Normal view

Napoli merr kreun e Serie A pas gafës së Interit, fitojnë Milani dhe Juventusi

By: Besnik
28 April 2025 at 08:51

Të dielën u zhvilluan ndeshjet për javën e 34-t të Serie A, ku Napoli bëri detyrën në shtëpi ndaj Torinos dhe triumfoi 2-0 falë dopietës së Scott McTominay.

Me këtë fitore, skuadra e Antonio Contes mori kreun e renditjes dhe tani udhëheq me 74 pikë, duke shfrytëzuar hapin fals të Interit.

Nga ana tjetër, Interi u mund në shtëpi nga Roma me rezultatin 0-1, duke rënë në vendin e dytë të klasifikimit.

Pas këtij rezultati, skuadra e Simone Inzaghit është me 71 pikë dhe ka humbur mundësinë për të qëndruar në krye të renditjes, ndërkohë që Napoli është në një rrugë të shkëlqyer dhe kërkon ta shfrytëzojë kalendarin e mbetur për të marshuar drejt titullit të Serie A.

Në duelin tjetër, Milani siguroi një fitore të rëndësishme 2-0 në transfertë ndaj Venezias, ndërsa Juventusi mundi Monzën 2-0, duke u afruar më shumë me zonën Champions.

Interi ka pësuar tri humbje radhazi dhe tashmë duhet të shpresojë në rezultatet e ardhshme për të mbajtur shpresat për titullin ndërkohë që me këtë rezultat ka zbritur në vendin e dytë me 71 pikë, tre më pak se Napoli.

Atalanta e Gjimshitit barazoi 1-1 me Leçen, dhe shpresat e saj për një vend në Europë po veniten.

Rezultatet 27 prill 2025

12:30 Como 1-0 Genoa

12:30 Venezia 0-2 Milan

15:00 Fiorentina 2-1 Empoli

15:00 Inter 0-1 Roma

18:00 Juventus 2-0 Monza

20:45 Atalanta 1-1 Lecce

20:45 Napoli 2-0 Torino

Këto rezultate shënuan fundin e javës së 34-t të Serie A, ku Napoli tani kryeson me 74 pikë, duke lënë pas Interin që ka 71 pikë.

Ndeshjet 28 prill 2025

18:30 Udinese vs Bologna

20:45 Lazio vs Parma

20:45 Verona vs Cagliari

LEXONI GJITHASHTU:

The post Napoli merr kreun e Serie A pas gafës së Interit, fitojnë Milani dhe Juventusi appeared first on Euronews Albania.

Bologna shokon Interin në minutën e katërt shtesë, gara për titull me “fotofinish”

By: Besnik
20 April 2025 at 21:05

Teksa dukej se sfida do të mbyllej në barazim pa gola, Riccardo Orsolini bëri magjinë me një gjysmë-roveshatë në minutën e 94-të për të shtangur zikaltërit dhe për t’i dhënë fitores skuadrës së tij.

Bologna mposhti Interin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 33-të të Serie A, duke bërë luftën për titull tërësisht të barabartë.

Interi e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Carlos Aguston, por ky i fundit nuk ishte i saktë.

Në minutën e 33-të, Interi kërkoi penallti, por gjyqtari nuk e akordoi atë. E njëjtë kërkesë pati edhe Bologna në minutën e 50-të, por sërish gjyqtari i takimit nuk u shpreh.

Interi mund të kishte marrë tri pikë, pasi pati dy raste të shkëlqyera brenda pak sekondash, me Lautaro Martinez dhe Mehdi Taremi.

I pari goditi shtyllën, ndërsa tjetri nuk arriti të shënojë nga afër pasi gjuajtja e tij u bllokua.

Bologna nga ana tjetër, në minutën e 90-të, kërkoi penallti për një prekje me dorë të Agustos, por sërish gjyqtari nuk e akordoi.

Kur dukej se skuadrat do të ndanin pikët, në skenë doli Riccardo Orsolini, i cili me një gjuajtje akrobatike vendosi takimin.

Pas humbjes, Interi ka 71 pikë, aq sa Napoli. Bologna, nga ana tjetër, ngjitet në vendin e katërt me 60 pikë.

Me këtë fitore, Bologna ngjitet në zonën Champions me 60 pikë, ndërkohë që ndihmon edhe Napolin në garën për titull, pasi janë në të njëjtat pikë me skuadrën e Inzagit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bologna shokon Interin në minutën e katërt shtesë, gara për titull me “fotofinish” appeared first on Euronews Albania.

Napoli nuk i ndahet Interit, fiton ndaj Empolit dhe mban gjallë garën për titull

By: fra nc
15 April 2025 at 10:58

Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 32-të të Serisë A, duke mbajtur presionin mbi liderin e kampionatit. Nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, skuadra napolitane triumfoi bindshëm ndaj Empolit me rezultatin 3-0.

Protagonist i padiskutueshëm i sfidës ishte mesfushori skocez Scott McTominay, i cili realizoi një dopietë, duke konfirmuar formën e tij të lartë. Golin e tretë për Napolin e shënoi Romelu Lukaku, që vazhdon të kontribuojë me paraqitje vendimtare në fazën e sulmit.

Me këtë fitore, Napoli ruan vendin e dytë në renditje, vetëm tre pikë larg Interit kryesues, ndërsa kanë mbetur edhe gjashtë javë nga përfundimi i sezonit. Gara për titull mbetet plotësisht e hapur dhe emocionet pritet të shtohen javë pas jave.

The post Napoli nuk i ndahet Interit, fiton ndaj Empolit dhe mban gjallë garën për titull appeared first on Euronews Albania.

Walker këtë javë në Milano, Dortmund e Inter synojnë Grealish

By: fra nc
21 January 2025 at 13:29

Prej ditësh, Milani vijon tratativat me Mançester Sitin për afrimin e mbrojtësit Kyle Walker, me britanikun që këtë javë do të zbarkojë në Milano. Po ashtu, rivalët zikaltër, Interi, kanë shprehur interes për Jack Grealish.

Kyle Walker po sheh gjithnjë e më shumë largimin nga Etihad, ku marrëdhëniet jo të mira me trajnerin Guardiola bëjnë që britaniku të ketë vëmendjen nga mundësitë e tjera. Prej javësh, Milani është ekipi që ka vijuar tratativat me qytetarët për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit dhe duket se një akord paraprak është arritur. 34-vjeçari nga Sheffield do të mbërrijë në Milano këtë javë, ku do t’i bashkohet kuqezinjve pas testeve mjekësore.

Me afrimin e tij, trajneri Conceicao do të forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes, ashtu siç ka bërë edhe me Hernandez në anën tjetër. Lëvizjet në aksin Manchester-Milano nuk përfundojnë këtu, pasi Interi po shikon mundësinë për të sjellë Jack Grealish. 29-vjeçari është në një krizë me trajnerin Guardiola dhe ka luajtur si titullar vetëm 11 nga 20 ndeshjet ku është aktivizuar këtë sezon. Interi është në garë me Dortmundin për të siguruar shërbimet e tij.

Grealish ka fituar 3 tituj kampionë dhe një Ligë të Kampionëve me Manchester Cityn. Ndërkohë, lëvizja më e madhe e merkatos dimërore deri tani ka qenë kalimi i Kvaratskhelia nga Napoli te PSG.

The post Walker këtë javë në Milano, Dortmund e Inter synojnë Grealish appeared first on Euronews Albania.

Inter kalon në finale, zikaltrit eliminojnë Atalantën, presin fituesin e Milan-Juve

3 January 2025 at 14:35

Pa shumë sforco, por me qetësinë dhe saktësinë që i karakterizon gjatë këtij sezoni, Interi ka mposhtur Atalantën 2-0 në gjysmëfinalen e parë të supërkupës së Italisë.

Në ndeshjen e luajtur në Arabi, zikaltrit e Inzagit ishin më kërkues dhe të saktë përballë Atalantës së Gasperinit që vinte nga një super formë në kampionat dhe Champions, ku deri më tani ka bërë një sezon mbreslënës.

Për kampionët në fuqi të Italisë, shënoi dy herë anësori Denzel Dumfris që në këtë ndeshje mori rolin e goleadorit.

Tashmë, Inter do të pres në finale fituesin e çiftit Juventus- Milan në ndeshjen që do të luhet këtë të premte në mbrëmje dhe finalja e madhe të hënën stadiumin Al-Awwal Park.

Ndërkohë për tu vlerësuar ka qenë edhe përformanca e dy lojtarëve të kombëtares shqiptare në këtë ndeshje. Asllani që u fut zëvendesues në vend të Calhanaoglu, dhe Gjimshiti të Atalanta që në një moment iu afrua edhe golit për bergamaskët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Inter kalon në finale, zikaltrit eliminojnë Atalantën, presin fituesin e Milan-Juve appeared first on Euronews Albania.

Champions League/ Inter merr humbjen e parë me Leverkusen, Reali mposht Atalantën

By: Besnik
11 December 2024 at 07:59

Mbrëmjen e së martës u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të fazës së ligës për raundin e gjashtë të Champions League. Anglezët e Liverpool vijojnë të kryesojnë ndërkohë që Bayer Leverkusen i shkaktoi humbjen e parë Interit.

Reali i Madridit mori tre pikë shumë të rëndësishme duke fituar në transfertë përballë Atalantës me shifrat 3-2. Ndeshja spektakolare teksa nga minuta e parë luajti dhe Berat Gjimshiti. Kylian Mbappe kaloi në epërsi madrilenët pas dhjetë minutave lojë, para se De Ketelaere të vendoste ekuilibrat në pjesën e parë me penallti. Real shënoi dy gola në pjesën e dytë me Vinicius dhe Bellingham, teksa Lookman shkurtoi për 2-3 në minutën e 65-të.

Interi pësoi humbjen e parë në këtë edicion të Champions, duke u mposhtur nga Bayer Leverkusen i Granit Xhakës, ndërsa ishte Mukiele në minutën e 90-të që vendosi ndeshjen. 24 minuta luajti edhe Kristjan Asllani.

Liverpool fitoi 1-0 në Spanjë ndaj Gironas me golin e Salah në minutën e 63 nga penalltia. Anglezët prijnë kryesimin.

Bayern fitoi me rezultatin e thellë 5-1 përballë Shakhtar Donetsk, edhe pse e pa veten shpejt në disavantazh.

Të mërkurën zhvillohen nëntë ndeshjet e mbetura, ku spikat supersfida Juventus – Manchester City.

Rezultat e së martës në Champion League

Dinamo Zagreb 0 – 0 Celtic

Girona 0 – 1 Liverpool

Atalanta 2 – 3 Real Madrid

Bayer Leverkusen 1 – 0 Inter

Brest 1 – 0 PSV

Club Brugge KV 2 – 1 Sporting CP

RB Leipzig 2 – 3 Aston Villa

Salzburg 0 – 3 PSG

Shakhtar Donetsk 1 – 5 Bayern Munich

LEXONI GJITHASHTU:

The post Champions League/ Inter merr humbjen e parë me Leverkusen, Reali mposht Atalantën appeared first on Euronews Albania.

Rezultatet e Champions League, Interi merr përkohësisht kreun

By: fra nc
27 November 2024 at 09:58

4 fitore dhe 1 barazim regjistron Interi në 5 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve, duke u renditur përkohësisht në krye të klasifikimit. Të martën, zikaltrit likuiduan Leipzigun me një fitore minimale, aq sa vlen për marrjen e 3 pikëve. Në Meazza mjaftoi një autogol i Lukebas, por gjatë gjithë takimit zikaltrit ishin më kërkues.

Të martën, fitore regjistruan Bayern, Barcelona dhe Arsenal, ndërsa Manchester City hodhi një tjetër hap fals në sfidën me Feyenoord. Të besuarit e Guardiolës shpërdoruan një rezultat 3-0, me duelin që u mbyll në barazim 3-3. Dopieta e Haalandit dhe goli i Gundoganit u zhvlerësuan në fraksionin e dytë, ku holandezët shënuan 3 herë me Moussa, Gimenez e Hancko.

Në Allianz Arena, Bayerni u mjaftua me një gol të mbrojtësit Kim për të marrë 3 pikët e radhës, duke konfirmuar edhe një herë tjetër epërsinë në duelet me PSG-në. Në Lisbonë, Arsenali dhuroi spektakël duke shënuar 5 herë në portën e Sportingut e pësoi vetëm 1. Barcelona u ngjit e dyta me 12 pikë në klasifikim, ndërsa të martën mposhti Brestin 3-0 me dopietën e Lewandowskit dhe Olmo. Në sfidat e tjera, fitore regjistruan Milani, Atalanta, Atletico dhe Leverkusen.

The post Rezultatet e Champions League, Interi merr përkohësisht kreun appeared first on Euronews Albania.

Goleada në Champions League, Manchester City e bën darmë/ Rezultatet e ndeshjeve

27 November 2024 at 08:04

Ndeshjet e së martës në Champions League kanë dhuruar spekatakël në fushë dhe një numër të madh golash me rezultate shumë të thella, megjithatë bie në sy barazimi dramatik i Manchester Cityt ku nga avantazhi 3-0 u barazua nga holandezët e Feyenoord në 3-3 duke thelluar më tej krizën e ekipit të Pep Guardiolës.

Një autogol në minutën e 27-të i dhuroi 3 pikë ta arta Interit në duelin ndaj gjermanëve të Leipzig që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të zikaltërve. Falë këtij triumfi, skuadra e Inzagit, kryeson përkohësisht renditjen e Champions League me 13 pikë në 5 ndeshje.

Më poshtë ndeshjet e luajtura mbrëmjen e së martës, rezultatet dhe renditja:

Slovan Bratislava 2 – 3 AC Milan

Sparta Prague 2 – 6 Atl. Madrid

Barcelona 3 – 0 Brest

Bayer Leverkusen 5 – 0 Salzburg

Bayern Munich 1 – 0 PSG

Inter 1 – 0 RB Leipzig

Manchester City 3 – 3 Feyenoord

Sporting CP 1 – 5 Arsenal

Young Boys 1 – 6 Atalanta

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goleada në Champions League, Manchester City e bën darmë/ Rezultatet e ndeshjeve appeared first on Euronews Albania.

Magjia e Champions League rikthehet me një finale, luhen sot ndeshjet e 5-ta në grup

By: fra nc
26 November 2024 at 09:31

Ndeshjet e pesta të Ligës së Kampionëve nisën të luhen këtë të martë, me përballje interesante, ku skuadrat synojnë grumbullimin e pikëve. Një pjesë e tyre për të qëndruar mes 8 më të mirave, një pjesë tjetër për të siguruar Play Off apo Europa League, ndërsa sa vjen e duelet bëhen më interesante. Këtë të martë, e gjithë vëmendja do të jetë në një finale si ajo mes Bayernit dhe PSG, pasi dy skuadrat kanë luajtur në finalen e 2020-ës, ndërsa edhe më pas shorti i ka përballur me njëra-tjetrën.

Ky është dueli i 14-të mes tyre, me bavarezët që kanë 7 fitore kundrejt 6 të parisienëve, ndërsa favoritë sot cilësohen gjermanët. Në këtë edicion të Champions asnjëra prej tyre nuk po shkëlqen, Bayern me 6 pikë, ndërsa francezët me 4. Në mbrëmje në fushë zbresin dhe Barcelona, Interi, Man City e Arsenali, ndërsa më herët do të jetë radha e Milanit që udhëton drejt Bratislavës.

Sparta Pragë-Atletico Madrid po ashtu luhet në 18:45. Leverkuseni i Xabi Alonsos kërkon të lërë pas disfatën e thellë në Anfield e përballet të martën me Salzburgun. Mbetet për t’u parë po ashtu se si do të reagojë Manchester City në krizë rezultatesh përballë Feyenoord. Një tjetër sfidë në Ligën e Kampionëve është ajo mes Young Boys dhe Atalantës.

The post Magjia e Champions League rikthehet me një finale, luhen sot ndeshjet e 5-ta në grup appeared first on Euronews Albania.

Kristjan Asllani shkëlqen si titullar, Interi rigjen kreun e Seria A me goleadë

23 November 2024 at 17:36

Interi shënoi sot një fitore të thellë 5:0 në fushën e Veronas, në ndeshjen e javës së 13-të të Serie A. Protagonist absolut ishte padyshim “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili asistoi golin e parë të Correa në minutën e 17’-të, ndërsa më pas realizoi dopietën në minutat 22’ e 25’.

Gjurmën e tij në këtë sfidë e la edhe “fantazisti” i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili në rikthimin si titullar me “Zikaltërit” arriti të regjistronte një asist, në minutën e 31’-të, për  holandez Stephan De Vrij, ndërsa për të vulosur shifrat 5-0, që në pjesën e parë mendoi “shtatlarti” i mbrojtjes Yann Bisseck, vetëm 10 minuta pas “tulipanit”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kristjan Asllani shkëlqen si titullar, Interi rigjen kreun e Seria A me goleadë appeared first on Euronews Albania.

❌