Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 2026Koha Jone

Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Greqi, presidenti Begaj: Kemi një rritje të eksporteve reciproke

By: redi
30 January 2026 at 16:34

Presidenti Bajram Begaj këtë të premte mori pjesë në takimin e shoqatës së biznesit grek në Shqipëri me rastin e “Ditës së Vasilopitës”. Në këtë takim me sipërmarrësit grekë në Tiranë, Begaj u shpreh për një dinamikë të re të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Greqisë përmes nxitjes së projekteve të përbashkëta. ”Unë mendoj se ka mundësi për më shumë dhe ka ende hapësira të mëdha për të…

Source

PS kërkon ndryshimin e formulës së përbërjes së ”Territoriales”, projektvendimi shqyrtohet të martën në Kuvend

By: redi
30 January 2026 at 16:28

Më 3 shkurt (e martë) do të mbahet seanca e radhës parlamentare. Në bazë të urdhrit të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi janë 14 pika në rendin e ditës. Një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit…

Source

Banorët e Kodra-Bujarasit denoncojnë mungesën e rrugës, deputeti Boçi: Premtim elektoral i pambajtur

By: redi
30 January 2026 at 16:16

Banorët e fshatit Kodra-Bujaras, në njësinë administrative Gjergjan, shprehen të zhgënjyer pasi premtimi për shtrimin e rrugës, i bërë nga Bashkia Elbasan përpara zgjedhjeve të përgjithshme, ende nuk është realizuar. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi thotë se investimi i premtuar u shoqërua me vendosjen e një tabele informuese ku shënohej shifra prej 1 miliard lekësh, duke ngjallur entuziazëm te…

Source

Deputeti Mziu: Në Europë shan Trumpin, ndaj Rama ka frikë të shkojë në SHBA

By: redi
30 January 2026 at 16:10

Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu thotë se kryeministri Edi Rama ka frikë që të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ”Bordin e Paqes e ka firmosur, nuk ka pse shkon në SHBA. Edi Rama ka dy vite që nuk shkon në Amerikë, nuk ka shkuar në OKB. Pse nuk shkon në OKB? Është përplasur një herë me Nishanin apo me Ilir Metën për të shkuar në OKB në vend të Presidentit, ndërsa kësaj radhe la Begajn që…

Source

Pasuritë e konfiskuara nga krimi vihen në shërbim të arsimit, ministrja Koçiu: Askush nuk pasurohet në rrugë kriminale

By: redi
30 January 2026 at 15:57

Pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale po kthehen në shërbim të komunitetit dhe arsimit profesional. Në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, më e madhja e këtij lloji në vend, janë të paktën 7 klasa që janë pajisur me bazën e nevojshme materiale për praktikën mësimore. Klasat e reja u vizituan nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit…

Source

Real kërkon hakmarrjen ndaj Mourinhos, sfida e Play Off premton spektakël

By: rozalb
30 January 2026 at 15:31

Shorti i fazës play-off të Champions League i ka rezervuar Real Madridit një përballje sa të fortë, aq edhe të mbushur me simbolikë. Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa do të ndeshet me Benficën për një vend në 1/8-at e kompeticionit, në një duel që premton tension, emocione dhe kujtime të freskëta për tifozët madrilenë. Ndeshja e parë do të luhet në Lisbonë, në stadiumin “Da Luz”…

Source

Vllaznia rikthen sulmuesin Kevin Dodaj, vjen nga Bullgaria

By: rozalb
30 January 2026 at 15:16

Vllaznia ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit Kevin Dodaj. Lojtari është prezantuar nga presidenti Alban Xhaferi, pas arritjes së marrëveshjes me klubin e tij aktual, CSKA Sofia. Dodaj bashkohet me kuqeblutë në formë huazimi, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundim të sezonit 2025–2026. Sulmuesi është produkt i akademisë shkodrane, ku ka kaluar të gjitha etapat e moshave deri në ekipin e…

Source

Erion Veliaj kërkon lirinë, depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë

By: redi
30 January 2026 at 15:10

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar kërkesë për zëvëndësim të masës së sigurisë në GJKKO. Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është Etleva Deda. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025.

Source

Mjeku jep alarmin: Gripi, Covid dhe një virus i tretë po qarkullojnë masivisht

By: nilda
30 January 2026 at 15:02

Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e Evropës, po përballet me një valë intensive të virozave stinore, ku tre viruse respiratore po qarkullojnë njëkohësisht: virusi i gripit (Influenza), virusi sincitial respirator (RSV) dhe SARS-CoV-2 (COVID-19). Sipas mjekëve, kjo situatë është e pritshme dhe në përputhje me tendencat e vërejtura në vende si Gjermania, ku rastet e gripit dhe RSV janë në…

Source

Europa League/ Arbër Hoxha “peshkon” Genk, ja përballjet e Play Off

By: rozalb
30 January 2026 at 14:50

UEFA ka hedhur sot shortin për fazën play-off të Europa League, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në kontinent pas Champions League. Shorti ka përcaktuar çiftet që do të luftojnë për një vend në raundin tjetër, ndërsa vëmendja është përqendruar te disa duele me shumë peshë dhe te rruga e skuadrave italiane. Lajm pozitiv për Bolognën e drejtuar nga Vincenzo Italiano, e cila ka marrë një…

Source

Asllani rigjen buzëqeshjen, kryen kontrollet mjekësore me Besiktas

By: rozalb
30 January 2026 at 14:42

Kristjan Asllani më në fund rigjen buzëqeshjen. Mesfushori shqiptar i cili mbeti jashtë planeve të Torinos pas vetëm gjashtë muajsh huazim nga Interi, ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht drejtim dhe të nisë një eksperiencë jashtë Italisë. Destinacioni i ri i Asllanit është Turqia, ku do të veshë fanellën e Besiktas, pas një marrëveshjeje të arritur me klubin zikaltër në formulën huazim me të…

Source

Apeli i GJKKO e la në qeli, Meta: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin!

By: nilda
30 January 2026 at 14:41

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Apeli i GJKKO e la atë sërish në qeli, duke mos shprehur asnjë çudi nga “drejtësia me regji”, siç e quan ai. Meta thotë se gjykata iu shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të tij kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi. Sipas tij u provuan me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën…

Source

Bodo/Glimt dhe Galatasaray, kush janë dy rivalët e Juves dhe Interit në Champions

By: rozalb
30 January 2026 at 14:35

Italia do të ketë tre skuadra në fazën play-off të Champions League, të gjitha me statusin “kokë serie”: Interi, Juventusi dhe Atalanta. Ndërkohë, jashtë garës mbetet Napoli, i eliminuar pas një rruge të vështirë, të shoqëruar nga shumë dëmtime dhe luhatje në rezultate. Mund të kishte shkuar më mirë (me pak më shumë fat në përplasjet e shortit), por në një moment të sezonit rreziku ishte edhe më…

Source

Kurti: Në shkurt do të shihet nëse partitë e tjera do të bashkëpunojnë për presidentin

By: nilda
30 January 2026 at 14:26

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm dhe ka interesim për një bashkëpunim me opozitën por që a është kjo reciproke, thotë se mbetet të shihet në muajin shkurt, por thekson se duhet të shihet në Kuvend nëse ka atmosferë për një raport të ri Qeveri- opozitë. Kurti tha se është takuar dhe me presidenten Vjosa Osmani, por nënvizon se para procesit të zgjedhjes së…

Source

“Alarm në Këshillin Europian” Rama ndan fjalën e drejtorit të KE: Paraburgimi praktikë normale në Shqipëri

By: lindita
30 January 2026 at 14:11

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fjalën e mbajtur dje nga Gianluca Esposito, Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, Këshilli i Europës në lidhje me arrestimet e zyrtarëve të lartë. Postimi i plotë i Ramës: Arresti me burg pa gjyq si praktikë normale në Shqipëri, ka sjellë rezultatin skandaloz të një vendi europian me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur…

Source

“36 milionë euro”, KQZ shpërndan fondin vjetor: Ja sa merr secila parti politike

By: lindita
30 January 2026 at 13:49

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpërndarë për 17 partitë politike fondin vjetor 2026 me një total prej 3.580.228 euro. Pjesën më të madhe e ka marrë Partia Socialiste, 1.720.377 euro. Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike ka marrë 841.059 euro ndërsa partia që ka marrë më pak është Nisma Thurje, 42.121 euro.

Source

Drejtori i Policisë Dibër jep dorëheqjen! Ja kush e zëvendëson përkohësisht

By: nilda
30 January 2026 at 13:47

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka, ka dorëzuar dorëheqjen nga pozicioni që mbante, për arsye familjare. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është caktuar përkohësisht Armir Gjikolaj.

Source

Schieder: Në Kuvend ka bashkëpunim dhe hapësirë për dialog mes mazhorancës dhe opozitës

By: nilda
30 January 2026 at 13:37

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka vlerësuar sot gjatë një konference për shtyp klimën e bashkëpunimit brenda Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar përgjegjësinë e përbashkët të aktorëve politikë në procesin vendimmarrës. Sipas Schieder, përfaqësuesit në Kuvend e kanë siguruar se janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që mbartin dhe për vendimet…

Source

❌
❌