Normal view

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 July 2026 at 11:39

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së seancës u mor vendimi që gjyqi të shtuhet për më datë 9 shtator.

Shkak i shtyrjes u bë shkak mungesa e njoftimeve të palëve në mënyrën e duhur. Isa dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. 

Bëhet fjalë për një hetim mbi 3 procedurash prokurimi në vitin 2020 që në total e kalojnë vlerën e 30 milionë eurove. GJKKO pritet të vendosë nëse e pranon kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes, e kthen pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

The post Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës appeared first on Euronews Albania.

Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera

21 July 2026 at 10:32

Nis seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së  që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.  Bëhet fjalë për një hetim mbi 3 procedurash prokurimi në vitin 2020 që në total e kalojnë vlerën e 30 milionë eurove. GJKKO pritet të vendosë nëse e pranon kërkesën e spak për kalimin në gjykim të dosjes, e kthen pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen

Të pandehurit:

Erion Isai                        Kreu i bashkisë Kolonjë          

Eljona Mydini                 Ish zv. Kryetare e Bashkisë Kolonjë

Erjon Cenko                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Engjëll Dine                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Ermal Zylfo                   Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Armand Tafil                  Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Muharrem Tartari.        Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Shpëtim Liço.                  Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Ergys Verdho                  Ish kreu i ARRSH

Erald Elezi                      Ish drejtor në ARRSH

Genti Raça                      Përgjegjës preventivi në ARRSH

Donikë Shehu                 Ish specialiste në ARRSH

Klarita Konomi.      Ish specialiste në ARRSH

Nikollaq Mihali.       Specialisti në ARRSH

Erdit Salillari.         Përgjegjës sektori në ARRSH

The post Nis seanca paraprake për Erion Isain dhe 14 të pandehur të tjerë, të akuzuar për shkelje në tendera appeared first on Euronews Albania.

Tregtia e diamanteve në Dubai arrin rekordin prej 41.7 miliardë dollarësh pas 14 vitesh

14 July 2026 at 07:45

Tregtia e diamanteve në Dubai do të arrijë një rekord prej 41.7 miliardë dollarësh (rreth 35.6 miliardë euro) në vitin 2025, tha Qendra e Bursës së Mallrave të Dubait (DMCC), duke cituar të dhëna nga administrata doganore e emiratit.

Kjo tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 40.9 miliardë dollarësh nga viti 2011, raportoi Gulf News.

Qarkullimi total i diamanteve vitin e kaluar u rrit me 16.2 përqind krahasuar me vitin 2024, ndërsa vëllimi i tregtisë arriti një rekord prej 359.5 milionë karatësh, që përfaqëson një rritje prej 42.5 përqind në bazë vjetore.

Është hera e parë që Dubai ka thyer rekorde si për vlerën ashtu edhe për vëllimin fizik të tregtisë së diamanteve në të njëjtin vit.

Diamantet natyrore përbënin pothuajse të gjithë tregtinë, me një xhiro prej 39.9 miliardë dollarësh (rreth 34.1 miliardë eurosh), ose 95.8 përqind të vlerës totale.

Tregtia e diamanteve natyrore të përpunuara u rrit me gati 25 përqind dhe arriti në 18.7 miliardë dollarë (rreth 16 miliardë euro), ndërsa që nga viti 2020, vlera e këtij segmenti është rritur deri në 246 përqind.

Drejtori ekzekutiv i DMCC, Ahmed bin Sulayem, tha se rezultatet konfirmojnë suksesin e strategjisë afatgjatë të zhvillimit të Dubait si një nga qendrat kryesore në botë për tregtinë e gurëve të çmuar.

Sipas tij, që nga pandemia e Covid-it, vëllimi i tregtisë së diamanteve përmes Dubait është dyfishuar, ndërsa vlera është rritur me gati 140 përqind, falë infrastrukturës së zhvilluar, sigurisë rregullatore dhe shërbimeve financiare që emirati u ofron pjesëmarrësve në tregun global.

Përveç diamanteve, një rekord u regjistrua edhe në tregtinë e gurëve të çmuar me ngjyra, vlera e të cilëve arriti në 1.1 miliardë dollarë (rreth 940 milionë euro), që është 48 për qind më shumë se një vit më parë.

The post Tregtia e diamanteve në Dubai arrin rekordin prej 41.7 miliardë dollarësh pas 14 vitesh appeared first on Euronews Albania.

Apple padit OpenAI: Fitoi akses në të dhëna konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve

11 July 2026 at 17:28

Apple ka akuzuar OpenAI-n se ka fituar akses në informacione të vlefshme konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve të saj.

Në një padi federale të ngritur të premten, Apple paditi kompaninë e inteligjencës artificiale, dy nga punonjësit e saj dhe io Products, duke pretenduar se ata ishin përfshirë në “një model vjedhjeje” të informacionit konfidencial të Apple në lidhje me zhvillimin e produkteve dhe punën përkatëse.

Dy punonjës të Apple të cilët u larguan nga kompania për t’u bashkuar me OpenAI, dyshohet se janë përfshirë në dërgimin e emaileve për informacion të brendshëm të Apple.

Një zëdhënës i OpenAI i tha BBC-së: “Ne nuk jemi të interesuar për sekretet tregtare të kompanive të tjera”. Kompania po heton ankesën e Apple. Një zëdhënës i Apple tha se padia ishte rezultat i provave të rëndësishme.

The post Apple padit OpenAI: Fitoi akses në të dhëna konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve appeared first on Euronews Albania.

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

1 July 2025 at 18:43

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit.

Një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Në një prononcim për mediat nëna e vajzës rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe kishte shkuar tek fqinji pasi ishte përdhunuar nga babai.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare, por nuk ishte në dijeni.

Ndërkohë 30- vjeçarja në këtë situatë të rëndë, ka mbetur mes 4 rrugëve. Ajo është nëna e 7 fëmijëve dhe nuk ka asnjë të ardhur financiare, pasi bashkëshorti ishte personi i vetëm që punonte në familje. Mes lotësh apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.

12-vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj dhe ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Babai i të miturës ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën, por sipas tij ka ndodhur vetëm një herë.

 

The post Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër appeared first on Euronews Albania.

“Ervis Martinajn s’e njoh, as Malkon”- Dëshmon në gjyq babai i vëllezërve Duka

By: fra nc
1 July 2025 at 12:12

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të martë seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe Erlis Dukës, të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Të martën para gjykatës u paraqit për të dëshmuar babai i tyre, Muhamet Duka.

“Kam lidhje miqësore me dy nga të pandehurit, disa nga të pandehurit e tjerë kam lidhje gjaku. Pranoj të dëshmoj para gjykatës,” deklaroi Duka në nisje të dëshmisë së tij.

69-vjeçari shtoi: “Nuk di që djemtë e mi të kenë patur konflikte me Santiago Malkon. As me Ervis Martinaj s’di të kenë patur konflikt.”

Babai i të pandehurve tha se nuk e njihte Ervis Martinaj dhe nuk ishte në dijeni të konflikteve që djemtë e tij mund të kishin me të.

“Nuk kam patur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë patur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këto shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt,” tha ai.

Pyetjes së prokurorit Behar Dibra, Duka iu përgjigj:

“Aleksandër Maxhaku është i njohur për mua, është nipi im nga motra. Shkurt e thërrasin ‘Leks’, ‘Aleks’, varet. Kam 6 vjet pa e takuar, shumë ka. Nuk kam takuar ta takoj, nuk di asgjë ku ndodhet. Dritan Agaj është i njohur për mua. Njeri i njohur për ne. Një mbesa jonë e ka për burrë atë. E kemi tonin deri diku. Dritanin e kam parë me djemtë e mi, i shihja si çuna. Oltion Loga…

Nuk më kanë sjellë ndonjëherë shqetësime. Me shokët e çunave nuk jam ulur ndonjëherë. Nuk jam lënduar asnjëherë nga askush, gjysmën fjalë nuk më kanë thënë. Gëzim Mumajesin dhe Rivelino Mumajesin nuk i njoh. Aktiviteti i djalit me lloto i mirë ka qenë, tatimet i paguante, kështu e di unë. Me djalin rrija shumë rrallë, kisha punët e mia. Ervis Martinajn e kam dëgjuar si emër në media. Nuk e kam parë me djalin tim. Santiago Malkon e kam dëgjuar në media.”

Seanca e radhës është caktuar për më 9 korrik, ora 10:00, ku SPAK pritet të japë pretencën për të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Oltion Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni dhe Dritan Aga.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ervis Martinajn s’e njoh, as Malkon”- Dëshmon në gjyq babai i vëllezërve Duka appeared first on Euronews Albania.

U ekstraduan nga Dubai, jepet masa e sigurise për 3 pjestarët e grupit të Talo Çelës

By: Besnik
21 June 2025 at 11:28

Në seancën e mbajtur këtë të shtunë, GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për tre persona të ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Ado Xhika (i njohur edhe si Ado Cërriku ose Elkier Cërriku), Ervis Daka dhe Maksim Koçi.

Të tre dyshohen për përfshirje në veprat penale “vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, Ervis Daka ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë. Ai po ashtu kishte rol informator në tentativën e vrasjes së shtetasit Kei Piu, duke ndjekur lëvizjet e tij.

Ndërsa Maksim Koçi dyshohet për vrasjen e dy personave dhe për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy të tjerëve. Ado Xhika akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, si pjesë e grupit kriminal, për sulmin me snajper ndaj Ardian Çapjas, i cili mbijetoi këtij sulmi.

Të tre të ekstraduarit, për të cilët është caktuar masa “arrest në burg”, hetohen në lidhje me aktivitetin kriminal të grupit të Talo Çelës, ndërsa vendosën të mos flasin në seancën e sotme gjyqësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U ekstraduan nga Dubai, jepet masa e sigurise për 3 pjestarët e grupit të Talo Çelës appeared first on Euronews Albania.

Pamjet/ Ekstradohen nga Dubai tre të shumëkërkuar të lidhur me grupin e Talo Çelës

By: Besnik
20 June 2025 at 07:27

Janë ekstraduar nga Dubai tre persona të shumëkërkuar dhe të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Janë ekstraduar nga Dubai tre persona të shumëkërkuar dhe të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, të cilët ishin në kërkim për akuza të rënda nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për krime të kryera nga i ashtuquajturi grup i Talo Çelës.

Ervis Daka, 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

Maksim Koçi, 39 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

Ado Xhika, 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Operacioni, pjesë e aksionit të koduar “The Wanted”, u realizua në koordinim të ngushtë mes strukturave të specializuara të Policisë shqiptare dhe Policisë së Dubait, duke treguar edhe një herë efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

 

Njoftimi i plotë i policisë

“Vijon bashkëpunimi shumë i ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të lokalizuar, kapur dhe ekstraduar shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, që synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare.

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, 3 shtetas të akuzuar nga GjKKO-ja, si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit dhe si përkrahës të një shtetasi të shumëkërkuar të cilët u kapën disa javë më parë, nga Policia e Dubait, si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Të tre shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pamjet/ Ekstradohen nga Dubai tre të shumëkërkuar të lidhur me grupin e Talo Çelës appeared first on Euronews Albania.

U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar

19 June 2025 at 15:17

Tre shqiptar të shumëkërkuar të arrestuar në Dubai pritet të sillen në Shqipëri.

Sipas njoftimit të policisë pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Daka, Maksim Koçi të cilët njihen si pjesëtarë të organizatave kriminale

“Policia shqiptare Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale: A. Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;

E.D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;

M.K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar appeared first on Euronews Albania.

Shefi i OpenAI: Meta ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

18 June 2025 at 15:56

Shefi i OpenAI, Sam Altman, thotë se anëtarët e ekipit të tij kanë marrë “oferta gjigante” nga firma rivale e teknologjisë Meta, duke përfshirë “bonuse nënshkrimi” prej 100 milionë dollarësh.

Meta – e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp – po përpiqet të nxisë anën e inteligjencës artificiale (IA) të biznesit të saj, duke përfshirë shpenzimin e fundit prej 14 miliardë dollarësh (10.4 miliardë paund) për të blerë 49% të startup-it, Scale AI.

Megjithatë, zoti Altman tha se “të paktën deri më tani” asnjë nga “njerëzit e tij më të mirë” nuk ishte bindur të largohej nga anija.

BBC News ka kontaktuar Metën për një përgjigje.

Duke folur në podcastin e vëllait të tij, Jack , Sam Altman tha se e respektonte agresionin e Metës në konkurrencën me OpenAI, e cila prodhon produktin më të njohur në botë të mundësuar nga inteligjenca artificiale, ChatGPT.

Ai tha se përveç bonuseve të nënshkrimit, Meta po ofronte më shumë se kaq në “kompensim në vit”, megjithëse nuk sqaroi nëse kjo ishte në paga apo në opsione aksionesh dhe stimuj të tjerë.

Por zoti Altman tha se mendonte se njerëzit po qëndronin në OpenAI për shkak të “misionit” të saj për të krijuar superinteligjencë dhe “çmimeve ekonomike dhe gjithçkaje tjetër që rrjedh prej saj”.

OpenAI dhe firma të tjera të IA-së mendojnë se inteligjenca e përgjithshme artificiale (IAA) nuk është larg, që do të thotë se sistemet e IA-së mund të performojnë po aq mirë – ose më mirë , se njerëzit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shefi i OpenAI: Meta ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Zjarr në një nga kullat e Dubait, autoritetet evakuojnë banorët

By: Besnik
14 June 2025 at 14:57

Një zjarr i madh përfshiu një kullë në Dubai, duke detyruar autoritetet të evakuojnë pothuajse 4000 banorë nga ndërtesa.

Flakët shpërthyen papritur në një nga kullat rezidenciale më të larta të qytetit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe duke ngritur alarmin.

Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të ekipeve të shpëtimit dhe forcave zjarrfikëse, nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Sipas autoriteteve lokale, zjarri u vu nën kontroll pas disa orësh përpjekjesh intensive, dhe aktualisht janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Banorët janë strehuar përkohësisht në ambiente të sigurta dhe janë njoftuar se po merren të gjitha masat për të garantuar rikthimin e tyre të sigurt në banesat përkatëse, sapo situata të jetë plotësisht nën kontroll.

“Reagimi i shpejtë dhe profesional i ekipeve tona shpëtoi jetë dhe parandaloi një tragjedi të mundshme,” deklaroi një zëdhënës i Shërbimit të Emergjencës në Dubai.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë tym të dendur që ngrihej mbi horizontin e qytetit dhe zjarrfikës që punonin pa ndërprerje për të fikur flakët.

Zjarr në kullën 67 katëshe në Dubai, nis evakuimi i njerëzve
Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë 67-katëshe në zonën Marina të Dubait, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të 3,820 banorëve. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua pic.twitter.com/geACSwZgtv

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 14, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Zjarr në një nga kullat e Dubait, autoritetet evakuojnë banorët appeared first on Euronews Albania.

U ekstraduan nga Dubai, çfarë vendosi GJKKO për Dashnor Dumanin dhe Armis Stafën

By: Besnik
14 June 2025 at 11:16

Dashnor Dumani dhe Armis Stafa, të ekstraduar nga Dubai, u paraqitën këtë të shtunë para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shqyrtimin e masave të sigurisë.

GJKKO la në fuqi masën “arrest në burg” për Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Ai dyshohet nga SPAK për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona, si dhe për supergrabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit.

Ndërkaq, për Armis Stafën, SPAK ndryshoi masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Ai dyshohet për pastrim parash të organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja, përmes aktivitetit të shit-blerjes së automjeteve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U ekstraduan nga Dubai, çfarë vendosi GJKKO për Dashnor Dumanin dhe Armis Stafën appeared first on Euronews Albania.

Kërkimet në Meta AI bëhen publike, por a e kuptojnë të gjithë përdoruesit

13 June 2025 at 14:50

Si do të ndiheshit nëse historiku juaj i kërkimit në internet do të publikohej në internet që të tjerët ta shihnin?

Kjo mund t’u ndodhë disa përdoruesve të Meta AI pa e kuptuar ata, pasi kërkesat e njerëzve për mjetin e inteligjencës artificiale dhe rezultatet postohen në një burim publik.

Një ekspert i sigurisë në internet tha se ishte “një problem i madh me përvojën e përdoruesit dhe sigurinë”, pasi disa postime janë lehtësisht të gjurmueshme, përmes emrave të përdoruesit dhe fotove të profilit, deri te llogaritë e mediave sociale.

Kjo do të thotë që disa njerëz mund t’i tregojnë pa dashje botës gjëra që mund të mos duan që të tjerët t’i dinë se i kanë kërkuar.

Nuk është e qartë nëse përdoruesit e dinë që kërkimet e tyre po postohen në një burim publik në aplikacionin dhe faqen e internetit Meta AI, megjithëse procesi nuk është automatik.

Nëse njerëzit zgjedhin të ndajnë një postim, shfaqet një mesazh që thotë: “Njoftimet që postoni janë publike dhe të dukshme për të gjithë… Shmangni ndarjen e informacionit personal ose të ndjeshëm.”

BBC gjeti disa shembuj të njerëzve që ngarkuan foto të pyetjeve të testeve të shkollës ose universitetit dhe i kërkuan përgjigje Meta AI.

Një nga bisedat titullohet “IA gjeneruese trajton problemet e matematikës me lehtësi”.

Një kërkim, i cili mund të gjurmohej deri te llogaria e Instagram-it të një personi për shkak të emrit të përdoruesit dhe fotos së profilit, i kërkoi Meta AI të gjeneronte një imazh të një personazhi të animuar të shtrirë jashtë, i veshur vetëm me të brendshme.

Ndërkohë, portali i lajmeve për teknologjinë TechCrunch ka raportuar shembuj të njerëzve që postojnë pyetje intime mjekësore, të tilla si mënyra e trajtimit të një skuqjeje të kofshës nga brenda.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkimet në Meta AI bëhen publike, por a e kuptojnë të gjithë përdoruesit appeared first on Euronews Albania.

“Dubai ka rënë”, gazetari tregon vendin ku do shkojnë eksponentët shqiptar të krimit

By: Besnik
11 June 2025 at 21:29

I ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, gazetari Eni Ferhati komentoi lidhur me ekstradimin e dy të kërkuarve nga SPAK këtë të mërkurë nga Dubai, vëllait të Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani dhe njërit nga personat e akuzuar për pastrimin e parave të vëllezërve Çopja.

Gazetari tha se tashmë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapur traun e ekstradimeve dhe tani kontingjenti i gjerë i shqiptarëve që ndodhet atje, dhe që ka akuza edhe më të rënda, është në momente alarmi, pasi ekziston rreziku që të pësojnë të njëjtin fat duke u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Gazetari tha se ata po marrin masa për të larguar nga Dubai dhe dha një version që mund të shpërngulen edhe në Rusi.

“Shenjat e para, duke pasur parasysh kontingjentin e gjerë që kemi atje, ndoshta jemi në kushtet që Emiratet kanë hapur traun. Janë gjetur ura komunikimi mes dy vendeve, ndoshta interesat e bashkëpunimit ndërqeveritar me koordinim të Interpolit dhe po i sjellin një nga një. Dubai ka rënë si strehë e sigurt dhe unë kam informacione se disa kanë filluar të marrin masa dhe do ikin nga Dubai. Nuk e di ku do gjejnë vend tjetër, por mund të shkojnë në Rusi për të gjetur një aleancë, ndoshta me Putinin. Janë të çapja, është zbatuar procedura e mirëfilltë të ekstradimit. Ne e kemi thënë që, me sa duket, tashmë Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë më një strehë e sigurt, nisur nga këta precedentë, por edhe nga ndalimet që janë bërë më herët ndaj disa personazheve që janë atje. Për shembull, Durim Bama, një emër i cili nuk rrezikon shumë në Shqipëri, të paktën me këto akuza që ka deri tani – vetëm sigurim kushte dhe mjete materiale për vrasje – është ndaluar atje dhe mbajtur për një periudhë kohore. Por janë personazhe që mund të kërkohen nga SPAK apo autoritetet, sepse mund të kenë mundësi të zbardhin ngjarje në Shqipëri,” tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dubai ka rënë”, gazetari tregon vendin ku do shkojnë eksponentët shqiptar të krimit appeared first on Euronews Albania.

“Dhimbja po na shtohet”, vëllai i Liridona Ademajt reagon pak para seancës

4 June 2025 at 11:18

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca pritet të fillojë në orën 13:20.

Vëllai i Lirodones, Leonard Ademaj tha se shpresojnë që gjykimi të përfundojë sa më parë.

“Dhimbja po na shtohet dhe nuk gjejmë asnjë ngushëllim sa herë e mendojmë dhe e shohim se si dy fëmijë të vegjël po rriten pa nënën e tyre. Urojmë që gjykimi të përfundojë shpejtë”, shkroi ai në Facebook

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në një rrugë në fshatin Bërnicë  të Prishtinës. Rasti i vrasjes së 30-vjeçares fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë u arrestuan dy persona, në mesin e të cilëve edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Tre të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt janë Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Doda.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dhimbja po na shtohet”, vëllai i Liridona Ademajt reagon pak para seancës appeared first on Euronews Albania.

EMRI/ Pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan, kapet në Dubai 36-vjeçari

27 May 2025 at 14:23

Policia e Tiranës në bashkëpunim me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë arritur të kapin në Dubai një 36-vjeçar, Armis Stafa nën akuzën për pastrim parash.

Në vitin 2014, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar Armis Stafës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve me iniciale F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç. (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post EMRI/ Pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan, kapet në Dubai 36-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

FOTO| Kush janë bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai, akuzat

By: fra nc
8 May 2025 at 09:58

Tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për përfshirje në ngjarje të rënda kriminale dhe për mbështetje të të shumëkërkuarit Talo Çela, janë arrestuar në Dubai gjatë operacionit ndërkombëtar të quajtur “The Wanted”. Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika pritet të ekstradohen drejt Shqipërisë, ku ndaj tyre janë caktuar masa sigurie “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ervis Daka, 38 vjeç, akuzohet për disa vepra penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, përfshirë “vrasje me paramendim” mbetur në tentativë, “sigurim të kushteve për vrasje”, “mbajtje pa leje të armëve” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Sipas autoriteteve, ai ka informuar autorët e një atentati për lëvizjet e viktimës së synuar K. P., ka siguruar mjete për vrasjen e një shtetasi tjetër dhe ka ndihmuar Talo Çelën duke e strehuar dhe mbështetur në arrati.

Maksim Koçi, 39 vjeç, gjithashtu përballet me akuza për vrasje me paramendim për interes dhe hakmarrje, si dhe për mbështetje të krimeve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai dyshohet për përfshirje në vrasjen e shtetasve K. K. dhe I. A., sigurimin e kushteve për atentate të tjera dhe për ndihmë të drejtpërdrejtë ndaj Talo Çelës për t’u fshehur nga drejtësia.

Ado Xhika, 40 vjeç, akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”. Gjatë një periudhe rreth dyvjeçare, ai ka ndihmuar në fshehjen e Talo Çelës dhe madje ka shoqëruar një gazetar për të realizuar një intervistë me të shumëkërkuarin.

Kujojmë se Talo Çela, një nga figurat më të njohura të botës së krimit kohët e fundit, vazhdon të jetë ende në kërkim ndërkombëtar.

The post FOTO| Kush janë bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai, akuzat appeared first on Euronews Albania.

Krimet zgjedhore/ Karamuço: Janë 3-4 eksponentë që do depërtohen nga Dubai

6 May 2025 at 22:44

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në Euronews Albania lidhur me krimet zgjedhore dhe fenomenin e blerjes së votave, ndaj të cilit ai shprehet se duhet një përkushtim më i madh.

I pyetur se a priten arrestime në flagrancë nga task-forca lidhur me këto zgjedhje të 11 majit, Karamuço shprehet i bindur se praktikisht duhet të ketë, duke sjellë dhe disa raste.

“Nëse nuk ndodh deri të dielën, atëherë SPAK e ka humbur efektin parandalues. Më efekt parandalues ka policia e Dubait sesa policia jonë. Edhe në 2021 kemi pasur informacione që janë dërguar para nga Dubai për t’u vënë në shërbim të personave të caktuar që mund të blinin vota.

Sesa ia kanë arritur qëllimit nuk dihet por në një ndalim të fundit që është bërë, janë 3-4 eksponentë që vetëm për njërin është bërë e ditur që është kthyer në Shqipëri, pra i deportuar dhe jo i ekstraduar, ndërsa për të tjerët nuk thuhet asgjë, sepse nuk janë për llogari të shtetit shqiptar por janë për të disa organeve ligjzbatuese evropiane. Janë shqiptarë dhe njëri prej tyre është një nga më të fuqishmit të trafikut ndërkombëtar. Janë të kapur dhe do depërtohen në vendet europiane që i kanë kërkuar.

Njëri prej tyre është dyshuar se ka hedhur në Shqipëri shumë para për zgjedhjet e vitit 2021, ka operuar kryesisht në Amerikën Latine, kërkohej nga policia spanjolle bashkë me personat e tjerë që janë ndaluar”, tha eksperti.

Karamuço ndalet edhe në një detaj tjetër, ai i rënies së euros në Shqipëri, fakt ndaj të cilit eksperti ngre dyshimet që kjo mund të shërbejë për blerjen e votave.

“Ky veprim që ka kryer ky organ tjetër lizgjzbatues i Lindjes së Mesme, ka një lloj efekti që vjen deri në Shqipëri në lidhje me mbylljen e ‘rubinetave’ të këtij financimi. Jam pesimist për shkak se sot kemi pasur ditën ku euro ka pasur nivelin më të ulët historik në Shqipëri.

Kjo do të thotë se ka një prezencë të jashtëzakonshme në treg të likuiditetit euro, i cili mund të shërbejë edhe si një mekanizëm për të blerë vota. Autoritetet duhet të jenë të prokupuara më shumë tani se më parë në lidhje me fenomenin e blerjes së votës”, shton Ervin Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Krimet zgjedhore/ Karamuço: Janë 3-4 eksponentë që do depërtohen nga Dubai appeared first on Euronews Albania.

Ekstradimi i Çapjas, Lala: Dubai jo më vend i sigurtë për personat e botës së krimit

5 May 2025 at 14:39

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në Euronews Albania mbi ekstradimin nga Dubai të Florenc Çapjas tre ditë më parë, për të cilin GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg.

Lalal ka bërë një pasqyrim të faktit se pse u ekstradua Çapja dhe si qëndron momenti i arrestimit të tij. Në këndvështrimin e Klodiana Lalës, Dubai nuk duket më një vend i sigurtë për pesonat e botës së krimit.

“Nuk është më Dubai streha e sigurtë. Duket sikur ka një marëveshje të heshtur mes qeverisë shqiptare dhe autoriteteve në Dubai, për të përzënë në forma apo mënyra të ndryshme. Policia thotë ekstradim, vetë personat në konflikt me ligjin thonë dëbim ose është dëshirë e tyre për të ardhur në Shqipëri, por fakti që pas Plarent Dervishajt, Julian Meçajt, u ekstradua Florec Çapja dhe erdhi në Shqipëri, do të thotë se Dubai nuk është më strehë e sigurtë për njerëzit e krimit.

Sipas meje autoritetet shqiptare po dërgojnë atje të dhëna, ose email-e, ose dosje duke tentuar të bindin autoritetet në Dubai se këto personazhe përbëjnë kërcënim për sigurinë e këtij vendi.

Florenc Çapja ishte në shëtitje me të birin në momentin kur autoritetet janë afruar dhe i kanë thënë që duhet të vish me ne sepse të ka skaduar afati i dokumentave, e më pas e kanë sjellë në drejtim të Shqipërisë. Nuk është tamam ekstradim. Ekstradimi do të thotë të ketë një marrëveshje dypalëshe të miratuara përmes Ministrisë së Drejtësisë.

Mendoj që po ekstradohen të gjithë njerëzit e përfshirë në organizatë kriminale dhe vrasje. Këtë lloj ndjeshmërie nuk e kanë për rastet e tjera pasi atje mund të kemi shumë të dënuar të tjerë për vepra më të lehta penale, por nuk ka patur një anagazhim të autoriteteve në Dubai për ti përzënë”, tha Lala.

Ndër të tjera, gazetarja ngre pyetjen se kush është në të vërtetë Florenc Çapja dhe pse e duan në Shqipëri.

“Është një personazh i cili është akuzuar për vepra shumë të rënda penale. Nuk janë provuar akuzat për vite me radhë. Me të drejtë ose jo është dërguar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në 2012, ku u vranë babë e bir. Më tej ka dyshime për një akuzë të re “për krijim të kushteve për të kryer vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit. Njihet gjithashtu si kundërshtar i përbetuar i Suel Çelës.

Ngarkesa e tij penale ishte shumë e rëndë dhe mendoj se autoritetet në Dubai nuk po bëhen më strehë për këta njerëz të cilët mund të sjellin problematika për sigurinë e këtij vendi”, tha Klodiana Lala.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekstradimi i Çapjas, Lala: Dubai jo më vend i sigurtë për personat e botës së krimit appeared first on Euronews Albania.

Goditi me grushte shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i deputetit demokrat

4 May 2025 at 09:49

Policia në Korçë ka arrestuar Altin Nallbatin, vëllain e deputetit demokrat Bledjon Nallbati.

Mbrëmjen e shkuar Altin Nallbati bashkë me të vëllanë, deputet i PD u përfshinë në një konflikt fizik me shoferin e kamionit të identifikuar si Sabri Dervishi.

Përmes një njoftimi policia tha se 42-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

“Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 ,  në  afërsi  të rrethrrotullimit të Mirasit  në qytetin e Bilishtit  shtetasi A.N, ka  ndaluar automjetin  me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij shtetasin B.N (kandidat për deputet i një subjekti politik) duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor. Shtetasi A.N ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me  një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë  edhe vëllai i  tij, shtetasi B.N, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë  nga kamioni shtetasin S.D”, sqaroi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Goditi me grushte shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i deputetit demokrat appeared first on Euronews Albania.

❌