025.

Komunikata e publikuar dje thotë se Komisioni mbështet çeljen e grup-kapitullit të 6-të për marrëdhëniet me jashtë. Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat për anëtarësim deri në fund të 2027-ës. Këto afate ambicioze mund të bëhen realitet nëse autoritetet shqiptare intensifikojnë hapin e reformave të orientuara nga BE, për sundimin e ligjit, konsolidimin e bilancit për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nxitjen dhe promovimin e të drejtave themelore, përfshirë edhe lirinë e medias, të drejtën e pronësisë dhe pakicat,” tha Gonzato.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gonzato mbërrin në parlament! Deputetët e PD ndalin protestën, i hapin rrugën appeared first on Euronews Albania.

❌