Normal view

Champions League/ Inter merr humbjen e parë me Leverkusen, Reali mposht Atalantën

By: Besnik
11 December 2024 at 07:59

Mbrëmjen e së martës u zhvilluan nëntë ndeshjet e para të fazës së ligës për raundin e gjashtë të Champions League. Anglezët e Liverpool vijojnë të kryesojnë ndërkohë që Bayer Leverkusen i shkaktoi humbjen e parë Interit.

Reali i Madridit mori tre pikë shumë të rëndësishme duke fituar në transfertë përballë Atalantës me shifrat 3-2. Ndeshja spektakolare teksa nga minuta e parë luajti dhe Berat Gjimshiti. Kylian Mbappe kaloi në epërsi madrilenët pas dhjetë minutave lojë, para se De Ketelaere të vendoste ekuilibrat në pjesën e parë me penallti. Real shënoi dy gola në pjesën e dytë me Vinicius dhe Bellingham, teksa Lookman shkurtoi për 2-3 në minutën e 65-të.

Interi pësoi humbjen e parë në këtë edicion të Champions, duke u mposhtur nga Bayer Leverkusen i Granit Xhakës, ndërsa ishte Mukiele në minutën e 90-të që vendosi ndeshjen. 24 minuta luajti edhe Kristjan Asllani.

Liverpool fitoi 1-0 në Spanjë ndaj Gironas me golin e Salah në minutën e 63 nga penalltia. Anglezët prijnë kryesimin.

Bayern fitoi me rezultatin e thellë 5-1 përballë Shakhtar Donetsk, edhe pse e pa veten shpejt në disavantazh.

Të mërkurën zhvillohen nëntë ndeshjet e mbetura, ku spikat supersfida Juventus – Manchester City.

Rezultat e së martës në Champion League

Dinamo Zagreb 0 – 0 Celtic

Girona 0 – 1 Liverpool

Atalanta 2 – 3 Real Madrid

Bayer Leverkusen 1 – 0 Inter

Brest 1 – 0 PSV

Club Brugge KV 2 – 1 Sporting CP

RB Leipzig 2 – 3 Aston Villa

Salzburg 0 – 3 PSG

Shakhtar Donetsk 1 – 5 Bayern Munich

LEXONI GJITHASHTU:

The post Champions League/ Inter merr humbjen e parë me Leverkusen, Reali mposht Atalantën appeared first on Euronews Albania.

Rezultatet e Champions League, Interi merr përkohësisht kreun

By: fra nc
27 November 2024 at 09:58

4 fitore dhe 1 barazim regjistron Interi në 5 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve, duke u renditur përkohësisht në krye të klasifikimit. Të martën, zikaltrit likuiduan Leipzigun me një fitore minimale, aq sa vlen për marrjen e 3 pikëve. Në Meazza mjaftoi një autogol i Lukebas, por gjatë gjithë takimit zikaltrit ishin më kërkues.

Të martën, fitore regjistruan Bayern, Barcelona dhe Arsenal, ndërsa Manchester City hodhi një tjetër hap fals në sfidën me Feyenoord. Të besuarit e Guardiolës shpërdoruan një rezultat 3-0, me duelin që u mbyll në barazim 3-3. Dopieta e Haalandit dhe goli i Gundoganit u zhvlerësuan në fraksionin e dytë, ku holandezët shënuan 3 herë me Moussa, Gimenez e Hancko.

Në Allianz Arena, Bayerni u mjaftua me një gol të mbrojtësit Kim për të marrë 3 pikët e radhës, duke konfirmuar edhe një herë tjetër epërsinë në duelet me PSG-në. Në Lisbonë, Arsenali dhuroi spektakël duke shënuar 5 herë në portën e Sportingut e pësoi vetëm 1. Barcelona u ngjit e dyta me 12 pikë në klasifikim, ndërsa të martën mposhti Brestin 3-0 me dopietën e Lewandowskit dhe Olmo. Në sfidat e tjera, fitore regjistruan Milani, Atalanta, Atletico dhe Leverkusen.

The post Rezultatet e Champions League, Interi merr përkohësisht kreun appeared first on Euronews Albania.

Goleada në Champions League, Manchester City e bën darmë/ Rezultatet e ndeshjeve

27 November 2024 at 08:04

Ndeshjet e së martës në Champions League kanë dhuruar spekatakël në fushë dhe një numër të madh golash me rezultate shumë të thella, megjithatë bie në sy barazimi dramatik i Manchester Cityt ku nga avantazhi 3-0 u barazua nga holandezët e Feyenoord në 3-3 duke thelluar më tej krizën e ekipit të Pep Guardiolës.

Një autogol në minutën e 27-të i dhuroi 3 pikë ta arta Interit në duelin ndaj gjermanëve të Leipzig që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të zikaltërve. Falë këtij triumfi, skuadra e Inzagit, kryeson përkohësisht renditjen e Champions League me 13 pikë në 5 ndeshje.

Më poshtë ndeshjet e luajtura mbrëmjen e së martës, rezultatet dhe renditja:

Slovan Bratislava 2 – 3 AC Milan

Sparta Prague 2 – 6 Atl. Madrid

Barcelona 3 – 0 Brest

Bayer Leverkusen 5 – 0 Salzburg

Bayern Munich 1 – 0 PSG

Inter 1 – 0 RB Leipzig

Manchester City 3 – 3 Feyenoord

Sporting CP 1 – 5 Arsenal

Young Boys 1 – 6 Atalanta

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goleada në Champions League, Manchester City e bën darmë/ Rezultatet e ndeshjeve appeared first on Euronews Albania.

Magjia e Champions League rikthehet me një finale, luhen sot ndeshjet e 5-ta në grup

By: fra nc
26 November 2024 at 09:31

Ndeshjet e pesta të Ligës së Kampionëve nisën të luhen këtë të martë, me përballje interesante, ku skuadrat synojnë grumbullimin e pikëve. Një pjesë e tyre për të qëndruar mes 8 më të mirave, një pjesë tjetër për të siguruar Play Off apo Europa League, ndërsa sa vjen e duelet bëhen më interesante. Këtë të martë, e gjithë vëmendja do të jetë në një finale si ajo mes Bayernit dhe PSG, pasi dy skuadrat kanë luajtur në finalen e 2020-ës, ndërsa edhe më pas shorti i ka përballur me njëra-tjetrën.

Ky është dueli i 14-të mes tyre, me bavarezët që kanë 7 fitore kundrejt 6 të parisienëve, ndërsa favoritë sot cilësohen gjermanët. Në këtë edicion të Champions asnjëra prej tyre nuk po shkëlqen, Bayern me 6 pikë, ndërsa francezët me 4. Në mbrëmje në fushë zbresin dhe Barcelona, Interi, Man City e Arsenali, ndërsa më herët do të jetë radha e Milanit që udhëton drejt Bratislavës.

Sparta Pragë-Atletico Madrid po ashtu luhet në 18:45. Leverkuseni i Xabi Alonsos kërkon të lërë pas disfatën e thellë në Anfield e përballet të martën me Salzburgun. Mbetet për t’u parë po ashtu se si do të reagojë Manchester City në krizë rezultatesh përballë Feyenoord. Një tjetër sfidë në Ligën e Kampionëve është ajo mes Young Boys dhe Atalantës.

The post Magjia e Champions League rikthehet me një finale, luhen sot ndeshjet e 5-ta në grup appeared first on Euronews Albania.

Kristjan Asllani shkëlqen si titullar, Interi rigjen kreun e Seria A me goleadë

23 November 2024 at 17:36

Interi shënoi sot një fitore të thellë 5:0 në fushën e Veronas, në ndeshjen e javës së 13-të të Serie A. Protagonist absolut ishte padyshim “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili asistoi golin e parë të Correa në minutën e 17’-të, ndërsa më pas realizoi dopietën në minutat 22’ e 25’.

Gjurmën e tij në këtë sfidë e la edhe “fantazisti” i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili në rikthimin si titullar me “Zikaltërit” arriti të regjistronte një asist, në minutën e 31’-të, për  holandez Stephan De Vrij, ndërsa për të vulosur shifrat 5-0, që në pjesën e parë mendoi “shtatlarti” i mbrojtjes Yann Bisseck, vetëm 10 minuta pas “tulipanit”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kristjan Asllani shkëlqen si titullar, Interi rigjen kreun e Seria A me goleadë appeared first on Euronews Albania.

❌