Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 February 2026Koha Jone

Policia po kërkon të arrestojë zjarrvënësin kryesor si në foto

By: njeshi
11 February 2026 at 04:58

Molotov dhe një makineri zjarri pa ndalesë nga një person protestues kishte mbrëmë para kryeministrisë dhe te selia e parlamentit. Por policia ka shpallur në kërkim personin që shikohet në foto i cili ndez “makinerinë” zjarrhedhëse, e cila ishte një shpikje allashqiptare, por që bër namin në protestë. (shiko fotot)…

Source

Tërmet i fortë godet verilindjen e Shqipërisë, 4.8 ballë. Ka dëmtime të vogla në banesa

By: njeshi
11 February 2026 at 04:23

Një lëkundje e fortë tërmeti shkundi rajonin e Prizrenit në Kosovë mbrëmjen e kësaj të mërkure. Sipas Rrjetit Sizmologjik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundja ka ndodhur në orën 22:05. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet 6 ballë të Merkalit. Thellësia e goditjes ka qenë 5 km ndërsa epiqendra 23 km Lindje të…

Source

Mediat e huaja për protestën e Tiranës

By: njeshi
11 February 2026 at 04:18

Mediat kryesore europiane dhe botërore kanë pasqyruar protestën e PD në Tiranë. Ndër ta media shtetrore gjermane DW shkruan: Fjalime politike, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, molotovë, mjete piroteknike, ujë dhe gaz lotsjellës. I njëjti skenar i protestave të mëparshme e riktheu opozitën në sheshin përpara Kryrministrisë. Ndryshe nga protesta e 24 janarit…

Source

Drejtori i Policisë Shqiptare, Ilir Proda viziton efektivët: U përballën me barbari ekstreme

By: redi
11 February 2026 at 00:01

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mbrëmjen e sotme, gjatë vizitës në Repartin e Djegieve, për të parë nga afër së bashku me Ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, punonjësit e Policisë të dëmtuar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar para Kryeministrisë dhe Kuvendit, iu ka uruar atyre shërim sa më të shpejtë. Gjatë një prononcimi për median…

Source

Como eliminon Napolin nga Kupa, sfidon Interin në gjysmëfinale

By: rozalb
10 February 2026 at 23:28

Në stadiumin “Maradona”, Como i drejtuar nga Cesc Fàbregas realizon surprizën e madhe duke eliminuar Napolin pas goditjeve të penalltive me rezultatin 8-7, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Kampionët e Italisë e nisën më mirë takimin dhe ushtruan presion të vazhdueshëm ndaj miqve, por ishin pikërisht larianët që kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 39-të…

Source

Yesterday — 10 February 2026Koha Jone

Chelsea ndalet ndaj Leeds, Tottenham mundet nga Newcastle

By: rozalb
10 February 2026 at 22:46

Java e 26-të e Premier League nisi me ndeshje të mbushura me gola. Në Stamford Bridge, Chelsea u ndal në një barazim 2-2 ndaj Leeds, pavarësisht se kishte kaluar dy herë në avantazh. Golat e Joao Pedro dhe Palmer dukeshin të mjaftueshëm për fitoren, por Nmecha dhe ish-milanisti Okafor shpëtuan një pikë për Leeds. Newcastle triumfoi 2-1 në fushën e Tottenham, me golin e hapjes nga Thiaw…

Source

Protesta e opozitës, Policia: 16 efektivë të dëmtuar, pësuan djegie dhe dëmtime fizike

By: redi
10 February 2026 at 22:01

Policia e Shtetit thotë se gjatë tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve ushtruan akte të rënda dhune ndaj punonjësve të policisë dhe institucioneve shtetërore. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura për t’u distancuar nga dhuna, disa protestues përdorën bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta…

Source

Si ka ndikuar raporti Selin-Gimbo te Miri? Banori: Në Prime mban qëndrim dhe gjatë javës…

By: redi
10 February 2026 at 21:56

Në Prime-n e kaluar, një klip lëndoi Gimbon në lidhje me raportin e tij me Selin. Gjithsesi, gjatë javës, të dy banorët i rregulluan marrëdhëniet e tyre. Si ka ndikuar ky raport te Miri? Banori nuk i kurseu kritikat, duke thënë se Gimbo zgjohet vetëm në Prime dhe gjatë javës rikthehet në normalitet. Miri: Tani nuk e di çfarë pozicioni do mbajë Gimbo në këtë shtëpi, përveç pjesës që ka ardhur si…

Source

Zyrtarët e imigracionit mbrojnë agjentët pas vdekjes së dy amerikanëve

By: nik
10 February 2026 at 21:46

Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Donald Trump kanë refuzuar të komentojnë vrasjen e dy shtetasve amerikanë, ndërsa kanë mbrojtur me forcë agjendën e presidentit për imigracionin gjatë një seance të tensionuar dëgjimore në Kongres. Shefat e imigracionit fajësuan protestuesit për nxitjen e retorikës kundër agjentëve dhe theksuan se agjencitë e tyre nuk do të zmbrapsen. Todd Lyons…

Source

U godit në kokë nga policia, Ministria e Shëndetësisë tregon gjendjen e deputetit të PD-së

By: redi
10 February 2026 at 21:45

Ministria e Shëndetësisë informon se deputeti demokrat Bledion Nallbati po i nënshtrohet ekzaminimit, ndërkohë që është koshient dhe në gjendje stabël. Deputeti demokrat u nis më herët drejt Spitalit të Traumës pas përplasjeve me uniformat blu, ku Nallbati u godit në kokë. Ndërkohë sipas autoriteteve të plagosur kanë mbetur edhe 14 efektivë, 9 prej të cilëve ndodhen te Spitali i Traumës dhe 5…

Source

Avokati: Dy protestat e fundit të PD-së tregojnë se në 20 shkurt do të ketë nivel të lartë dhune

By: redi
10 February 2026 at 21:41

Avokati Përparim Caca thotë se protesta e sotme ishte më e vakët në numër sesa protesta e 24 janarit, por sipas tij kishte më shumë dhunë. ”Besoj se ishte thuajse identike me protestën e kaluar, ndoshta pak më e vakët në numër, por në pjesën e dhunës besoj se ishte pak më e intensifikuar. Të paktën në pjesën e fundit. Sepse ndodh që edhe në protestën e kaluar, por edhe në këtë protestë…

Source

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, pranon se drekoi me Epstein në ishullin e tij privat

By: nik
10 February 2026 at 21:39

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, ka pranuar se ka drekuar me kriminelin e dënuar seksual Jeffrey Epstein në ishullin privat të këtij të fundit në vitin 2012. Kjo deklaratë vjen ndërsa Lutnick përballet me thirrje në rritje për dorëheqje nga ligjvënësit e të dyja partive. Ai dëshmoi të martën para komitetit të Senatit për ndarjet buxhetore, duke thënë se dreka ndodhi gjatë një pushimi…

Source

Berisha sulmon egër oficerin e lartë të policisë, Sokol Bizhga

By: njeshi
10 February 2026 at 21:34

Berisha nga spitali ku u godit nga policia deputeti Bledion Nallbati, sulmoi oficerin e lartë të policisë të Shteti, Sokol Bizhga. Berisha tha se goditja ndaj protestuesve dhe deputetit të PD u bë nga “krimineli Sokol Bizhga”. Kreu i PD paralajmëroi përgjegjësi ligjore dhe politike ndaj Bizhgës dhe tha se akti i tij ndaj Nallbatit është i papranueshëm dhe ka karakter politik.

Source

Luizi analizon çiftet e mundshme në Big Brother: Mateo e ka mendjen te loja, Gimbo…

By: redi
10 February 2026 at 21:31

Luiz Ejlli, fitues i ”Big Brother Albania Vip 2”, është i ftuar dhe po jeton prej së shtunës në shtëpinë e BBVA5. Sonte në Prime i dha edhe disa mendime për këtë eksperiencë të re dhe sesi i ka parë banorët. ”Unë hyra dhe personi që u tregua gangster me këmishë rozë. Sa hyra, më priti si gangster: “Kush je ti, legen?”, e të tjerë. I thashë: mos kështu, se ia nxive fytyrën babës.

Source

Berisha: Po shkoj në Urgjencë te Nallbati, ishte sulm personal ndaj deputetit të PD

By: redi
10 February 2026 at 21:25

Sali Berisha është nisur për tek Urgjenca aty ku është transportuar deputeti i PD, Bledion Nallbati, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së të martës. Kreu i PD-së tha se sulmi ndaj tij ka qenë pa asnjë shkak dhe personal. “Sulm personal ndaj tij pa asnjë shkak. Banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur. Po shkoj në Urgjencë te Nallbati”, tha Berisha teksa doli nga selia. Në një njoftim zyrtar…

Source

U dhunuan nga Policia, deputeti i PS për kolegët demokratë: Ishin të përgatitur për dhunë

By: redi
10 February 2026 at 20:58

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka dënuar molotovët në drejtim të policisë që u hodhën nga protestuesit demokratë. Ai theksoi se policia i është përgjigjur protestuesve vetëm me ujë. “Frika që po shoh në këtë studio ndaj ujit është e çuditshme. Nga kjo protestë, shqetësues qenka uji?! Po e banalizoni bisedën”, tha ai në ”A2cnn”. Deri tani raportohet për 12 efektivë policisë të…

Source

Sali Berisha nga selia blu: Protesta tjetër më 20 shkurt

By: redi
10 February 2026 at 20:50

Sali Berisha dhe opozita zhvilluan këtë të martë një protestë të madhe para Kryeministrisë dhe Parlamentit, ku mijëra protestues demokratë u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për të denoncuar qeverinë si “narko‑regjim”. Gjatë protestës pati tensione të forta, ku protestuesit hodhën edhe molotovë dhe në përgjigje policia përdori gaz të madh lotsjellës dhe ujë tërësor…

Source

Protestuesi qëllon me gurë ndaj forcave të rendit, por kapet nga policia

By: rozalb
10 February 2026 at 20:41

Protesta e opozitës e zhvilluar këtë të martë në kryeqytet u shoqërua me episode dhune dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Përveç bombave Molotov dhe lëndëve piroteknike, protestuesit kanë përdorur edhe sende të forta në drejtim të policisë. Sipas pamjeve të siguruara nga vendngjarja, një prej protestuesve shihet duke goditur me gurë në drejtim të efektivëve të Policisë së…

Source

Protestë, zjarr molotov dhe gaz lotësjellës

By: njeshi
10 February 2026 at 20:33

Protesta e PD ka përfunduar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Pas fjalës së Berishës plasi molotovi mbi kryeministri. Me pas turma shkoi drejt Kuvendit ku zhvillohen seancat parlamentare. Atje filloi me përplasje fizike, molotov dhe gaz lotësjellës e uji. Njoftohet se ka të plagosur e të dëmtuar nga dyja palët, ku policia njofton se deri më tani janë 13 punonjës policie…

Source

VIDEO/ E rëndë, deputeti Bledion Nallbati goditet me shkopinjë gome nga një grup i forcave të Policisë

By: redi
10 February 2026 at 20:30

Një nga situatat më të rënda në protestë është kur deputeti i PD-së Bledion Nallbati është goditur me shkopinjë nga forcat speciale. Me pas i kanë hedhur gaz lotësjellës deputetit. Pamjet tregojnë se kur forcat policore po sulmonin ka ndërhyrë deputeti demokrat duke iu kërkuar që të mos rrihnin protestuesit. Por e kanë goditur edhe deputetin. Ai ndodhet në spital.

Source

❌
❌