Normal view

Milani e nis me fitore sezonin e ri, triumfon ndaj Torinos

By: rozalb
23 August 2026 at 22:44

Milani e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Serie A, duke triumfuar 2-1 në transfertën ndaj Torinos. Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë, duke krijuar disa mundësi, por pa arritur të gjejnë golin. Zhbllokimi i sfidës erdhi në pjesën e dytë, në minutën e 64-t, kur talenti i ri Cissé, ish-lojtar i Catanzaros, realizoi golin e avantazhit për Milanin. Vetëm dy minuta më vonë…

Source

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin, arrestohet pas 48 orësh i riu në Durrës

By: rozalb
23 August 2026 at 21:42

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka aksidentuar për vdekje një person. Siç bën me dije policia, aksidenti ka ndodhur me datë 21 gusht, ku 38-vjeçari me iniciale R.R ka përplasur me makinën e tij një 41-vjeçar me iniciale V.H që drejtonte një biçikletë, i cili nuk munndi ti mbijetonte plagëve. Pas aksidentit 38 vjeçari u largua nga vendngjarja, për tu arrestuar pas…

Source

Berisha reagon pas prezantimit të “Pasqyrë Albania” nga Rama: Një mur i ri mes qytetarëve dhe administratës

By: rozalb
23 August 2026 at 21:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për krijimin e portalit të ri “Pasqyra Albania”, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me drejtuesit politikë në Pogradec. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e ka kritikuar ashpër projektin, duke e cilësuar si një tjetër nismë abuzive që, sipas tij, do të shoqërohet me shpenzime të larta nga…

Source

Pas të nxehtit përvëlues, Korça përfshihet nga reshje të dendura dhe stuhi

By: rozalb
23 August 2026 at 21:06

Pas disa ditësh me temperatura të larta, Korça është përfshirë mbrëmjen e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu dhe stuhi. Ndryshimi i motit ka qenë i menjëhershëm, me reshjet që nisën brenda pak minutash dhe u shoqëruan me erëra të forta, duke sjellë një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike. Shiu intensiv ka krijuar një kontrast të fortë me temperaturat e larta dhe vapën që…

Source

Qëlloi me armë drejt automjetit të parkuar, shpallet në kërkim 24-vjeçari në Kuçovë

By: rozalb
23 August 2026 at 20:52

Qëlloi me armë drejt automjetit të parkuar të një 24-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, shtetasi S. R., 24 vjeç, njoftoi Policinë se në drejtim të automjetit të tij të parkuar ishte qëlluar me armë zjarri. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u…

Source

Kë thumbon Erion Braçe kur shkruan: Ju ka ndodhur të keni përballë, rrotull, njerëz që vuajnë nga paranoja?!

By: njeshi
23 August 2026 at 20:45

Nga Erion Braçe- JU KA NDODHUR TË KENI PËRBALLË, RROTULL, NJERËZ QË VUAJNË NGA PARANOJA?! JANË HALL! BËHEN HALL REALISHT PËR KËDO QË BIE NË MARRËDHËNIE ME TA! Emmanuel CARRÈRE ka shkruar një libër fantastik për ta, gjendjen e tyre dhe marrëdhëniet që krijojnë. #LIBRI nis me një brisk – nga ata të hershmit – dhe një palë #MUSTAQE; ai mendon se i ka, të dendura madje, aq sa për t’i rruar dy herë në…

Source

Juventus e nis me fitore, i falet një golit të Bremer ndaj Frosinones

By: rozalb
23 August 2026 at 20:41

Juventus e ka nisur me fitore sezonin e ri të Serie A, duke marrë tri pikët në ndeshjen hapëse falë një goli të Bremer. Skuadra bardhezi e nisi takimin me ritëm të lartë dhe e gjeti golin e avantazhit në minutën e 22-të. Mbrojtësi brazilian u shfaq në zonë dhe me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në rrjetë. Juventus pati mundësi të tjera për të dyfishuar avantazhin, por Kolo Muani dhe…

Source

Ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë

By: njeshi
23 August 2026 at 20:41

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim me tone të forta në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, duke shprehur mbështetjen e tij për protestuesit dhe duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen tubimeve. “Këta idiotët kanë kaq frikë sa na numërojnë ditë për ditë se sa jemi. Jo vetëm të dorëhiqet, por të heqim edhe dorëvënien”, u shpreh Malkaj. Aktori tha se do të vijojë të jetë…

Source

Mbi 10 mijë persona protestojnë në Stokholm për klimën, pak javë para zgjedhjeve

By: rozalb
23 August 2026 at 20:18

Mbi 10 mijë persona kanë marshuar të dielën në rrugët e Stokholmit, duke protestuar kundër ndryshimeve klimatike dhe politikave të qeverisë suedeze, vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 13 shtatorit. Protesta u organizua nga grupe të rinjsh, organizata sportive, sindikata, shoqata rurale dhe organizata për të drejtat e njeriut. Në marshim mori pjesë edhe aktivistja e njohur suedeze…

Source

Atletico Madrid ngec ndaj Villarreal në La Liga

By: rozalb
23 August 2026 at 20:09

Atletico Madrid ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në La Liga, duke u ndalur në shtëpi nga Villarreali me rezultatin 2-2. Skuadra e Diego Simeones e shmangu humbjen vetëm në minutat e fundit të takimit të zhvilluar në “Metropolitano”. Madrilenët e nisën me vështirësi sfidën, por arritën të kalonin në avantazh në fillimin e pjesës së dytë. Pubill realizoi golin e parë dhe dukej se Atletico…

Source

Liverpooli shpëton në fund nga humbja ndaj Newcastle (VIDEO)

By: rozalb
23 August 2026 at 19:55

Liverpool ka shmangur humbjen në sekondat e fundit ndaj Newcastle United, duke marrë një barazim 2-2 në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën hapëse të Premier League. Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte dhe kaluan në avantazh që në minutën e 5-të. Anthony Elanga përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe, pas pasimit të Osulas, hyri në zonë dhe goditi fort, duke mposhtur Alisson.

Source

Projektligji i ri për punësimin, diaspora mund të rikthehet në tregun shqiptar të punës

By: rozalb
23 August 2026 at 19:41

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të kenë më shumë mundësi për t’u rikthyer dhe për të gjetur punë në Shqipëri. Projektligji i ri për nxitjen e punësimit zgjeron kategorinë e punëkërkuesve, duke përfshirë edhe shtetasit shqiptarë që kanë vendbanim jashtë territorit të Shqipërisë. Kjo do t’u mundësojë pjesëtarëve të diasporës të kenë akses në shërbimet dhe programet publike të punësimit në…

Source

Roboti kinez thyen rekordin e Usain Bolt, vrapon 100 metra për 9.32 sekonda

By: rozalb
23 August 2026 at 19:26

Një robot humanoid i zhvilluar nga kompania kineze Honor ka arritur një rezultat spektakolar në testet e zhvilluara në Pekin, duke përshkuar distancën e 100 metrave për 9.32 sekonda. Rezultati vjen 17 vite pasi sprinteri xhamajkan Usain Bolt vendosi rekordin botëror prej 9.58 sekondash në Kampionatin Botëror të Berlinit, në vitin 2009. Roboti, i pagëzuar “Lightning” (Rrufeja)…

Source

Flet kryeministri Rama pas takimit të ditës së parë në Pogradec (video)

By: njeshi
23 August 2026 at 19:04

“Sapo mbyllëm në Pogradec Ditën e Parë të maratonës për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit qeverisës, me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe dhe drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare”- shkruan Edi Rama dhe poston video nga ky takim. Pas përfundimit të mbledhjes disaorëshe me drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Pogradeci…

Source

Jasir Asani shënon super gol në Iran (VIDEO)

By: rozalb
23 August 2026 at 18:52

Jasir Asani ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në kampionatin iranian, duke gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi në përballjen ndaj Sepahan, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit. Asani e zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, me një goditje të fortë me të majtën nga distanca, topi i së cilës shkoi pranë tokës dhe përfundoi në…

Source

Formula 1/ Norris fiton edhe në Holandë, aksidentohet Verstappen

By: rozalb
23 August 2026 at 18:45

Lando Norris ka fituar Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1, duke marrë fitoren e dytë radhazi pas suksesit në Hungari. Piloti i McLaren u nis nga pole position dhe, pas një gare të luftuar, la pas Kimi Antonelli të Mercedesit, ndërsa George Russell kompletoi podiumin. Ferrari u rendit jashtë podiumit, me Lewis Hamilton në vendin e katërt dhe Charles Leclerc në të pestin. Gara u ndërpre që…

Source

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë të PS-së

By: rozalb
23 August 2026 at 18:39

Pas rreth 7 orësh diskutime, ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, e zhvilluar në Pogradec. Në fokus të takimit ka qenë dokumenti “Besa”, për të cilin socialistët kanë diskutuar në detaje mbi mënyrat se si mund të përmirësohet më tej, me synimin për të ndërtuar një alternativë qeverisëse më efikase dhe më pranë nevojave të qytetarëve.

Source

Kush vjedh me bojën e vijave të bardha në rrugët e Tiranës?

By: rozalb
23 August 2026 at 18:16

Nga Luan Rama Ma do mendja që, njësoj si unë, edhe shumë qytetarë të tjerë, banorë të Tiranës apo vizitorë të ardhur në kryeqytet këto ditë të nxehta gushti, kanë vënë re se shumë prej rrugëve kryesore janë vijëzuar e shenjuar, për të rifreskuar atë që, në gjuhën e Kodit Rrugor, njihet si sinjalistika horizontale. Edhe pse me trafik të rënduar dhe në pikun e vapës, mjetet e posaçme dhe…

Source

Policia jep detajet për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin, viktimat babë e bir

By: rozalb
23 August 2026 at 18:13

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P. Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm…

Source

Lojërat Mesdhetare/ Mundësit Dudaev dhe Abakarov shkojnë në finale dhe i sigurojnë dy medalje Shqipërisë

By: rozalb
23 August 2026 at 18:05

Shqipëria ka siguruar dy medaljet e para në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që po zhvillohen në Itali. Protagonistë janë dy mundësit kuqezinj, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilët kanë arritur të kualifikohen në finalet e kategorive të tyre. Të dy sportistët do të garojnë të hënën për medaljen e artë, duke i dhënë Shqipërisë një mundësi të artë për të shtuar koleksionin e medaljeve.

Source

❌