Berisha i shkon Metës për vizitë ngushëllimi: Procesi ndaj ish-presidentit, farsë e turpshme
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar sot për vizitë ngushëllimi te Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili po mban vizita ngushëlluese për humbjen e babait të tij të ndjerë, Rexhep Meta. Berisha shqërohej nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Në një prononcim për mediat, Berisha foli edhe në lidhje me procesin ndaj Metës, ku tha se ishte një farsë e turpshme.