Sociedad shokon Barcelonën, i shkakton një tjetër humbje në La Liga
Real Sociedad konfirmohet sërish si një nga kundërshtarët më të vështirë për Barcelonën, veçanërisht në “San Sebastian”. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Ligës, baskët fituan 2-1 dhe i dhanë fund ecurisë pozitive të katalanasve. Barcelona e pa veten dy herë pranë golit në pjesën e parë, por VAR-i anuloi fillimisht realizimin e Fermin Lopez për faull dhe më pas atë të Lamine Yamal…