I dënuar për vrasje në tentativë, i burgosuri ndërron jetë në QSUT
I dënuari i sigurisë së lartë, M. Mërkuri ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ndodhej në reanimacionin e pavijonit të kirurgjisë. Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë. Mërkuri ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.