Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Koha Jone

Rama përkujton “21 Janarin”: Në 15-vjetorin e një krimi të pashembullt shtetëror…

By: lindita
21 January 2026 at 08:50

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 21 Janarin, kur 15 vite më parë, në demonstratën e mbajtur përpara Kryeministrisë u vranë katër protestues. “Në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 21 janar 2026

By: lindita
21 January 2026 at 08:44

Dashi Mund ta kesh të vështirë të përshtatesh me energjinë e ditës. Shumicën e kohës, mendimet e tua do të jenë të shpërndara dhe do të jetë e vështirë për ty të jesh produktiv, pasi shpërqendrimet janë kudo. Mos e kritiko veten për këtë. Thjesht bëj më të mirën tënde. Demi Ka më shumë të vërteta në fantazitë tuaja sesa mendoni. Do të bëni përparime të mëdha në karrierën tuaj nëse thjesht e…

Source

Këmbimi valutor sot me datë 21 janar 2025

By: njeshi
21 January 2026 at 08:27

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë.

Source

Radio gjermane DW: Ç’rol kanë muxhahedinët e Shqipërisë në protestat e Iranit?

By: njeshi
21 January 2026 at 08:17

(marrë nga radio shtetrore gjermane DW) Rreth 3 mijë anëtarë të MEK, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit, strehohen në Shqipëri. Ata pretendojnë se MEK luan një rol të rëndësishëm në protestat e Iranit. Disa ekspertë nuk pajtohen. Një kamp i fortifikuar në Manzë, pranë Tiranës, është streha e rreth 3 mijë muxhahedinëvetë Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI)…

Source

Champions/ Arsenali perfekt mund edhe Interin, Sporting befason PSG

By: rozalb
20 January 2026 at 23:01

Supersfida e raundit të shtatë të Champions League në “San Siro” konfirmoi Arsenalin si skuadrën për t’u mundur, pasi ekipi londinez mori një sukses 1-3 në transfertën ndaj Interit. Ekipi i Artetës e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 10-të. Një aksion i ndërtuar me kujdes nga krahu i djathtë u finalizua nga Jurrien Timber, me topin që u devijua…

Source

Yesterday — 20 January 2026Koha Jone

”Akull”, këngëtarja e hitit bëhet banore e ”Big Brother Albania Vip 5”

By: redi
20 January 2026 at 22:13

Një tjetër surprizë e madhe në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Një banore e re i është bashkuar zyrtarisht konkurrentëve, duke sjellë emocion, kureshtje dhe dinamika të reja në lojë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Krusita, e cila nga kjo mbrëmje është bërë pjesë e garës për çmimin e madh. Hyrja e saj u shoqërua me reagime të forta nga banorët aktualë, të cilët u shfaqën të surprizuar…

Source

Bardhi vizitë në Shtëpinë e Bardhë, Avenir Peka: Kanë biseda që nuk thuhen publikisht

By: redi
20 January 2026 at 22:00

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, ku është takuar zëvendës prokuroren e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e dha Avenir Peka dhe sipas tij, aty janë bërë biseda të cilat nuk mund të bëhen publike. ”Gaz Bardhi, kryetar i grupit parlamentar ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Source

KLGJ reagon: Akoma nuk kemi shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme për gjyqtaren e Posaçme!

By: njeshi
20 January 2026 at 21:52

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka bërë një reagim zyrtart lidhur me njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme për çështjen e gjyqtare së GJKKO Irena Gjoka, sipas të cilës kjo e fundit rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se çështja i ka kaluar KLGJ-së për të vendosur lidhur me të ardhmen e gjyqtares në sistem. Me anë të një njoftimi…

Source

Ambasadori Terran takim me Klodjan Brahon: Bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

By: njeshi
20 January 2026 at 21:48

Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, u takua sot me Klodjan Braho, pas zgjedhjes së tij si drejtues i Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ambasadori Tarran e përgëzoi z. Braho për marrjen e kësaj detyre dhe i uroi suksese në ushtrimin e një roli të rëndësishëm dhe sfidues. Ai ripohoi mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Prezencës së OSBE-së…

Source

Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e saj më prenë rrugën me makinë dhe…

By: redi
20 January 2026 at 21:46

Brikena dhe Mateo kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes 4 vite më parë. Mateo është shprehur se shkaku që ata nuk folën më ishte ndërhyrja e familjarëve të Brikenës, të cilët kur ai kishte shkuar për ta takuan atë në Prishtinë, ata i kishin prerë rrugën duke mos e lënë ta takonte banoren. Brikena: Unë desha ta fillojë, të them që kur Mateo ka hy ia kemi dhënë dorën njëri tjetri…

Source

”Bordi i Paqes”, Paskal Milo thirrje qeverisë: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

By: redi
20 January 2026 at 21:34

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo bën thirrje për modesti dhe kujdes diplomatik lidhur me ftesën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e iniciativës ndërkombëtare “Bordi i Paqes” nga Presidenti i Amerikës, Donald Trump. Ai u shpreh skeptik ndaj idesë se kjo ftesë përbën ndonjë status special për Tiranën zyrtare. “Është shumë mirë që Shqipëria është në këtë organizim ndërkombëtar.

Source

31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet në shkallët e banesës

By: redi
20 January 2026 at 21:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, kur rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur shtetasi D. Muçenji, 31 vjeç, në fshatin Skutaraq, Njësia Administrative Petran. Të afërmit e viktimës e kanë gjetur atë të vetëvarur në shkallët e shtëpisë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet e para hetimore. Mbeten mister arsyet e vetëvarjes së të riut.

Source

“Bordi i Trump po konkuron OKB”, pedagogia Gjyli: Po krijohet një rend i ri botëror

By: redi
20 January 2026 at 21:18

Pedagogia Arsejda Gjyli thotë se Bordi i Paqes nga presidenti i Amerikës, Donald Trump po konkuron Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). “Kjo ftesa dhe ky entuziazmi vjen si rrjedhojë e të gjithë këtyre akuzave të ngritura në një farë mënyre për marrëdhëniet strategjike të Shqipërisë për momentin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ky nuk është një hap i vogël. Unë mendoj që ky është një…

Source

Bahamas heq vizat për Kosovën, presidentja Osmani: Përkushtim i përbashkët për forcimin e lidhjeve

By: redi
20 January 2026 at 20:58

Kosova dhe Bahamasi kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dy vendeve. Kjo u bë e ditur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila theksoi se pas njohjes së Kosovës nga Bahamasi dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor, ky ishte hapi i radhës për forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Source

CHAMPIONS LEAGUE – Mourinho: “Respektoj Spallettin, shigjetat janë pjesë e futbollit. Do të stërvitja Juven? Sigurisht”

By: nik
20 January 2026 at 20:56

José Mourinho, i njohur si “Special One”, ka shkaktuar bujë me deklaratat e tij të fundit, duke thënë se do të stërviste Juventusin nëse do të merrte një ofertë. “Po, nëse do të më thërrisnin, do të stërvitja Juventusin…”, tha Mourinho, duke shtuar se nëse kjo do të ndodhte në të ardhmen, ai do të ulej në stolin e klubit bardhezi. Trajneri, i cili në momentin e deklaratës përmendet si pjesë e…

Source

”Tani e dua Venezuelën”, presidenti Trump: Do doja që liderja opozitare Machado të përfshihet në udhëheqjen e vendit

By: redi
20 January 2026 at 20:45

Presidenti i Amerikës, Donald Trump përmendi Venezuelën dhe udhëheqësen e opozitës Maria Corina Machado në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti amerikan deklaroi se do donte që Machado të përfshihej në udhëheqjen e vendin, teksa shtoi se tani ai e do Venezuelën. “Tani po e dua Venezuelën. Dhe ata kanë punuar kaq mirë me ne. Ka qenë kaq bukur. Një grua jashtëzakonisht e…

Source

Eliminim i dyfishtë dhe hyrje të reja, rikthehet për herë të parë zinxhiri i shpëtimit

By: redi
20 January 2026 at 20:40

Shtëpia është “ndezur” pas nominimit të papritur të Brikenës, për të zëvendësuar Stelinën me Mateon. Erik, Ina, Keijsi apo Mateo, kush do të largohet mes tyre? Për herë të parë, rikthehet zinxhiri i shpëtimit. Me një eliminim të dyfishtë dhe hyrje të reja.

Source

Manchester City turpërohet në Norvegji, mundet nga Bodo/Glimt

By: rozalb
20 January 2026 at 20:40

Bodo/Glimt ka siguruar fitoren e parë sezonale në Champions League, duke dhuruar një surprizë të madhe ndaj Manchester Cityt. Në ndeshjen e vlefshme për raundin e shtatë dhe të parafundit të kësaj faze, norvegjezët triumfuan 3-1 në një mbrëmje historike për klubin. Skuadra vendase e nisi fuqishëm takimin dhe në minutën e 22-të kaloi në avantazh me Kasper Høgh, i cili shënoi me kokë pas asistit…

Source

Demokrati ndërpret Berishën në takim: Me foltoret dhe fjalimet e tua Rama nuk ikën!

By: redi
20 January 2026 at 20:22

Sali Berisha mbajti këtë mbrëmje Foltoren e radhës në Tiranë, në kuadër të takimeve të tij me mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës Berisha u ndal te situata politike në vend, kritikat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si edhe te ajo që ai e cilëson si nevojë për ndryshim dhe përballje politike. Teksa ish-kryeministri ishte duke folur, nga salla u dëgjua…

Source

Inter-Arsenal/ Zbulohen formacionet zyrtare, Chivu mbështetet te dyshja Lautaro-Thuram

By: rozalb
20 January 2026 at 20:17

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje dhe në orën 21:00 Interi i drejtuar nga Cristian Chivu pret Arsenalin e Mikel Artetës në një përballje që vlen shumë për fatet e kualifikimit. Pas një nisjeje perfekte me katër fitore radhazi, zikaltrit kanë pësuar dy humbje rresht ndaj Atletico Madrid dhe Liverpool, rezultate që kanë komplikuar rrugën drejt kualifikimit direkt në fazën e 1/8-ave.

Source

❌
❌