Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 January 2026Koha Jone

842 banorë të evakuuar në Durrës, 2500 hektarë tokë bujqësore nën ujë

By: lindita
9 January 2026 at 12:49

Prurjet e larta në lumin Erzen vazhdojnë të krijojnë probleme në zonat Juba/Katund i Ri dhe Rrushkull/Sukth, ku lumi ka dalje të ujit. Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po funksionojnë me kapacitet të plotë. Rreth 2,500 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në Sukth dhe Katund i Ri. Në terren janë angazhuar 448 specialiste, 111 persona nga bashkia dhe ndërmarrjet, 80 nga UKD…

Source

Abissnet Superiore/ Mario Dajsinani, futbollisti më i përzgjedhur në formacionin e javës

By: rozalb
9 January 2026 at 12:19

Mario Dajsinani është futbollisti më i përzgjedhur në formacionin e javës të “Abissnet Superiore” nga trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave. Sipas statistikave, portieri i Egnatias dhe i Kombëtares shqiptare është përzgjedhur 7 herë në 18 javët e para të kampionatit “Abissnet Superiore”. Dajsinani ka qenë një nga pikat kyçe të Egnatias, duke luajtur rol vendimtar me pritjet e tij dhe duke…

Source

Berisha: Populli, gjykatësi i vëtëm i Ramës! Të dalim në protestë, të gjithë si opozitë

By: lindita
9 January 2026 at 12:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se të gjithë opozitarët duhet të bëhet bashkë për të bërë të mundur largimin e qeverisë së Edi Ramës. Në një takim me aleatët politikë, Berisha tha Rama nuk mund të rrëzohet nga jashtë, dhe as me procese gjyqësore, por me votën e popullit. “Krimi i organizuar nuk lejon rrotacionin politik. Duhet të ngrihemi në një përpjekje të madhe…

Source

Ronaldo vijon me rekorde në Arabi, shënon golin e 25-të sezonal

By: rozalb
9 January 2026 at 12:09

Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën dhe statistikat. Ylli portugez ka zgjatur zyrtarisht deri në vitin 2026 serinë e tij të pandërprerë të golave, një rrugëtim që nisi në vitin 2002 me fanellën e Sporting Lisbonës. Të enjten, CR7 realizoi nga pika e bardhë në humbjen 2-1 të Al Nassr ndaj Al Qadsiah, skuadër ku aktivizohet edhe Mateo Retegui, duke e çuar numrin e përgjithshëm të golave në…

Source

Bllokohet aksi Leskovik-Përmet

By: lindita
9 January 2026 at 11:40

Në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur. Për arsye sigurie, njoftohet se ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë vendi është përfshirë prej katër ditësh nga reshje ë dendura të shiut. Si pasojë, përmbytje masive janë regjistruar në gjithë…

Source

Benet Beci: Bora në Shkodër sjell magji të pastër, fëmijët protagoniste të ditës

By: nilda
9 January 2026 at 11:29

Shkodra u mbulua sot nga bora, duke krijuar një peizazh dimëror magjik që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, publikoi në rrjetet sociale një mesazh ku thekson se fëmijët janë protagonistët e këtij peizazhi dimëror, duke shijuar momentet e lojës dhe argëtimit në borë. Në këtë ditë të veçantë, qyteti u mbush me tinguj të qeshurash dhe skena përrallore…

Source

Frattesi ndiqet nga Galatasaray dhe Nottingham, por ai preferon Juven!

By: rozalb
9 January 2026 at 11:11

Ndërkohë që Inter kryeson Serie A dhe përgatitet për supersfidën e së dielës ndaj Napolit në San Siro, në ambientet e klubit fokusi kryesor mbetet merkato. Përveç kërkimit të një sulmuesi krahu të djathtë dhe ofertës për Robinho Junior, po punohet edhe për largime, ku emri më i përfolur është Davide Frattesi. Mesfushori mungoi në transfertën e fundit ndaj Parmës dhe nuk do të jetë i gatshëm as për…

Source

Kryebashkiaku Disha: Të gjitha strukturat në gatishmëri. Librazhdi i hapur për turistët

By: lindita
9 January 2026 at 11:04

Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ka bërë të ditur se strukturat vendore janë në terren dhe në monitorim të vazhdueshëm, për shkak të kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë zonën. Sipas njoftimit zyrtar, kryebashkiaku ka qenë në terren së bashku me Drejtuesin Politik të Qarkut, Arbjan Mazniku, për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga reshjet intensive të dëborës.

Source

Kryeministri: Në Korçë nuk ka problematika! Strukturat në terren

By: lindita
9 January 2026 at 10:46

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Korça dhe thotë se në këtë qark nuk paraqiten problematika nga moti i keq. Rama u shpreh se strukturat kanë qenë në terren për gatantimin e qarkullimit dhe sigurisë së banorëve. “Edhe në Korçë, mjetet fadroma dhe punëtorët kanë qenë gjatë gjithë natës në terren dhe kanë vijuar punën që herët në mëngjes, për garantimin e qarkullimit normal dhe…

Source

”Ke mashtruar”, debat i fortë mes Elijonës dhe Xhenetës: Londrimi po të kursen shumë

By: redi
9 January 2026 at 10:36

Xheneta Fetahu ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother Kosova VIP 4” në kuadër të një misioni 24-orësh, gjatë të cilit ka ndarë informacione dhe ka zhvilluar biseda të drejtpërdrejta me banorët. Mes këtyre ndërveprimeve, një debat i veçantë është shënuar mes saj dhe Elijonës, ku kjo e fundit e ka përmendur për sjelljen e saj në Bigun e kaluar që në Prime ka përdor edhe situatat me brekët dhe që nuk e…

Source

Spalletti i thotë “po” rikthimit të Chiesa-s, por vendos një kusht

By: rozalb
9 January 2026 at 10:34

Vetëm përmendja e emrit të Federico Chiesas ka mjaftuar që Luciano Spalletti të tregojë entuziazëm të veçantë. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, trajneri e vlerëson maksimalisht anësorin e Liverpoolit dhe e sheh atë si një element ideal për të plotësuar krahun e majtë, ku aktualisht aktivizohen Cambiaso dhe Cabal. Nga pikëpamja taktike, Chiesa do të përfaqësonte një alternativë luksoze edhe…

Source

A ka burrë që e merr? Deklarata e Xhenetës ndaj Albës ngjall reagime të forta

By: redi
9 January 2026 at 10:25

Një deklaratë e drejtpërdrejtë dhe mjaft polemike nga Xheneta fetahu, e cila është në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4” me një mision 24 orësh, ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, ajo shprehet se nuk është e sigurt nëse ekziston një burrë që mund të martohet me Albën, duke e shoqëruar këtë pohim me akuza të rënda për mungesë…

Source

Situata e motit në Elbasan: Qarkullimi i garantuar, strukturat në gatishmëri

By: lindita
9 January 2026 at 10:11

Gjatë natës së të enjtes, situata e krijuar nga kushtet e motit në zonat malore të Bashkisë Elbasan ka qenë e qëndrueshme. Strukturat përkatëse kanë punuar gjatë gjithë natës, duke bërë të mundur që aktualisht të mos ketë zona të bllokuara nga dëbora, pavarësisht se në disa prej tyre trashësia e saj kalon 30 cm. Autoriteti Rrugor dhe strukturat e ASHP vijojnë punën në terren me kriposjen e akseve…

Source

Interi shpallet kampione dimri në Seria A, ekipi i Chivu favorite për titullin

By: rozalb
9 January 2026 at 10:04

Fitorja kundër Parmës dhe ndalesa e Milanit kanë riformatuar renditjen e Serie A, duke dhënë pothuajse një verdikt për gjysmën e parë të sezonit. Interi është tashmë virtualisht “Kampion i Dimrit” për edicionin 2025/26. Edhe pse si zikaltërit ashtu edhe kuqezinjtë kanë ende nga një ndeshje për ta rikuperuar, për shkak të angazhimeve në Superkupën e Italisë në dhjetor, në praktikë mungon vetëm…

Source

Interi bën gati ofertën për djalin e Robinhos

By: rozalb
9 January 2026 at 09:48

Nga Brazili po qarkullon një lajm merkatoje. Interi ka hedhur sytë te Robinho Junior, djali 18-vjeçar i ish-sulmuesit të Milanit. Sipas portalit “UOL”, talenti i ri i Santos ka shfrytëzuar pushimet e fundvitit për një udhëtim të shkurtër në Itali, ku ka vizituar edhe ambientet e klubit zikaltër. Interi, i cili e ndjek lojtarin prej rreth një viti, ka tentuar një ofensivë konkrete që në merkaton…

Source

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

By: nilda
9 January 2026 at 09:46

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore. 80 familje janë prekur nga përmbytjet, ku 4 banesa ndodhen në fshatin Cerven dhe rreth 75 në Ferras. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 8 familje, 7 familje me 18 persona në Ferras dhe 1 familje me 2 persona…

Source

Balluku: Kemi prurje të kontrollueshme. Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit, funksional

By: lindita
9 January 2026 at 09:46

Në mbledhjen e Emergjencave Civile, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se situata energjetike është përmirësuar në disa nga zonat e prekura. Gjithashtu Balluku tha se autoritetet janë angazhuar për të menaxhuar situatën, ndërsa nënvizoi se aeroporti i Rinasit ka qenë funksional, po ashtu edhe Porti i Durrësit. “Kemi prurje të kontrolluara. Janë në punë të gjitha agregatet. FA…

Source

Benet Beci: Situata e përmbytjeve në Shkodër e qëndrueshme, nivelet e lumenjve nën kuotat kritike

By: nilda
9 January 2026 at 09:40

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, sipas monitorimit në terren të kryer mëngjesin e sotëm. Kryebashkiaku Benet Beci bën me dije se nivelet e lumenjve mbeten nën kuotat kritike, nuk ka banesa të përmbytura, ndërsa problematikat lidhen kryesisht me tokat bujqësore dhe qarkullimin në disa akse rurale. Postimi i plotë…

Source

❌
❌